Nga: CNA.AL
Turizmi në juglindje çdo vit e më tepër ka pësuar një rritje të lartë të vendeve akomoduese, bujtinave, restoranteve si edhe fluks të vizitorëve vendas e të huaj. Por krahas aseteve turistike që ka ky qark, përfshirë këtu edhe fshatrat turistikë, një zhvillim të madh po marrin edhe asetet kulturore dhe historike. Në bashkinë e Pustecit, ndonëse një bashki e vogël me popullsi minoritare, turizmi po zhvillohet dita ditës, ndërsa sezoni turistik pas pandemisë ka pësuar një hov. Në reportazhin e radhës për shikuesit e CNA TV, do të sjellim një personazh mjaft të veçantë që ka krijuar një muze pikërisht në Pustec. Ai është mësuesi i histori - gjeografisë në shkollën e Liqenasit, Spase Tërpo, i cili e ka kthyer banesën e vjetër të familjes në një muze shumë interesant që përfshin periudha të ndryshme historike dhe nxjerr në pah traditën e zonës. Spase Tërpo prej 17 vitesh ushtron funksionin e mësuesit në zonë, një profesion aq të dashur për të dhe me një pasion shumë të madh për historinë e vendit. Në këtë intervistë ai tregon se si lindi ideja për ta kthyer banesën e gjyshërve të tij në një muze historik, me vlera e tradita të zonës së Pustecit, duke përfshirë qindra objekte e dokumenta të vjetra që prej shekullit të 19 e deri në ditët e sotme. "Unë kam rreth 17 vjet që jam mësues pranë Shkollës së Bashkuar Liqenas ku jap lëndën histori - gjeografi dhe kam punuar pothuajse gjatë gjithë kohës në zonën tonë dhe ideja ime ka ardhur për krijimin e një muzeu të tillë për faktin se familja ime ka qenë një familje e vjetër e zonës, kishin mbledhur shumë gjëra të vjetra sidomos gjyshi dhe gjyshja ime. Duke parë që një ditë edhe zona jonë do zhvillohej sepse turizmi është dega bazë sot ku mund të kemi të ardhura më të larta, vendosa që gjërat ti sistemoj në pjesë të shtëpisë time." Fillimi i këtij projekti kaq interesant ka qenë i vështirë për Spasen dhe për familjarët e tij, të cilët kanë ruajtur prej vitesh objektet e vjetra me aq kujdes. Nëna dhe tezja e tij janë kujdesur që këto objekte të mos dëmtohen dhe sot të jenë pjesë e këtij muzeu për të treguar shumë nga historia e zonës së Pustecit, po ashtu edhe e shtetit shqiptar. "Gjithmonë fillimi është i vështirë por inicimi ishte pikërisht nga disa grupe turistësh që kalonin në zonën time. Në atë kohë gjyshi im jetonte dhe qëndronte jashtë shtëpisë dhe turistët i afroheshin dhe i flisnin. Mendova pse shtëpinë e vjetër mos e kthej në një diçka interesante ku mund të shohin diçka me vlerë që e kemi në zonën tonë. Kështu e nisëm si rrugëtim. Më pas me ndihmën e mamit, tezes i mblodhëm gjërat në fillim, për të parë çfarë kemi e çfarë mungon, dhe sot e kësaj dite vazhdojmë të merremi me këtë punë. Punë e lodhshme është patjetër sepse shumë gjëra nuk mund t’i gjesh, duhet t’i kërkosh nëpër fshatrat e tjera, por mundohemi, disa herë edhe i blejmë." Ndërtesa dykatëshe më herët ka qenë banesa ku jetonin pjesëtarët e familjes Tërpo, e Spasja vendosi që ta ndante në 3 dhoma, secila prej tyre me një qëllim ndryshe. Në dhomën e parë ai ka futur një sërë objektesh duke nisur nga veshjet popullore, veglat e punës, enët e asaj kohe, ndërsa arsyeja e vendosjes së këtyre objekteve brenda një dhome mbetet një nga më të veçantat por edhe më identifikuese për atë kohë. "Ky mini muze përbëhet nga 3 pjesë/dhoma ku fillojmë nga dhoma më e vjetër që i përket fundit të shekullit të 19 dhe fillimit të shekullit 20. E kam improvizuar në një dhomë të veçantë, me të gjitha objektet, sendet, enët, veglat e punës, veshjet e asaj kohe, në një vend për arsye se të parët tanë në atë kohë jetonin në një dhomë dhe mbanin çdo gjë brenda asaj dhome. Bënin bukën, hanin, flinin, laheshin, punonin leshin e të gjitha me rradhë, dhe pikërisht kjo është dhoma e parë ku janë të vendosura pothuajse pjesa më e madhe e objekteve." Spasja thotë se të gjitha gjërat e vendosura brenda kësaj dhome kanë historinë dhe vlerën e tyre, ndaj ai e ka shumë të vështirë ti veçojë. Në këtë dhomë mbizotëron ngjyra e zezë që paraqet politikën agresive në periudhën e pushtimit osman, edhe për faktin se populli i Pustecit nuk e ndërroi besimin gjatë kësaj kohe duke vazhduar të mbanin besimin ortodoks. "Për mendimin tim të gjitha gjërat janë të veçanta. Çdo objekt që gjendet këtu e ka historinë dhe vlerën e saj, prandaj unë nuk e kam ndarë se kush është më e veçanta dhe më ndryshe se objektet e tjera. Çdo njeri që vjen, sidomos të huajt, janë me një entuziazëm të madh për ta parë këtë pjesë dhe mendojnë se kanë shumë vlera. Fundi i shekullit të 19, dhe fillimi i shekullit të 20, kur ne ishim nën pushtimin e perandorisë osmane, dhe siç shihet edhe ngjyra që dominon këtu është e zeza për shkak se edhe në zonën tonë osmanët kanë ndjekur një politikë agresive, me vrasje. Plus ne si zonë nuk e ndërruam besimin, vazhduam të krishterë dhe kjo ishte diçka që bëri që popullsia këtu tek ne të sakrifikohej. Sipas disa të dhënave mendohet se ngjyra e zezë është dominante për këtë fakt." Në dhomën tjetër të muzeut vizitorët ndeshen me një periudhë tjetër historike, ata të komunizmit. Duke qenë një periudhë e gjatë që shqiptarët e kanë jetuar, Spasja thotë se nuk mund të mos e përfshinte në muzeun e tij. Ajo çka të bën përshtypje është fakti se turistët janë mjaft të prirur për të njohur më tepër lidhur me këtë periudhë, duke e krahasuar Shqipërinë me shtete të tjera si Korea e Veriut dhe me shtete të Afrikës. "Pjesa tjetër e muzeut është pjesa ku kemi paraqitur disa mobilje të periudhës së komunizmit por edhe shumë libra të asaj kohe që tregojnë qartë se si jetonim ne në atë kohë dhe çfarë objektesh dhe mobiljesh mbanim në shtëpitë tona. Periudha e komunizmit ka qenë një përiudhë e gjatë që kemi jetuar dhe s'mundej që këtë periudhë mos e përfshija në muze. Është një nga periudhat ku të huajt janë gjithmonë shumë të interesuar dhe duan të dinë shumë, sepse sot e krahasojnë me disa shtete si Korea e Veriut apo shtete të tjera në Afrikë dhe pikërisht për këtë arsye u mundova të gjej librat, veprat e periudhës komuniste, libra te shkruara nga diktatori Enver Hoxha. Interesi është shumë i madh nga të huajt pasi nuk kanë parë dhe nuk kanë dëgjuar shumë për këtë pjesë të historisë së Shqipërisë. Këtu gjejmë radio të vjetra, makina shkrimi, televizor të vjetër Lura, disa dokumenta të familjes time shumë të vjetra, deftesa lirimi, ftesa dasme dhe është një nga pjesët interesante që tërheq vëmendjen e shumë të huajve." Të dyja këto dhoma gjenden në katin e dytë të banesës, ndërsa e veçantë mbetet edhe hyrja në këtë muze. Fotot e hershme që i përkasin viteve 1926, monedha të ndryshme të përdorura gjatë këtyre viteve, si edhe dokumente shumë të vjetra që tregojnë shumë për traditën e kësaj zone, janë vendosur aq bukur në muret dhe ambjentin e ndërtesës. Spase Tërpo tregon se këto detaje janë ruajtur më së miri nga gjyshi i tij, aq i apasionuar pas historisë. "Kjo është pjesa hyrëse e muzeut, ku në këtë pjesë unë kam vendosur disa foto familjare që datojnë nga viti 1926-1927, dhe pothuajse të gjitha fotot i kam vendosur me datën përkatëse për arsye se gjyshi dhe gjyshja ime ishin të interesuar për fotot, e prapa çdo fotoje kanë shkruar edhe datën kur është bërë. Po në këtë pjesë kam vendosur disa monedha të vjetra të kohërave të ndryshme që janë përdorur në vendin tonë si monedha franga zvicerane, monedha turke, të perandorisë osmane, monedha të vjetra drakma greke që janë përdorur në zonën tonë si zonë kufitare. Instrumentet muzikore që janë përdorur në shumë dasma në zonën tonë, madje klarineta është një nga më të vjetrat e përdorura në dasmat tona. Radio e vjetër, album familjar, disa dokumenta të vjetra të gjyshit tim qe ishte mësuesi i parë në gjuhë maqedonase në zonën tonë, pra është pjesa hyrëse e muzeut ku më pas shohim edhe pjesët e tjera që i përmendëm më sipër." Muzeu i mësuesit Tërpo ka 7 vite që është hapur dhe që vijon të punohet edhe sot për ta zgjeruar më tepër si projekt. Të shumtë janë turistët e huaj që zgjedhin të vizitojnë Pustecin dhe pikërisht këtë muze. Qëllimi i mësuesit është të kthejë këtë zonë në destinacion jo vetëm për asetet natyrore, por edhe për ato kulturore. "Kam 7 vite që e kam hapur më seriozisht këtë projekt dhe gjithmonë kam patur vizitorë. Vetëm pjesa e periudhës së pandemisë kishte më pak vizitorë, por faktikisht muzeun e kam bërë për hobi dhe patjetër që janë të mirëpritur vizitorët. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë të huaj, ku dominojnë hollandezët, belgët, anglezë, gjermanë, të cilët janë shumë të interesuar madje ikin me fjalë të mira. Shpresoj që në të ardhmen edhe unë të mundohem të bëj diçka më tepër, ta zgjeroj këtë si projekt sepse duam që zona jonë të kthehet në zonë me vlera të mëdha, jo vetëm natyrore por edhe kulturore dhe të jetë një nga zonat më të vizituara të qarkut të Korçës." Spase Tërpo kujdeset deri në detaj për ruajtjen e vlerave të mëdha që ka zona e Pustecit, e falë bashkëpunimit me banorë të fshatrave në këtë bashki, ai ka mundur të realizojë një nga muzetë më të bukur që ka juglindja. Nëpërmjet këtij reportazhi, CNA TV ju sugjeron që të mos e humbisni mundësinë për ta vizituar nga afër muzeun, ndërsa iu vendos në dispozicion edhe numrin e telefonit të mësuesit Spase Tërpo për të mundësuar vizitën tuaj atje. Burimi: EuroNews Albania
Në bashkinë e Pustecit janë 50 peshkatarë të licencuar të cilët peshkojnë çdo ditë në ujërat e liqenit të Prespës. - Advertisement - Kërkesa e tyre e vazhdueshme ka qenë ngritja e dy vendgrumbullimeve të sasisë së peshkuar edhe për ta tregtuar si markë të liqenit të tyre pasi sipas peshkatarëve, me krapin e Prespës abuzohet nga tregtarë të rretheve të ndryshme. Todi Jono nga fshati Pustec na thotë se shoqata ka kërkuar ngritjen e dy stacioneve të grumbullimit të peshkut në fshatrat Kallams dhe Pustec. 1 Shoqata ka të pamundur me fondet e saj ngritjen e këtyre stacioneve ndaj ka kërkuar mbështetjen e bashkisë. “Duhet të ketë dy ndërtesa si pikë grumbullimi. Një në Pustec e një Gorice, që të mblidhen gjithë peshkatarët e peshku të shitet në treg. Që të dihet që është peshku i Prespës. E kemi këtë merakun se ka nisur vitet e fundit futet nga rezervatet e shitet në emër të Prespës. Të vijnë makinat direkt nga pikat e grumbullimit, ta marrin e të dalë në treg. Deri tani e shesim vet, një pjesë vënë e gratë”, thotë ai. Kryetari i bashkisë Pustec Pali Kolefski ka bërë me dije se pas kërkesës së shoqatës së peshkimit ka kërkuar mbështetjen financiare të ministrisë së bujqësisë për ngritjen e këtyre dy stacioneve. “Ne jemi duke punuar për këtë punë, ata funksionojnë si shoqatë, janë rreth 100 familje që mbijetojnë me këtë zanat. Ata duan dy dhoma frigoriferike, me rafte për gjëra personale kur nisem peshkim. Unë kam kërkuar të bëj një takim, kam biseduar me disa nga përfaqësuesit e tyre, jam i disponueshëm me këto projekte t’i drejtohemi ministrisë së bujqësisë sepse do i jepte zgjidhje problemeve të tyre. E para do krijonte kushte higjieno-sanitare për peshkun, do krijonte kushte të linin materialet e peshkim mos i transportojnë për ditë”, shprehet kreu i bashkisë. Një kërkesë të tillë e kanë edhe shoqata e peshkatarëve të Pogradecit të cilët në të shumtën e rasteve sasinë e peshkut e shesin në kushte ambulatore. Prespa 24 vjet Park Kombëtar, por ende në harresë për sa i përket turizmit !
Bashkia e Pustecit përfshin 9 fshatra dhe rreth 5100 banorë, të cilët kanë një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim në fushën e agroturizmit. Parku vetë ofron shumë mundësi për turizmin natyror, me një territor prej 27,613 hektarë dhe 61 lloje të ndryshme gjitarësh, si dhe 23 lloje peshqish në liqen. Megjithatë, për të shfrytëzuar këtë potencial, nevojitet një përkrahje e mëtejshme dhe investime që do të ndihmojnë në avancimin dhe promovimin e kësaj zone të bukur turistike. Ka nisur në të gjithë vendin "Censusi i Shpendëve Ujorë Dimërues" nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.
Edhe në qarkun tonë, ekspertë, vullnetarë dhe pasionantë të natyrës e biodiversitetit kanë zbritur në terren për të dokumentuar statistikat e shpendëve ujorë dimërues në liqenin e Pogradecit dhe Parkun Kombëtar të Prespës. Sektori i Policisë Rrugore Korçë, pavarësisht temperaturave atmosferike të ulëta ndodhet në krye të detyrës.
Territori i qarkut Korçë është përfshirë nga reshjet e dëborës të cilat paralajmërojnë kujdes në disa akse rrugore, për drejtuesit e automjeteve. Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe për t’u ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës, për shkak të kushteve atmosferike, në akset rrugore të qarkut Korçë është shtuar prezenca e punonjësve të Policisë Rrugore. Deri tani, të gjitha akset nacionale janë të kalueshme pa probleme përveç aksit rrugor që të çon në Dardhë dhe aksit rrugor "Ersekë-Leskovik", ku është e detyrueshme vendosja e zinxhirëve. Firmat kontraktore janë duke punuar me mjetet borëpastruese dhe duke hedhur kripë në rrugë. Shërbimet e Policisë janë në gatishmëri për të ndihmuar çdo përdorues rruge, në rast nevoje. Për çdo problematikë të hasur qytetarët mund të telefonojnë në numrat 112 dhe 129. “1000 fidanë për 100 ditë”
AdZM Korçë ka realizuar një aksion mbjellje në fshatin Zaroshkë, pjesë e Parkut Kombëtar të Prespës. 70 fidanë u mbollënedhe me ndihmën e nxënësve të shkollës së mesme të Pustecit. DVP Korçë, vijon takimet informuese dhe sensibilizuese në shkollat 9-vjeçare të Qarkut Korçë10/11/2023
Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për programin "Siguria e të rinjve", ndihmës/specialistët për edukimin në shkolla dhe punën me të rinjtë, kanë vijuar takimet sensibilizuese me nxënësit e klasave të VI të shkollave 9-vjeçare publike dhe jopublike, të qarkut Korçë.
Në këtë kuadër gjatë kësaj jave takimet janë zhvilluar në shkollat e fshatit Vranisht, Cangonj dhe Progër, në Devoll. Gjithashtu edhe me nxënësit e shkollës së fshatit Trebinjë dhe "Muharrem Çollaku", në Pogradec. Bashkëbisedimi u fokusua për tema në lidhje me bullizmin, ekstremizmin e dhunshëm, trafikimi i qenieve njerëzore dhe krimin kibernetik. Punonjësit e Policisë, kishin përgatitur materiale ilustruese për nxënësit, si dhe ju shpërndanë atyre fletëpalosje me informacione dhe kuriozitete të ndryshme. Këtu jemi në bashkinë e vogël të Pustecit ku jeton një komunitet i vogël i njohur si maqedonas.
Dikur, njësia lokale përbënte komunën e Liqenasit. Edhe pse nuk plotësonte kriteret për të qenë bashki, ish-komuna Liqenas u kthye në bashkinë Pustec në respekt të të drejtave të minoritarëve. Në këtë bashki të vogël, ka zbritur përplasja mes bullgarëve dhe maqedonasve. Këta të fundit, pretendojnë se shteti bullgar po tenton të shtrijë ndikimin tek qytetarët që ata të deklarohen bullgarë. Edhe në këtë zonë të rinjtë kanë emigruar me pasaporta bullgare. “Të tërë të rinjtë janë larguar, tani ka presione nga bullgaria po të mos deklaroheni bullgarë do t’ua marrim pasaportat, tani njerëzit kanë frikë, në fakt nuk janë këtu nuk e di se si do të bëhet ky deklarim”, u shpreh banori i Pustecit. Kryetari i bashkisë Pali Kolefski thotë se regjistrimi i popullsisë ka vijuar I qetë e nuk ka pasur tensione, pavarësisht interferimeve tek qytetarët për deklarimin e etnisë. “Në dijeninë time nuk ka patur, përjashto presionin që kanë për të bërë detyrën sa më mirë, përfaqësuesit e INSTAT janë në terren, ka edhe të nivelit të lartë kontrollues ose përgjegjës që janë për qarkun e Korçës dhe ata kanë asistuar në regjistrim se si të zhvillohet ky proces me qëllim që të mos keqinterpretohet qoftë nga njerëzit qoftë nga regjistruesit”, u shpreh Pali Kolefski, Kryetar i Bashkisë Pustec. Investimet nga Bullgaria kanë lënë gjurmë të dukshme në qendrën shëndetësore të zonës por edhe në mjetin zjarrfikës të dhuruar. Kryebashkiaku citon se bashkia aplikon për të përfituar fonde jo vetëm nga Bullgaria e Maqedonia, por edhe nga shtete e shoqata të ndryshme jofitimprurëse. Por me sa duket, faktori bullgar është imponuar përmes investimeve. “Kemi patur disa projekte që janë nga shoqata joqeveritare, jo nga shteti bullgar. Na kanë mbështetur me ofrimin e një mjeti zjarrfikës, autoambulancë, pajisjen e disa shkollave e banka dhe karrige”, u shpreh Pali Kolefski, Kryetar i Bashkisë Pustec. Vasil Sterjovski, ish-deputet me prejardhje maqedonase nga partia Aleanca Maqedonase për Integrim Europian, thotë për Inside Story se Bullgaria ka ndërhyrë ne census duke shkelur Konventën e Vjenës. Ai thotë se janë shpërndarë pajisje elektronike dhuratë për banorët në mënyrë që të vetëdeklarohen bullgarë. Zhvillova një takim me Përgjegjësin e Zyrës Statistikore në Korçë, z. Ladi Fili, lidhur me ecurinë e deritanishme të Censit të Popullsisë dhe Banesave në 6 bashkitë e qarkut tonë, i cili përfundon në datën 30 Tetor.
Numërimi i të gjithë popullsisë dhe banesave, është operacioni më i rëndësishëm statistikor për të lexuar të sotmen dhe projektuar politika zhvillimore për të ardhmen e Shqipërisë. Procesi për qarkun Korçë po ecën normalisht. Është për t'u vlerësuar përgjegjshmëria dhe gatishmëria e familjeve për t'u përgjigjur. Për çdo paqartësi dhe shqetësim mbi këtë proces janë të lutur të gjithë individët të paraqiten në zyren e statistikave Korçë ose të telefonojnë në numrin jeshil të vënë në dispozicion nga INSTAT. ️ Dhënia e informacionit nga gjithë qytetarët, përveçse është një detyrë qytetare e patriotike, është edhe një detyrim ligjor. Niveli i ujit në liqenin e Prespës ka rënë ndjeshëm nga mungesa e reshjeve por dhe shkaqe të tjera natyrore. Vetëm këtë verë Prespës është ulur mbi 40 cm.
Kallamasi dhe Zaroshka janë fshatrat e Bashkisë Pustec, ku rënia e nivelit të liqenit ndihet më shumë sepse bregu i liqenit është i ulët. Liqeni kërcënohet dhe pëson tërheqje në nivel”, tha studiues i gjeografisë së Prespës”, u shpreh Llazo Stojan, studiues i gjeografisë së Prespës. Duke theksuar nevojën për ndërhyrje nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Greqia, tre vendet në të cilat kufizohet liqeni, tha se rënie e nivelit të ujit në Prespë sjell pasoja në sistemin energjetik. “Ujërat e tij drenohen në Ohër, pastaj nga liqeni i Ohrit shkarkohen në Drinin e Zi, ndaj ndikon dhe në sistemet energjetike në Koman dhe Fierze”, tha Llazo Stojan, studiues i gjeografisë së Prespës. Për nga sipërfaqja, Prespa është liqeni i tretë më i madh, pas atij të Shkodrës dhe Ohrit. Turistë të shumtë vizitojnë Parkun Kombëtar të Prespës gjatë sezonit të verës.
Qëndra e vizitorëve në hyrje të Parkut prej Gushtit do të jetë e hapur çdo ditë prej orës 9:00 - 16:00. Paisja me sinjalistikën informuese dhe promovuese të vlerave natyrore dhe kulturore të PK Prespa do të jetë nje pikë e rëndësishme për promovimim e duhur të zonës në shërbim të turizmit. Interesi për turizmin e natyrës ka vijuar rritjen e tij edhe gjatë këtij viti, një tendencë që u parapri edhe më herët nga ekspertët e turizmit.
Por cilat janë disa nga parqet dhe zonat më të frekuentuara ? Janë zona e Prespës me Bashkinë Pustec, Liqenet akullnajorë në Ersekë, pylli i Fazanëve, Burimet e Vronomerit, lugina e Gjergjovicës, Liqeni i Pogradecit, Bredhi i Drenovës, Guri i Nikës. Turizmi natyror në Pustec po rritet vit pas viti dhe janë kryesisht pushuesit e huaj ata që më shumë sesa për plazh i drejtohen fshatrave buzë liqenit të Prespës për të eksploruar natyrën dhe atraksionet kulturore.
Një grup studentësh nga Hollanda të cilët zgjodhën këtë vit Shqipërinë si destinacionin e tyre për pushimet e verës sapo mbërritën në qendër të Pustecit nisën kërkimet për një varkë që t’i drejtoheshin Ishullit të Maligradit, një shërbim që ofrohet nga banorët e zonës. “Jemi një grup studentësh nga Hollanda dhe kemi vendosur që pushimet t’i kalojmë në Shqipëri. Po qëndrojmë në Pogradec dhe lexuam që këtu është Parku Kombëtar i Prespës ndaj vendosëm ta vizitojmë. Sapo arritëm dhe kërkuam një varkë për të lëvizur në liqen. Është diçka e bukur dhe duam të vizitojmë ishullin që është në liqen por edhe disa site të tjera”, tha studenti. “Natyra është shumë mahnitëse. Kemi bërë hiiking dhe dhe ishte diçka shumë e bukur, malet, liqeni dhe natyra këtu është arsyeja për të cilën kemi ardhur”, u shpreh student tjetër. Për ata që e zgjedhin Pustecin për të pushuar më gjatë, organizimi i ditës është ndryshe pasi krahas vizitave në pika të ndryshme, ka pushues që zgjedhin të bëjnë edhe punë komunitare dhe ti ndihmojnë banorët. Për të qëndruar një natë në Pustec dhe për të shijuar 3 vaktet e përgatitura nga amvisat në shtëpitë pritëse, një pushuesi i nevojiten 3000 lekë ndërsa natyra e virgjër dhe vizitat në kishat heremite janë ajo çka ofrohet për një turizëm ndryshe. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Zh. N., banues në fshatin Diellas, Pustec, pasi në fshat, dyshohet se ka ndezur zjarr dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke rreth 500 m² me bar të thatë.
Pustec/ Niko Kolamovski, mjeku i cili la emigrimin për t'i shërbyer banorëve të vendlindjes së tij1/8/2023
Burimi: EuroNews Albania
Për 25 vite doktor Niko Kolamovski ka jetuar jashtë Shqipërisë, por së fundmi ai ka vendosur të kthehet në origjinë, për të punuar në bashkinë minoritare të Pustecit. Dëshira për të shërbyer njerëzve të kësaj zone dhe dashuria për atdheun, por edhe përmirësimi i kushteve të punës bëri që ai pas dy dekadave të kthehet për të ushtruar profesionin e tij. “25 vite kam qenë jashtë shtetit, u riktheva sepse u përmirësuan kushtet e punës, dhe mendova që me mire është te jem ne vendin tim e t’u shërbej njerëzve të mi. Jo, nuk jam penduar. E ndiej veten mirë dhe kënaqem në punë vij njerëzit që i njoh, njerëzit tanë.”- është shprehur Niko Kolamovski, doktor. - Advertisement - ”Me shtyu vet ndjenja e kupton, guri rëndon në vendin e vet “- shtoi ai. Te punosh në një bashki të vogël si Pusteci ka vështirësitë e veta, për shkak të territorit të gjerë e fshatrave të largët. “Vështirësi sigurisht që ka por ka dhe bukuri, kur ndihmon njerëzit, bën diçka të mirë, kënaqesh dhe vet. Vështirësi sepse fshatrat i kemi larg, sidomos në kohën e dimrit, njerzit nuk vijnë dot këtu te vizitohen, ka raste kur duhet të vesh ti vizitosh aty ku janë, sidomos për urgjenca. Rasti më i vështirë ka qenë në Cerje, kam shkuar për një urgjencë, 15 kilometra në këmbë, ta ndjekësh të sëmurin, kjo është”- tha doktori. Shija e të shërbyerit për njerëzit e kësaj zone është më e madhe sesa për të huajt, ndaj deri në daljen në pension Niko ka vendosur që vitet e ardhshme ti kaloj në vendlindjen e tij. “Mua më pëlqen këtu në vendin tim, ajo dëshirë është, për mua është këtu në vendin tim.Kam ardhur me qëllim që të dal në pension në Pustec”- tha më tej Niko Kolamovski. Shembulli i doktor Nikos, dëshira e tij për të shërbyer komunitetit ku ka lindur e është rritur dhe pasioni për mjekësinë janë mesazhi i gjallë për çdo student mjekësie. Media Korça Plus vijon të përshtat çdo ditë e më shumë në shërbim të banorëve, duke krjuar hapësira dhe duke krijuar lehtësi për çdo grupmoshë.
Së fundmi Korça Plus ka shtuar në portalin e saj 5 bashkitë e tjera të Qarkut Korçë, Pogradecin, Maliqin, Devollin, Kolonjën dhe Pustecin si kategori, duke u shtrirë edhe më shumë në çdo cep të Qarkut Korçë, gjithashtu duke krijuar lehtësi për banorët, që tashmë mund të informohen direkt për qytetin e tyre duke klikuar sipas kategorive përkatëse. Kategoritë e qyteteve/bashkive të tjera të Qarkut Korçë, do të jenë të afishuara në krahun e djathtë të ekranit ne formë vertikale në kryefaqe dhe në çdo kategori apo lajm. Korça Plus | Plusi i qytetit ! Pusteci mbase është qyteti i vetëm në Shqipëri që nuk ka asnjë farmaci. Largimi masiv i popullatës ka bërë që asnjë person mos ketë interes të investojë në këtë biznes, ndërkohë që banorët këtu në rast se sëmuren dhe kanë nevojë për ilaçe u duhet të shkojnë drejt Korçës për t’i marrë ato, duke shtuar shumëfish kostot.
Në këtë bashki jetojnë më shumë se 3000 banorë, të cilët për të siguruar medikamente për sëmundje të ndryshme u duhet ose ti’ porosisin tek të afërmit që ndodhen në Greqi dhe Maqedoni, ose duhet të shkojnë në qytetin më të afërt. “S’ka farmaci këtu more djalë. Fare s’ka. Doktorët na i sjellin nga Korça”, thotë një e moshuar. - Advertisement - “Farmaci këtu nuk ka në fshatin tonë. Shkojmë i marrim ilaçet në Korçë. Vështirë është, po ç’të bëjmë. Të zuri gripi, s’ke ç’bën këtu. Nga halli shkojmë në Korçë, e gjitha zona nuk ka farmaci këtu, prej goxha vitesh”, shprehet një tjetër banor. Vetë kryetari i bashkisë së Pustecit thekson se ka negociuar me kompanitë private, por shumica e tyre nuk investojnë për shkak edhe të largësisë së zonës. “Unë kam bërë disa biseda me disa kompani. Është distanca nga qendra që i ka frenuar në një farë mase, se ata bëjnë llogaritë e tyre. Unë kam marrë përsipër në ambientet e bashkisë së re që do të ndërtohet t’i lë një ambient me një qira simbolike, në qoftë se ndonjë do jetë i interesuar të ofrojë këtë shërbim pranë qendrës”, thotë kryebashkiaku Pali Kolefski. Sipas banorëve, farmacia që ka qenë në këtë njësi administrative përpara se të bëhej bashki, u mbyll pak pas viteve 90’ dhe që prej asaj kohë banorët e kësaj zonë nuk kanë një farmaci për të marrë ilaçet për sëmundje të ndryshme. Veshjet tradicionale të zonës së Manastirit dhe ato të Pustecit kanë një sërë elementesh të përbashkëta, që dëshmojnë zhvillimin kulturor dhe historik, e veçanërisht zhvillimin e veshjeve urbane të cilat janë shfaqur më një ekspozitë të organizuar në ditën e muzeve në shtëpinë muze të Sterjo Spases.
Krah kostumeve tradicionale të Pustecit që janë pjesë e fondit të muzeut janë shfaqur edhe fotografi të kostumeve të zonës së Manastirit me elemente të cilat datojnë nga fundi i shekullit të 19-të dhe fillimi i shekullit të 20-të ndërsa ekspozimi i tyre shihet si një mundësi e mirë për shkëmbimin kulturor. Muzeu i Sterjo Spases i hapur vetëm 1 vit më parë është i vetmi atraksion kulturor në bashkinë e Pustecit përmes të cilit synohet tërheqja e vizitorëve. Bashkia e vogël njihet për peisazhin natyror që tërheq vëmendjen e turistëve dhe pasurimi i ofertës për ta mbetet ende një sfidë. “Erdhëm fillimisht në Berat, me pas erdhëm në Korçë e tani jemi në parkun kombëtar të Prespës. Gjithçka është fantastike, natyra, vend shumë i bukur, njerëz mikpritës dhe qetësi mahnitëse” , thotë një turiste. “Erdhëm pamë muzeun, shumë interesant, është hera e parë në Shqipëri ndaj po përpiqemi të shohim gjithçka. Edhe çmimet janë të përballueshme për ne, vend që ja vlen te promovohet” , shprehet një tjetër turist. |
REKLAMALEXUES AKTUALISHT
|