Që në orët e para të mëngjesit ekipi i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike ka qënë në terren për pastrimin e borës në rrugën Shtyllë-Panarit dhe situata tashmë është e normalizuar.
Rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore të juglindjes së vendit, reshje që janë më të dendura në Voskopojë, Dardhë si dhe fshatra të Devollit të Sipërm.
- Advertisement - Trashesia e dëborës ka shkuar në dy deri në 5 cm ndërkohë që në Majën e Bigllit në Dardhe trashësia ka shkuar në 2-3 cm. Burime zyrtare bëjnë me dije se qarkullimi në të dy akset rrugore të fshatrave turistike është i kalueshëm pa probleme, por u kërkohet drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes në ato segmente ku prania e dëborës është më e madhe. Dëborë ka edhe në fshatin Shtyllë të njësise administrative Vithkuq si dhe në majë të Mashkullores. "Plakat e Prillit" rikthejnë dimrin në Korçë/ Dëborë deri në 10 cm në lartësitë mbi 1000 m20/4/2024
Rreshjet kanë qënë prezente gjatë natës në lartësitë mbi 1000 m ndërsa mëngjesin e sotëm janë ndërprerë.
Sipas të dhënave trashësia ka shkuar nga 5 deri në 10 cm por pa krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve. Është pastruar dhe kriposur i gjithë aksi dhe aktualisht mjetet apo turistët që vizitojnë këtë pikë turistike mund të qarkullojnë pa pasur probleme. Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i tërheqjes graduale të qarkullimit anticiklonar afrikan me masa ajrore të ngrohta e të thata dhe depërtimit të masave ajrore të lagështa dhe të ftohta veriore.
Në pjesën më të madhe të ditëve presioni do të jetë I ulët dhe luhatjet e temperaturave do të jenë të theksuara sidomos rëniet në vlerat maksimale. Ditën e Hënë moti do të jetë i kthjellët dhe vranësirat të larta e transparente kalimtare. Ditën e Martë moti fillimisht do të jetë I kthjellët, ndërsa pas orëve të mesditës kemi ndryshim total të situatës meteorologjike ku kemi zhvillim gradual të vranësirave. Vranësirat do të jenë mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash. Reshjet e shiut do të jenë prezente edhe gjatë ditës së Mërkurë, Të enjte dhe të premte në formën e rrebesheve të shpejta e stuhive me shkarkesa elektrike dhe breshër të cilat në intervale të shkurtra kohore në veriperëndim të vendit dhe në zonat urbane kryesisht gjatë ditës së Mërkurë shfaqen problematike. Megjithatë nuk do të mungojnë intervale të herëpasherëshme me diell. Reshjet e Dëborës do të rikthehen në Alpe dhe në relievet malore në veri-verilindje-juglindje të vendit me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në lartësitë mbi 700m. Gjatë ditës së Mërkurë era do të jetë hera-herës intensive me drejtim veriperëndim-jugperëndim 2-9m/s, ndërsa në male, lugina dhe përgjatë vijës bregdetare do të arrijë shpejtësi 12-18m/s, shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 4-5ballë. Theksohet prezencë e mjegullës dhe mjegullinës në orët e para të mëngjesit po ashtu dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe të dëborës. Stuhi shiu në Korçë !
Korça është përfshirë pasditen e sotme nga një stuhi shiu e shoqëruar dhe me erë të fortë, për pasojë shumë fshatra dhe disa zona të qytetit kanë mbetur pa energji elektrike. Çudira alla-korçare/ Kripa në rrugët e ngrira të Korçës, hidhet si plehu kimik në tokat bujqësore27/1/2024
Çudira alla-korçare/ Kripa në rrugët e ngrira të Korçës, hidhet si plehu kimik në tokat bujqësore...
Duke shkrirë akullin në rrugët e Korçës ! Sigurisht...sipas standarteve të BE-së !
Reagon gazetarja korçare Daniela Zisi !
Ku jeton Sotiraq Filo? Një javë pas rënies së borës rrugët e Korçës janë ende të ngrira,edhe pse dielli dhe rritja e temperaturave kanë bërë të vetën. Fotot janë bërë sot në qendër të qytetit dhe mendoni në ç' gjendje janë rrugët në lagjet e tjera. Në urgjencën e Spitalit të Korçës çdo ditë paraqiten 4 apo 5 qytetarë me fraktura dhe trauma nga rrëzimi në akull. Por Sotiraq Filo,i thotë Këshillit Bashkiak,që situatën e përballuam me sukses. Me çfarë e mat Filo suksesin? Me këmbët dhe krahët e thyer në rrugët e ngrira? Me qindra të moshuar që u izoluan dhe nuk dolën dot nga shtëpia as për të blerë bukë? Me punëtorët që çanin akullin me kazëm dhe kursyen kripën si të ishte flori? Me kontratën skandaloze të bashkisë për pastrimin e Korçës,që parashikon pastrim nga bora vetëm 20 ditë çdo dimër dhe vetëm në rrugët dhe lagjet që ka përcaktuar bashkia sipas një harte,por jo në të gjithë qytetin? I vetmi sukses i bashkisë në këto ditë me dimër të ashpër, që vështirësoi jetën e qytetarëve, është histeria e pështirë e agjitacionit që tenton të mbulojë abuzimin dhe papërgjegjshmërinë.
Kryebashkiaku Filo është shprehur në Këshillin Bashkiak, se të gjitha rrugët dhe trotuaret janë të hapura dhe se kjo situatë e krijuar nga bora dhe akulli, është përballuar me sukses !
Çfarë komenti keni ju, a janë të vërteta ato që thotë kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo ? E njëtja situata shqetësuese është në qytetin e Pogradecit, ku në 48 orët e fundit janë paraqitur në urgjencë 13 qytetarë me fraktura të gjymtyrëve si pasojë e rrëshqitjes në rrugët e akullta. Ortopedi Vasfi Topciu tha se më e dëmtuar është mosha e tretë.
Qytetarët të shqetësuar për situatës e borës dhe akullit shprehen se bashkia nuk ka ndërhyrë për të pastruar vendkalimet e këmbësorëve. Pushteti lokal në julglindje me firmat kontraktuese te rrugeve duhet te pastrojnë dy qytetet, të cilat në sezonit dimëror presin me mijëra vizitorë. Dëbora ia ka lënë vendin akullit në Korçë. Rrugët e lagjeve ne qytet dhe trotuaret kane ngrire, ndërsa bashkia nuk është kujdesur për kriposjen dhe pastrimin e tyre.
Bashkë me ngricat janë shtuar edhe rastet e frakturave në spital. Në urgjencën e spitalit të Korçës, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 8 pacientë me fraktura, njëri prej tyre në gjendje të rëndë u transportua në spitalin e Traumës në kryeqytet. Qytetarët të shqetësuar për situatës e borës dhe akullit shprehen se bashkia nuk ka ndërhyrë për të pastruar vendkalimet e këmbësorëve. "4 milion euro për tenderin e pastrimit, por Korça e paralizuar nga ngricat.
Rrugët e brendshme të lagjeve nga qendra në periferi janë nën pushtetin e akullit. Trotuaret po ashtu. Qytetarët kanë kufizuar lëvizjet me mjete, këmbësorët luten mos rrëshkasin,ndërsa bashkia që në pikë të mëngjesit na zbut nervat me foto romantike të borës. Kur gjeni pse mos bëni." - shprehet nëpërmjet një postimi, gazetarja korçare Daniela Zisi. Ish-kampioni i skive, Anton Falo, ka sfiduar temperaturat e ulta të këtyre ditëve në Voskopojë.
60 vjeçari ka zgjedhur të bëjë “dush” në dëborë dhe të lahet në përroin e fshatit, ku ka qëndruar për disa sekonda. Ai ka çarë fillimisht akullin në përrua dhe më pas është zhytur në ujin e ftohtë. - Advertisement - Temperaturat mëngjesin e kësaj të marten në Voskopojë kanë qenë -15 gradë celcius. “Po përgatitem për të notuar shumë shpejt në rezervuarin e Voskopojës” – ka bërë me dije ish kampioni i skive duke treguar se do të kërkojë kalimin nga njëri breg në tjetrin, ku gjatësia shkon 500m. Ndeshja Skënderbeu-Dinamo është anuluar. Sfida e vlefshme për javën e 20-të në Kategorinë Superiore nuk do të zhvillohet për shkak të motit të keq.
Dëbora e dendur prej orësh në qytetin e Korçës ka bërë që të jetë e pamundur mbarëvajtja e kësaj sfide në stadiumin Skënderbeu. Kanë qenë reshjet e nisura mesditën e së shtunës me një intensitet të lartë që kanë çuar trashësinë e borës deri në 15 centimetra duke mbuluar krejt stadiumin. Në kushte të tilla Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që takimi të mos luhet dhe ndeshja të shtyhet, edhe pse dy ekipet si Skënderbeu ashtu edhe Dinamo që kishte mbërritur një ditë para në juglindje ishin bërë gati dhe kishin mbyllur gjithçka sa i përket përgatitjeve. “Na vjen keq që nuk mundëm të luanim dot ndeshjen, pasi ishim përgatitur për diçka të tillë dhe kishim besimin se do të bënim më të mirën tonë për të rikthyer ekipin në rezultatet pozitive. Jam i mendimit që kjo shtyrje nuk na bën mirë as ne, as Dinamos, për shkak se duhet një tjetër program tashmë dhe të fokusohemi te javët e ardhshme deri në momentin kur do të vendoset që të rikuperohet ky takim. Sigurisht që do të punojmë në palestër e më pas do të nisim përgatitjet për ndeshjen e kupës. Është një mëkat që nuk mundëm të luajmë, por jo gjithçka është në dorën tonë pasi janë edhe tekave të motit duhet t’ju bindemi. Më vjen keq edhe për Dinamon që bëri gjithë atë rrugë dhe u detyrua të kthehej pas”, u shpreh trajneri i Skënderbeut për rastin në fjalë. Më tej korçarët kanë ndryshuar program dhe kanë zhvilluar një seancë të plotë stërvitore në ambientet e Pallatit të Sportit “Tamara Nikolla”, për të nisur nga e hëna përgatitjet për ndeshjen e Kupës. Përgatitjet për ndeshjen e Kupës Skëndërbeu i ka zhvendosur në rezidencën e tyre në Durrës. Sa i përket ndeshjes së javës së 20 të Superiores, ende nuk bëhet e ditur data se kur do të luhet kjo përballje, ndërsa pritet njoftimi zyrtar nga ana e klubit mbi axhendën e re të këtij dueli. Korçë/ Temperaturat deri në -12 gradë celcius/ Dëbora arrin deri në 50 cm në Voskopojë dhe Dardhë21/1/2024
Trashësia e dëborës ka arritur në 50 cm në Qafën e Qarrit, Dardhë dhe Voskopojë.
Ndërsa në qytetin e Korçës deri në 25 cm. Sipas informacioneve, Dardha, Voskopoja dhe Qafë Qarri kalohet me goma dimërore, ndërsa drejtuesit duhet të kenë edhe zinxhirë me vete. Rrugë nacionale nuk ka të bllokuara, por kalohen me goma dimërore dhe zinxhirë. Në Dardhë kalohet vetëm me zinxhirë, ndërsa termometri shënon -12 gradë C. Sektori i Policisë Rrugore Korçë, pavarësisht temperaturave atmosferike të ulëta ndodhet në krye të detyrës.
Territori i qarkut Korçë është përfshirë nga reshjet e dëborëstë cilat paralajmërojnë kujdes në disa akse rrugore, për drejtuesit e automjeteve. Deri tani, të gjitha akset nacionale janë të kalueshme, por drejtuesit duhet të bëjnë kujdes gjatë drejtimit të automjetit, të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Firmat kontraktore janë duke punuar me mjetet borëpastruese dhe duke hedhur kripë në rrugë. Shërbimet e Policisë janë në gatishmëri për të ndihmuar çdo përdorues rruge, në rast nevoje. Për çdo problematikë të hasur qytetarët mund të telefonojnë në numrat 112 dhe 129.
Për të qeshur dhe për të qarë... Bashkia Korçë e hedh kripën në rrugët e qytetit si te "Nusreti" !
"Pershendetje Korca Plus doja te di ku Jane emergjencat civile ku eshte bore pastruesja ku Jan taksat tona..." - shprehet një banor, nëpërmjet një mesazhi të dërguar në redaksinë e televizionit Korça Plus. Qyteti i Pogradecit është përfshirë nga bora mëngjesin e së shtunës, ashtu si edhe gjithë zona e juglindjes.
Era e fortë ka thyer një pemë në parkun e qytetit gjatë shëtitores “10 Dëshmorët e Pojskës”. Trashësia mesatare shkon në 5-6 cm, ku ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
20 borëpastruese ndodhen në terren për të pastruar rrugët, ndërkohë që autoritetet bëjnë apel që drejtuesit të jenë të pajisur me goma dimri ose zinxhirë dhe të shmangen lëvizjet e panevojshme. Situatë e rënduar është edhe në qytet. Shefi i Sektorit të Qarkullimt Rrugor, Kreshnik Skëndo, tha se janë raportuar aksidente me dëme materiale, ndërsa kërkoi të bëhet kujdes.
“Faleminderit që ju përgjigjët thirrjes së Policisë Rrugore për t’u bërë me dije drejtuesve të mjeteve në këtë situatë të pazakontë në qarkun e Korçës. Gjithë qarku i Korçës është përfshirë nga rreshje me intensive të lartë dëbore dhe për fatin e mirë deri në këto momente nuk kemi pasur dëme, përveç disa aksidenteve të vogla me dëme materiale. Dua të bëj një thirrje për drejtuesit e mjeteve të përdorin goma dimërore , zinxhirë për të udhëtuar , të ecin ngadalë e me shumë kujdes dhe të evitojnë lëvizjet jo të domosdoshme në këtë mot të keq. Po ashtu të mos përdorin celularin e aq më tepër pijet alkoolike. Nga akset më të rrezikshme janë Qafë Thana, Qafë Plloça dhe Qafa e Qarrit, të tjerat paraqesin një rrezikshmëri pak më të ulët por jo se nuk janë të rrezikshme. Firmat kontraktore janë të gjitha në punë, mjetet vazhdojnë të qarkullojnë dhe nuk ka patur bllokime në asnjë aks rrugor të qarkut të Korçës. Duhet të përmend Dardhën dhe Voskopojën që ka pushues që e frekuentojnë , kalohet vetëm me zinxhirë dhe me goma dimërore. Gjithë sektori i policisë rrugore është 100% në punë dhe do të punojmë me orare të zgjatura deri në kalimin e kësaj situatë të motit të keq”, tha Skëndo. |
REKLAMALEXUES AKTUALISHT
|