-U arrestua në flagrancë shtetasi R. K., 32 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi në kundërshtim me urdhrin e gjykatës, dyshohet se ka dhunuar nënën e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Përfundon ndërtimi i rrjetit të brendshëm të ujësjellësit në fshatin Lozhan i Ri, Njësia Administrative Gorë.
Tashmë banorët e këtij fshati me ujë me cilësi e pa ndërprerje. Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Maliqit Gëzim Topçiu, ku shprehet: “Rrjeti i brendshëm i ujësjellësit Lozhan i Ri -Nj. Ad. Gorë. Nga sot gati finalizimi i një projekti kaq të rëndësishëm për komunitetin e këtij fshati për ujë me cilësi e pa ndërprerje.” 1 Maji/ Banorët e Maliqit dhe jo vetëm, zgjedhin "Pyllin e Fazanëve", për të bërë piknik (VIDEO)1/5/2024
1 Maji/ Banorët e Maliqit dhe jo vetëm, zgjedhin "Pyllin e Fazanëve", për të bërë piknik !
"Pylli i Fazanëve", është kthyer kohët e fundit në një atraksion turistik për zonën, ndodhet pranë qytetit të Maliqit dhe rreth 20 minuta larg Korçës. Maliq/ Kanosi dhe goditi me mjet prerës bashkëfshatarin, policia procedon një 60-vjeçar nga Pocesta1/5/2024
-U referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. B., 60 vjeç, banues në fshatin Pocestë, Maliq, pasi në fshat, dyshohet se ka kanosur dhe ka goditur lehtë me një mjet prerës, shtetasin Ë. Z.
Maliq/ Kërcënoi dhe goditi me grushte 62-vjeçarin, procedim penal për një 32-vjeçar nga Ormani29/4/2024
-U referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Sh., 32 vjeç, banues në fshatin Orman, Maliq, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë dhe ka goditur me grusht një 62-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. Maliq/ Ushtroi dhunë ndaj vajzës së saj 14-vjeçare, policia procedon një 35-vjeçare nga Podgoria28/4/2024
-U referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen N. P., 35 vjeçe, banuese në fshatin Podgorie, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj 14 vjeçe, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. Maliq/ Fondi Shqiptar i Zhvillimit po i ndryshon pamjen Drithasit me zbatimin e projektit/ Topçiu: "Puna sa ka nisur !"
Në Drithas Lart, aty ku Fondi Shqiptar i Zhvillimit po i ndryshon pamjen me zbatimin e projektit “Sistemim kapot i pallateve” -Faza e I-rë. Banorët duhet të vazhdojnë të lirojnë hapësirat publike që janë të të gjithëve. Puna sa ka nisur ! - shprehet nëpërmjet një postimi kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu. Sektori i Policisë Rrugore:
-U arrestuan në flagrancë shtetasit: M. M., 41 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi në fshat, me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur automjetin, ka përplasur një automjet tjetër, duke shkaktuar vetëm dëme materiale; E. L., 33 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, pasi në qytetin e Pogradecit, me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur automjetin, ka përplasur një automjet tjetër, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Maliq/ Investimi në kanalin e Vërçunit në ujëmbledhësin e Podgories, do të lehtësojë punën për vaditjen e 500 hektarëve tokë bujqësore !
Sot në Panairin "Ditët e Bujqësisë 2024"! organizuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Bashkia Lushnjë.
Bashkia Maliq prezantohet me biznese në fushën e Bimëve Medicinale , Mjaltit, Bulmetit dhe Pijeve. "Aktivitete të domosdoshme për të gjithë ne në shkëmbim eksperience e kontrata mes aktorëve." - shprehet kryebashkiaku Topçiu. Vijon puna për ndërtimin e rrugës Maliq-Lozhan.
Rruga e re Maliq-Lozhan-Strelcë është një aks alternativ që lidh Korçën me Elbasanin e cila përveç lehtësimit të qarkullimit të automjeteve do të lidhë edhe fshatrat e zonës së Korçës me qendrat urbane. Rruga Maliq-Lozhan-Strelcë ka një gjatësi prej afro 19 kilometrash. Në një postim në facebook vitin e kaluar Rama deklaronte se rruga pritet të përfundonte pranverën e këtij viti. Ky aks iu nënshtrua rikonstruksionit me një fond të ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës prej më shumë se 10 mln dollarë. Kryetari i bashkisë Maliq deklaroi pak ditë më parë se i gjithë projekti pritet të mbyllet në muajin qershor-korrik. Pamjet e rrugës u publikuan në profilin e facebook të kryeministrit Rama. Merr "jetë" Qendra Komunitare Kulturore në Maliq, faza e parë !.
Një investim në qendër të qytetit kaq shumë i domosdoshëm për komunitetin, e veçanërisht për të rinjtë që po merr jetë. Burimi: BalkanWeb
Blegtorët në zonën e Maliqit po përballen me vështirësi për shkak të uljes së çmimit të qumështit nga përpunuesit. Blegtorët pohojnë se baxhot e ulën këtë vit në 120 lekë çmimin për një litër qumësht nga 140 lekë që ishte një vit më parë për bagëtitë e imta, ndërsa sa i përket qumështit të lopës sot shitet 55 lekë/ litër. Blegtorët thonë se ky sektor nuk mbështetet mjaftueshëm nga shteti, pasi vit pas viti çmimi i qumështit, prodhimi i i tij dhe pakësimi i numrit të krerëve të bagëtive të imëta sa vjen e ulet. Sipas tyre subvencionet nuk e mbështetin blegtorin shqiptar, ndërsa nga të dhënat rezulton se në tregun vendas është shtuar sasia e qumështit të importuar, duke lënë pas prodhimin vendas, çka çon në uljen e çmimit të qumështit. Maliq/ Iu përmbys traktori duke punuar tokën, 60- vjeçari transportohet me urgjencë drejt Korçës15/4/2024
Paraditen e sotme, në urgjencën e spitalit të Korçës, është dërguar nga familjarët e tij, për të marrë mjekim, shtetasi V. I., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka qenë duke punuar me mjet bujqësor (traktor), i cili aksidentalisht është përmbysur dhe për pasojë 60-vjeçari është dëmtuar. Riparohet rruga e fshatit Sheqeras në Maliq/ Topçiu: "Një segment rrugor problematik që çedon për efekt të përbërjes së tokës !"
"Sot në riparimin e rrugës së Sheqerasit. Një segment rrugor problematik që çedon për efekt të përbërjes së tokës, për të cilën po shikohet mundësia e një projekti të përgjithshën me të gjithë elementët ." - shprehet ai, nëpërmjet një postimi. Bashkia Maliq fituese e projektit të Kombeve të Bashkuara “Askush të mos mbetet pas” -Leave no one gehind-LNB2, financuar nga Swiss Development & Cooperation Embassy of Switzerland in Albania.
Edhe një shërbim tjetër i shtohet Bashkisë Maliq për komunitetet në nevojë për një periudhë 12-mujore. Marrveshja nënëshkruhet në prezencë të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj.Albana Koçiu dhe Ambasadores së Zvicrës në Shqipëri znj.Ruth Huber . Maliq/ Nis puna për rehabilitimin e rrugës që lidh 2 lagjet e fshatit Kolanec !
"Kolanec Duke punuar për rehabilitimin e rrugës që lidh dy lagjet e fshatit." - shprehet nëpërmjet një postimi kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, i cili bën fjalë për një aksident të ndodhur pranë urës së fshatit Zvezdë, Maliq, ju informojmë se:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit tip "Audi", i cili u largua nga vendi i aksidentit, konkretisht shtetasit K. F., 20 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq. Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, ka përplasur një karrocë me drejtues shtetasin F. D., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Aktualisht 20-vjeçari, ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme procedurale. Maliq/Informacion paraprak
Më datë 03.04.2024, rreth orës 10:45, në aksin rrugor "Pogradec-Korçë", pranë fshatit Sovjan, Maliq, shtetasi E. B., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri shtetasi P. D., i cili u dërgua për mjekim në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Maliq/ Nëna braktis fëmijët, babai bën gjyq divorci, por vendimi nuk zbardhet prej 3 muajsh2/4/2024
Emisioni “Stop” ishte këtë të premte në fshatin Pirg të Bashkisë Maliq, për problemin e zonjës Shyqyrie Lamçe, e cila tregon për moszbardhjen e vendimit të divorcit të djalit të saj.
Ky vendim është marrë në 1 Dhjetor 2023, por pas më shumë se tre muajsh, ende nuk është zbardhur. “Ashtu e pa të arsyeshme ajo, është martuar dhe shikon jetën e saj. Kaq. Që në datën 20 Mars bën 2 vjet. Gjykata e Korçës i ndau, më 1 Dhjetor dhe na tha për 15 ditë do t’u vijë vendimi në Pirg dhe mbaron kjo punë”, tregon ajo. Shyqyria tregon se ajo dhe fëmijët e djalit po penalizohen për ndihmën ekonomike, pasi djali punon ndonjë ditë në të zezë, ndërsa e shoqja e ka braktisur atë dhe fëmijët. “Për fëmijët, ta shpie në komunë dhe të më japin atë asistencë për fëmijët. Vetëm djali punon, privat kështu, kush e merr, në të zezë. Numrin ia kemi dhënë të ëmës, por jo. Një kushëririt tonë këtu 6 vjet dhe vajta e pyeta në postë, ore Gjergji mos ka ardhur Klajdi Lamçja kështu. Kam një Lamçja tha Shyqyrie. E hapi dhe ishte ky. Ky ka 6 vjet që është ndarë e i erdhi tani. Ja ikën 2 vjet se ata gjynah, janë fëmijë. Me gjithë fuqinë e shpirtit, do t’i rris këta fëmijë sa të kem shpirtin. Fëmijë, ja atje. Këtë e kam me bajame, atë e kam me sinozit. Këtë divan e sjell këtu dhe flemë bashkë me të dy. E priste ky i madhi. O nënë tha do vijë ajo, por e di vetë, nuk mundet të them gjë. Unë nuk ia ndaloj, ajo i ka fëmijët e saj”, tha gjyshja. “Stop” u ndal në njësinë administrative Pirg dhe u takuam me punonjësen e Gjendjes Civile dhe administratoren shoqërore, të cilat na thanë se vendimi nuk ka ardhur në njësi, që të bëhet ndryshimi i statusit e më pas të aplikohet për ndihmën sociale. Avokat Klaudi Zholi shpjegon se afati i zbardhjes së një vendimi, nuk duhet të kalojë 40 ditët, që parashikohen në ligj, në të kundërt kemi të bëjmë me shkelje nga ana e gjyqtarit. “Gjykata ka një afat maksimal për të shpallur vendimin, të arsyetuar në 40 ditë. Nëse nuk zbardhet për 40 ditë atëherë quhet i shkelur afati që ka përcaktuar procedura e kodit civil”, tha ai. Stop dërgoi pranë gjykatës së shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm në Korçë një të infiltruar për të kuptuar pse nuk është zbardhur ende vendimi. Përgjigja është kjo: Sekretaria e Gjykatës: Tani komunikova me sekretaren e Gjyqtares, ajo që keni ju është proces verbali i fundit, që vërteton, që çështja është mbyllur. Kur të arsyetohet vendimi i Gjyqtares, iu komunikohet palëve dhe pastaj vini këtu, që e merrni me formën e prerë! I komunikohet në banesë në momentin, që do dalë vendimi. |
REKLAMALEXUES AKTUALISHT
|