-U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, dyshohet se i ka vjedhur një bashkëmoshatari të tij, një celular, i cili iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjatë këqyrjes së celularit u konstatuan faqe që shërbenin për vënien e basteve sportive. Një gjest human nga drejtori i OSHEE Pogradec, Kristi Pilinçi, i cili ka marrë përsipër të paguajë me buxhetin personal faturat e energjisë elektrike.
“Sot kemi të ardhura 17 mijë lek në muaj, por 7 mijë (të reja) shkojnë për qiranë e shtëpisë. Të tjerat ujë drita dhe ushqim. Ilacet e motres s'kam arritur ti blej. Jo bashkia nuk na jep bonus qiraje. Me veshje na ndihmojnë organizatat. Unë kujdesem për motren dhe vëllanë, ju jap ndihme dhe këshilla. Kërkoj të jene të pavarur dhe tia dalin në jete. Të ardhurat janë kempi i motres dhe ndihma ekonomike. Ato janë për qira, uje drita, etc. Ka raste që marr veresi për dyqane, por dhe ato nuk japin kanë një kufi. Kam punuar gjatë veres, por s'kam mundur ta stabilizoj, e kam të vështirë ndaj kam kërkuar ndihmë”thotë ajo. - shprehej para disa ditësh 19-vjeçarja Xhystina Zabzuni. Pas apelit për ndihmë në Report tv, Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli ka parë nga afër gjendjen e vështirë ekonomike e sociale të familjes Zabzuni dhe ka garantuar bonusin e qirasë me vlerë 10 mijë lek në muaj.
Ndërsa për Xhystinën, vajzën e madhe të familjes do të sigurohet një vend pune i sigurt. Edhe pse është 19-vjeçe ajo deklaroi në Report tv se dëshiron të punojë, për të ndihmuar familjen. Për vajzën e dytë të familjes, Nertilën 17-vjece që ka kryer transplant të veshkave do të sigurohet rimbursimi i ilaceve përmes Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, premtoi Xhakolli. “Vajza e madhe eshte e gatshme për të punuar në mënyrë që të shtojë të ardhurat për familjen. Ndërkohë ne si bashki për ti lehtësuar sado pak do të ndërmjetësojmë një vend pune në sektorin privat për vajzën, pagesën e bonusit të qerasë si dhe paketa ushqimore periodike. Po mundohemi të krijojmë një fond banesash sociale për familjet e pastreha dhe në momentin e parë që do të kemi programin, kjo familje do të trajtohet me prioritet”, tha kryebashkiaku. Familja Zabzuni jeton në shtëpi me qira në lagjen “Gani Homçani” të Pogradecit dhe përbëhet nga 4 anëtarë, nëna shurdhmemece dhe e papunë me tre fëmijët jetimë, pasi babai është ndarë nga jeta. Të ardhurat e vetme të kësaj familje janë ndihma ekonomike dhe KEMP-i me vlerë 17 mijë lek në muaj. Dy ditë më parë në Report tv, vajza e madhe e familjes, Xhystina Zabzuni, shprehej: “Motra ka bërë një transplant dhe ka nevojë për trajtim mjekesor. Ilaçet s'kam mundur t’ia marr se ato kushtojnë. Kemi të ardhura 17 mijë lek në muaj, por 7 mijë shkojnë për qiranë e shtëpisë. Ka raste që marr veresi për dyqane”. Një i moshuar ka gjetur vdekjen sapo ka dalë nga një lokal në qendër të qytetit.
Sipas policisë, 80-vjeçari ka qenë duke pirë kafe në një lokal ndërsa nuk është ndjerë mirë dhe është çuar drejt banesës së tij. Por për fat të keq nuk ia ka dalë pasi është rrëzuar në tokë vetëm pak metra larg lokalit dhe ja ndërruar jetë. Trupi është dërguar në morg për ekspertizën mjekoligjore, e cila do të përcaktojë shkaqet e vdekjes. Në redaksinë e Pogradecipress.al ka mbërritur në denoncim nga një banor i Mokrës, i cili tregon se në këtë zonë motorsekat po shfarrosin pyet.
Ai shton se nuk po bëhet asgjë për të ndaluar këtë masakër, që sipas tij dihet nga autoritetet por me qëllim këto të fundit po heshtin. Vetëm pak ditë më parë në një tryezë qytetarë të zhvilluar në Pogradec, u denoncua fakti që drejtoria e pyjores në Bashkinë e Pogradecit, ka edhe një hërë punonjës mbi numrin fiks të organikës, por përsëri duket se këta inspektorë nuk po ndalojnë masakrën mjedisore në zonën e Mokrës. Shoqëruar me denoncimin banori i zonës ka paraqitur edhe fotografi të shkrepura që tregojnë masivët e lëndës drusore të prerë. Ka hije dyshimi që kjo çështje mund të jetë e lidhur me kompani të personave me funksione publike apo miq të tyre. Nuk dihet pse dhe Komisariati i Pogradecit, ende nuk ka nisur një hetim në lidhje me këto raste, apo ende nuk ka ndaluar ndonjë person, pasi kamionat me lëndë drusore janë pothuaj të përditshëm që zbresin në zonat e Pogradecit e vende të tjera. Personalisht median e cilësoj si një bashkëpuntore mjaft të mirë për të zgjidhur problematikat e ndryshme që kanë familjet në Pogradec, e që për hir të së vërtetës në bashkinë tonë ka me qindra familje në nevojë.
Edhe pse ne jemi munduar që herë pas here të jemi pranë tyre me paketa ushqimore, sigurisht që ato nuk janë zgjidhja përfundimtare. Sot isha pranë familjes Zabzuni, e cila dy ditë më parë nëpërmjet Report Tv, lëshoi një apel për ndihmë. Më vjen mirë që ndryshe nga shumë familje të tjera, vajza e madhe ishte e gatshme për të punuar në mënyrë që të shtojë të ardhurat për familjen. Ndërkohë ne si bashki për ti lehtësuar sado pak do të ndërmjetësojmë një vend pune në sektorin privat për vajzën, pagesën e bonusit të qerasë si dhe paketa ushqimore periodike. Përfitoj nga rasti të them se ne po mundohemi fort që të krijojmë në fond banesash sociale për familjet e pastreha dhe në momentin e parë që do të kemi programin, kjo familje do të trajtohet me prioritet. Këta fëmijë kanë pasur një gjyshe heroinë e cila nuk jeton më dhe që vazhdimisht sipas mundësisë i kemi ndihmuar më herët, kanë një nënë heroinë që ka dhuruar veshkën për vajzën e vogël dhe tashmë do të kenë prëkrahjen tonë dhe të komunitetit për tu ndihmuar edhe më tej. Policia kap "peshkun e madh" në Pogradec/ Procedon një 27-vjeçar për punime ndërtimi pa leje1/5/2024
-U referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Rr., 27 vjeç, banues në Pogradec, pasi në fshatin Buçimas, Pogradec, u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. Pogradec/ Gjendet i vetëvarur në kasollen e bagëtive një 40-vjeçar në fshatin Çezmë e Madhe, familjarët: "Vuante nga probleme të shëndetit mendor !"
Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Çezmë e Madhe, Pogradec, është gjetur i pajetë, nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, në kasollen e bagëtive, afër banesës së tij, shtetasi Xh. P., 40 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune. Sipas deklarimit të familjarëve, 40-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.
-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor, ju informojmë se u arrestua në flagrancë shtetasi D. H., 46 vjeç, banues në Pogradec.
Ky shtetas, në aksin rrugor "Qafë Thanë-Pogradec", pranë fshatit Memëlisht, duke drejtuar automjetin tip "Benz" është përplasur me automjetin tip "Citroen", me drejtues shtetasin Y. M., 58 vjeç, banues në Korçë. Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri i automjetit tip "Citroen", shtetasi F. Z., 80 vjeç, banues në Çetë, Devoll, si dhe janë dëmtuar drejtuesi i këtij automjeti, shtetasi Y. M., dhe shtetasi A. Z., 55 vjeç, banues në Korçë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Burimi: Shqiptarja.com/ Armand Braho Xhystina Zabzuni është vetëm 19-vjeç, por jeta e ka përballur me shumë vështirësi. Si vajza e madhe e familjes, ajo kujdeset për motrën e sëmurë dhe vëllanë. Nëna e saj, Manjola 38-vjece është shurdhmemece, ndërsa i ati është ndarë nga jeta. Familja me 4 anëtarë jeton në një shtëpi me qira në lagjen “Gani Homçani” të Pogradecit. “Jetojmë me qira. Jam me mamin, motren dhe vellane. Babi ka ndërruar jete. Mami nuk mund të komunikoje. Jam une femija i madh dhe pergjigjem per cdo nevoje te familes. Deri tani zonja e shtëpisë është treguar e mirë se na e ka lënë me cmim te lirë, por do vijë një ditë se do na nxjerr. Na ka thënë që të kërkojmë për shtëpi tjeter, sepse dhe ajo do ta rinovojë. Unë po të kërkoj shtëpi tjeter, skam mundësi ta paguaj”. Xhystina bashkë me motren dhe vëllanë ndjekim shkollën, ndërsa nëna e tyre është e papunë. Si të mos mjaftonte varfëria, përballen dhe me sëmundje. Gjashtë vite më parë, vajza e dytë e familjes, Nertila ka kryer transplantin e veshkës dhe sot ka nevojë për ilaçe. Xhustina na tregon se meraku më i madh është motra, për të cilën nuk siguron dot ilacet. “Motra ka bërë një transplant dhe ka nevojë për trajtim mjekesor. Motra ka 6 vite që është bërë operacion. Vazhdon akoma të kurohet. Para një jave motra ka qenë e shtruar në spital. Tani trajtohet me ilace tensioni dhe ilace për veshkat. Ilacet skam mundur t’ia marr se ato kushtojnë”. Të ardhurat e vetme të familjes Zabzuni në Pogradec janë pensioni i invaliditetit që merr Nertila 17-vjeçe dhe ndihma ekonomike, gjithsej 17 mijë lekë në muaj. Shumë kjo e pamjaftueshme për të siguruar jetesën, pasi 7 mijë lek çdo muaj shkojnë për qiranë. “Sot kemi të ardhura 17 mijë lek në muaj, por 7 mijë (të reja) shkojnë për qiranë e shtëpisë. Të tjerat ujë drita dhe ushqim. Ilacet e motres s'kam arritur ti blej. Jo bashkia nuk na jep bonus qiraje. Me veshje na ndihmojnë organizatat. Unë kujdesem për motren dhe vëllanë, ju jap ndihme dhe këshilla. Kërkoj të jene të pavarur dhe tia dalin në jete. Të ardhurat janë kempi i motres dhe ndihma ekonomike. Ato janë për qira, uje drita, etc. Ka raste që marr veresi për dyqane, por dhe ato nuk japin kanë një kufi. Kam punuar gjatë veres, por s'kam mundur ta stabilizoj, e kam të vështirë ndaj kam kërkuar ndihmë”thotë ajo. Shtëpia me qira është strehe e perkohshme per familjen Zabzuni, ndaj përmes apelit në Report TV, Xhystina kërkon ndihmë nga Bashkia e Pogradecit dhe Ministria e Shëndetësisë e Mirëqenies Sociale. Po kaq një apel e ka dhe për shoqatat e bamirësisë. “Kërkoj ndihmë nga njerezit që të kemi shtëpi tonën dhe të mos rri më me qira se skam mundësi ta paguaj dhe të kem ndihmë mjekesore dhe ilace për motren”. KRONIKA-VIDEOSpektakli rinor "Rin Show", këtë vit jo vetëm konkurim midis shkollave të qytetit, por dhe shkollave nga Pogradeci dhe Kolonja !
"Pogradeci dhe Kolonja i bashkohen këtë vit spektaklit më të madh të talenteve që zhvillohet në Korçë, Rin Show 2024. Urime të gjithë nxënësve pjesëmarrës, për performancat e shkëlqyera dhe talentin e jashtëzakonshëm. Gara e yjeve vijon!" - shprehet nëpërmjet një postimi kryebashkiaku Filo.
Pamje nga aksidenti i ndodhur në mëngjes në aksin Pogradec-Qafë Thanë/ 'Benz'-i në korsinë e gabuar u përplas kokë më kokë me 'Citroen-in', duke shkaktuar vdekjen e një 80-vjeçari dhe plagosjen e një 58-vjeçari.
Një aksident me vdekje është regjistruar në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", pranë fshatit Memëlisht.
Mësohet se një mjet tip Benz është përplasur me automjetin tip "Citroen" dhe për pasojë ka humbur jetën një 80-vjeçar. Ai ishte pasagjer në mjetin tip ‘Citroen’ dhe nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra nga përplasja. “Më datë 29.04.2024, rreth orës 04:50, në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", pranë fshatit Memëlisht, automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin D. Y., 46 vjeç, është përplasur me automjetin tip "Citroen" me drejtues shtetasin Y. M., 58 vjeç. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip "Citroen" 58-vjeçari Y. M., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe shtetasi F. Z., 80 vjeç, banues në fshatin Çetë, Devoll, pasagjer në këtë automjet, i cili për pasojë ndërroi jetë”, njofton policia. Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet se ka qenë kalimi në korsinë tjetër të rrugës, duke mos mbajtur krahun e duhur të lëvizjes, nga ana e drejtuesit të automjetit tip "Benz". Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Nga: Armand Braho
Ditën e djeshme pata kënaqësinë të isha pjesë e një tryeze qytetare, ku u diskutuan problemet e Pogradecit. Në këtë tryezë të thirrur nga këshilltari i pavarur Arber Male, u fol më tepër për zhvillimet dhe problematikat që ka kaluar qyteti ynë gjatë kësaj kohe. Personalisht diskutova për censurimin e mediave rajonale dhe zgjidhjene e ofruar mbi ngritjen e mediave alternative, si një nevojë emergjente për transparencë publike. Gjithashtu në fokusin e fjalës sime ishte ngritja e informalitetit sipas të dhënave zyrtare të kohëve të fundit. Ndërkaq roli qytetar në “Dëgjesat Publike” ka qënë pothuaj inekzistent për vendimarrjet e rëndësishme të pushtetit vendor. Shpresoj që gjetjet nga takimi të mund të advokohen në organet e pushtetit lokal dhe më pas të merren masa për zgjidhjen e tyre. Është për t’u vlerësuar fakti që ka një lëvizje dhe depat të hapur qytetar, i cili ka nisur të jetë më prezent në Pogradec, sidomos për çështje me interes të lartë publik. Nga: Arbër Male
Sot bashkë me bashkëqytetarë dhe miq të ftuar organizuam një tryezë diskutimi me në "FOKUS QYTETIN". Me dëshirën e mirë për t'iu gjendur dhe dëgjuar njëri-tjetrin, kuptuam që takime të tilla janë të nevojshme dhe ndërveprimi i rëndësishëm! Falenderoj! Profesor Ervin Gocin një njohës i mirë i hapësirës urbane dhe ndërveprimit të qytetarëve me atë. Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare të cilët kanë vendosur gjithashtu në fokus me partnerët e tyre monitorimin e Bashkisë Pogradec. Profesor Dorian Lekën, i cili theksoi nevojën e fushatave pozitive për ndërgjegjësimin e qytetarëve shoqëruar me kërkesa drejt administratorëve të qytetit. Gazetarit dhe profesorit Armando Braho i cili theksoi njëkohësisht nevojën dhe angazhimin e tij për një media alternative për informimin e bashkëqytetarëve. Studentin Mateo Hyskollari që shprehu nevojën e rritjes së buxhetit për rininë dhe përmirësimin e kuadrit ligjor për moshat e reja. Studentia Elsa Xhindole e cila shprehu nevojën e subvencionimit të transportit të studentëve pogradecarë që udhëtojnë çdo ditë në Korçë për të kryer studimet e larta. Ilir Zgjani, si specialist mjedisi mori pjesë në këtë takim dhe ngriti probleme serioze si: 1- Fryrja e administratës së Drejtorisë së Pyjores! 2- Ulja e nivelit të sigurisë për zonat e konsideruara të mbrojtura! Takime të tjera do pasojnë për të dhënë së bashku kontributin tonë për Pogradecin! Dy persona janë arrestuar në Pogradec pasi kanë larguar dje nga vendi i ngjarjes Spartak Çelën i cili kërcënoi Punonjësit e Task Forcës.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit A. H., 40 vjeç dhe B. H., 38 vjeç, banues në fshatin Buzaishtë. Nga veprimet hetimore të kryera për ngjarjen e ndodhur mesditën e djeshme, në fshatin Buzaishtë, dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë larguar me automjet nga vendi i ngjarjes, autorin e dyshuar, shtetasin S. Ç., 39 vjeç, banues në Pogradec", njofton policia. Lidhur me këtë rast një koment ka bërë edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë një prononcimi për gazetarët. “Armëmbajtja pa lejë mbetet për ne një prej sfidave kryesore dhe në fakt operacioni kombëtar "Sundimi i ligjit" ka pasur gjithmonë objekt kryesor luftën kundër fenomenit të armëmbajtjes pa leje. Nuk duhet të harrojmë që jemi një vend që kemi trashëguar një përhapje shumë të madhe të armëve në vend pas 97-tës. Edhe pse vit pas viti është bërë një punë e mirë kundër këtij fenomeni, po ti referohemi ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur edhe në Korçë vitin e kaluar, armët me të cilat janë kryer ngjarjet kriminale janë armë prodhim shqiptar i tipit kallashnikov të mbetura nga ajo kohë. Mos harrojmë që ka dhe korridore të tjera që sjellin armë të tjera që përdoren kryesisht për ngjarje të ndryshme kriminale. Në këtë aspekt DVP Korçë e di mirë që performanca e tyre do të varet edhe nga suksesi i këtij operacioni ndërkombëtar”, tha Balla. 39 vjeçari Çela ju ka dalë përpara dhe i ka kërcënuar me armë punonjësit e Task Forcës pa e ditur se kush janë. Prej dy vitesh ai rezulton i shpallur në kërkim për plagosjen e shokut të tij në një lokal. Sektori i Policisë Rrugore:
-U arrestuan në flagrancë shtetasit: M. M., 41 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi në fshat, me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur automjetin, ka përplasur një automjet tjetër, duke shkaktuar vetëm dëme materiale; E. L., 33 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, pasi në qytetin e Pogradecit, me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur automjetin, ka përplasur një automjet tjetër, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Personazh/ Enada Çollaku, infermierja që nuk u largua, por prej 7 vitesh iu shërben banorëve të Slatinës në Mokër !
Në qendrën ambulatore të fshatit Slatinë në Mokër, prej 7 vitesh ofron shërbimin infermierja Enada Çollaku. Ajo është pranë banorëve të fshatit sa herë ata kanë nevojë për ndihmë. Vlerësim e mirënjohje për punën e Enadës dhe për gjithë të rinjtë si ajo që zgjedhin të jetojnë në vendin e tyre dhe me punë e përkushtim janë pranë komuniteteve për të kontribuuar në fusha të ndryshme! Në Pogradec, një projekt shkollor ka evoluar në një ndërhyrje inovative në botën e robotikës.
Firdeus Dikellari, një maturant 18-vjeçar nga shkolla 'Gjergj Pekmezi' në qytetin e tij, ka krijuar një robot të quajtur "Ray", duke shfaqur talentin e tij si programues dhe inxhinier. Çfarë nisi si një projekt për shkollën, u kthye në një ndërhyrje që synonte të shkonte përtej mureve të klasës dhe të ofronte një kontribut ndaj shoqërisë. Firdeusi thotë se ai kishte një vizion për robotin që tejkalonte përdorimin e tij si një thjeshtë projekt shkollor. Përmes përdorimit të teknologjisë dhe aftësive të tij të programimit, ai ka arritur të zhvillojë një sistem që mundëson komunikimin e qëndrueshëm me robotin. "Ray" nuk është vetëm një strukturë mekanike, por një entitet i aftë të identifikojë emocionet përmes mimikës së fytyrës dhe të përgjigjet në pyetje të ndryshme, duke filluar nga ato shkencore deri te ato të përditshme. Firdeusi ka punuar me përkushtim për rreth 8 muaj për të zhvilluar këtë projekt dhe synon që të shtojë edhe një shtresë shtesë në programim: gjuhën shqipe. Synimi i tij kryesor është që "Ray" të bëhet një asistent personal i përdorshëm për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë të sofistikuar dhe të personalizuar. Kjo është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë për këtë talent të ri të teknologjisë, i cili është gati të bëjë ndryshime të mëdha në botën e inteligjencës artificiale. -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin:
M. Xh., 61 vjeç, banues në Pogradec, pasi në muajin dhjetor 2022, dyshohet se i ka marrë një shumë parash, një shtetasi, duke e mashtruar se do t'i siguronte një kontratë pune në shtetin gjerman. |
REKLAMALEXUES AKTUALISHT
|