Pas apelit për ndihmë në Report tv, Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli ka parë nga afër gjendjen e vështirë ekonomike e sociale të familjes Zabzuni dhe ka garantuar bonusin e qirasë me vlerë 10 mijë lek në muaj.
Ndërsa për Xhystinën, vajzën e madhe të familjes do të sigurohet një vend pune i sigurt. Edhe pse është 19-vjeçe ajo deklaroi në Report tv se dëshiron të punojë, për të ndihmuar familjen. Për vajzën e dytë të familjes, Nertilën 17-vjece që ka kryer transplant të veshkave do të sigurohet rimbursimi i ilaceve përmes Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, premtoi Xhakolli. “Vajza e madhe eshte e gatshme për të punuar në mënyrë që të shtojë të ardhurat për familjen. Ndërkohë ne si bashki për ti lehtësuar sado pak do të ndërmjetësojmë një vend pune në sektorin privat për vajzën, pagesën e bonusit të qerasë si dhe paketa ushqimore periodike. Po mundohemi të krijojmë një fond banesash sociale për familjet e pastreha dhe në momentin e parë që do të kemi programin, kjo familje do të trajtohet me prioritet”, tha kryebashkiaku. Familja Zabzuni jeton në shtëpi me qira në lagjen “Gani Homçani” të Pogradecit dhe përbëhet nga 4 anëtarë, nëna shurdhmemece dhe e papunë me tre fëmijët jetimë, pasi babai është ndarë nga jeta. Të ardhurat e vetme të kësaj familje janë ndihma ekonomike dhe KEMP-i me vlerë 17 mijë lek në muaj. Dy ditë më parë në Report tv, vajza e madhe e familjes, Xhystina Zabzuni, shprehej: “Motra ka bërë një transplant dhe ka nevojë për trajtim mjekesor. Ilaçet s'kam mundur t’ia marr se ato kushtojnë. Kemi të ardhura 17 mijë lek në muaj, por 7 mijë shkojnë për qiranë e shtëpisë. Ka raste që marr veresi për dyqane”.
Shitësit në "Panairi i Pranverës", i cili po zhvillohet tek sheshi përpara katedrales, të pa kënaqur me blerjet dhe me Bashkinë Korçë.
"Fitim nuk del, e bëjmë më shumë për festën, por bashkia na kërkon 100 mijë lekë, për 4-5 ditë..." - shprehet një shitës. "I shikojnë, por nuk kanë të blejnë, rrogat janë të ulëta, pensionet nuk i ngrenë..." - shton ai. "Ky vit më dobët se vitet e tjera, nuk ka as njerëz shumë..." - shprehet një shitëse. Zgjohet më në fund Bashkia Kolonjë/ Pas publikimit nisin punimet për ndërtimin e digës në fshatin Gjonç.
Media Korça Plus, disa ditë më parë publikoi denoncimin nga avokati korçar Esmerald Xhafa, duke publikuar dhe tenderin i cili kapte vlerën e 23 milon lekëve (të reja) dhe faktikisht nuk ishte kryer asnjë punim. Me sa duket, pas publikimit në media, ka nisur reagimi i menjëherëshem i Bashkisë Kolonjë. "Këto veprime tregojnë që kam patur të drejtë poooooor nuk iu shpëton nga përgjegjësia penale." - shprehet avokati Esmerald Xhafa, duke nënkuptuar që nuk do të tërhiqet nga kallëzimet kundrejt Bashkisë Kolonjë. Çudira nga "Çuçka" në Kolonjë/ 230 milonë lekë për rikonstuksionin e digës së rezervuarit, ndërkohë nuk është bërë asnjë punim/ Duhet të kishte përfunduar brenda 4 muajsh sipas kontratës "Më njoftojnë që Bashkia Kolonjë pas postimeve të mia ka reaguar. Ditën e djeshme edhe pse festë zyrtare: 1)Janë prerë bredhat e mbjellë në rrugën e Rehovës, të cilët ishin tharë. 2)Fadromat kishin shkuar në digë dhe po punonin. Këto veprime tregojnë që kam patur të drejtë poooooor nuk iu shpëton nga përgjegjësia penale. Më kanë dërguar plot informacione të tjera të cilat po i verifikoj, asgjë nuk do më ndalojë deri sa ata të kuptojnë se nuk janë pronarë dhe mund të bëjnë çtë duan me territorin,me pronat,me taksat, me njerëzit por JANË SHËRBËTORË të cilët duhet të kryejnë detyrën sipas ligjit as më shumë as më pak." - shprehet nëpërmjet një postimi avokati Xhafa. Personalisht median e cilësoj si një bashkëpuntore mjaft të mirë për të zgjidhur problematikat e ndryshme që kanë familjet në Pogradec, e që për hir të së vërtetës në bashkinë tonë ka me qindra familje në nevojë.
Edhe pse ne jemi munduar që herë pas here të jemi pranë tyre me paketa ushqimore, sigurisht që ato nuk janë zgjidhja përfundimtare. Sot isha pranë familjes Zabzuni, e cila dy ditë më parë nëpërmjet Report Tv, lëshoi një apel për ndihmë. Më vjen mirë që ndryshe nga shumë familje të tjera, vajza e madhe ishte e gatshme për të punuar në mënyrë që të shtojë të ardhurat për familjen. Ndërkohë ne si bashki për ti lehtësuar sado pak do të ndërmjetësojmë një vend pune në sektorin privat për vajzën, pagesën e bonusit të qerasë si dhe paketa ushqimore periodike. Përfitoj nga rasti të them se ne po mundohemi fort që të krijojmë në fond banesash sociale për familjet e pastreha dhe në momentin e parë që do të kemi programin, kjo familje do të trajtohet me prioritet. Këta fëmijë kanë pasur një gjyshe heroinë e cila nuk jeton më dhe që vazhdimisht sipas mundësisë i kemi ndihmuar më herët, kanë një nënë heroinë që ka dhuruar veshkën për vajzën e vogël dhe tashmë do të kenë prëkrahjen tonë dhe të komunitetit për tu ndihmuar edhe më tej. Korçë/ I bënë "gol" pronarit duke përvetësuar paratë nga shitja e produkteve në dyqanin ku ishin të punësuara, policia procedon 20-vjeçaren dhe 22-vjeçaren !
-U referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset K. A., 20 vjeçe dhe G. T., 22 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se në kundërshtim me kontratën e punës, kanë përvetësuar shuma parash të përfituara nga shitja e produkteve në dyqanin ku ishin të punësuara.
E trishtë !/ Fruti-kultura në Korçë drejt zhdukjes !
Tokat e mbjella me mollë braktisen nga fermerët, shkak politikat e gabuara ! Burimi: Shqiptarja.com/ Armand Braho Xhystina Zabzuni është vetëm 19-vjeç, por jeta e ka përballur me shumë vështirësi. Si vajza e madhe e familjes, ajo kujdeset për motrën e sëmurë dhe vëllanë. Nëna e saj, Manjola 38-vjece është shurdhmemece, ndërsa i ati është ndarë nga jeta. Familja me 4 anëtarë jeton në një shtëpi me qira në lagjen “Gani Homçani” të Pogradecit. “Jetojmë me qira. Jam me mamin, motren dhe vellane. Babi ka ndërruar jete. Mami nuk mund të komunikoje. Jam une femija i madh dhe pergjigjem per cdo nevoje te familes. Deri tani zonja e shtëpisë është treguar e mirë se na e ka lënë me cmim te lirë, por do vijë një ditë se do na nxjerr. Na ka thënë që të kërkojmë për shtëpi tjeter, sepse dhe ajo do ta rinovojë. Unë po të kërkoj shtëpi tjeter, skam mundësi ta paguaj”. Xhystina bashkë me motren dhe vëllanë ndjekim shkollën, ndërsa nëna e tyre është e papunë. Si të mos mjaftonte varfëria, përballen dhe me sëmundje. Gjashtë vite më parë, vajza e dytë e familjes, Nertila ka kryer transplantin e veshkës dhe sot ka nevojë për ilaçe. Xhustina na tregon se meraku më i madh është motra, për të cilën nuk siguron dot ilacet. “Motra ka bërë një transplant dhe ka nevojë për trajtim mjekesor. Motra ka 6 vite që është bërë operacion. Vazhdon akoma të kurohet. Para një jave motra ka qenë e shtruar në spital. Tani trajtohet me ilace tensioni dhe ilace për veshkat. Ilacet skam mundur t’ia marr se ato kushtojnë”. Të ardhurat e vetme të familjes Zabzuni në Pogradec janë pensioni i invaliditetit që merr Nertila 17-vjeçe dhe ndihma ekonomike, gjithsej 17 mijë lekë në muaj. Shumë kjo e pamjaftueshme për të siguruar jetesën, pasi 7 mijë lek çdo muaj shkojnë për qiranë. “Sot kemi të ardhura 17 mijë lek në muaj, por 7 mijë (të reja) shkojnë për qiranë e shtëpisë. Të tjerat ujë drita dhe ushqim. Ilacet e motres s'kam arritur ti blej. Jo bashkia nuk na jep bonus qiraje. Me veshje na ndihmojnë organizatat. Unë kujdesem për motren dhe vëllanë, ju jap ndihme dhe këshilla. Kërkoj të jene të pavarur dhe tia dalin në jete. Të ardhurat janë kempi i motres dhe ndihma ekonomike. Ato janë për qira, uje drita, etc. Ka raste që marr veresi për dyqane, por dhe ato nuk japin kanë një kufi. Kam punuar gjatë veres, por s'kam mundur ta stabilizoj, e kam të vështirë ndaj kam kërkuar ndihmë”thotë ajo. Shtëpia me qira është strehe e perkohshme per familjen Zabzuni, ndaj përmes apelit në Report TV, Xhystina kërkon ndihmë nga Bashkia e Pogradecit dhe Ministria e Shëndetësisë e Mirëqenies Sociale. Po kaq një apel e ka dhe për shoqatat e bamirësisë. “Kërkoj ndihmë nga njerezit që të kemi shtëpi tonën dhe të mos rri më me qira se skam mundësi ta paguaj dhe të kem ndihmë mjekesore dhe ilace për motren”. KRONIKA-VIDEOKorçë/ Ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, procedohen penalisht 4 shtetas29/4/2024
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë intensifikuar kontrollet dhe kanë goditur 4 raste të tjera të kësaj veprimtarie.
Për këto raste, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. R., 33 vjeç, K. M., 30 vjeç, P. L., 39 vjeç dhe M. M., 19 vjeç, banues në Korçë. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara në disa lokale në lagjet nr. 10 dhe nr.15, Korçë, iu gjetën këtyre shtetasve, nga një celular, që dyshohet se e përdornin për vënien e basteve sportive. 4 celularët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. Taksa për profesionet e lira, mbyllen 11 mijë biznese në Shqipëri, nga 30 mijë që janë në total/ Juristët dhe ekonomistët: "Taksë e nxituar, penalizuese dhe antikushtetuese !"
Nga: Renato Civili 11 mijë biznese janë mbyllur vetëm brenda muajit Prill që ka filluar taksa për profesionistët e lirë. 11 mijë, nga rreth 30 mijë që janë në total në Shqipëri. ‘I kemi sytë nga qielli’ më tha një ekonomiste, sepse nuk dimë si të veprojmë nga kjo çoroditje. Një taksë e nxituar, penalizuese dhe antikushtetuese po thonë juristë dhe ekonomistë: 1. E Nxituar - Sepse njerëzit nuk janë informuar për taksën, që ta përfshinin atë brenda tarifave të tyre, dhe të llogarisnin shpenzimet e investimet e tyre të biznesit. 2. Penalizuese - Sepse nuk vlerëson shpenzimet e tyre (30%) këtë vit, por e shtyn këtë vitin që vjen. Por që vitin që vjen shumë mund të jenë mbyllur, për shkak të këtij penalizimi. Ndërkohë që kazinotë e kanë taksën 0% dhe hotelet me 5 yje deri 8%, mendja tatohet 15% deri 23%, sepse mendja për ta shikohet si luks më i madh. 3. Antikushtetuese - Sepse ligji nuk duhet të ketë fuqi prapavepruese. Nuk mund të hyj në fuqi nē 2024 dhe të taksojë në bazë të xhiros së 2022-2023. Kjo taksë do të sjellë më shumë humbje, sesa të ardhura për shtetin. Humbje dhe për iniciativën dhe sipërmarrjen e lirë, të njerëzve të lirë që përpiqen të krijojnë një punë të denjë për veten. Uroj të kemi së shpejti një pezullim të kësaj takse nga Gjykata Kushtetuese. Dhe një reflektim nga qeveria, për të krijuar politika më inkurajuese dhe mbështetëse për njerëzit. Nëse ju duhen profesionistë për këtë, kemi shumë rreth nesh. Ps: Shpërndaje nëse je dakort dhe ti!
Çudira nga "Çuçka" në Kolonjë/ 230 milonë lekë për rikonstuksionin e digës së rezervuarit, ndërkohë nuk është bërë asnjë punim që prej shtatorit 2023.
Avokati korçar Esmerald Xhafa, nëpërmjet një postimi shprehet: "Për të kryer punimet këtu Bashkia Kolonjë i ka dhënë firmës që Administratori i Njësisë Administrative Qendër Kolonjë ia "DHUROI" dy muaj para se të fitonte tenderin e organizuar nga Bashkia shokut të tij. Vlera e tenderit ka qenë në shumën e 230 milionë lekëve pa TVSH gati 276 milion lekë me TVSH. Projekti ishte super, por puna nuk është bërë. Shihemi me punime të tjera." - shprehet ai nëpërmjet një postimi. -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin:
M. Xh., 61 vjeç, banues në Pogradec, pasi në muajin dhjetor 2022, dyshohet se i ka marrë një shumë parash, një shtetasi, duke e mashtruar se do t'i siguronte një kontratë pune në shtetin gjerman. -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin:
J. A., 48 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Maliq, pasi në vitin 2021, dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar një shumë parash të një shtetasi tjetër;. Burimi: Shqiptarja.com
Fermerët e Devollit në rajonin e Korçës po përballen me shtrenjtimin e pesticideve dhe plehrave kimike. Ata thonë se plehrat po i blejnë nëpër farmaci bujqësore me çmim më të shtrenjtë se vitin e kaluar dhe nuk japin efekte të mjaftueshme tek sëmundjet që zënë pemët. “Për 1 kuintal harxhonim 5 – 6 mijë lekë, tani skon 10 – 11 mijë lekë. Gjysmën e plantacioneve me mollë i kemi prerë. Ku ta gjesh mbështetjen, shteti nuk ndërhyn?!”, tha një fermer. Fermerët shprehën se me rritjen e çmimeve të pesticideve kostoja e prodhimit në bujqësi e pemtari do jetë më e lartë, çka do çojë në rritjen e çmimet për produktet gjatë sezonit të vjeljes. “Pensionin e kemi të pakët. Me 9 mijë lekë cfarë do marr, nuk marr dot ilaçet për veten, jo për mollën, qepën, patatet. Po të na kishte mbështetur qeveria nuk do të ishim në këtë gjendje” thotë një fermere. Report TV u interesua në pikat e tregtimit me shumicë dhe mësoi se gjatë periudhës së pranverës mars, prill, maj që korespodon me pikun e përdorimit të kimikateve çmimet janë rritur nga 5 deri në 10 përqind. Konkretisht rritjen më te madhe e kanë pesuar plehrat me përmbajtje azotike. Nitrati nga 4500 lekë për kuintal, shkon në 4700 lekë për kuintal. Ndërsa ureja nga 5000 lekë shkon 5200 lekë për kuintal. Burimet thanë se importuesit kanë rritur çmimet për shkak se kostoja e transportit është më e lartë, kryesisht nga Ukraina dhe Lituania.
Në Sovjan të Maliqit, sot me Pëllumb Dautllarin, 82-vjeç, i cili merr një pension mizerabël prej 5 mijë lekë në muaj.
Me këtë shumë dramatike mbijeton e gjithë familja me pesë anëtarë të papunë, në kushte ekstreme varfërie dhe me sakrifica të paimagjinueshme. Energjia elektrike i ishte ndërprerë se nuk ka mundësi ta paguajë, ndërsa bashkëshortja e tij vuan në shtrat pa patur asnjë mundësi financiare të blejë ilaçet. Ky krim i rëndë social do të marrë fund! Në Konventën e 27 Prillit zëri i Xha Pëllumbit dhe pensionistëve do të gjëmojë më fort se asnjëherë tjetër! Zgjidhja e krizës së pensioneve është kryeprioritet i Partisë së Lirisë, që do të rritë pensionet mbi nivelin e mesatares së rajonit brenda një mandati qeverisës dhe do të mbulojë falas të gjitha shërbimet shëndetësore për ta. - shprehet ai nëpërmjet një postimi.
Grupet më të brishta në Qarkun e Korçës janë lënë në harresë nga partia në pushtet. Pjesa më e madhe jetojnë në kushte të mjerueshme.
Kategoritë e Paraplegjikëve, Tetraplegjikëve pra invalidëve sot marin 7.000 mijë lek të reja pra një shumë të papërfillshme në krahasim me koston e jetesës që rritet dita ditës. Gjithashtu disa kategori të tjera vurnerable të shoqërise si Pensionistët dhe Përfituesit e Ndihmave Ekonomike luftojnë për të mbijetuar në këtë vend por pesimizmi i tyre është në rritje. PSD në Qarkun E Korçës ka në fokus Politika sociale që synojnë të parandalojnë, të mënjanojnë ose të lehtësojnë situatat e varfërisë dhe problemet sociale, në nivel individual ose kolektiv. Pra është një parti që favorizon mirëqenien e grupeve më të brishta të Shoqërisë. Në qarkun e Korçës por edhe më gjerë zëri i këtyre grupeve nuk dëgjohet nga partitë e mëdha, prandaj ne si PSD do jemi zëri i këtyre grupeve dhe i çdo qytetari që ka zgjedhur të jetojë në këtë vënd ! - shprehet nëpërmjet një deklarate, Sekretari i Përgjithshëm i PSD dega Korçë, Juljan Beqirllari. Burimi: Shqiptarja.com
Sot një litër qumësht lope shitet me 50 lek në Maliq të Korçës. Më pak se një shishe ujë! Rënie ka pësuar dhe qumështi i deles, që po shitet me 120 lek për liter, ndërsa një vit më parë ishte me 140 lek për litër. Çmimin e diktojnë baxhot, ndërsa blegtorët janë të pafuqishëm për të gjetur tregje të reja. Blegtorët që takuam në fushat e Maliqit thanë se po falimentojnë këtë vit, për shkak të rënies drastike të çmimit të qumeshtit. Ankohen se nuk mbulojnë dot as shpenzimet për ushqimin blegtoral. Kanë ngritur zërin ne protesta, por asnjë zgjidhje nuk kanë marrë. “Qumështi është shumë i lirë. Me 50 lek po e heqim, ndërsa një litër ujë është 70 lek. Do ua japim atyre që e marrin me aq sa e kërkojnë. Ca t’i bëjmë? Ta derdhim, është gjynah?! Kam lope e dhen. Kam një stallë. Kam 100 e ca dele. Kemi aplikuar për subvencione, por te shohim. Qumështi i deles shitet me 120 lekë/litër. Ka qenë më shumë një vit më parë, qumshti i deles ka qenë me 140 lek/litër kurse i lopës me 70 lek/litër”, sivjet ka rënë me 50 lek”, tha një blegtor. “Qumështin e deles me 120 lek/litër na e marrin, ndersa vjet ishte me 140 lekë/liter. Nuk ke ku të ankohesh. Ka shumë vështirësi se nuk del gjë. Me të keq mundohemi. Nuk ke ku të punosh, të paktën këtu e ke punën tënde”, tha një tjetër fermer. “Shumë shumë keq, po e japim qumështin e lopës me 55-60 lekë/litër. Ca e shesim e ca e mbajmë për vete. Marrim 300 lek fitim në ditë. Asnjë ndihmë nga shteti”, tha nje tjetër blegtor. Blegtorët e vegjël nuk marrin as subvecione, ndaj janë më të goditurit nga ndryshimi i çmimeve apo tregtia e pandershme. Skema kombëtare e mbështetjes në bujqësi, parashikon pagesa për fermeret me tufa te medha deri në100 krere bagëti si dhe për ata që kanë me shume se 10 krere lope. “Subvencione nuk të japin. Duhet të kesh 100 kokë dhen për të marrë para nga shteti. Unë kam 5 dhen dhe 11 lopë. Lopët i bëra, tani të shohim po më dhanë. Qumështin e lopës e shes me 55 lekë dhe të deles 120 lekë. Lopët duan tagji, jonxhë, nuk e përballojmë dot koston me këtë çmim. Marrim tokat lirë me qira dhe kemi zetorët tonë. Po t'i blesh nuk vlen. Ne kërkojmë ta shesim më shtrenjtë qumështin, por s’na dëgjon njeri”. “Qumshtin e deles e shesim me 120 lekë/litër. Vjet ishte 140 lekë/litër, sivjet e bënë me 120 lekë. Aq e vështirë sa nuk ka ku vete. Që në 7 të mëngjesit e deri në 11 të darkës me këto merremi. Subvencione nuk japin se duhet të kesh mbi 100 krerë”, tregoi një tjetër. Mungesa e subvencioneve ka sjellë rënie të numrit të bagëtive, jo vetëm në Maliq por në gjithë qarkun e Korçës. Të dhënat e Drejtorisë së Bujqësisë për vitin 2023 tregojnë se në total janë 217 mijë krerë bagëti të imta, ndërkohë që para 4 vitesh qarku juglindor kishte 300 mijë krerë. Burimi: BalkanWeb
Blegtorët në zonën e Maliqit po përballen me vështirësi për shkak të uljes së çmimit të qumështit nga përpunuesit. Blegtorët pohojnë se baxhot e ulën këtë vit në 120 lekë çmimin për një litër qumësht nga 140 lekë që ishte një vit më parë për bagëtitë e imta, ndërsa sa i përket qumështit të lopës sot shitet 55 lekë/ litër. Blegtorët thonë se ky sektor nuk mbështetet mjaftueshëm nga shteti, pasi vit pas viti çmimi i qumështit, prodhimi i i tij dhe pakësimi i numrit të krerëve të bagëtive të imëta sa vjen e ulet. Sipas tyre subvencionet nuk e mbështetin blegtorin shqiptar, ndërsa nga të dhënat rezulton se në tregun vendas është shtuar sasia e qumështit të importuar, duke lënë pas prodhimin vendas, çka çon në uljen e çmimit të qumështit. Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm ka vendosur të paraqesë një ankesë penale në SPAK kundër drejtores së Drejtorisë së Tatimeve në Korçë, akuzuar për shpërdorim detyre.
Kryetari i shoqatës, Albert Nasto, ka njoftuar publikisht se në emër të organizatës së tij do të ndërmarrë veprime ligjore kundër drejtoreshës së kësaj dege, Daniela Liço. "'Ju bëj të ditur se do të ketë kallzim penal në SPAK për shpërdorim detyre ndaj drejtores së tatimeve në Korçë. Një thirrje kam edhe për ministrin e Financave sepse këtu në degën e tatimeve Korçë gjendja është alarmante dhe punët kanë zënë shumë pluhur dhe po lulëzon informaliteti"- tha Nasto në një deklaratë për mediat. Nasto shpreh shqetësimin e tij për faktin që Daniela Liço është në pozitën e drejtoreshës së komanduar për më shumë se pesë vjet, ndërsa ligji lejon një periudhë të tillë vetëm një vit. Sipas tij, kjo situatë është e paligjshme dhe nuk përputhet me rregullat e vendosura. "Ne kemi një nivel të lartë të informalitetit, rreth 40% në bizneset e zonës së Korçës, duke sjellë pasoja të rënda për ekonominë dhe financat publike. Është koha që kjo gjendje të adresohet seriozisht dhe të ndërmerren masa për të luftuar këtë fenomen," shtoi Nasto.
Bizneset në qytetin liqenor të Pogradecit mbeten pa punonjës !/ "Puntorët ikin në jug ose jashtë..." - shprehet një biznesmen.
Kronikë nga kolegët e Pogradeci Press. Ankesat e punonjësve shqiptarë/ Korça, Qarku i tretë në vend ku bizneset vonojnë pagat e punonjësve15/4/2024
Burimi: TV KLAN
Mosdhënia e pagave në kohë, mos pagesat e sigurimeve shoqërore apo të ditëve të festave janë ankesat më të mëdha të punonjësve shqiptarë që punojnë në shtet apo dhe në privat. Sipas raportit të Inspektoratit Shtetëror të Punës, për vitin 2023 janë depozituar në total 800 ankesa/kërkesa prej të cilave, 82.5 % janë ankesa/denoncime nga punëmarrës dhe 17.5% janë kërkesa për informim dhe sqarime ligjore, tregues i transparencës institucionale dhe besimit në informacion. Numri më i madh i denoncimeve të adresuara dhe të trajtuara nga ISHPSHSH janë ankesat për shkelje të të drejtave dhe mospërmbushje të detyrimeve të punëdhënësve kundrejt punëmarrësve. Këto ankesa përfshijnë mospagesën për punë të kryer në ditët e festave zyrtare, ditë të pushimit javor, punë të kryer në orë shtesë, moslidhje kontrate pune, dhe çështje të ngjashme. Numri më i madh i denoncimeve të trajtuara i përkasin Tiranës më 64 % e ndjekur nga Drejtoria Rajoni Vlorë me 8%, Rajoni Korçë 4%, Rajoni Shkodër 3%, Rajoni Gjirokastër 1%, Rajoni Dibër 1% . |
REKLAMALEXUES AKTUALISHT
|