-U arrestua në flagrancë shtetasi R. K., 32 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi në kundërshtim me urdhrin e gjykatës, dyshohet se ka dhunuar nënën e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Korçë/ I vodhi me forcë varësen 68-vjeçares në lagjen nr.12, policia arreston një 39-vjeçar3/5/2024
Korçë/I vodhi me forcë në rrugë, varësen që një shtetase mbante në qafë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në mbrëmje, në lagjen nr. 12, Korçë, ku një 68-vjeçareje, i morën me forcë nga qafa, një varëse platini, kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Klodian Meçollari, 39 vjeç, banues në Korçë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. Një i moshuar ka gjetur vdekjen sapo ka dalë nga një lokal në qendër të qytetit.
Sipas policisë, 80-vjeçari ka qenë duke pirë kafe në një lokal ndërsa nuk është ndjerë mirë dhe është çuar drejt banesës së tij. Por për fat të keq nuk ia ka dalë pasi është rrëzuar në tokë vetëm pak metra larg lokalit dhe ja ndërruar jetë. Trupi është dërguar në morg për ekspertizën mjekoligjore, e cila do të përcaktojë shkaqet e vdekjes. -U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 38 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 6, Korçë, ka tentuar të hyjë në banesën e ish-bashkëshortes së tij 34-vjeçare.
Në momentin që kjo shtetase ka njoftuar shërbimet e Policisë, shtetasi E. P. është larguar me vrap dhe i ka rënë nga dora, një mjet prerës (thikë). Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika, ndërsa 34-vjeçarja u pajis me urdhër mbrojteje.
Shitësit në "Panairi i Pranverës", i cili po zhvillohet tek sheshi përpara katedrales, të pa kënaqur me blerjet dhe me Bashkinë Korçë.
"Fitim nuk del, e bëjmë më shumë për festën, por bashkia na kërkon 100 mijë lekë, për 4-5 ditë..." - shprehet një shitës. "I shikojnë, por nuk kanë të blejnë, rrogat janë të ulëta, pensionet nuk i ngrenë..." - shton ai. "Ky vit më dobët se vitet e tjera, nuk ka as njerëz shumë..." - shprehet një shitëse. Zgjohet më në fund Bashkia Kolonjë/ Pas publikimit nisin punimet për ndërtimin e digës në fshatin Gjonç.
Media Korça Plus, disa ditë më parë publikoi denoncimin nga avokati korçar Esmerald Xhafa, duke publikuar dhe tenderin i cili kapte vlerën e 23 milon lekëve (të reja) dhe faktikisht nuk ishte kryer asnjë punim. Me sa duket, pas publikimit në media, ka nisur reagimi i menjëherëshem i Bashkisë Kolonjë. "Këto veprime tregojnë që kam patur të drejtë poooooor nuk iu shpëton nga përgjegjësia penale." - shprehet avokati Esmerald Xhafa, duke nënkuptuar që nuk do të tërhiqet nga kallëzimet kundrejt Bashkisë Kolonjë. Çudira nga "Çuçka" në Kolonjë/ 230 milonë lekë për rikonstuksionin e digës së rezervuarit, ndërkohë nuk është bërë asnjë punim/ Duhet të kishte përfunduar brenda 4 muajsh sipas kontratës "Më njoftojnë që Bashkia Kolonjë pas postimeve të mia ka reaguar. Ditën e djeshme edhe pse festë zyrtare: 1)Janë prerë bredhat e mbjellë në rrugën e Rehovës, të cilët ishin tharë. 2)Fadromat kishin shkuar në digë dhe po punonin. Këto veprime tregojnë që kam patur të drejtë poooooor nuk iu shpëton nga përgjegjësia penale. Më kanë dërguar plot informacione të tjera të cilat po i verifikoj, asgjë nuk do më ndalojë deri sa ata të kuptojnë se nuk janë pronarë dhe mund të bëjnë çtë duan me territorin,me pronat,me taksat, me njerëzit por JANË SHËRBËTORË të cilët duhet të kryejnë detyrën sipas ligjit as më shumë as më pak." - shprehet nëpërmjet një postimi avokati Xhafa. Në redaksinë e Pogradecipress.al ka mbërritur në denoncim nga një banor i Mokrës, i cili tregon se në këtë zonë motorsekat po shfarrosin pyet.
Ai shton se nuk po bëhet asgjë për të ndaluar këtë masakër, që sipas tij dihet nga autoritetet por me qëllim këto të fundit po heshtin. Vetëm pak ditë më parë në një tryezë qytetarë të zhvilluar në Pogradec, u denoncua fakti që drejtoria e pyjores në Bashkinë e Pogradecit, ka edhe një hërë punonjës mbi numrin fiks të organikës, por përsëri duket se këta inspektorë nuk po ndalojnë masakrën mjedisore në zonën e Mokrës. Shoqëruar me denoncimin banori i zonës ka paraqitur edhe fotografi të shkrepura që tregojnë masivët e lëndës drusore të prerë. Ka hije dyshimi që kjo çështje mund të jetë e lidhur me kompani të personave me funksione publike apo miq të tyre. Nuk dihet pse dhe Komisariati i Pogradecit, ende nuk ka nisur një hetim në lidhje me këto raste, apo ende nuk ka ndaluar ndonjë person, pasi kamionat me lëndë drusore janë pothuaj të përditshëm që zbresin në zonat e Pogradecit e vende të tjera. Dy shoferë kamionësh nga Tirana janë përfshirë në konflikt me njëri tjetrin në doganën e Kapshticës.
Gjatë një konflikti të çastit shtetasi Artur Arapaj, 51 vjeç, banues në Tiranë, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin Julian Todhe, 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka vënë në pranga 51-vjeçarin Artur Arapaj. Nga të dhënat rezulton se shtetasit janë konfliktuar për radhën e procesit të skanimit, të mjeteve që drejtonin.
Dy shoferë kamionësh nga Tirana janë përfshirë në konflikt me njëri tjetrin në doganën e Kapshticës.
Sot rreth orës 15:15, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë një konflikti të çastit shtetasi Artur Arapaj, 51 vjeç, banues në Tiranë, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin Julian Todhe, 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës. Mësohet se i plagosuri po transportohet drejt spitalit të Korçës, ndërsa autori është shoqëruar në komisariat. Paraprakisht dyshohet se shkak i konfliktit që përfundoi në plagosje me thikë ishte radha për të kryer procedurën e skanerit. Nga të dhënat paraprake, rezulton se shtetasit janë konfliktuar për radhën e procesit të skanimit, të mjeteve që drejtonin. Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e përdorur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Në kuadër të projektit "Pyllëzimi me teknologji moderne i zonave të degraduara nga zjarret në bashkinë Korçë, i implementuar nga Qendra MEET dhe i bashkëfinancuar nga UNDP Albania & Global Environment Facility/SGP, mbirja e farës brenda kapsulës dëshmon suksesin e kësaj metodologjie.
Pogradec/ Gjendet i vetëvarur në kasollen e bagëtive një 40-vjeçar në fshatin Çezmë e Madhe, familjarët: "Vuante nga probleme të shëndetit mendor !"
Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Çezmë e Madhe, Pogradec, është gjetur i pajetë, nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, në kasollen e bagëtive, afër banesës së tij, shtetasi Xh. P., 40 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune. Sipas deklarimit të familjarëve, 40-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.
-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor, ju informojmë se u arrestua në flagrancë shtetasi D. H., 46 vjeç, banues në Pogradec.
Ky shtetas, në aksin rrugor "Qafë Thanë-Pogradec", pranë fshatit Memëlisht, duke drejtuar automjetin tip "Benz" është përplasur me automjetin tip "Citroen", me drejtues shtetasin Y. M., 58 vjeç, banues në Korçë. Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri i automjetit tip "Citroen", shtetasi F. Z., 80 vjeç, banues në Çetë, Devoll, si dhe janë dëmtuar drejtuesi i këtij automjeti, shtetasi Y. M., dhe shtetasi A. Z., 55 vjeç, banues në Korçë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Burimi: Shqiptarja.com/ Armand Braho Xhystina Zabzuni është vetëm 19-vjeç, por jeta e ka përballur me shumë vështirësi. Si vajza e madhe e familjes, ajo kujdeset për motrën e sëmurë dhe vëllanë. Nëna e saj, Manjola 38-vjece është shurdhmemece, ndërsa i ati është ndarë nga jeta. Familja me 4 anëtarë jeton në një shtëpi me qira në lagjen “Gani Homçani” të Pogradecit. “Jetojmë me qira. Jam me mamin, motren dhe vellane. Babi ka ndërruar jete. Mami nuk mund të komunikoje. Jam une femija i madh dhe pergjigjem per cdo nevoje te familes. Deri tani zonja e shtëpisë është treguar e mirë se na e ka lënë me cmim te lirë, por do vijë një ditë se do na nxjerr. Na ka thënë që të kërkojmë për shtëpi tjeter, sepse dhe ajo do ta rinovojë. Unë po të kërkoj shtëpi tjeter, skam mundësi ta paguaj”. Xhystina bashkë me motren dhe vëllanë ndjekim shkollën, ndërsa nëna e tyre është e papunë. Si të mos mjaftonte varfëria, përballen dhe me sëmundje. Gjashtë vite më parë, vajza e dytë e familjes, Nertila ka kryer transplantin e veshkës dhe sot ka nevojë për ilaçe. Xhustina na tregon se meraku më i madh është motra, për të cilën nuk siguron dot ilacet. “Motra ka bërë një transplant dhe ka nevojë për trajtim mjekesor. Motra ka 6 vite që është bërë operacion. Vazhdon akoma të kurohet. Para një jave motra ka qenë e shtruar në spital. Tani trajtohet me ilace tensioni dhe ilace për veshkat. Ilacet skam mundur t’ia marr se ato kushtojnë”. Të ardhurat e vetme të familjes Zabzuni në Pogradec janë pensioni i invaliditetit që merr Nertila 17-vjeçe dhe ndihma ekonomike, gjithsej 17 mijë lekë në muaj. Shumë kjo e pamjaftueshme për të siguruar jetesën, pasi 7 mijë lek çdo muaj shkojnë për qiranë. “Sot kemi të ardhura 17 mijë lek në muaj, por 7 mijë (të reja) shkojnë për qiranë e shtëpisë. Të tjerat ujë drita dhe ushqim. Ilacet e motres s'kam arritur ti blej. Jo bashkia nuk na jep bonus qiraje. Me veshje na ndihmojnë organizatat. Unë kujdesem për motren dhe vëllanë, ju jap ndihme dhe këshilla. Kërkoj të jene të pavarur dhe tia dalin në jete. Të ardhurat janë kempi i motres dhe ndihma ekonomike. Ato janë për qira, uje drita, etc. Ka raste që marr veresi për dyqane, por dhe ato nuk japin kanë një kufi. Kam punuar gjatë veres, por s'kam mundur ta stabilizoj, e kam të vështirë ndaj kam kërkuar ndihmë”thotë ajo. Shtëpia me qira është strehe e perkohshme per familjen Zabzuni, ndaj përmes apelit në Report TV, Xhystina kërkon ndihmë nga Bashkia e Pogradecit dhe Ministria e Shëndetësisë e Mirëqenies Sociale. Po kaq një apel e ka dhe për shoqatat e bamirësisë. “Kërkoj ndihmë nga njerezit që të kemi shtëpi tonën dhe të mos rri më me qira se skam mundësi ta paguaj dhe të kem ndihmë mjekesore dhe ilace për motren”. KRONIKA-VIDEO-U arrestua në flagrancë shtetasi G. X., 48 vjeç, banues në Korçë, pasi në bulevard "Gjergj Kastrioti", Korçë, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar këmbësorin L. Q., 70 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Taksa për profesionet e lira, mbyllen 11 mijë biznese në Shqipëri, nga 30 mijë që janë në total/ Juristët dhe ekonomistët: "Taksë e nxituar, penalizuese dhe antikushtetuese !"
Nga: Renato Civili 11 mijë biznese janë mbyllur vetëm brenda muajit Prill që ka filluar taksa për profesionistët e lirë. 11 mijë, nga rreth 30 mijë që janë në total në Shqipëri. ‘I kemi sytë nga qielli’ më tha një ekonomiste, sepse nuk dimë si të veprojmë nga kjo çoroditje. Një taksë e nxituar, penalizuese dhe antikushtetuese po thonë juristë dhe ekonomistë: 1. E Nxituar - Sepse njerëzit nuk janë informuar për taksën, që ta përfshinin atë brenda tarifave të tyre, dhe të llogarisnin shpenzimet e investimet e tyre të biznesit. 2. Penalizuese - Sepse nuk vlerëson shpenzimet e tyre (30%) këtë vit, por e shtyn këtë vitin që vjen. Por që vitin që vjen shumë mund të jenë mbyllur, për shkak të këtij penalizimi. Ndërkohë që kazinotë e kanë taksën 0% dhe hotelet me 5 yje deri 8%, mendja tatohet 15% deri 23%, sepse mendja për ta shikohet si luks më i madh. 3. Antikushtetuese - Sepse ligji nuk duhet të ketë fuqi prapavepruese. Nuk mund të hyj në fuqi nē 2024 dhe të taksojë në bazë të xhiros së 2022-2023. Kjo taksë do të sjellë më shumë humbje, sesa të ardhura për shtetin. Humbje dhe për iniciativën dhe sipërmarrjen e lirë, të njerëzve të lirë që përpiqen të krijojnë një punë të denjë për veten. Uroj të kemi së shpejti një pezullim të kësaj takse nga Gjykata Kushtetuese. Dhe një reflektim nga qeveria, për të krijuar politika më inkurajuese dhe mbështetëse për njerëzit. Nëse ju duhen profesionistë për këtë, kemi shumë rreth nesh. Ps: Shpërndaje nëse je dakort dhe ti!
Çudira nga "Çuçka" në Kolonjë/ 230 milonë lekë për rikonstuksionin e digës së rezervuarit, ndërkohë nuk është bërë asnjë punim që prej shtatorit 2023.
Avokati korçar Esmerald Xhafa, nëpërmjet një postimi shprehet: "Për të kryer punimet këtu Bashkia Kolonjë i ka dhënë firmës që Administratori i Njësisë Administrative Qendër Kolonjë ia "DHUROI" dy muaj para se të fitonte tenderin e organizuar nga Bashkia shokut të tij. Vlera e tenderit ka qenë në shumën e 230 milionë lekëve pa TVSH gati 276 milion lekë me TVSH. Projekti ishte super, por puna nuk është bërë. Shihemi me punime të tjera." - shprehet ai nëpërmjet një postimi. Vodhi makinën direkt sapo doli nga burgu i Drenovës/ Gjykata rikthen sërisht në burg Ardian Isufin "I dënuar më parë për vjedhje automjetesh".
Sot ka qënë seanca gjyqësore e tij, ku gjykata ka vendosur masën "Arrest me burg" për pogradecarin Ardian Isufi.
Pamje nga aksidenti i ndodhur në mëngjes në aksin Pogradec-Qafë Thanë/ 'Benz'-i në korsinë e gabuar u përplas kokë më kokë me 'Citroen-in', duke shkaktuar vdekjen e një 80-vjeçari dhe plagosjen e një 58-vjeçari.
Një aksident me vdekje është regjistruar në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", pranë fshatit Memëlisht.
Mësohet se një mjet tip Benz është përplasur me automjetin tip "Citroen" dhe për pasojë ka humbur jetën një 80-vjeçar. Ai ishte pasagjer në mjetin tip ‘Citroen’ dhe nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra nga përplasja. “Më datë 29.04.2024, rreth orës 04:50, në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", pranë fshatit Memëlisht, automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin D. Y., 46 vjeç, është përplasur me automjetin tip "Citroen" me drejtues shtetasin Y. M., 58 vjeç. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip "Citroen" 58-vjeçari Y. M., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe shtetasi F. Z., 80 vjeç, banues në fshatin Çetë, Devoll, pasagjer në këtë automjet, i cili për pasojë ndërroi jetë”, njofton policia. Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet se ka qenë kalimi në korsinë tjetër të rrugës, duke mos mbajtur krahun e duhur të lëvizjes, nga ana e drejtuesit të automjetit tip "Benz". Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Nga: Armand Braho
Ditën e djeshme pata kënaqësinë të isha pjesë e një tryeze qytetare, ku u diskutuan problemet e Pogradecit. Në këtë tryezë të thirrur nga këshilltari i pavarur Arber Male, u fol më tepër për zhvillimet dhe problematikat që ka kaluar qyteti ynë gjatë kësaj kohe. Personalisht diskutova për censurimin e mediave rajonale dhe zgjidhjene e ofruar mbi ngritjen e mediave alternative, si një nevojë emergjente për transparencë publike. Gjithashtu në fokusin e fjalës sime ishte ngritja e informalitetit sipas të dhënave zyrtare të kohëve të fundit. Ndërkaq roli qytetar në “Dëgjesat Publike” ka qënë pothuaj inekzistent për vendimarrjet e rëndësishme të pushtetit vendor. Shpresoj që gjetjet nga takimi të mund të advokohen në organet e pushtetit lokal dhe më pas të merren masa për zgjidhjen e tyre. Është për t’u vlerësuar fakti që ka një lëvizje dhe depat të hapur qytetar, i cili ka nisur të jetë më prezent në Pogradec, sidomos për çështje me interes të lartë publik. |
REKLAMALEXUES AKTUALISHT
|