Shefi i Sektorit të Qarkullimt Rrugor, Kreshnik Skëndo, tha se janë raportuar aksidente me dëme materiale, ndërsa kërkoi të bëhet kujdes.
“Faleminderit që ju përgjigjët thirrjes së Policisë Rrugore për t’u bërë me dije drejtuesve të mjeteve në këtë situatë të pazakontë në qarkun e Korçës. Gjithë qarku i Korçës është përfshirë nga rreshje me intensive të lartë dëbore dhe për fatin e mirë deri në këto momente nuk kemi pasur dëme, përveç disa aksidenteve të vogla me dëme materiale. Dua të bëj një thirrje për drejtuesit e mjeteve të përdorin goma dimërore , zinxhirë për të udhëtuar , të ecin ngadalë e me shumë kujdes dhe të evitojnë lëvizjet jo të domosdoshme në këtë mot të keq. Po ashtu të mos përdorin celularin e aq më tepër pijet alkoolike. Nga akset më të rrezikshme janë Qafë Thana, Qafë Plloça dhe Qafa e Qarrit, të tjerat paraqesin një rrezikshmëri pak më të ulët por jo se nuk janë të rrezikshme. Firmat kontraktore janë të gjitha në punë, mjetet vazhdojnë të qarkullojnë dhe nuk ka patur bllokime në asnjë aks rrugor të qarkut të Korçës. Duhet të përmend Dardhën dhe Voskopojën që ka pushues që e frekuentojnë , kalohet vetëm me zinxhirë dhe me goma dimërore. Gjithë sektori i policisë rrugore është 100% në punë dhe do të punojmë me orare të zgjatura deri në kalimin e kësaj situatë të motit të keq”, tha Skëndo.
Dimri i vërtetë/ Korça "zbardhet" nga dëbora (PAMJE FOTO + VIDEO)
Anulohet ndeshja Skënderbeu - Dinamo e planifikuar për t'u luajtur ditën e sotme në orën 17:00 në stadiumin "Skënderbeu" !
Shkak i anulimit janë reshjet e dendura të dëborës! Shtohet numri i të prekurve nga virozat në Korçë. Çdo ditë pranë Sherbimit të urgjencës në spiralin e Korçës drejtohen rreth 50 persona që kërkojnë ndihmë mjekësore një shifer më e lartë krahasuar me mesataren ditore të periudhave normale.
Sipas mjekëve rastet nuk paraqesin komplikacione të rënda dhe pjesa më e madhe pas marrjes së shërbimit ditor trajtohen në shtëpi por për disa nga pacientët me sëmundje bashkëshoqëruese ka pasur nevojë për shtrim spitalor. Krahas të rriturve edhe tek pediatria vihen re raste të shtuara të fëmijëve të prekur nga virozat ndërkohë që mjekët apelojnë që të shmangen sa më shumë vendet me shumë njerëz dhe ambientet e mbyllura. Moti i keq/ I ftohti "mbërthen" Korçën gjatë kësaj jave, temperatura deri në -9 gradë celcius9/1/2024
Dëbora e madhe në zonën e Mashkullorës një ditë më parë ka bllokuar dy mjete xhipa të cilët kanë tentuar të kalonin në zonë për të shkuar në Korçë.
Njëri nga xhipat kishte rrëshqitur dhe kishte rënë në një kanal duke u bllokuar. Brenda mjetit ndodheshin 5 anëtarë të një familjeje, të cilët arritën të dalin nga mjeti pa u lënduar. Ndërsa xhipi i dytë që udhëtonin 13 persona të tjerë ka arritur që me vështirësi të kthehet nga rruga dhe bashkë me familjen prej 5 personash u kthyen sërish në fshat, Panarit. Ndërkohë që edhe borëpasatruesja e cila shkoi për të hapur rrugën dhe lëvizur mjetet një ditë më parë u bllokua në zonë nga bora dhe stuhia e erës. Vetëm ditën e sotme me 2 borëpastruese të tjera është bërë e mundur hapja e vendit dhe zhbllokimi i mejtit xhip dhe borëpastruese të bllokuara dje. Juglindja e vendit është përfshirë nga reshjet e dëborës në lartësinë 700 metra mbi nivelin e detit, duke sjellë vështirësi në disa fshatra malorë të Korçës e Kolonjës.
Janë afro 500 familje pa energji elektrike, në Lekas, Nice, Sterkanj, Media, Zharkanj. Elektricistet e OSHEE-së janë në terren për riparimin e defekteve në rrjet. Rrugët nacionale që lidhin rajonin e Korçës janë të gjitha të kalueshme! Përdorimi i zinxhirëve kërkohet vetëm në segmentet Lozhan-Moglicë, Mashkullorë-Panarit. Në një nga zonat e thella të qarkut tonë, ku lartësia shkon deri në 1750m mbi nivelin e detit, në aksin Shtyllë-Panarit të njësisë administrative Vithkuq, prej mëngjesit vijojnë reshjet e dëborës.
Strukturat e Emergjencave Civile në bashkinë Korçë kanë marrë masat dhe punojnë në vazhdimësi për pastrimin dhe kriposjen e segmentit rrugor, i cili ofron edhe një pamje të mrekullueshme. Sektori i Policisë Rrugore Korçë, pavarësisht temperaturave atmosferike të ulëta ndodhet në krye të detyrës.
Territori i qarkut Korçë është përfshirë nga reshjet e dëborës të cilat paralajmërojnë kujdes në disa akse rrugore, për drejtuesit e automjeteve. Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe për t’u ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës, për shkak të kushteve atmosferike, në akset rrugore të qarkut Korçë është shtuar prezenca e punonjësve të Policisë Rrugore. Deri tani, të gjitha akset nacionale janë të kalueshme pa probleme përveç aksit rrugor që të çon në Dardhë dhe aksit rrugor "Ersekë-Leskovik", ku është e detyrueshme vendosja e zinxhirëve. Firmat kontraktore janë duke punuar me mjetet borëpastruese dhe duke hedhur kripë në rrugë. Shërbimet e Policisë janë në gatishmëri për të ndihmuar çdo përdorues rruge, në rast nevoje. Për çdo problematikë të hasur qytetarët mund të telefonojnë në numrat 112 dhe 129. Raportohet se në Dardhë trashësia e dëborës ka shkuar deri në 40 cm, në Qafën e Qarrit 35 cm, në Voskopojë 30 cm, Gjonomadh dhe Lubonjë 50 cm në Devollin e sipërm, 10 cm dhe në majën e Mashkullorës dëborë arrin rreth 1 metër.
Vijon puna për pastrimin e rrugëve dhe kriposje borëpastrueset janë shpërndarë në terren, 4 borëpastruese ndodhen në Qafën e Qarrit, 3 në Dardhë dhe 2 në Voskopojë. Në orët e para të mëngjesit të sotëm dy mjete kishin mbetur të bllokuar në zonën e quajtur kthesat e Barmashit për shkak të motit.
Forcat zjarrfikse të Kolonjës u erdhën në ndihmë. Sipas informacioneve qytetarët nuk patën probleme. Aktualisht në zonën e Kolonjës ka 4 borëpastruese, aksi nacional është i kalueshëm por këshillohen gomat dimërore. Priten ulje temperaturash dhe reshje bore me intestitet mesatar, po punohet për pastrimin e dëborës dhe kriposjen e vazhdueshme gjatë natës.
Në kushtet e borës, drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit në këto zona dhe të pajisen me goma dimërore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore!
Rrëshqet dheu në aksin rrugor Korçë - Ersekë !
Ekipet dhe mjetet e kompanisë që po zbaton punimet, së bashku me skuadrën rajonale të ARRSH dhe Policinë e Qarkullimit Rrugor, janë duke punuar për normalizimin e situatës, ku po ashtu edhe borëpastrueset e subjektit që bëjnë mirëmbajtjen dimërore të aksit, po vijojnë punën për shpërndarjen e kripës dhe pastrimin e dëborës. Rikthimi i reshjeve të dëborës ka sjellë edhe problemet e para të furnizimit me energji elektrike në Korçë.
Reshjet e dëborës në zonat e thella malore kanë sjellë ndërprerje të energjisë elektrike në 150 familje të fshatrave Cerje, Brozdovec, Mazrekë, si dhe në fshatrat që furnizohen me energji elektrike nga fidri i fshatit Rehovë. Probleme të herëpashershme të furnizimit me energji elektrike ka patur dhe në fshatin turistik të Vithkuqit. Grupet e punës të OSSHE janë në terren për të rikthyer energjine elektrike.
Pamje nga puna në akset rrugore Korçë-Dardhë dhe Korçë-Voskopojë, ku po punohet për pastrimin e dëborës dhe kriposjen.
Reshjet e borës kanë qenë prezente sot në zonat malore të Korçës.
Ekipi i Shërbimeve Publike ka ndërhyrë për pastrimin e borës në rrugën e Vithkuqit dhe në pikën turistike të Moravës. Të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe nuk paraqitet asnjë problematikë. Mjetet borëpastruese janë stacionuar pranë njësive dhe janë në gatishmëri, pasi reshjet e borës pritet të jenë prezente edhe në orët në vijim. Dëbora "zbardh" Korçën/ Nuk raportohet për probleme në qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset7/12/2023
Dëbora ka përfshirë aksin rrugor Korçë – Pogradec, fshatrat turistikë të Voskopojës dhe Dardhës si dhe fshatrat e thellë malorë.
Aktualisht, nuk raportohet për probleme në qarkullimin e mjeteve. Reshjet e dendura të dëborës që kanë përfshirë Korçën ditën e sotme kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Burime bëjnë me dije se stuhia e dëborës ka bërë që prej disa minutash në këtë aks të bllokohen mjetet e vogla dhe mjetet e tonazhit të rëndë. Aktualisht kanë zbritur në terren 2 borëpastruese që do të bëjnë të mundur pastrimin e kësaj rruge ndërsa policia ka bllokuar automjetet deri në rihapjen e plotë të këtij aksi. Mos pajisja me zinxhirë apo goma dimërore ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve gjatë pasdites së sotme. Aktualisht po punohet për hapjen e këtij aksi për rinisjen e qarkullimit Qafë Plloçë-Korçë. Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, trashësia në disa zona arrin deri në 15 cm ! - Korca Plus21/3/2021 Gjatë natës reshjet kanë qenë të shumta, ndërsa vazhdojnë ende me alternime. Trashësia e borës varion nga 5 cm deri në 15 cm. Kontraktorët janë në akset rrugore duke punuar për mirëmbajtjen e dimërore me borëpastruese dhe grupe pune.
Në rrugën e Dardhës nga 8 km-14 km, rekomandohet kalimi i mjeteve me zinxhirë ose më goma dimërore. Vështirësi në qarkullim paraqet edhe segmenti rrugor i Bigellës në rrugën e Doganës Goricë. Nuk ka probleme në rrugët e tjera nacionale dhe rurale të qarkut. Kërkohet kujdes nga drejtuesit e mjeteve në kushtet e lagështirës së madhe në rrugë. Rikthehet dëbora në qarkun e Korçës, Dardha dhe Devolli me reshjet më intensive ! - Korca Plus20/3/2021 Korça zbardhet sërish nga dëbora. Në qytet gjatë ditës së sotme ka pasur reshje shiu dhe dëbore ndërsa në fshatin turistik të Dardhës reshjet janë ende prezente duke shënuar një trashësi prej 10 cm nga kilometri 7 deri në km 14.
Zonat më të përfshira nga dëbora sipas zyrtarëve të autoritetit lokal të rrugëve nacionale janë Dardha dhe Devolli ndërsa më pak të përfshira zona e qafës së Qarrit dhe Voskopoja. Aktualisht të gjitha rrugët janë të kalueshme por sipas tyre reshjet do të jenë prezente në juglindje edhe gjatë 3 ditëve ne vijim dhe sakaq sektori i qarkullimit rrugor u bën thirrje drejtuesve të mjeteve për kujdes maksimal. |
REKLAMALEXUES AKTUALISHT
|