-U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Z., 33 vjeç, banues në fshatin Arrzë, Devoll, pasi në aksin rrugor “Miras-Bilisht”, në vendin e quajtur “Dëmbravë”, u konstatua duke transportuar me një automjet furgon, dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme.
Sasia e druve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. -U arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 50 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll, me probleme të shëndetit mendor, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Devoll/ Me doza kokaine me vete në makinë, policia arreston 2 persona nga fshati Përparimaj25/4/2024
-U arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., 42 vjeç, banues në fshatin Përparimaj, Devoll dhe A. P., 29 vjeç, banues në fshatin Sul, Devoll, pasi në fshatin Përparimaj, punonjësit e Policisë Kufitare kanë ndaluar automjetin tip “Benz” me drejtues 29-vjeçarin dhe pasagjer shtetasin A. P., i cili gjatë kontrollit fizik, ka hedhur në tokë disa doza lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e 29-vjeçarit, u gjet një armë gjahu pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me lëndën narkotike, automjetin dhe 3 celularë. -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. S., banues në fshatin Miras, Devoll, pasi në fshat, dyshohet se ka zaptuar tokën e një shtetasi tjetër.
Burimi: Shqiptarja.com
Fermerët e Devollit në rajonin e Korçës po përballen me shtrenjtimin e pesticideve dhe plehrave kimike. Ata thonë se plehrat po i blejnë nëpër farmaci bujqësore me çmim më të shtrenjtë se vitin e kaluar dhe nuk japin efekte të mjaftueshme tek sëmundjet që zënë pemët. “Për 1 kuintal harxhonim 5 – 6 mijë lekë, tani skon 10 – 11 mijë lekë. Gjysmën e plantacioneve me mollë i kemi prerë. Ku ta gjesh mbështetjen, shteti nuk ndërhyn?!”, tha një fermer. Fermerët shprehën se me rritjen e çmimeve të pesticideve kostoja e prodhimit në bujqësi e pemtari do jetë më e lartë, çka do çojë në rritjen e çmimet për produktet gjatë sezonit të vjeljes. “Pensionin e kemi të pakët. Me 9 mijë lekë cfarë do marr, nuk marr dot ilaçet për veten, jo për mollën, qepën, patatet. Po të na kishte mbështetur qeveria nuk do të ishim në këtë gjendje” thotë një fermere. Report TV u interesua në pikat e tregtimit me shumicë dhe mësoi se gjatë periudhës së pranverës mars, prill, maj që korespodon me pikun e përdorimit të kimikateve çmimet janë rritur nga 5 deri në 10 përqind. Konkretisht rritjen më te madhe e kanë pesuar plehrat me përmbajtje azotike. Nitrati nga 4500 lekë për kuintal, shkon në 4700 lekë për kuintal. Ndërsa ureja nga 5000 lekë shkon 5200 lekë për kuintal. Burimet thanë se importuesit kanë rritur çmimet për shkak se kostoja e transportit është më e lartë, kryesisht nga Ukraina dhe Lituania. U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. K., 27 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, pasi dyshohet se ka vjedhur një sasi nafte, nga serbatori i kamionit në pronësi të një 58-vjeçari.
Burimi: Shqiptarja.com
Fshati Kuç i cili ndodhet vetëm 3 km larg Bilishtit gjendet në një situatë të vështirë. Të gjithë të rinjtë e këtij fshati janë larguar ndaj në shumicën e dyerve të fshatit Kuç shikon vetëm dryna. Familjet që më herët jetonin në to janë larguar në emigrim për një jetë më të mirë. Kuçi ka qenë dikur një ndër fshatrat më të populluar të krahinës së Devollit. Nga 100 familje që kanë qenë dikur sot aty jetojnë vetëm 40. Shumë prej këtyre familjeve përbëhen vetëm me të moshuar, pasi të rinjtë sipas tyre kanë ikur për shkak se nuk ka mundësi punësimi, sidomos për ata që arsimohen. “Familje mund të jenë 40 e shumta. Të gjithë të papunë. Nuk kemi të ardhura fare. Unë i kam fëmijët jashtë shtetit. Të gjithë të rinjtë që dalin nga shkolla asnjë nuk kthehet. Kostot janë të larta, jetesa e lartë. Pa ndihmë nga shteti për bujqësi, nuk ka zgjidhje. Këtu kanë mbetur vetëm të moshuar. Të rinjtë shumë pak. Dhe ata që janë ikin. Ku ka punë këtu? Këtu është zonë e vdekur. Jemi zonë e thellë. Mban 6 muaj dimër”, thanë banorët. Në shkollën e fshatit kanë mbetur vetëm 9 fëmijë. Sektori kryesor ekonomik i Kuçit, është bujqësia por që nuk është mbështetur nga shteti. “Kanë ikur fëmijët. Dy djemtë i kam në Tiranë, punojnë për veten e tyre dhe më ndihmojnë dhe mua. Çfarë do bëj unë me një lopë? Plehu shtrenjtë. Për grurin për një dynym marr 3-4 kuintal. Rri këtu dhe po gjetët më shumë se 5-6 veta. Nuk ka më fëmijë”, tregon një tjetër banor. “Shumë pak banorë. Këtu nuk fitojnë asgjë. Nuk ju del hesapi. Mund të jenë 5-6 të rinj. Të tjerët kanë ikur”, përfundon një tjetër. Mes problematikave të shumta në fshat, i shtohet dhe mungesa e ujit të pijshëm, ku gjatë verës vjen vetëm 2 orë në ditë. -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll ekzekutuan urdhrin e Prokurorit, për ndalimin e shtetasit K. K., 23 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 muaj e 29 ditë burgim, për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur".
Devoll/Informacion paraprak
Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Eçmenik, në një pus me ujë, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëmbytur, shtetasi N. Ll., 83 vjeç, banues në fshatin Eçmenik. Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, ditën e sotme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. T., 30 vjeç, banues në Fier, pasi më datë 10.04.2024, në lagjen nr. 8, Fier, dyshohet se ka dhunuar dhe ka kanosur me thikë bashkëjetuesen e tij, banuese në fshatin Baban, Devoll, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. Xh., 31 vjeçe, banuese në fshatin Braçanj, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj.
Devoll/ Dhunoi e kanosi bashkëshorten, bashkë me dy djemtë, arrestohet një 61 vjeçari nga Babani7/4/2024
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin M. Gj., 61 vjeç, banues në fshatin Baban, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe 2 djemve të tyre, si dhe se i ka kanosur ata.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. H., 47 vjeç, banues në Bilisht, pasi në dalje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, duke drejtuar automjetin tip "Suzuki", nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë, për të ushtruar kontroll në automjetin e tij.
Më pas gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë dhe në skaner, nuk janë gjetur sende të kundërligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor "Korçë-Bilisht", pranë fshatit Vranisht, Devoll, automjeti tip "Benz" me drejtuese shtetasen R. B., 28 vjeçe, banuese në Vranisht, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Th. K., 67 vjeç, banues në Korçë. Për pasojë është dëmtuar shtetasi Th. K., i cili u dërgua për mjekim në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. A., 32 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll, pasi pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Mirasit”, Devoll, gjatë një konflikti, dyshohet se ka kanosur me pistoletë lodër, shtetasin T. Ç. Sendi i përdorur u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Më datë 04.04.2024, në fshatin Përparimaj, Devoll, ka rënë zjarr në stallën e shtetasit M. P., 45 vjeç, ku për pasojë janë djegur disa gjedhë dhe shpendë, një sasi me bazë ushqimore dhe disa orendi të ndryshme.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë në sistemin elektrik. -Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Z., 33 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Devoll, pasi në afërsi të fshatit Vishocicë, Devoll, u kap nga shërbimet e Frontex-it, duke transportuar me automjetin furgon tip “Benz”, dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme.
Sasia e druve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin. U referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. L., 35 vjeç, banues në fshatin Qytezë, Devoll, pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, në qytetin e Korçës, bashkëshorten e tij, me të cilën është në proces divorci. Shtetasja M. L. u pajis me urdhër mbrojtjeje.
-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme për një aksident rrugor ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. O., 32 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi në aksin rrugor "Miras-Bilisht", në afërsi të fshatit Fitore, duke drejtuar automjetin tip "Renault", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi E. O., dhe pasagjeri E. K., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Devoll/Informacion paraprak
Mesditën e sotme, në aksin rrugor “Devoll-Miras”, shtetasja A. O., duke drejtuar automjetin tip “Renault”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar dy pasagjerët, shtetasit E. K. dhe E. O., të cilët u dërguan në spital, për mjekim. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. |
REKLAMALEXUES AKTUALISHT
|