Pas apelit për ndihmë në Report tv, Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli ka parë nga afër gjendjen e vështirë ekonomike e sociale të familjes Zabzuni dhe ka garantuar bonusin e qirasë me vlerë 10 mijë lek në muaj.
Ndërsa për Xhystinën, vajzën e madhe të familjes do të sigurohet një vend pune i sigurt. Edhe pse është 19-vjeçe ajo deklaroi në Report tv se dëshiron të punojë, për të ndihmuar familjen. Për vajzën e dytë të familjes, Nertilën 17-vjece që ka kryer transplant të veshkave do të sigurohet rimbursimi i ilaceve përmes Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, premtoi Xhakolli. “Vajza e madhe eshte e gatshme për të punuar në mënyrë që të shtojë të ardhurat për familjen. Ndërkohë ne si bashki për ti lehtësuar sado pak do të ndërmjetësojmë një vend pune në sektorin privat për vajzën, pagesën e bonusit të qerasë si dhe paketa ushqimore periodike. Po mundohemi të krijojmë një fond banesash sociale për familjet e pastreha dhe në momentin e parë që do të kemi programin, kjo familje do të trajtohet me prioritet”, tha kryebashkiaku. Familja Zabzuni jeton në shtëpi me qira në lagjen “Gani Homçani” të Pogradecit dhe përbëhet nga 4 anëtarë, nëna shurdhmemece dhe e papunë me tre fëmijët jetimë, pasi babai është ndarë nga jeta. Të ardhurat e vetme të kësaj familje janë ndihma ekonomike dhe KEMP-i me vlerë 17 mijë lek në muaj. Dy ditë më parë në Report tv, vajza e madhe e familjes, Xhystina Zabzuni, shprehej: “Motra ka bërë një transplant dhe ka nevojë për trajtim mjekesor. Ilaçet s'kam mundur t’ia marr se ato kushtojnë. Kemi të ardhura 17 mijë lek në muaj, por 7 mijë shkojnë për qiranë e shtëpisë. Ka raste që marr veresi për dyqane”. Përfundon ndërtimi i rrjetit të brendshëm të ujësjellësit në fshatin Lozhan i Ri, Njësia Administrative Gorë.
Tashmë banorët e këtij fshati me ujë me cilësi e pa ndërprerje. Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Maliqit Gëzim Topçiu, ku shprehet: “Rrjeti i brendshëm i ujësjellësit Lozhan i Ri -Nj. Ad. Gorë. Nga sot gati finalizimi i një projekti kaq të rëndësishëm për komunitetin e këtij fshati për ujë me cilësi e pa ndërprerje.”
Shitësit në "Panairi i Pranverës", i cili po zhvillohet tek sheshi përpara katedrales, të pa kënaqur me blerjet dhe me Bashkinë Korçë.
"Fitim nuk del, e bëjmë më shumë për festën, por bashkia na kërkon 100 mijë lekë, për 4-5 ditë..." - shprehet një shitës. "I shikojnë, por nuk kanë të blejnë, rrogat janë të ulëta, pensionet nuk i ngrenë..." - shton ai. "Ky vit më dobët se vitet e tjera, nuk ka as njerëz shumë..." - shprehet një shitëse. Personalisht median e cilësoj si një bashkëpuntore mjaft të mirë për të zgjidhur problematikat e ndryshme që kanë familjet në Pogradec, e që për hir të së vërtetës në bashkinë tonë ka me qindra familje në nevojë.
Edhe pse ne jemi munduar që herë pas here të jemi pranë tyre me paketa ushqimore, sigurisht që ato nuk janë zgjidhja përfundimtare. Sot isha pranë familjes Zabzuni, e cila dy ditë më parë nëpërmjet Report Tv, lëshoi një apel për ndihmë. Më vjen mirë që ndryshe nga shumë familje të tjera, vajza e madhe ishte e gatshme për të punuar në mënyrë që të shtojë të ardhurat për familjen. Ndërkohë ne si bashki për ti lehtësuar sado pak do të ndërmjetësojmë një vend pune në sektorin privat për vajzën, pagesën e bonusit të qerasë si dhe paketa ushqimore periodike. Përfitoj nga rasti të them se ne po mundohemi fort që të krijojmë në fond banesash sociale për familjet e pastreha dhe në momentin e parë që do të kemi programin, kjo familje do të trajtohet me prioritet. Këta fëmijë kanë pasur një gjyshe heroinë e cila nuk jeton më dhe që vazhdimisht sipas mundësisë i kemi ndihmuar më herët, kanë një nënë heroinë që ka dhuruar veshkën për vajzën e vogël dhe tashmë do të kenë prëkrahjen tonë dhe të komunitetit për tu ndihmuar edhe më tej.
E trishtë !/ Fruti-kultura në Korçë drejt zhdukjes !
Tokat e mbjella me mollë braktisen nga fermerët, shkak politikat e gabuara ! Taksa për profesionet e lira, mbyllen 11 mijë biznese në Shqipëri, nga 30 mijë që janë në total/ Juristët dhe ekonomistët: "Taksë e nxituar, penalizuese dhe antikushtetuese !"
Nga: Renato Civili 11 mijë biznese janë mbyllur vetëm brenda muajit Prill që ka filluar taksa për profesionistët e lirë. 11 mijë, nga rreth 30 mijë që janë në total në Shqipëri. ‘I kemi sytë nga qielli’ më tha një ekonomiste, sepse nuk dimë si të veprojmë nga kjo çoroditje. Një taksë e nxituar, penalizuese dhe antikushtetuese po thonë juristë dhe ekonomistë: 1. E Nxituar - Sepse njerëzit nuk janë informuar për taksën, që ta përfshinin atë brenda tarifave të tyre, dhe të llogarisnin shpenzimet e investimet e tyre të biznesit. 2. Penalizuese - Sepse nuk vlerëson shpenzimet e tyre (30%) këtë vit, por e shtyn këtë vitin që vjen. Por që vitin që vjen shumë mund të jenë mbyllur, për shkak të këtij penalizimi. Ndërkohë që kazinotë e kanë taksën 0% dhe hotelet me 5 yje deri 8%, mendja tatohet 15% deri 23%, sepse mendja për ta shikohet si luks më i madh. 3. Antikushtetuese - Sepse ligji nuk duhet të ketë fuqi prapavepruese. Nuk mund të hyj në fuqi nē 2024 dhe të taksojë në bazë të xhiros së 2022-2023. Kjo taksë do të sjellë më shumë humbje, sesa të ardhura për shtetin. Humbje dhe për iniciativën dhe sipërmarrjen e lirë, të njerëzve të lirë që përpiqen të krijojnë një punë të denjë për veten. Uroj të kemi së shpejti një pezullim të kësaj takse nga Gjykata Kushtetuese. Dhe një reflektim nga qeveria, për të krijuar politika më inkurajuese dhe mbështetëse për njerëzit. Nëse ju duhen profesionistë për këtë, kemi shumë rreth nesh. Ps: Shpërndaje nëse je dakort dhe ti!
Çudira nga "Çuçka" në Kolonjë/ 230 milonë lekë për rikonstuksionin e digës së rezervuarit, ndërkohë nuk është bërë asnjë punim që prej shtatorit 2023.
Avokati korçar Esmerald Xhafa, nëpërmjet një postimi shprehet: "Për të kryer punimet këtu Bashkia Kolonjë i ka dhënë firmës që Administratori i Njësisë Administrative Qendër Kolonjë ia "DHUROI" dy muaj para se të fitonte tenderin e organizuar nga Bashkia shokut të tij. Vlera e tenderit ka qenë në shumën e 230 milionë lekëve pa TVSH gati 276 milion lekë me TVSH. Projekti ishte super, por puna nuk është bërë. Shihemi me punime të tjera." - shprehet ai nëpërmjet një postimi. Maliq/ Fondi Shqiptar i Zhvillimit po i ndryshon pamjen Drithasit me zbatimin e projektit/ Topçiu: "Puna sa ka nisur !"
Në Drithas Lart, aty ku Fondi Shqiptar i Zhvillimit po i ndryshon pamjen me zbatimin e projektit “Sistemim kapot i pallateve” -Faza e I-rë. Banorët duhet të vazhdojnë të lirojnë hapësirat publike që janë të të gjithëve. Puna sa ka nisur ! - shprehet nëpërmjet një postimi kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu. U zhvillua dje në bashki një “workshop” rajonal mbi barazinë gjinore e përfshirjen sociale me punonjës të bashkëpunimit zviceran nga vendet e Ballkanit Perëndimor e më gjerë, si dhe partnerë zbatues të Programit të Kombeve të Bashkuara “Askush të Mos Mbetet Pas”, të financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
Gjatë këtij takimi u diskutua për modelin e suksesshëm të Shërbimeve Sociale në Bashkinë Korçë, si dhe arritjet e sfidat e këtyre shërbimeve. Po shkon drejt përfundimit rikonstruksioni i Gjimnazit “Ymer Dishnica” në Korçë.
Prej disa muajsh tashmë po punohet për rikonstruksionin e këtij gjimnazi, për t’i dhënë një pamje bashkëkohore, por edhe ambiente me standarde europiane për zhvillimin e mësimit. Sistem ngrohje Termoizolim i godinës Palestër e re Laboratorë të rinj Dritare dhe dyer të reja Instalime elektrike dhe hidraulike Sistem kamerash brenda dhe jashtë godinës Investojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë. - shprehet nëpërmjet një postimi kryebashkiaku Filo. Sot në Panairin "Ditët e Bujqësisë 2024"! organizuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Bashkia Lushnjë.
Bashkia Maliq prezantohet me biznese në fushën e Bimëve Medicinale , Mjaltit, Bulmetit dhe Pijeve. "Aktivitete të domosdoshme për të gjithë ne në shkëmbim eksperience e kontrata mes aktorëve." - shprehet kryebashkiaku Topçiu. Vijon puna për ndërtimin e rrugës Maliq-Lozhan.
Rruga e re Maliq-Lozhan-Strelcë është një aks alternativ që lidh Korçën me Elbasanin e cila përveç lehtësimit të qarkullimit të automjeteve do të lidhë edhe fshatrat e zonës së Korçës me qendrat urbane. Rruga Maliq-Lozhan-Strelcë ka një gjatësi prej afro 19 kilometrash. Në një postim në facebook vitin e kaluar Rama deklaronte se rruga pritet të përfundonte pranverën e këtij viti. Ky aks iu nënshtrua rikonstruksionit me një fond të ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës prej më shumë se 10 mln dollarë. Kryetari i bashkisë Maliq deklaroi pak ditë më parë se i gjithë projekti pritet të mbyllet në muajin qershor-korrik. Pamjet e rrugës u publikuan në profilin e facebook të kryeministrit Rama. Burimi: Syri TV
U kërkojnë të kursejnë ujin e pijshëm, me një tabelë në qendër të fshatit, por nga ana tjetër, shembullin e kursimit e jep vet bashkia e Sotiraq Filos, duke mos u çuar ujë banorëve në fshat. Kjo është historia sa e trishtë aq dhe qesharake me banorët e fshatit Kuç i Zi në Korçë. Distanca e afërt me qytetitn e Korçës nuk u ka dhënë asnjë avantazh banorëve të fshatit Kuç të Zi të Bashkisë së Korçës, të cilët vuajnë për ujin e pijshëm. Uji në banesa shkon vetëm 2 orë në ditë ku banorët detyrohen të mbushin enë dhe depozitat. Si për ironi therëse të kësaj problematike në qëndër të këtij fshati ndodhet e një tabelë ku këshillon banorët të kursejnë ujin. Apeli i banorëve i drejtohet instancave përkatëse që të marrin masa të menjëhershem për të patur ujë 24 orë por edhe në pjesën tjetër të rrugës e cila gjatë dimirit kthehet në baltë e gjatë verës në pluhur Bashkia Korçë merr çmimim "Kampioni i Gjelbër i Ballkanit Perëndimor 2023".
KRWM ishte pjesë e eventit të organizuar nga Rrjeti i Shoqatave të Autoriteteve Vendore të Evropës Juglindore (NALAS) dhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) për të marrë këtë çmim për zbatimin e praktikave më të mira për vitin 2023 në kategorinë: Nxitja e angazhimit dhe ndërgjegjësimit të komunitetit për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit. Korça është jo vetëm një qytet i pastër, por edhe miqësor me mjedisin dhe natyrën.
Në Sovjan të Maliqit, sot me Pëllumb Dautllarin, 82-vjeç, i cili merr një pension mizerabël prej 5 mijë lekë në muaj.
Me këtë shumë dramatike mbijeton e gjithë familja me pesë anëtarë të papunë, në kushte ekstreme varfërie dhe me sakrifica të paimagjinueshme. Energjia elektrike i ishte ndërprerë se nuk ka mundësi ta paguajë, ndërsa bashkëshortja e tij vuan në shtrat pa patur asnjë mundësi financiare të blejë ilaçet. Ky krim i rëndë social do të marrë fund! Në Konventën e 27 Prillit zëri i Xha Pëllumbit dhe pensionistëve do të gjëmojë më fort se asnjëherë tjetër! Zgjidhja e krizës së pensioneve është kryeprioritet i Partisë së Lirisë, që do të rritë pensionet mbi nivelin e mesatares së rajonit brenda një mandati qeverisës dhe do të mbulojë falas të gjitha shërbimet shëndetësore për ta. - shprehet ai nëpërmjet një postimi.
Grupet më të brishta në Qarkun e Korçës janë lënë në harresë nga partia në pushtet. Pjesa më e madhe jetojnë në kushte të mjerueshme.
Kategoritë e Paraplegjikëve, Tetraplegjikëve pra invalidëve sot marin 7.000 mijë lek të reja pra një shumë të papërfillshme në krahasim me koston e jetesës që rritet dita ditës. Gjithashtu disa kategori të tjera vurnerable të shoqërise si Pensionistët dhe Përfituesit e Ndihmave Ekonomike luftojnë për të mbijetuar në këtë vend por pesimizmi i tyre është në rritje. PSD në Qarkun E Korçës ka në fokus Politika sociale që synojnë të parandalojnë, të mënjanojnë ose të lehtësojnë situatat e varfërisë dhe problemet sociale, në nivel individual ose kolektiv. Pra është një parti që favorizon mirëqenien e grupeve më të brishta të Shoqërisë. Në qarkun e Korçës por edhe më gjerë zëri i këtyre grupeve nuk dëgjohet nga partitë e mëdha, prandaj ne si PSD do jemi zëri i këtyre grupeve dhe i çdo qytetari që ka zgjedhur të jetojë në këtë vënd ! - shprehet nëpërmjet një deklarate, Sekretari i Përgjithshëm i PSD dega Korçë, Juljan Beqirllari. Kënaqësi e veçantë të takoja sot artisten e mirënjohur korçare Xhilda Çello dhe Maestro Kostika Tanto, përfaqësues të denjë të dy prej familjeve më të nderuara të këtij qyteti.
Një jetë me kontribute të vyera dhe të vlerësuara për artin dhe kulturën në Korçë, i falenderoj përzemërisht që i bashkohen kauzës së Partisë së Lirisë për vënien në zbatim të 5 prioriteteteve tona për 4 milion shqiptarë plus. Me artistë të nderuar si ta dhe shumë të tjerë që na janë bashkuar do ta nxjerrim artin dhe kulturën në Korçë nga "lëngata" ku e ka zhytur "Rilindja". - shprehet ai, nëpërmjet një postimi. Burimi: RTSH
Në burgun e Drenovës, janë bërë gati dosjet e të dënuarve që do të lirohen si dhe atyre që do të përfitojnë ulje dënimi. Burime zyrtare pranë këtij institucioni thanë se në datën 24 prill kur do të nisë zbatimi i ligjit për amnistinë penale, do të lirohen 54 të burgosur si dhe do të përfitojnë ulje dënimi 73 persona të tjerë. Të njëjtat burime thanë se 127 të dënuarit që përfitojnë lirim dhe ulje dënimi kanë qenë të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike, dhënie e ndihmës së paligjshme të kalimit të kufirit, vjedhje si dhe vepra të tjera penale. Nga amnistia nuk kanë përfituar persona të cilët janë dënuar nga ana e SPAK. Ministri i Drejtësisë Ulsi duke prezantuar në fillim të muajit shkurt para deputetëve të Komisionit të Ligjeve, projektligjin për dhënien e amnistisë tha se në kuvend se nga miratimi i saj do të përfitojnë 1100 të dënuar me burgim, nga të cilët 700 do të lirohen menjëherë, ndërsa 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. Po ashtu, Manja theksoi se nga amnistia përfitojnë edhe 2700 persona në shërbim prove. Sipas ministrit Manja, amnistia penale i vjen në ndihmë problemit të mbipopullimit, pasi sipas tij, burgjet janë të mbipopulluara dhe se kanë të paraburgosur më shumë sesa kanë kapacitete. Amnstia Penale e votuar në datën 4 prill në parlament, është botuar në Fletoren Zyrtare, dhe do të nisë zbatimin në datën 24 prill. Burimi: Prapaskena.com
Tre vjet më parë, aktori i humorit Erion Isai tregoi ‘sakrificën e tij’ për interes publik pasi la një pagë rreth 5 mijë euro në televizion për një rrogë 680 mijë lekë të vjetra si kryetar i Bashkisë Kolonjë. Madje Isai tha se e kishte pasur rrogën më të lartë kur ishte 15 vjeç se sa tani si kryetar bashkie. “Unë isha 15 vjeç dhe kam marrë atëherë që ishte fillimi, 850 mijë lekë rrogë në muaj. Tani është e kryetarit të bashkisë rroga më e vogël në jetë, që është 680 mijë lekë të vjetra“, ka rrëfyer Erion Isai. Prapaskena beson se e ka gjetur një nga arsyet e kësaj ‘sakrifice’ të pashembullt për popullin e Kolonjës. Një prej arsyeve është edhe Adriatik Zeqillari, administrator dhe pronar i kompanisë së ndërtimit Zeqillari shpk (L61912024O). Teksa SPAK-ut po ‘i mbarojnë prangat’ për kryebashkiakë, drejtorë dhe ustallarë tenderash, kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, i njohur si Çuçka, ka gjetur Zeqillarin si klient të konsoliduar tashmë, për kanalizimin, vjedhjen dhe ndarjen e parave të tenderave. Bëhet fjalë për shuma të tilla, para të cilave të gjitha rrogat e Erion Isait, janë bakshishe. Nga 25 tendera që kompania Zeqillari ka marrë në total e vetme dhe në bashkëpunim, 10 tendera me vlerë miliona euro i ka marrë pikërisht nga Bashkia e Kolonjës, me firmën e Erion Isait, i cili ka rimodeluar edhe veshët. Përqëndrimi i një kompanie duke fituar tenderat kryesorë në një bashki krijon dyshime të arsyeshme për një skemë klienteliste mes titullarit të autoritetit kontraktor dhe pronarit të komapnisë fituese, me qëllim kontrollin dhe ndarjen e parave publike. Më 10 nëntor 2023, Erion Isai ka firmosur një tender me vlerë rreth 500 mijë euro për Adriatik Zeqillarin, për ndërtim palestre për kompleksin “Shkolla Qëndër Komunitare” për shkollën 9 vjeçare Petro Nini Luarasi dhe Papa Kristo Negovani, Ersekë. Diferanca mes ofertës fituese dhe fondit limit është më pak se 3 milionë lekë. Është një tender i paracaktuar dhe sipas formulës së pashkruar të tarifës së korrupsionit 20-30 %. Në 22 gusht të vitit 2022, Erion Isaj dhe Afriatik Zeqillari kanë bërë një vjedhje spektakolare, duke ndarë 200 mijë euro për pastrimin e një kanali në fshatin Gostivisht. Në tender ka marrë pjesë vetëm kompania Zeqillari. Oferta fituese është sa fondi limit. Kontrata e punimeve ishte vetëm 4 ditë. Për pastrimin e kanalit nuk janë shpenzuar as 10 % të vlerës së tenderit. Paratë janë ndarë mes Adriatik Zeqillarit dhe Erion Isait. Në të njëjtën formë, me pazar në tavolinë, me ofertë fituese sa fondi limit, pa garë ose me garë teatrale, Erion Isai i ka dhënë klientit të tij Adriatik Zeqillari edhe tenderat me vlerë qindra mijë euro për rikonstruksionin e pjesshëm të Bashkisë Kolonjë, vendosje matësash nëpër pallate në Ersekë, rikostruksion për banesë sociale të një godine në Leskovik, rikualifikimin e Rrrugës Pali Prifti në Ersekë, rikostruksion i linjave të ujësjellësit në fshatin Borovë në Ersekë etj. Kur SPAK të marrë në dorë Çuçkën, pyetja e parë që duhet të shtrojnë hetuesit është: Si ka mundësi që la punën në Tiranë për një punë me rrogë 10 herë më të ulët në Ersekë dhe me çfarë parash i shkurtoi dhe palosi veshët? Si e mbulon Çuçka koston e jetesës me 680 mijë lekë rrogë, më pak se sa paga e një kamarieri, duke patur parasysh këstet e kredisë, ushqim dhe veshmbathje, ndërhyrje estetike, dreka e darka, pushime, udhëtime etj. Përgjigja mund të gjendet tek tenderat për Zeqillarin dhe Gentjan Sulën. Skemë korrupsioni me Gentjan Sulën? Katër muaj pasi u bë kryetar me pagë 680 mijë lekë në muaj, Erion Isai bleu apartament te kompleksi “Kodra e Diellit 2”, të oligarkut Gentjan Sula, me vlerë 128 mijë euro. Vlera e deklaruar e apartamentit është sa gjysma e vlerës reale. Në 1 shkurt 2021, Erion Isai firmosi një tender me vlerë 3.3 milionë euro për kompaninë e ndërtimit Agi Kons, për rrjetin shpërndarës të furnizimit me ujë të 14 fshatrave të Kolonjës. Oferta fituese është në kurifirin e fondit limit. Janë skualifikuar të gjithë operatorët e tjerë në garë, përveç fituesit. Pronari i kompanisë fituese Agi Kons është Gentjan Sulaj, një nga ‘aligatorët’ e korrupsionit në Shqipëri dhe Kosovë. Referuar disa raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, kompania Agi Kons rezulton se mashtron me zbatimin e kontratave publike, duke falsifikuar situacione për punime që nuk ekzistojnë. Ka gjasa që kompania e Gentjan Sulës ka mashtruar me zbatimin e kontratës për rrjetin shpërndarës të furnizimit me ujë të 14 fshatrave të Kolonjës. Ndërkaq, Erion Isia nuk është funksionari i vetëm publik që ka marrë apartamente dhe vila të kompleksi i Gentjan Sulës te Kodra e Diellit. Një listë e gjatë me drejtorë dhe kryebashkiakë, të cilët kanë firmosur tendera, leje ndërtimi, ndryshim lejesh dhe favore të tjera për Gentjan Sulën, kanë marrë apartamente dhe vila nga Sula te Kodra e Diellit, në Farkë. Është një nga skemat më të frikshme dhe të trasha të korrupsionit që shumë shpejt do të shfaqet në publik. Nertil Jole, 2 vite në detyrën e Prefektit të Qarkut të Korçës/ Njeri pozitiv dhe me vlera, Korça Plus uron suksese të mëtjeshme !
"Ka qënë një mundësi shumë e mirë dhe një përvojë shumë e vlefshme që në këto dy vite pune në institucionin e Prefektit të Qarkut, të shoh nga afër në gjerësi, por edhe në thellësi zhvillimet në të gjithë rajonin, rolin e pazëvendësueshëm të institucioneve publike në koordinimin e punëve në funksion të shërbimit sa më të mirë ndaj qytetarëve dhe punën e palodhur të njerëzve të përkushtuar ndaj biznesit, prodhimit, krijimtarisë apo mësimdhënies, ruajtjes së rendit e qetësisë publike. Është mbresëlënëse sesi brenda një dite, një jave, muaji mund të takosh kaq shumë njerëz, të njohësh aq shumë probleme, përpjekje, zgjidhje e suksese. Është mundësi e shkëlqyer të mund të lexosh e të kuptosh sesi politika, në kuptimin më përmbajtësor të kësaj fjale, ndikon në jetën tonë duke krijuar mundësi, duke lehtësuar zhvillimet por jo rrallë edhe duke vështirësuar apo penguar. Panorama pasurohet vazhdimisht me punë e ide që njerëzit e këtij rajoni i prodhojnë papushim, me kërkesa e pretendime të natyrshme e të larmishme, sikurse me preokupimin për realizime të bukura, të shëndetshme e argëtuese në art, kulturë e sport. Një ndërveprim shpesh i padukshëm i shoqërisë, njerëzve të punës, biznesit, institucioneve vendore të zgjedhura dhe çdo autoriteti tjetër publik i jep përditshmërisë sonë ritme e impulse të pafundme në llojshmëri dhe gjeneron pritshmëri të reja. Klima dhe terreni shpesh spektakolare e pasurojnë edhe më tej. Nuk është gjithmonë e lehtë që në një mjedis të tillë zhvillimi e progresi, mes ideve, interesave dhe mundësive, të përcaktohet rruga më e mirë dhe afatgjatë e zhvillimit. Ndërkohë, është evidente tashmë në vështrimin makro, që turizmi dhe bujqësia janë dy drejtimet kryesore që plotësojnë por edhe plotësohen në realitetin e zonës sonë. Pa përjashtuar asesi asnjë burim, mundësi e orientim tjetër. Rajoni ynë përbën një pjesë mjaft të rëndësishme të destinacioneve turistike në vend. Korça është tashmë e vizituar në çdo stinë, Pogradeci është i lidhur më së shumti me turizmin veror, ndërkohë që interesi i vizitorëve po orientohet edhe drejt natyrës e klimës malore të Kolonjës, Maliqit, Pustecit, por edhe Devollit. Në të gjithë qarkun operojnë 225 struktura akomoduese (hotele dhe bujtina) me 5270 shtretër. Sigurisht, ky kapacitet duhet të jetë akoma më i madh në të ardhmen për të mundësuar arritjen e objektivit afatmesëm që qarkun tonë ta vizitojnë më shumë se 1 milionë turistë vendas e të huaj në harkun e një viti, e cila do të mund të bëhët realitet vetëm falë një oferte të integruar për zhvillimin e turizmit brenda rajonit, që ngelet sfida e re e të gjithë aktorëve institucionalë, operatorëve turistikë dhe bizneseve në fushën e turizmit. Qarku i Korçës gjatë harkut kohor të 5 viteve të kaluara, ka përfituar mbështetje me investime të qeverisë që shkojnë rreth 100 milionë $ për të gjashta bashkitë, ku vlen për t’u përmendur edhe ndihma për agro-bizneset nëpërmjet programit të IPARD, me kontribut të kombinuar të qeverisë dhe BE-së. Këtu përfshihen jo vetem bujtinat, por edhe ndihma për fermerët, duke nxitur prodhime që kanë “brand” qarkun tonë e duke diversifikuar ofertën në agroturizëm. Masat mbështetëse të Skemës Kombëtare 2024 të ofruara si mbështetje nga qeveria për fermerët dhe blegtorët e qarkut tonë, janë një subvencionim direkt që ul kostot dhe nxit rimëkëmbjen e tyre, pas përballjes me kushtet e vështira klimatike të vitit që lamë pas. Arsimi parauniversitar është prioritet tjetër kryesor i qeverisë në qarkun tonë, për përgatitjen më të mirë të nxënësve për jetën akademike. Fokusi kryesor është rritja e cilësisë së institucioneve arsimore, konsolidimi i një trupe mësuesish të kualifikuar, stimulimi dhe rritja e rezultateve të nxënësve, si dhe infrastruktura në përmirësim dhe modernizim të vazhdueshëm. Zbatimi i projekteve të dixhitalizimit e teknologjisë në mësimdhënie, stimulimi dhe mbështetja për nxënësit me rezultate të larta, bashkëpunimi i shkollave të mesme me universitetin "Fan S. Noli", nxitja dhe forcimi i arsimit profesional si një domosdoshmëri e kohës në tregun e punës, ngelen po aq prioritare. Përgjatë këtyre dy viteve kemi realizuar kontakte në të gjithë territorin e qarkut me drejtues, specialistë të fushave të ndryshme, shumë sipërmarrës e fermerë, sikurse banorë dhe aktorë të spikatur në mesin e komuniteteve të qyteteve dhe zonave rurale, me kujdesin për të qënë në komunikim me sa më shumë njerëz, për të njohur e trajtuar problematika e për t'u pasuruar me ide. Edhe si Parti Socialiste dhe me mbështetjen e qeverisë së Kryeministrit Rama, kemi motivimin e nevojshëm, përgjegjësinë politike, besimin dhe mbështetjen për të vazhduar pa kthim mbrapa në rrugën e progresit në të gjitha fushat. Në fund, dëshiroj të shpreh se jam sinqerisht falenderues e mirënjohës për besimin dhe përkrahjen që kam ndjerë, sepse ky angazhim publik përveç të tjerave, më ka dhënë mundësinë të njoh shumë më mirë magjinë dhe potencialin e qytetit të lindjes, Korçës, por edhe të të gjithë trevës sonë me njerëz të mrekullueshëm të punës dhe arritjeve të suksesshme në çdo fushë." - shprehet Prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole, nëpërmjet një postimi në profilin e tij. |
REKLAMALEXUES AKTUALISHT
|