Zjarret në sezonin e verës/ Kreu i Emergjencave Civile Çako, mbledh strukturat e Qarkut Korçë15/5/2024
Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me sturkturat e Qarkut Korçës, për përgatitjen e emergjencave civile në sezonin e verës.
Natyrisht, pikë kryesore e diskutimit ishte parandalimi dhe reagimi në kohë rekord për shuarjen e zjarreve, fenomen i cili vë në presion emergjencat civile gjatë verës. “Siç e ndoqët sapo përmbyllëm takimin e komisionit të mbrojtjes civile në qarkun e Korçës, që kryesohet nga prefekti i Qarkut. Gjej rastin të falenderoj prefektin dhe kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e institucioneve të Korçës për seriozitetin me të cilin ata kanë vlerësuar dhe ndjekur të gjitha situatat e emergjencës në Qarkun e Korçës. Është një qark i cili funksionon shumë mirë në mekanizmin e vetë, në menaxhimin dhe rakordimin e të gjithë situatave të emergjencës, u diskutua dhe për çështje specifike, ndër to ishte dhe çështja e numrit të zjarrfikësve në bazë të Bashkive i cili, sipas kryetarit të Bashkisë së Maliqit është një numër i fiksuar standard. Duhet të diskutojmë dhe relatojmë në drejtorinë e përgjitshme të mbrojtjes nga zjarret, pranë ministrisë së Brendshme, me të cilinë ne jemi në koordinim të përhershëm, pasi është një standard i cili duhet të vlerësohet sepse bashki të ndryshme, kanë kapacitete të ndryshme, por edhe rrisje të ndryshme. Dhe mbi bazën e rrisqeve të zjarreve do të duhet të angazhojnë dhe kapacitetet e burimeve njerëzore. Në lidhje me fondin e kushtëzuar apo ndryshe fondi i emergjencave i cili alokohet nëpërmjet fondit të përgjithshëm të emergjencave nga ministria e mbrojtje dhe agjencia kombëtare e mbrojtjes civile, është një formulë e cila buron nga ligji për Buxhetin, e përcaktuar mbi bazën e buxhetit që zë cdo bashki në përqindje”,-është shprehur Çako. E rëndë në Korçë/ Ndërron jetë duke ecur në rrugë një person rreth 60-vjeç në lagjen nr.1715/5/2024
Një person është gjetur i pajetë në lagjen Nr.17 të qytetit të Korçës.
Mësohet se viktima është rreth 60 vjeç dhe ka ndërruar jetë duke ecur në rrugë. Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes, teksa trupi është dërguar në morg për ekspertizën mjeko-ligjore. Kanë qenë banorët ata që e kanë parë 60-vjeçarin të shtrirë në tokë dhe më pas kanë lajmëruar policinë. Për sulmuesin nga Kosova, Ermir Rashica, të qenit mes katër më të mirave tregon vlerat që ka pasur ky ekip që në momentin e parë kur u formua.
Sulmuesi i Shpresave kuqezi në një prononcim për “Panorama Sport” analizon rrugëtimin e Skënderbeut, që edhe pse nuk e konsideronin si të aftë për të arritur në katërshe, kurrë nuk e ka humbur besimin e objektivit final. SKËNDERBEU NË KATËRSHE “Është një arritje, që na përfaqëson të gjithëve, nga drejtuesit e deri te punëtorët e fushës, pasi të gjithë së bashku nuk e kemi humbur kurrë besimin dhe bindjen se ky ekip mund të shkonte shumë më lart sesa qëndrimi në Superiore. Një bindje të tillë e krijuam që në javët e para të kampionatit, pasi arritëm të fitonim me Egnatian në ndeshjen e parë dhe më pas me Partizanin në shtëpi. Ishin ndeshje, që tregonin se ne kishim më shumë potencial sesa na vlerësonin apo mendonin të tjerët. Prej këtij momenti ekipi ishte më besimplotë. Mendoj se çelësi i suksesit ka qenë besimi te forca jonë, puna që bënim çdo ditë dhe mentaliteti i trajnerit. Hera e parë që dëgjoj një trajner të flasë me kaq shumë dashuri dhe pasion për një fanellë klubi. Kjo na bënte të xhironim me dyfishin e mundësive tona. Në grup u fut mentaliteti i duhur dhe ishim të gjithë të bashkuar si një familje duke sakrifikuar për njëri-tjetrin. Kjo është ajo që duhet dhe në fund na u shpërblye”, theksoi fillimisht Rashica. PARTIZANI PËRBALLË – Rashica kërkon mobilizim maksimal në sfidën e së premtes. “Partizani është kundërshtari ynë për këtë fazë dhe normalisht që është një ndeshje e vështirë. Shorti na ra me ta, por do të ishte njësoj e vështirë edhe nëse shorti do të ishte ndryshe, pasi në këtë pikë të gjithë ekipet janë të barabarta. Ne do të shkojmë të bindur se e kemi forcën për të përballuar këtë 90- minutësh si të barabartë me kundërshtarin dhe do të bëjmë futbollin tonë. Kemi besim se mund të shkojmë më shumë sesa kaq dhe do ta tentojmë deri në fund. Besimi nuk na mungon, as motivimi dhe mbi të gjitha dëshira që të jemi ne ekipi që do të kalojmë më tej. Janë vetëm 90 minuta dhe specifika e kësaj ndeshjeje është e veçantë. Prandaj kërkon impenjim maksimal. Por ky ekip ka cilësi, ambicie dhe mbi të gjitha dëshirë për të treguar vlerat e veta”, vijoi sulmuesi i Skënderbeut. POLEMIKAT – I pyetur për polemikat e lindura pas ndeshjes me Vllazninë, Rashica nuk ka dashur të komentojë. “Për mua nuk ka asnjë polemikë, pasi ne kemi luajtur gjithmonë për veten tonë duke mos parë situatën apo llogaritë e ekipeve të tjera. Ne jemi në fazën finale dhe kjo është fakt që s’ka nevojë për polemikë”, mbylli prononcimin e tij sulmuesi kryesor i Skënderbeut. Bashkia Korçë i bashkohet nismës vullnetare për dhurimin e gjakut.
Një nismë që vlen të përqafohet nga të gjithë! Dhuroni gjak, bëhuni heroi i dikujt që ka nevojë për ju! Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. P., 58 vjeç, banues në fshatin Lajthizë, pasi dyshohet se ka kryer lidhje të paligjshme të ujit të pijshëm.
Më datë 14.05.2024, në Komisariatin e Policisë Maliq, ka kallëzuar shtetasi A. R., banues në fshatin Orman, se prej 10 ditësh ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin E. R., 30 vjeç, i cili jeton në Gjermani. Po punohet për lokalizimin e 30-vjeçarit.
Tifozët e Skënderbeut do të qëndrojnë në tribunat "S" për gjysmëfinalen e "Final 4", që luhet të premten në orën 20:00 në stadiumin "Air Albania".
Bileta kushton 1000 lekë dhe mund të blihet në biletaritë fizike te stadiumi "Air Albania" dhe "Selman Stermasi" në Tiranë, si dhe online. Për këtë ndeshje të rëndësishme klubi do të ofrojë transport falas për tifozët bardhekuq. Autobusët do të nisen në orën 15:00 para stadiumit "Skënderbeu". Të gjithë drejt kryeqytetit për të mbështetur masivisht ekipin ndaj rivalit tonë të përjetshëm ! U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kryer punime ndërtimi, pa leje, në një sipërfaqe toke për pronësinë e së cilës është aktualisht në proces gjyqësor, bashkë me vëllezërit e tij.
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, banues në Korçë, pasi u kap në aksin rrugor "Plasë-Libonik", duke drejtuar një automjet, pa leje drejtimi.
Një 29-vjeçari korçar nuk i ka shkuar siç duhet plani për të mashtruar një argjendar në qytetin e tij. Policia bën me dije se ka arrestuar të riun pas denoncimit të argjendarit në Korçë se 29-vjeçari i kishte shitur 9 monedha ari të falsifikuara.
I riu i ishte ofruar argjendarit duke e pyetur nëse donte të blinte 9 monedha ari dhe pasi kanë rënë dakord, argjendari ka paguar duke menduar se ishin të vërteta, por më pas ka vërtetuar se bëhej fjalë për një falsifikim duke njoftuar policinë. “Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar ndaloi shtetasin në kërkim E. S., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se i ka shitur 9 monedha floriri, të dyshuara false, pronarit të një argjendarie”, njofton policia. SPAK njoftoi se me vendim gjyqësor realizoi sekuestrimin e 36 pasurive që dyshohen se i përkasin ish funksionarit të policisë Oltian Bistri dhe të afërmeve të tij, që të gjithë rreth i ngushtë familjar, të cilët i janë nënshtruar hetimit pasuror.
Sipas një vendimi të shpallur nga gjyqtarja Irena Gjok , SPAK ka ngrirë pasuri që po administrohen nga agjencia e pasurive të sekuestruara dhe ministria e brendshme, mes tyre 22 ambiente biznesi, 10 apartamente, 1 vilë, truall, garazh dhe automjet. Në total Prokuroria e Posaçme llogarit se asetet pasurore janë shumëfish më të larta se të ardhurat e ish-zyrtarit dhe të familjarëve të tij. Ndërsa të ardhurat janë ende nën verifikim dhe avokatët e ish kryepolicit pritet të kundërshtojnë ne apel gjetjet e hetimit pasuror, SPAK bën të ditur se Oltion Bistri kishte qenë i përgjuar edhe në 2016. Në atë kohë Bistri ka mbajtur detyrën e shefit të policisë në Pogradec dhe çështja u hetua nga ish-prokuroria e krimeve të rënda Rrethi i të hetuarve në emër të të cilëve rezultojnë pasuritë është 12 persona. Gjatë një raportimi para KLP , kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani deklaroi se gjatë 2023 Prokuroria e Posaçme kishte sekuestruar e konfiskuar pasuri me vlerë 41 milionë euro. Në vijim, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr.19, datë 03.05.2024, ka vendosur sekuestrimin e pasurive në pronësi të shtetasit Oltian Bistri dhe familjarëve të tij, si më poshtë: 18 Njësi (dyqane) + 1 Apartament, të ndodhura në rrugën “Todi Shkurti”, Tiranë; · Apartament me sipërfaqe totale prej 400 m2, kati i 6 (gjashtë), ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë; · Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 200 m2, Zona Kadastrale 8270, ndodhur në “Rrugën e Kosovarëve”, Tiranë; · Apartament me sipërfaqe 66.5 m2, ndodhur në kompleksin “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë; · Apartament me nr. 18/C, kati i shtatë teknik/8 ndërtim, me sipërfaqe 73.16 m2, i ndodhur në godinën 1, në “Kompleksin Delijorgji”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë; · Apartament me sipërfaqe 400 m2, kati i gjashtë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë; · Njësi (dyqan) me sipërfaqe 125 m2, në katin e parë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë; · Apartament me sipërfaqe 138.3 m2, ndodhur në Selitë, Tiranë; · Garazh me sipërfaqe 87.8 m2, ndodhur në Selitë, Tiranë; · Apartamenti me sipërfaqe 100.6 m2, në katin e dhjetë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë; · Njësi (dyqan) me sipërfaqe ndërtimore 72 m2, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë; · Vila A14, në rezidencën “Green Valley”, Tiranë; · Apartament me nr. 3, kati i katërt, me sipërfaqe 58.5 m2, ndodhur në rrugën “Ndreko Rino”, Tiranë; · Apartament me nr. 9, kati i dytë, me sipërfaqe 58.9 m2, ndodhur në rrugën “Ndreko Rino”, Tiranë; · Pasuri e llojit njësi (dyqan), me sipërfaqe ndërtimore 110 m2, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë; · Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe totale 400 m2, kati i gjashtë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë; · Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe totale 95 m2, në katin e parë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë; · Automjet i markës “Land Rover” model “Range Rover Sport”, vit prodhimi 2012; Në total janë sekuestruar : ➢ 22 – Njësi (dyqane/ambiente biznesi); ➢ 10 – Apartamente; ➢ 1 – Vilë; ➢ 1 – Truall; ➢ 1 – Garazh; ➢ 1 – Automjet. Vlera totale e blerjes së pasurive të sekuestruara sipas çmimeve të përcaktuara në kontratat noteriale është 3.091.519 Euro. Prokuroria e Posaçme, ka ekzekutuar vendimin Nr.19, datë 03.05.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe të gjitha pasuritë e mësipërme janë marrë në administrim nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme, Tiranë. Zjarri në hyrjen në Pogradec/ Dyshohet se e moshuara ia ka vënë vetë flakën banesës së saj14/5/2024
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë ndërsa, ashtu sikurse raporton policia nga zjarri janë regjistruar dëme të shumta materiale.
Kanë qënë fqinjët në pallat ata që kanë sinjalizuar policinë dhe zjarrfiksen, menjëherë pas ndërhyrjes flakët janë izoluar ndërsa e moshuara sipas policisë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. 77 - vjeçarja jeton e vetme në një hyrje pallati, në afërsi të shkollës 9 - vjeçare "E.Minarolli". Burime nga policia bëjnë me dije, se e moshuara vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Olimpiada e matematikës “Zgjidhje e zgjuar”/ Rreth 40 nxënës të klasave të 7-ta në qytetin e Korçës, u bënë pjesë e kësaj olimpiade.
Tek Qyteza e Fëmijëve në Korçë u zhvillua ditë e djeshme për të tretin vit radhazi olimpiada e matematikës “Zgjidhje e zgjuar”. Rreth 40 nxënës të klasave të 7-ta në qytetin e Korçës, u bënë pjesë e kësaj olimpiade, duke provuar njohuritë e tyre në lëndën e matematikës. "Lëndina e Lotëve", vendi kur dikur mbaronte qyteti/ Tempulli i mërgimtarëve gjatë shek. XIX13/5/2024
Njihet si vendi i përcjelljes së mërgimtarëve në shek. XIX.
Korça është qyteti i vetëm që ka një vend të tillë që ruhet, dedikuar zanafillës së mërgimit, kur "aty ku mbaronte qyteti" mes qirinjve dhe lotëve, gratë prisnin burrat e ikur, ose lajmin se janë gjallë dhe mirë. Gjatë shek. XIX, kjo lëndinë u kthye në tempullin e mërgimtarëve. Kur Korça kishte jo më shumë se 12 mijë banorë, "Lëndina e Lotëve" ishte vendi ku ndaheshin rrugët. Një shekull më parë, kjo lëndinë ndodhej buzë rrugës për në Manastir dhe Selanik, prej nga ku shqiptarët nisën mërgimin drejt Turqisë, Rumanisë, Bullgarisë dhe Amerikës. Mërgimi do të mbante gjallë jo vetëm ekonominë e qytetit, por edhe do të ndikonte në kulturën e vendit duke sjellë në vend atë që sot ka mbetur si trashëgimi nga e shkuara. "Lëndina e Lotëve" që edhe sot mban të njëjtin emër, lëndinë ku dikur qahej, sot është një hapësirë rekreative për qytetarët. "Për një Kolonjare !"/ Një këngë dedikuar vajzës së bukur kolonjare, nga këngëtari Orgest Hasani13/5/2024
Orgest Hasani - Për një Kolonjare !
Një këngë dedikuar vajzës së bukur kolonjare, nga këngëtari Orgest Hasani. Me trupin e saj elegant, ajo shpalos një bukuri të veçantë, të cilën e përfaqëson me nder në çdo hap të saj, por bukuria e saj nuk është vetëm fizike, ajo është gjithashtu e pasur me një shpirt të mrekullueshëm dhe një mendje të ndritur, inteligjente dhe vizionare. Gvozdenoviç: "Jemi gati për duelin me Partizanin, kam besimin se do të shpallemi kampionë !"13/5/2024
Skënderbeu do të përballet me Partizanin në 17 maj në orën 20:00. Pas shortit ka folur edhe trajneri i korçarëve, Ivan Gvozdenoviç.
“Jemi në “Final 4″ dhe kemi një besim që do të fitojmë kampionatin, Për shortin nuk mund të them asgjë pasi të gjitha skuadrat ishin shumë të forta, do të përballemi me Partizanin në datën 17, kemi 4 ditë kohë për të përgatitur ndeshjen, kemi një besim të madh që mund të dalim kampion, ky është objektivi i Skënderbeut. Jemi motivuar, stadiumi është shumë i bukur, atmosfera do të jetë e bukur me shumë tifozë, jam e sigurtë që nuk do vijnë vetëm nga Korça, por edhe Tirana, Durrësi, Fieri dhe Shkodra. Jam i sigurt që jemi gati. Deri tani puna ishte e mirë jo vetëm nga unë por edhe nga lojtarët. Ishim 3 vite bashkë, Orgesi ishte kapiten, unë isha lojtar, ishim shumë të suksesshëm por tani kemi tjetër gjë. Do të shohim, deri tani me statistika kundër Partizanit jemi mirë, por do të shikojmë. Ndoshta është një paralajmërim për Partizanin, ata e dinë, jo unë”, deklaroi Gvozdenoviç për mediat. Duke u kujdesur çdo ditë Korça duket përherë e më e gjelbër.
Punonjësit e gjelbërimit nisën sot mbjelljen e fidanëve të parë tek lulishtja në Lagjen 5, pas disa ditësh qyteti do të jetë mbushur plot me lule shumëngjyrëshe. - shprehet nëpërmjet një postimi kryebashkiaku Filo. Presidenti Takaj: "Ky ishte një vit i bukur, Skënderbeu e kurorëzon me trofe në “Air Albania” !"13/5/2024
“Ky ishte një vit i bukur bëmë një skuadër me djem të ri dhe të talentuar. Është diçka e madhe për ne dhe qytetin kjo arritje.
Të gjithë investojnë në mënyrat e veta. Kampionati është një gjë e madhe për ne dhe qytetin e Korçës e do të jemi për ta synuar atë. Bëhet një luftë e madhe. Kemi edhe 3 vite nga dënimi, këto janë ndeshje finale nuk kanë të bëjë motivimi për këto ndeshje sdo ndonjë gjë të madhe se dihet. Gjithë ky vit i mundimshëm kurorëzohet në “Air Albania”, deklaroi ai për mediat. Çelim sezonin turistik në Leskovik.
Në Leskovikun e historisë, kulturës, sazeve, vreshtave historik dhe penës çelim sezonin turistik në 15 Maj, në Ditën e Çlirimit nga okupatori italian. Vojsava Alia do të kënaqë veshët dhe shpirtrat e atyre që do të marrin pjesë, e aq më tepër të turistëve të cilët vijnë për Shelegurin, Lixhat e Sarandoporit, Kishën e Cerskës, Teqenë e Leskovikut, Postenanin e plot destinacione të tjera. Në Leskovik nuk duhet të jeni vetëm në 15 Maj por çdo ditë të mundshme. |
REKLAMALEXUES AKTUALISHT
|