Vendi i katërt mbetet një objektiv, ndaj çdo ndeshje duhet vijuar me të njëjtën përgjegjësi dhe përqendrim.
Në të tilla kushte, kapiteni i Skënderbeut është i përqendruar vetëm te kjo ndeshje, si një takim radhe shumë i rëndësishëm dhe domethënës. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Dean Liço shprehet se ndeshja kundër Partizanit është një takim që ka vështirësi të madhe, pasi luhet ndaj një ekipi shumë të fortë, që po kalon një moment të mirë. Gjithsesi, kapiteni është i bindur se Skënderbeu, ashtu si në fazat e shkuara, mund të bëjë mirë edhe në këtë ndeshje. “Ndeshja kundër Partizanit është padyshim një betejë e vështirë dhe e rëndësishme për të dyja ekipet në këtë pikë të sezonit. Është një takim, që kërkon angazhimin maksimal dhe ne këtë jemi duke bërë. Jam i bindur se kemi mundësinë që të zhvillojmë një ndeshje të madhe. Partizani është duke kaluar një moment të mirë në këtë kampionat, ndaj duhet që edhe ne të tregojmë maksimumin e forcës tonë për të lënë shenjë në këtë ndeshje. Është gjithçka e hapur për objektivat tanë, prandaj duhet të bëjmë më të mirën. Kemi parasysh faktin që kemi mundur të marrim pikë në transfertë edhe dy faza më parë, ndaj asgjë nuk është e pamundur”, theksoi fillimisht kapiteni i Skënderbeut. “FINAL 4” – Në kushtet kur në tri ndeshjet e fundit të sezonit korçarët janë tërësisht në lojë për një vend që të çon në “Final 4” gjithçka është e hapur dhe mund të konsiderohet si e tillë. Liço nga ana e vet kërkon që të vijojë të ndjekë atë objektiv si një synim që është më se i arritshëm. “Jemi në garë të plotë për atë pozicion. Kur mbeten edhe tri ndeshje nga fundi është e pamundur që të mos e kërkojmë ta arrijmë deri në fund. Do të ishte mëkat të mos e mendonim. ‘Final 4’ është një objektiv i arritshëm, por kërkon angazhimin maksimal të të gjithëve duke filluar nga kjo ndeshje e radhës. Kemi vetëm gjysmë pike diferencë për të kapur atë pozicion që tani mbahet nga Dinamo, ekip me të cilin jemi në barazim pikësh. Mundësitë janë të mëdha dhe të gjithë po e besojmë si objektiv real. Askush nuk na vlerësonte kaq shumë në fillim të sezonit dhe ishin skeptikë për forcën tonë. I treguam të kundërtën, ndaj le të bëjmë edhe tani të njëjtën gjë”, mbylli prononcimin e tij për gazetën kapiteni i Skënderbeut. Jani Kaçi: "Skënderbeu ka më shumë “takat” se Dinamo dhe se Tirana për të shkuar në Final 4 !"2/5/2024
Skënderbeu ka më shumë “takat” se Dinamo dhe se Tirana për të kapur vendin e katërt në fund të kampionatit dhe për të shkuar në “Final 4”.
Ky është gjykimi i legjendës së futbollit korçar, Jani Kaçi. Në një prononcim ekskluziv të dhënë për “Panorama Sport”, ish-portieri i Kombëtares, Skënderbeut dhe Partizanit analizon ecurinë e korçarëve dhe shanset e tyre për të qenë pjesë e 4-shes më të mirë të sezonit. Kaçi bën edhe një prognozë, kur kanë mbetur edhe tri javë nga fundi i kampionatit, duke hedhur edhe një ide mjaft interesante për formulën e sezonit të ardhshëm. Kaçi, edhe 3 javë nga fundi i këtij kampionati. Si mendoni, a mund të shkojë Skënderbeu në “Final 4”? Për mendimin tim, janë tri javë shumë të rëndësishme, ku do të luhet gjithçka sa i takon objektivave të Skënderbeut, nëse do të përfaqësohet në 4 ekipet më të mira të sezonit, apo jo. Duke parë kalendarin, them se do të jenë përcaktuese transfertat në kryeqytet dhe në Shkodër. Por, duke ditur që Skënderbeu këtë sezon ka marrë më shumë pikë në transfertë se në shtëpi, duhet të besojë deri në fund për të qenë pjesë e këtij grupi skuadrash. Janë tri ekipe në garë për një vend, cili është më pranë “Final 4”? Po, diferenca mes tri ekipeve është vetëm një pikë. Luajnë Dinamo, Tirana dhe Skënderbeu dhe të tria do të tentojnë deri në fund të jenë pjesë e kësaj katërsheje. Nëse shohim ecurinë dhe gjendjen momentale të këtyre ekipeve, e them me bindje se Skënderbeu ka më shumë “takat” sesa Tirana dhe Dinamo për të shkuar në “Final 4”. Me përqendrim dhe kujdes në ndeshjet e mbetura, korçarët mund t’ia dalin. Ndeshja kundër Partizanit në kampionat, sa përcaktuese do të jetë për këtë rrugëtim? Të tria ndeshjet e mbetura janë përcaktuese. Partizani vjen me moralin e lartë pas fitores në derbi dhe është një ekip shumë cilësor. Jam i dyzuar për sa i përket zgjedhjes, kur bëhet fjalë për këto dy ekipe, sepse zemra ime është e ndarë mes të dyve. Por do të doja që këtë takim ta fitonte Skënderbeu dhe titullin ta fitonte Partizani, pasi e meriton për atë që ka dhënë këtë sezon. Qendra Sportive më e madhe në Shqipëri mirëpriti edhe këtë vit kampionatin amator të volejbollit, "Korca Loves Volley", në edicionin e tij të 5-të.
Një aktivitet i krijuar nga disa të rinj të apasionuar pas sportit të volejbollit me mbi 150 pjesëmarrës të profesioneve të ndryshme, të cilët i bën bashkë dashuria për sportin. Për herë të parë këtë vit pjesë e kampionatit janë bërë edhe sportdashës nga vende të ndryshme të botës të cilët punojnë e jetojnë në Korçë. Palestra Sportive tek Qyteza e Fëmijëve me ambiente moderne ju jep mundësinë të gjithë të rinjve të marrin pjesë në aktivitete dhe të organizojnë kampionatet sportive aq shumë të dashura për ta. Gara për “Final 4”/ Ja kalendari i Skënderbeut dhe 3 ndeshje të mbetura nga fundi i kampionatit30/4/2024
Kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në mbyllje të kampionatit të rregullt me 36 javë.
Skënderbeu është plotësisht në garë për të shkuar në “Final 4”, pasi aktualisht mban vendin e 5-të, por me pikë të barabarta me Dinamon e vendit të 4-t. Kryeqytetasit janë më lart në renditje për shkak të rezultateve në ndeshjet direkt. Megjithatë, situata mund të ndryshojë me 3 ndeshjet që kanë mbetur. Korçarët luajnë fillimisht me Partizanin në kryeqytet, më pas presin Laçin dhe në fund luajnë me Vllazninë në Shkodër. Një kalendar i vështirë në fakt, por gjithçka mund të ndodhë dhe korçarët do të luajnë shanset e tyre për të qenë mes 4 më të mirëve të kampionatit. Për rrezikun e rënies nga kategoria tashmë nuk mund të flitet më, pasi diferenca me vendin e 8-të është e konsiderueshme. “Nuk e di për katërshen por sot për mua ishte një ndeshje shumë shumë e vështirë, ishte një atmosferë shumë e vështirë edhe psikologjikisht.
E vështirë për të përgatiur këtë ndeshje. Jemi në një vend të mirë dhe do të shikojmë këto 3 javë se si do të dalim. Rashica mund të ruhet nga dy krahët dhe si sulmues qendre, nuk ishte më i miri sot por bëri në ndeshje të mirë, është shumë i talentuar dhe është me shumë cilësi. Nuk kishte një vend natyral për Muharremin por tani me skemën e re e ka një vend, por ky është futbolli dhe nuk mund të gjejmë hapësira për të gjithë. Ndoshta dhe Muharremi meriton edhe më shumë por kjo është situata. Edhe Lika dhe Rashica gjuajnë mirë goditjet standarde por nuk ishim me fat për ti kthyer në gola. Erzeni është një skuadër e mirë dhe kam respekt, por ne ishim pak të stresuar se ishim me një mendim se si do të fitonim. Kjo ishte një arsye pse nuk ishim në një nivel si 30 minutat e para, më të rëndësishme këto 3 javë janë pikët.
KAMPIONAAAAA JEMI NE !/ Skënderbeu shpallet kampion në volejboll femra Sezoni 2023-2024 !
Skënderbeu në volejboll për femra është shpallur kampion i Shqipërisë për këtë vit në Superligë. Vajzat korçare fituan ndeshjen e tretë 3-1 me sete kundër Tiranës në Pallatin e Sportit "Tamara Nikolla" dhe sigurojnë kështu titullin e shtatë në histori. Në finalet play-off korçaret dominuan vajzat bardheblu duke i mundur në tre ndeshje, teksa afro 3 mijë tifozë të pranishëm në "Tamara Nikolla" kanë festuar një sukses të merituar. Në ndeshjen e tretë të serisë së finaleve, Skënderbeu i Orlando Kojës e nisi jo mirë setin e parë duke e humbur 17-25. Më pas, të ndihmuara edhe nga publiku vendas, korçaret përmbysën gjithçka për 25-20 dhe 25-17. Seti i katërt ishte edhe më emocionues, me Tiranën e Bulent Karslioglu që u duk se do barazonte, por vajzat korçare përmbysën në 25-23, për rezultatin final 3-1 me sete në ndeshjen e tretë. Kështu, në seritë e finaleve mes tyre Skënderbeu fiton 3-0 kundër Tiranës dhe për herë të shtatë në histori feston me trofeun në duar. Vajzat korçare kanë dominuar sezonin duke zbritur nga froni Partizanin, që përpara ndeshjes së sotme ishte kampion në fuqi. U deshën 1 orë e 54 minuta që korçaret të gëzonin tifozët në Pallatin e Sportit, me këta të fundit që braktisën pas pjesës së parë ndeshjen e futbollit Skënderbeu 1-0 Erzeni dhe u "derdhën" drejt shkallëve të "Tamara Nikolla". Ky sukses i vendosi "vulën" një sezoni fantastik, me Skënderbeun në volejboll për femra që është fituese edhe e Ligës Gjergj Kastrioti, Kupës së Federatës dhe Kupës së Shqipërisë, teksa u shpallën nënkampione në Kupën Ballkanike. Dy suksese në tre vitet e fundit për Skënderbeun e Orlando Kojës, me trajnerin që la SHBA-në për t'u shpallur kampion në vendlindje. Në ekipin kampion spikasin kapitenia Elena Bego, Paola Gjata apo Silva Pesce, Malaj, Kadriu, Ramo, Uilliams, Miliku, Kallundra, Metanje dhe Vivas Requena. Skënderbeu - Erzeni | LIVE në Korça Plus HD !
LINK: http://32.shqiptv.org:8080/korca/albplus/embed.html Powered by: MCN Gati për të ngritur kupën në qytetin tonë !
Sot, ora 19:00 në Pallatin e Sportit "Tamara Nikolla" finalja e tretë, Skënderbeu - Tirana ! Te gjithë në mbështetje të vajzave ! Forca Skenderbeu ! Mesfushori i Skënderbeut Mario Rabiu optimist: "Mundim Erzenin dhe sigurojmë qëndrimin në elitë !"27/4/2024
Ndeshja e radhës ndaj Erzenit është shumë e rëndësishme për sezonin e korçarëve. Ata e dinë shumë mirë këtë gjë dhe po përgatiten shumë seriozisht për të marrë pikët maksimale në shtëpi.
Me një trepikësh të mundshëm Skënderbeu mbyll llogaritë e mbijetesës në Superiore, ndaj dhe për të qenë sa më të qetë në kampin bardhekuq e duan të fituar këtë takim. I këtij mendimi është edhe Mario Rabiu, mesfushori nigerian që po tregon vlera këtë sezon të parë me Skënderbeun. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Rabiu flet për ndeshjen e së shtunës dhe rëndësinë e saj në këtë pikë delikate të kampionatit. “Pas fitores me Kukësin, që ishte shumë i rëndësishme për ne, vjen një tjetër ndeshje e vështirë. Luajmë në shtëpi përballë Erzenit dhe me anë të kësaj ndeshjeje mund të siguruar matematikisht qëndrimin në Superiore. Për këtë arsye e kemi vlerësuar shumë këtë 90-minutësh. Duam të shmangim surprizat për të mos e komplikuar situatën më tej. Kemi bërë një sezon pozitiv deri në këtë pikë ku ndodhemi dhe në ndeshjet e mbetura do të kërkojmë të marrim sa më shumë pikë, duke nisur nga Erzeni. Është gjithçka e hapur, ndaj do të tentojmë të kapim maksimumin, sepse vërtet kemi potencialin për ta synuar një gjë të tillë. Le ta nisim me një fitore në ndeshjen e së shtunës me Erzenin dhe më pas të bëjmë llogaritë e këtij kampionati”, tha fillimisht mesfushori i Skënderbeut. AMBICIET – I ndalur më pas tek ambiciet në aspektin personal, Rabiu është shprehur i kënaqur me zgjedhjen e bërë, pasi te Skënderbeu ka pasur mundësinë të luajë rregullisht dhe të tregojë vlerat e tij. Nigeriani nuk e fsheh se kalimi te një ekip cilësor të një kampionati më të fortë se ai shqiptar mbetet dëshira kryesore. “Kur mbërrita në Korçë e dija që do të ishte një rinisje në aspektin personal, ndaj vendosa të jem pjesë e këtij ekipi. Është një ambient shumë pozitiv që ta bën më të lehtë përshtatjen dhe mbi të gjitha të lejon të jesh i qetë për të shprehur vlerat. Kjo më ka lënë një përshtypje shumë të mirë. Ndjehem mirë këtu dhe të jem i sinqertë dua ta shfrytëzoj në maksimum këtë mundësi që më jep Skënderbeu. E ardhmja është diçka që nuk mund ta parashikojmë, ambiciet shkojnë larg, por gjithçka ja lëmë në dorë kohës dhe Zotit. Do të jap gjithnjë maksimumin, pasi kam një pikësynim final. Shpresoj të arrij atë që dua dhe të jem sërish në elitën e futbollit” ka përfunduar mesfushori i Skënderbeut. Korçarët kanë të shtunën mundësinë për fitoren e dytë radhazi, pas asaj me Kukësin në transfertë. Skënderbeu është i plotë dhe pa asnjë mungesë për ndeshjen e së shtunës në kampionat përballë Erzenit.
Korçarët janë duke vijuar përgatitjet me grupin e plotë, çka i jep mundësinë trajnerit Ivan Gvozdenoviç të bëjë përzgjedhjen më të mirë të mundshme sa i përket formacionit që do të zbresë në fushë nga minuta e parë në këtë ndeshje. Ditën e djeshme korçarët kanë zhvilluar edhe analizën me video të ndeshjes së fundit të tyre të luajtur në Kukës, por kanë parë edhe takimet e fundit që Erzeni ka zhvilluar në kampionat, kryesisht ato jashtë fushë. Kjo analizë i ka shërbyer trajnerit bardhekuq për të nxjerrë shënimet e veta në lidhje me ndeshjen e fundjavës, por mbi të gjitha për të dhënë porositë e radhës për lojtarët e tij. Nesër 2 sfida në Korçë, por me orare të pa favorshëm, për tifozerinë korçare !
Skënderbeu - Erzeni | 18:00 Skënderbeu - Tirana | 19:00 Ekipi i volejbollit (femra) luan ditën e nesërme ndeshjen finale përballe Tiranës ! Ndeshja e së shtunës kundër Erzenit është një takim, që mund të vendosë gjithçka sa i përket mbijetesës, gjë që në kampin bardhekuq nuk duan ta llogarisin aspak.
I këtij mendimi është vetë trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, i cili në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport” ka kërkuar me çdo kusht rezultatin maksimal në këtë ndeshje, kjo edhe për t’u shfajësuar me tifozët për atë ndeshje shtëpie të humbur përballë Teutës. Në të tilla kushte, Gvozdenoviç sheh fitoren, si të vetmin rezultat që i bën punë Skënderbeut. “Kemi një ndeshje të vështirë të shtunën dhe nuk duhet kurrsesi ta neglizhojmë. Vijmë nga një fitore dhe do të mundohemi që të mbajmë të njëjtin ritëm. Javët që vijnë, janë të ngjeshura dhe tejet të vështira, prandaj çdo ndeshje dhe çdo pikë e lënë do të ishte një kërcënim për objektivin tonë kryesor. Në të tilla kushte na lind për detyrë që të mbyllim sa më shpejt llogaritë me objektivin kryesor të sigurimit të mbijetesës për të pasur gjithçka më të lehtë dhe më të menaxhueshme në javët që ngelen. Nuk duam të komplikojmë rrugëtimin tonë dhe të hasim vështirësi që mund dhe duhet t’i shmangim. Prandaj për ne kjo ndeshje vlen shumë, ndoshta më shumë sesa tri pikët. Nga ana tjetër, fitorja është edhe një detyrim ndaj publikut dhe tifozëve tanë. Kthehemi në stadiumin tonë, ku ndeshjen e fundit nuk përmbushëm pritshmëritë e tifozëve. Ua kemi borxh atë gabim. Le ta shlyejmë në këtë ndeshje radhe”, theksoi fillimisht kryepankina korçare në lidhje me ndeshjen e radhës. OBJEKTIVI I ndalur më pas te mundësia për të qenë pjesë e katër ekipeve të para që kalojnë në fazën finale të kampionatit, trajneri bardhekuq ka dribluar, duke mos dalë hapur në pretendimet e këtij fundi të sezonit. “Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme për të luajtur me Erzenin të shtunën dhe duhet të jemi të përqendruar vetëm te kjo sfidë. Nuk duam të mendojmë shumë gjatë, pasi mendimet e tilla krijojnë shpërqendrim. Do të marrim gjithçka javë pas jave për të parë gjendjen tonë dhe mundësitë reale për të qenë pjesë e katër ekipeve të para të kampionatit. Pikët tregojnë se jemi në garë për momentin dhe gjithçka mbetet e hapur. Kur pikët të lejojnë të synosh një objektiv madhor, përse të mos e tentojmë të bëjmë një gjë të tillë? Por e përsëris, kryesore për ne mbetet ndeshja e radhës kundër Erzenit”, përfundoi numri 1 i pankinës korçare. Gvozdenoviç, bashkë me Edlir Tetovën e Egnatias janë dy trajnerët e vetëm deri më tani, që janë emëruar në krye të skuadrave që në fillim të sezonit. Nën drejtimin e ish-mbrojtësit Skënderbeu mund të konsiderohet si një nga skuadrat më surprizë të kampionatit. Portieri i Skënderbeut, Marco Alia: "Me Erzenin për fitoren e radhës, nuk dorëzohemi për 4-shen !"24/4/2024
Skënderbeu kërkon vazhdimësi në ndeshjen e radhës për të mos mbyllur me vetëm një fitore ecurinë pozitive.
Ndeshja ndaj Erzenit pritet me kërshëri nga të gjithë në kampin bardhekuq, pasi synohet një tjetër fitore për të mbajtur të hapura llogaritë për vendin e katërt në kampionat. Për portierin e Skënderbeut, Marko Alia, korçarët kërkojnë të marrin 3-pikëshin e radhës, që do të jetë i rëndësishëm për të mbajtur të hapura llogaritë për vendin e katërt, që është një objektiv real i Skënderbeut. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, Alia tregon arsyet përse Skënderbeu mund të marrë sërish 3 pikë në një ndeshje tejet delikate. Portieri kërkon përqendrim maksimal. “Kemi marrë një fitore të rëndësishme në transfertë në një ndeshje që e dinim se do të ishte delikate për ne dhe e vështirë, sepse Kukësi kërkonte pikë mbijetese. Por e kemi menaxhuar mirë. Pavarësisht se nuk kemi bërë ndeshjen tonë më të mirë të mundshme, ia dolëm ta fitonim lehtësisht atë takim. Tani është lënë gjithçka pas krahëve dhe e rëndësishme për momentin është që të vijojmë me të tilla rezultate deri në fund për të mbajtur të hapur garën e vendit të katërt. Ne besojmë mjaft te ky pozicion dhe objektivi është ende i arritshëm. Cilësia nuk na mungon, ndaj duhet që në çdo moment të vlerësojmë dhe të jemi të përqendruar për ndeshjen e radhës. Ky është çelësi i suksesit. Nëse marrim gjithçka ndeshje pas ndeshjeje, jemi të përqendruar dhe të motivuar maksimalisht, vendi i katërt është i arritshëm për ne. Kjo është e sigurt, pasi Skënderbeu është ekip shumë cilësor me lojtarë, që kanë treguar në ndeshje të mëdha se kanë potencial”, theksoi fillimisht portieri i korçarëve për sa i përket ndeshjes së radhës dhe objektivave sezonal. MERKATO – I ndalur më pas tek ambiciet personale duke parë se merkato është pranë dhe sezoni i tij është vlerësuar si tejet pozitiv, Alia nuk kërkon të nxitojë. Ai bën me dije se është i përqendruar vetëm tek Skënderbeu dhe kampionati që është duke luajtur. Pjesa tjetër i takon menaxherit të tij dhe presidentit Takaj. “Sa i përket pjesës së merkatos, nuk dua të komentoj asgjë pasi nuk dua të shpërqendrohem. Jam i përqendruar tek ekipi i Skënderbeut në ndeshjet e mbetura në këtë sezon. Kam një kontratë afatgjatë me klubin dhe dua të jap më të mirën këtu. Normalisht që ambiciet e mia janë për të shkuar në një tjetër kampionat më të fortë dhe e di që ka pasur zëra dhe interesime, por nuk dua të përfshihem. Gjithçka ua kam lënë në dorë menaxherit tim dhe presidentit Ardian Takaj. Jam i bindur se nëse do të ketë diçka konkrete në të ardhmen që do të jetë e mirë për të dy palët do të ndodhë. Në të kundërt, jam mirë këtu dhe ndjehem si në familje”, mbylli prononcimin e tij gardiani i Skënderbeut, Marko Alia. E turpshme/ RTSH ndërpreu transmetimin e ndeshjes së volejbollit Tirana - Skënderbeu, pasi në fitore ishte Skënderbeu, reagojnë tifozët korçarë: "TURP !"
"Suksese ! Por kam nje pyetje: Kur ishte seti i trete ne perfundim papritur TVSH nderpret transmetimin dhe fillon nje emision pa vlere. A do ta nderpriste n.q.s do ishte Tirana ne fitore? Turp!" - shprehet një tifoz në një koment në Korça Plus. "Mos pranoni ta transmetoj rtsh ndeshjen tjeter" - shprehet një tjetër tifoz. "Separi urime vajzave dhe suksese te shtune. Se dyti NUK DUHET LEJUAR RTSH TA TRANSMETEOJE !" Me një dorë te kupa !/ Skënderbeu "shpartalloi" ekipin e Tiranës në kryeqytet me rezultatin 1-3, të shtunën finalja në Korçë !
Pallati i Sportit "Tamara Nikolla", do të "shpërthejë" në festë ! Dopieta e parë me Skënderbeun, Rashica: "Të vazhdojmë me fitore, duam të kapim katërshen !"22/4/2024
Ermir Rashica është “heroi” i momentit në Korçë. Ai i dha Skënderbeut fitoren e rëndësishme në Kukës me një dygolësh, që largoi “hijet” e qëndrimit në elitë dhe i afroi bardhekuqtë dy pikë larg vendit të katërt.
Pas fitores në Kukës sulmuesi kosovar ka folur për “Panorama Sport”, duke treguar emocionet e golave. “Ishte një fitore e rëndësishme dhe përcaktuese ajo në Kukës. Vinim nga një humbje në shtëpi dhe ishte shumë e rëndësishme të merrnim maksimumin. Mund të them se kemi interpretuar mirë një takim shumë të vështirë, ku goli i parë na dha siguri dhe qetësi. Kukësi ka cilësi dhe e tregoi me rastet e krijuara, por ne ditëm ta menaxhonim mirë rezultatin dhe gjithë takimin. Ndryshe nga ndeshja me Teutën, morëm në kontroll lojën dhe kishim balancë në të dyja fazat e lojës. Ishte një plus më shumë për ne, që na ndihmoi të fitonim pa shumë probleme. Për golat e shënuar jam shumë i lumtur. Është dygolëshi im i parë me Skënderbeun dhe shpresoj të vijoj të rritem dhe të marr mbi supe më shumë përgjegjësi. Kemi gjetur një ambient shumë të favorshëm, nuk ka dyshim. Jam i bindur se ky grup vetëm mund të rritet dhe sezonin e ardhshëm do të jemi më të fortë. Por më parë duhet të bëjmë mirë këtë sezon dhe ta mbyllim siç duhet”, theksoi Rashica. SEZONI – I ndalur më pas te pozicioni në renditje, me Skënderbeun larg rënies direkt, Rashica dëshiron të shohë më shumë drejt 4—shes së parë. Një objektiv i arritshëm, sipas sulmuesit të korçarëve. “Nuk e mendonim fare pjesën e mbijetesës. Jemi të bindur se ky ekip nuk ka si objektiv qëndrimin në Superiore, ambiciet tona shkojnë më lart. Ne kërkojmë të kapim katër vendet e para dhe kjo fitore e kombinuar edhe me rezultatet e tjera të javës na afron në vetëm 2 pikë nga vendi i 4-t. Kjo është diçka pozitive, pasi mban të hapur garën dhe jemi më të përqendruar te sezoni. Kemi besimin se nëse hyjmë në çdo ndeshje për të treguar maksimumin tonë, mund t’ia dalim. Duhet të marrim ndeshjet një e nga një dhe të mos shpërqendrohemi. Kjo është mënyra e vetme për ta arritur qëllimin”, e mbyll prononcimin e tij Ermir Rashica. FITOREEEEE !
Mundim Tiranën 3-0 me sete në ndeshjen e parë finale ! Pallati i Sportit "Tamara Nikolla", i tejmbushur nga tifozeria korçare, një super ndeshje ! I pakënaqur Nikaj pas ndeshjes ka Deklaruar:
Me të thënë të drejtën unë e kam parashikuar sepse një trajner me një lojtar ndryshojnë sepse lojtarët e dinë ca bëhet por nuk e dinë pse bëhet, ndërsa trajneri e di çfarë bëhet edhe pse bëhet. Gjatë gjithë javës kam qenë shumë strikt tek detyrat që të zbatojnë edhe tek impenimi që duhet të kenë në këtë ndeshje lojtarët. Unë nuk mundem të hy në trurin e tyre që ata e kanë mendjen tek Orikumi, prandaj ishte dhe performanca nën nivelin e duhur, nën nivel që i shkon për shtat ekipit tonë. Gjithsesi normalisht duke mos pasur shumë inters edhe Devolli, pati një ulje të marzhit në fundin e ndeshjes dhe ne më pas nuk na interesonte rezultati i ndeshjes tjetër që ishte 2 - 3. U duk sikur minutat e fundit u pajtuan dy skuadrat. Tani duhet të shikohet në ndeshjen direkt. Padiskutim lojtarët tanë u ndikuan shumë nga ndeshja që luhej në Oriku, pasi ky nuk është niveli ynë që u shfaq sot, sepse e di çfarë ekipi kam. Gjithsesi performanca sot ishte për turp. Absolutisht nuk ka se si të jesh i kënaqur... Volejboll femra/ Skënderbeu - Tirana, ndeshja finale e parë !
LIVE në Korça Plus HD ! Transmetimi i sinjalit nga RTSH Sport ! KF Pogradeci - KF Devolli / Live në Korça Plus HD
Sinjal i drejpërdrejtë nga kolegët e Pogradeci Press. |
REKLAMALEXUES AKTUALISHT
|