Besimtarët ortodoksë vijojnë kremtimet e të "Premtes së Zezë", ditë e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në kryq !
Organizohen ritet në Katedralen e qytetit !
Shitësit në "Panairi i Pranverës", i cili po zhvillohet tek sheshi përpara katedrales, të pa kënaqur me blerjet dhe me Bashkinë Korçë.
"Fitim nuk del, e bëjmë më shumë për festën, por bashkia na kërkon 100 mijë lekë, për 4-5 ditë..." - shprehet një shitës. "I shikojnë, por nuk kanë të blejnë, rrogat janë të ulëta, pensionet nuk i ngrenë..." - shton ai. "Ky vit më dobët se vitet e tjera, nuk ka as njerëz shumë..." - shprehet një shitëse. E enjtja e madhe e Pashkës në Korçë !/ Vazhdon tradita e blerjes së enëve prej balte (VIDEO)2/5/2024
Zgjohet më në fund Bashkia Kolonjë/ Pas publikimit nisin punimet për ndërtimin e digës në fshatin Gjonç.
Media Korça Plus, disa ditë më parë publikoi denoncimin nga avokati korçar Esmerald Xhafa, duke publikuar dhe tenderin i cili kapte vlerën e 23 milon lekëve (të reja) dhe faktikisht nuk ishte kryer asnjë punim. Me sa duket, pas publikimit në media, ka nisur reagimi i menjëherëshem i Bashkisë Kolonjë. "Këto veprime tregojnë që kam patur të drejtë poooooor nuk iu shpëton nga përgjegjësia penale." - shprehet avokati Esmerald Xhafa, duke nënkuptuar që nuk do të tërhiqet nga kallëzimet kundrejt Bashkisë Kolonjë. Çudira nga "Çuçka" në Kolonjë/ 230 milonë lekë për rikonstuksionin e digës së rezervuarit, ndërkohë nuk është bërë asnjë punim/ Duhet të kishte përfunduar brenda 4 muajsh sipas kontratës "Më njoftojnë që Bashkia Kolonjë pas postimeve të mia ka reaguar. Ditën e djeshme edhe pse festë zyrtare: 1)Janë prerë bredhat e mbjellë në rrugën e Rehovës, të cilët ishin tharë. 2)Fadromat kishin shkuar në digë dhe po punonin. Këto veprime tregojnë që kam patur të drejtë poooooor nuk iu shpëton nga përgjegjësia penale. Më kanë dërguar plot informacione të tjera të cilat po i verifikoj, asgjë nuk do më ndalojë deri sa ata të kuptojnë se nuk janë pronarë dhe mund të bëjnë çtë duan me territorin,me pronat,me taksat, me njerëzit por JANË SHËRBËTORË të cilët duhet të kryejnë detyrën sipas ligjit as më shumë as më pak." - shprehet nëpërmjet një postimi avokati Xhafa.
E trishtë !/ Fruti-kultura në Korçë drejt zhdukjes !
Tokat e mbjella me mollë braktisen nga fermerët, shkak politikat e gabuara !
Çudira nga "Çuçka" në Kolonjë/ 230 milonë lekë për rikonstuksionin e digës së rezervuarit, ndërkohë nuk është bërë asnjë punim që prej shtatorit 2023.
Avokati korçar Esmerald Xhafa, nëpërmjet një postimi shprehet: "Për të kryer punimet këtu Bashkia Kolonjë i ka dhënë firmës që Administratori i Njësisë Administrative Qendër Kolonjë ia "DHUROI" dy muaj para se të fitonte tenderin e organizuar nga Bashkia shokut të tij. Vlera e tenderit ka qenë në shumën e 230 milionë lekëve pa TVSH gati 276 milion lekë me TVSH. Projekti ishte super, por puna nuk është bërë. Shihemi me punime të tjera." - shprehet ai nëpërmjet një postimi.
Pamje nga aksidenti i ndodhur në mëngjes në aksin Pogradec-Qafë Thanë/ 'Benz'-i në korsinë e gabuar u përplas kokë më kokë me 'Citroen-in', duke shkaktuar vdekjen e një 80-vjeçari dhe plagosjen e një 58-vjeçari.
KAMPIONAAAAA JEMI NE !/ Skënderbeu shpallet kampion në volejboll femra Sezoni 2023-2024 !
Skënderbeu në volejboll për femra është shpallur kampion i Shqipërisë për këtë vit në Superligë. Vajzat korçare fituan ndeshjen e tretë 3-1 me sete kundër Tiranës në Pallatin e Sportit "Tamara Nikolla" dhe sigurojnë kështu titullin e shtatë në histori. Në finalet play-off korçaret dominuan vajzat bardheblu duke i mundur në tre ndeshje, teksa afro 3 mijë tifozë të pranishëm në "Tamara Nikolla" kanë festuar një sukses të merituar. Në ndeshjen e tretë të serisë së finaleve, Skënderbeu i Orlando Kojës e nisi jo mirë setin e parë duke e humbur 17-25. Më pas, të ndihmuara edhe nga publiku vendas, korçaret përmbysën gjithçka për 25-20 dhe 25-17. Seti i katërt ishte edhe më emocionues, me Tiranën e Bulent Karslioglu që u duk se do barazonte, por vajzat korçare përmbysën në 25-23, për rezultatin final 3-1 me sete në ndeshjen e tretë. Kështu, në seritë e finaleve mes tyre Skënderbeu fiton 3-0 kundër Tiranës dhe për herë të shtatë në histori feston me trofeun në duar. Vajzat korçare kanë dominuar sezonin duke zbritur nga froni Partizanin, që përpara ndeshjes së sotme ishte kampion në fuqi. U deshën 1 orë e 54 minuta që korçaret të gëzonin tifozët në Pallatin e Sportit, me këta të fundit që braktisën pas pjesës së parë ndeshjen e futbollit Skënderbeu 1-0 Erzeni dhe u "derdhën" drejt shkallëve të "Tamara Nikolla". Ky sukses i vendosi "vulën" një sezoni fantastik, me Skënderbeun në volejboll për femra që është fituese edhe e Ligës Gjergj Kastrioti, Kupës së Federatës dhe Kupës së Shqipërisë, teksa u shpallën nënkampione në Kupën Ballkanike. Dy suksese në tre vitet e fundit për Skënderbeun e Orlando Kojës, me trajnerin që la SHBA-në për t'u shpallur kampion në vendlindje. Në ekipin kampion spikasin kapitenia Elena Bego, Paola Gjata apo Silva Pesce, Malaj, Kadriu, Ramo, Uilliams, Miliku, Kallundra, Metanje dhe Vivas Requena. Nesër 2 sfida në Korçë, por me orare të pa favorshëm, për tifozerinë korçare !
Skënderbeu - Erzeni | 18:00 Skënderbeu - Tirana | 19:00 Ekipi i volejbollit (femra) luan ditën e nesërme ndeshjen finale përballe Tiranës ! Në Pogradec, një projekt shkollor ka evoluar në një ndërhyrje inovative në botën e robotikës.
Firdeus Dikellari, një maturant 18-vjeçar nga shkolla 'Gjergj Pekmezi' në qytetin e tij, ka krijuar një robot të quajtur "Ray", duke shfaqur talentin e tij si programues dhe inxhinier. Çfarë nisi si një projekt për shkollën, u kthye në një ndërhyrje që synonte të shkonte përtej mureve të klasës dhe të ofronte një kontribut ndaj shoqërisë. Firdeusi thotë se ai kishte një vizion për robotin që tejkalonte përdorimin e tij si një thjeshtë projekt shkollor. Përmes përdorimit të teknologjisë dhe aftësive të tij të programimit, ai ka arritur të zhvillojë një sistem që mundëson komunikimin e qëndrueshëm me robotin. "Ray" nuk është vetëm një strukturë mekanike, por një entitet i aftë të identifikojë emocionet përmes mimikës së fytyrës dhe të përgjigjet në pyetje të ndryshme, duke filluar nga ato shkencore deri te ato të përditshme. Firdeusi ka punuar me përkushtim për rreth 8 muaj për të zhvilluar këtë projekt dhe synon që të shtojë edhe një shtresë shtesë në programim: gjuhën shqipe. Synimi i tij kryesor është që "Ray" të bëhet një asistent personal i përdorshëm për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë të sofistikuar dhe të personalizuar. Kjo është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë për këtë talent të ri të teknologjisë, i cili është gati të bëjë ndryshime të mëdha në botën e inteligjencës artificiale. Ekipi i Skenderbeut ka mentalitet europian te trasheguar nga viti 2010 e ne vazhdim.
Merite te vecante ka presidenti Takaj, i cili ka krijuar nje ekip simpatik ne kushtet e nje denimi absurd nga uefa MAFIA. Tifozet korcare jane te kenaqur me ecurine e ekipit dhe lojen e bukur qe zhvillojne. Besoj se ndeshja me Teuten do kete numur rekord te tifozeve bardh e kuq . I uroj ekipit te zemres Skenderbeut FITORE ! PROF.AS.DR. ELEINA QIRICI
Anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike Anëtare e Këshillit Kombëtar të PDSH Edukimi: 1993 përfunduar studimet universitare, Program studimi: Administrim biznesi; Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës; 2006 përfunduar studimet master, në Marketing, Fakulteti Ekonomik , Universitetin e Tiranës. 2009- Grada shkencore:”Doktor i shkencave në Marketing”, Universiteti i Tiranës 2012- Marrja e titullit Prof as dr. Karriera profesionale: 1994 dhe në vazhdim: Pedagoge pranë Departamentit Marketing-Turizëm, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë. 1999 –2002- Përgjegjëse e departamentit Marketing- Turizëm, të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë 2003-2008; Anëtar i Këshillit Shkencor të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, 2008 – 2012 – Kryetare e Këshillit të Administrimit të Universitetit “ Fan.S. Noli”: 2012 – 2013- Zëvendës Rektore e Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë (mandat i ndërprerë për angazhim në politikë 2013-2017) Shtator 2017 e në vazhdim- Pedagoge pranë Departamentit Marketing-Turizëm, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë. Pjesëmarrëse/referuese në aktivitete shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare ; autore në artikuj shkencorë kombëtare dhe ndërkombëtare; pjesëmarrëse në projekte të ndryshme (konsulent/anëtare); specializime/trajnime jashtë vendit. Karriera politike: Aktivizuar në jetën politike prej 2012; 2013-2017 Deputete e Kuvendit të Shqipërisë; Anëtare e Kryesisë së Degës Korçë; Anëtare e Komisionit të Rithemelimit Dega Korçë; Anëtare e Këshillit Kombëtar; Anëtare e Kryesisë së PDSH Të Tjera: Lindur në 22 Janar 1971 në Korçë; e martuar; me dy fëmijë Në një postim në profilin e saj në facebook, teksa shpall kanditaturën shprehet: Të nderuar demokrate & demokratë të Partisë Demokratike Dega Korçë, I shërbejmë të djathtës konservatore dhe interesave të shqiptarëve, në formacionin më të madh politik me pikëpamje të djathta, duke patur objektiv progresin social-ekonomik, prosperitetin e vendit, mirëqenien e të gjithëve, të ardhmen tonë europiane, mes qeverisjes që buron si rezultat politik i votës së popullit, në kuadër të rendit të lirë demokratik, rend të cilin PDSH vendosi në Shqipëri para 3 dekadash dhe plus vitesh. Partia jonë politike është padyshim një organizëm i gjallë, pluralist, dinamik, i shumëzëshëm, terren i mendimit të lirë, qoftë edhe atij ndryshe, elementë këto që e kanë bërë PD-në parti qeverisëse demokratike, e cila, mes anëtarëve të saj dhe gjithë shqiptarëve, sa herë që e ka lypur nevoja, ka rrëzuar diktatura dhe vendin tonë të gjunjëzuar e ka ngritur në këmbë. Këtë do të bëjmë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, sepse e kemi marrë këtë përgjegjësi politike me vullnet të lirë dhe të plotë, ndaj dhe e kemi për detyrë të përmbushim misionin. Në një atmosferë tejet të ngarkuar politikisht dhe me një qeverisje kryekëput të korruptuar, thua se është një formacion krimi mbi kryet e shqiptarëve, Degët e Partisë Demokratike në 61 Bashkitë e vendit do të mbajnë peshën e rrëzimit të diktaturës së dytë, të periudhës të mileniumit të ri. Dega e Partisë Demokratike Korçë, pas një tronditje artificiale politike me qëllim shkatërrimin, si dhe të gjitha Degët e tjera, kaloi një periudhë tejet të vështirë, por sërish qëndroi dhe sot është e bindur për të marrë sërish fizionominë dhe funksionin e një strukture politike, që ka një detyrim ndaj korçarëve dhe shqiptarëve, konsolidimin e saj, opozitarismin permanent, fjalën vitale dhe të vërtetë, rrëzimin e qeverisë kartel dhe qeverisjen e vendit me njerëzit më të mirë dhe më të përgjegjshëm, politikisht solidë në linjën e PDSH (dhe ka shumë të tillë në PD). Në Degën e PD Korçë, largimi mes dorëheqjes së kryetarit të Degës në muajin mars 2024, risjell anëtarësinë e Korçës, në një periudhë tjetër organizimi, konsolidimi dhe rigjenerimi, aksioni dhe veprimi, sepse të tilla janë periudhat zgjedhore endopartiake në PD, për të votuar dhe zgjedhur kryetarin e saj. Demokrate dhe demokratë, Mikesha dhe miq, Ju njoftoj se kandidoj (pasi u shpall periudha zgjedhore), për postin e Kryetarit të PD Dega Korçë. Nga: Eduart Bardhushi
Nisi dhe në Korçë ! Hajde "me këmbë të mbarë", e tërhiqeni zvarrë dhe për të tjerët se ka shumë... LEXO DHE: Skandali në Bashkinë Korçë/ 2 drejtorë mes 4 zyrtarëve të pezulluar/ 30 milionë lekë dëm për shtetin (EMRAT) Favorizuan ndërtues të komplekseve luksoze duke iu llogaritur më pak taksa, pezullohen nga detyra 4 zyrtarë të Bashkisë Korçë, më e bukura është se 2 prej zyrtarëve ishin drejtorë në bashkinë e qytetit ! 300 milionë lekë (të vjetra) dëm ekonomik për shtetin...mbajmë ne mbajmë...
Falja e Namazit të Fiter Bajramit, Xhamia "Iljaz Bej Mirahori" !
Korça Plus, uron gjithë besimtarët myslimanë, Gëzuar Fiter Bajramin !
Drejtpërdrejt nga Xhamia "Iljaz Bej Mirahori" !
Falja e Namazit të Fiter Bajramit ! Ditën e nesërme (10 prill), është dita e Fiter Bajramit !
Falja e namazit të Bajramit do të bëhet në orën 07:00 dhe televizioni Korça Plus do të bëjë transmetim të drejtpërdrejtë, në sinjal dhe në faqen e facebook. Gëzuar dhe për shumë vjet Fiter Bajramin ! Lapaj: "Në 2 ditë, kemi mbledhur firmat e mbi 500 qytetarëve korçarë, një pritje shumë e mirë !"1/4/2024
Adriatik Lapaj, kreu i lëvizjes politike "Shqipëria Bëhet" në Korçë/ "Për ta ndryshuar Shqipërinë, duhet të demokratizojmë ligjet si fillim...!"
Intervista për Korça Plus TV. Sot, më 1 prill, Korça Plus feston 6-vjetorin e themelimit, një moment i cili i shënjon një kapitull të ri në historinë e këtij kanali televiziv !
Korça Plus u themelua në vitin 2018 me një qëllim të qartë - për të ndërgjegjësuar dhe informuar ndjekësit në qytetin e Korçës dhe përtej kufijve të saj. Nga një ëndërr që u bë realitet, Korça Plus është shndërruar në një institucion të rëndësishëm për komunitetin e Korçës dhe zonave përreth. Me 49 mijë ndjekës e saj, Korça Plus është bërë një burim i rëndësishëm i informacionit për të gjithë ata që kërkojnë lajme të reja, objektive dhe të sakta. Ndërkohë që festojmë këtë 6-vjetor të frytshëm, Korça Plus angazhohet për të vazhduar rrugëtimin e saj me të njëjtën pasion, me sfida të reja dhe mundësi për zhvillim. Themeluesi dhe drejtuesi i televizionit Korça Plus, Zoti Eduart Bardhushi, nëpërmjet një postimi shprehet: "Para 6 viteve, Korça Plus ishte vetëm një ëndërr... Tani, është realitet! Shpreh falenderime për mbështetjen që kemi marrë nga ju që prej ditës së parë, premtojmë se do të vazhdojmë të punojmë me të njëjtën pasion dhe përkushtim në përmbushjen e synimeve tona, edhe në vitet në vijim." Në këtë moment të veçantë, urojmë të gjithë bashkëpunëtorët, audiencën, dhe miqtë e Korça Plus për këtë sukses të madh ! |
REKLAMALEXUES AKTUALISHT
|