Vezët e kuqe të Pashkës janë një prej traditave që zonjat korçare e kanë ruajtur me fanatizëm.
E enjtja i gjen ato duke lyer vezët në ngjyrë të kuqe, një simbolikë e triumfit të jetës mbi vdekjen. Ky ritual nuk ka humbur asnjëherë as në kohën e komunizmit. Në shenjë mbarësie vezët e kuqe të Pashkës shpërndahen te miqtë dhe të njohurit, ndërsa të shtunën në mesnatë të gjithë zgjedhin vezët e tyre dhe nis një garë ku përplasen skajet e vezëve mes njëri- tjetrit derisa të zgjidhet veza më rezistente që është një ogur i mirë. E enjtja e madhe e Pashkës në Korçë !/ Vazhdon tradita e blerjes së enëve prej balte (VIDEO)2/5/2024
Vithkuq - Voskopojë
Pas një pune intensive në terren, sot mundëm në mënyrë të organizuar të realizonim shtegun që kalon thuajse në pyll (shmang rrugën e automjeteve) nga Vithkuqi në Voskopojë. Përpjekja jonë ka qenë e vazhdueshme në gjetjen e fondeve për hapjen dhe shënjimi e këtij shtegu, i cili lidh dy ish-qytete me histori, kulturë, trashëgimi, me vlera në etnografi e shije në kulinari... dy qëndra që i bashkon një natyrë përallore! Shtegu nisi me vizitën në manastirin shekullor të Shën Pjetrit, viziton kanionin e përroit të Qyqes, vazhdon në pyllin me pisha, del në Luginën e Gjergjevicës dhe matan në Voskopojë... Një falenderim për grupin! Spektakli rinor "Rin Show", këtë vit jo vetëm konkurim midis shkollave të qytetit, por dhe shkollave nga Pogradeci dhe Kolonja !
"Pogradeci dhe Kolonja i bashkohen këtë vit spektaklit më të madh të talenteve që zhvillohet në Korçë, Rin Show 2024. Urime të gjithë nxënësve pjesëmarrës, për performancat e shkëlqyera dhe talentin e jashtëzakonshëm. Gara e yjeve vijon!" - shprehet nëpërmjet një postimi kryebashkiaku Filo. Personazh/ Enada Çollaku, infermierja që nuk u largua, por prej 7 vitesh iu shërben banorëve të Slatinës në Mokër !
Në qendrën ambulatore të fshatit Slatinë në Mokër, prej 7 vitesh ofron shërbimin infermierja Enada Çollaku. Ajo është pranë banorëve të fshatit sa herë ata kanë nevojë për ndihmë. Vlerësim e mirënjohje për punën e Enadës dhe për gjithë të rinjtë si ajo që zgjedhin të jetojnë në vendin e tyre dhe me punë e përkushtim janë pranë komuniteteve për të kontribuuar në fusha të ndryshme! Ardian Fezollari, fotografi dhe njëherazi funksionar i Policisë në Qarkun Korçë, publikon albumin e rradhës me fotografi, "Our Albania".
Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në facebook, ai shprehet: Te nderuar miq,si çdo sipërmarrje edhe albumi "Our Albania" ka nje grup te madh bashkëpuntoresh ne rrugetimin e tij. Pas albumeve rajonalë do të thoja si Pogradeci,Parku Kombëtar Divjakë Karavasta,Parku Kombëtar i Prespës dhe Kolonja, sefundmi ka dale dhe kopja e pare ( format digital ) e Albumit "Our Albania". Nje pune dhjetravjeçare për te sjelle ne kete album peizazhet me te bukura shqiptare,etnosin e paperseritshem te vendit,sitet arkeologjike apo dhe arkitekturen shqiptare nga jugu ne veri. Si thashe dhe me lart nje pune kolosale e cila ka mbrapa njerez te sukseseshem. Korça me aktivitete të larmishme përgjatë muajit Prill, duke filluar me koncertin "100 vjet Muzikë Kult", e deri në spektaklin e talenteve "Rin Show".
Merr "jetë" Qendra Komunitare Kulturore në Maliq, faza e parë !.
Një investim në qendër të qytetit kaq shumë i domosdoshëm për komunitetin, e veçanërisht për të rinjtë që po merr jetë. Vaskë Kolaci, profesori "ikonë" i Shkollës së Muzikës, i cili nuk e humbi asnjëherë fisnikërinë16/4/2024
Emri dhe figura e profesor Vaskë Kolacit janë të njohura në Korçë dhe jo vetëm, për kulturën dhe kontributet e tij në ngritjen e konsolidimin e shkollës së muzikës në veçanti, për artin në përgjithësi, por edhe për jetën me vështirësi që ka përjetuar pa e humbur asnjëherë fisnikërinë.
E prita me shumë kënaqësi profesor Vaskën, me të cilin patëm një bisedë të bukur mbi këtë temë e veçanërisht për shkollën e muzikës së Korçës, ku ai ka punuar për vite me radhë pa u lodhur që gjithçka të ndriçonte për nga cilësia. Profesori edhe pas kaq e kaq vitesh, është i preokupuar për atë se çfarë mund të bëhet më mirë për artin në përgjithësi e muzikën në veçanti. Kryefjala e bisedës së tij ishte shkolla e muzikës në Korçë, që ajo të vazhdojë të prodhojë artistë të vërtetë si dikur. Muzikantët që punojnë në shkollën e muzikës apo edhe në institucione të tjera në Korçë e gjetkë, kanë qënë dikur nxënës të asaj shkolle, nxënës të mësues Vaskës dhe kolegëve të tij. Ata kanë një shembull frymëzimi tek figura e profesorit, i cili është një nga njerëzit e duhur për t’i marrë mendime çfarë dhe si mund të përmirësojmë. Me shumë dashuri profesori më foli edhe për Vithkuqin, vendin e tij të lindjes, ku kalon një pjesë të kohës tani që është në pension. - shprehet nëpërmjet një postimi, Prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole.
Nga: CNA.AL
Turizmi në juglindje çdo vit e më tepër ka pësuar një rritje të lartë të vendeve akomoduese, bujtinave, restoranteve si edhe fluks të vizitorëve vendas e të huaj. Por krahas aseteve turistike që ka ky qark, përfshirë këtu edhe fshatrat turistikë, një zhvillim të madh po marrin edhe asetet kulturore dhe historike. Në bashkinë e Pustecit, ndonëse një bashki e vogël me popullsi minoritare, turizmi po zhvillohet dita ditës, ndërsa sezoni turistik pas pandemisë ka pësuar një hov. Në reportazhin e radhës për shikuesit e CNA TV, do të sjellim një personazh mjaft të veçantë që ka krijuar një muze pikërisht në Pustec. Ai është mësuesi i histori - gjeografisë në shkollën e Liqenasit, Spase Tërpo, i cili e ka kthyer banesën e vjetër të familjes në një muze shumë interesant që përfshin periudha të ndryshme historike dhe nxjerr në pah traditën e zonës. Spase Tërpo prej 17 vitesh ushtron funksionin e mësuesit në zonë, një profesion aq të dashur për të dhe me një pasion shumë të madh për historinë e vendit. Në këtë intervistë ai tregon se si lindi ideja për ta kthyer banesën e gjyshërve të tij në një muze historik, me vlera e tradita të zonës së Pustecit, duke përfshirë qindra objekte e dokumenta të vjetra që prej shekullit të 19 e deri në ditët e sotme. "Unë kam rreth 17 vjet që jam mësues pranë Shkollës së Bashkuar Liqenas ku jap lëndën histori - gjeografi dhe kam punuar pothuajse gjatë gjithë kohës në zonën tonë dhe ideja ime ka ardhur për krijimin e një muzeu të tillë për faktin se familja ime ka qenë një familje e vjetër e zonës, kishin mbledhur shumë gjëra të vjetra sidomos gjyshi dhe gjyshja ime. Duke parë që një ditë edhe zona jonë do zhvillohej sepse turizmi është dega bazë sot ku mund të kemi të ardhura më të larta, vendosa që gjërat ti sistemoj në pjesë të shtëpisë time." Fillimi i këtij projekti kaq interesant ka qenë i vështirë për Spasen dhe për familjarët e tij, të cilët kanë ruajtur prej vitesh objektet e vjetra me aq kujdes. Nëna dhe tezja e tij janë kujdesur që këto objekte të mos dëmtohen dhe sot të jenë pjesë e këtij muzeu për të treguar shumë nga historia e zonës së Pustecit, po ashtu edhe e shtetit shqiptar. "Gjithmonë fillimi është i vështirë por inicimi ishte pikërisht nga disa grupe turistësh që kalonin në zonën time. Në atë kohë gjyshi im jetonte dhe qëndronte jashtë shtëpisë dhe turistët i afroheshin dhe i flisnin. Mendova pse shtëpinë e vjetër mos e kthej në një diçka interesante ku mund të shohin diçka me vlerë që e kemi në zonën tonë. Kështu e nisëm si rrugëtim. Më pas me ndihmën e mamit, tezes i mblodhëm gjërat në fillim, për të parë çfarë kemi e çfarë mungon, dhe sot e kësaj dite vazhdojmë të merremi me këtë punë. Punë e lodhshme është patjetër sepse shumë gjëra nuk mund t’i gjesh, duhet t’i kërkosh nëpër fshatrat e tjera, por mundohemi, disa herë edhe i blejmë." Ndërtesa dykatëshe më herët ka qenë banesa ku jetonin pjesëtarët e familjes Tërpo, e Spasja vendosi që ta ndante në 3 dhoma, secila prej tyre me një qëllim ndryshe. Në dhomën e parë ai ka futur një sërë objektesh duke nisur nga veshjet popullore, veglat e punës, enët e asaj kohe, ndërsa arsyeja e vendosjes së këtyre objekteve brenda një dhome mbetet një nga më të veçantat por edhe më identifikuese për atë kohë. "Ky mini muze përbëhet nga 3 pjesë/dhoma ku fillojmë nga dhoma më e vjetër që i përket fundit të shekullit të 19 dhe fillimit të shekullit 20. E kam improvizuar në një dhomë të veçantë, me të gjitha objektet, sendet, enët, veglat e punës, veshjet e asaj kohe, në një vend për arsye se të parët tanë në atë kohë jetonin në një dhomë dhe mbanin çdo gjë brenda asaj dhome. Bënin bukën, hanin, flinin, laheshin, punonin leshin e të gjitha me rradhë, dhe pikërisht kjo është dhoma e parë ku janë të vendosura pothuajse pjesa më e madhe e objekteve." Spasja thotë se të gjitha gjërat e vendosura brenda kësaj dhome kanë historinë dhe vlerën e tyre, ndaj ai e ka shumë të vështirë ti veçojë. Në këtë dhomë mbizotëron ngjyra e zezë që paraqet politikën agresive në periudhën e pushtimit osman, edhe për faktin se populli i Pustecit nuk e ndërroi besimin gjatë kësaj kohe duke vazhduar të mbanin besimin ortodoks. "Për mendimin tim të gjitha gjërat janë të veçanta. Çdo objekt që gjendet këtu e ka historinë dhe vlerën e saj, prandaj unë nuk e kam ndarë se kush është më e veçanta dhe më ndryshe se objektet e tjera. Çdo njeri që vjen, sidomos të huajt, janë me një entuziazëm të madh për ta parë këtë pjesë dhe mendojnë se kanë shumë vlera. Fundi i shekullit të 19, dhe fillimi i shekullit të 20, kur ne ishim nën pushtimin e perandorisë osmane, dhe siç shihet edhe ngjyra që dominon këtu është e zeza për shkak se edhe në zonën tonë osmanët kanë ndjekur një politikë agresive, me vrasje. Plus ne si zonë nuk e ndërruam besimin, vazhduam të krishterë dhe kjo ishte diçka që bëri që popullsia këtu tek ne të sakrifikohej. Sipas disa të dhënave mendohet se ngjyra e zezë është dominante për këtë fakt." Në dhomën tjetër të muzeut vizitorët ndeshen me një periudhë tjetër historike, ata të komunizmit. Duke qenë një periudhë e gjatë që shqiptarët e kanë jetuar, Spasja thotë se nuk mund të mos e përfshinte në muzeun e tij. Ajo çka të bën përshtypje është fakti se turistët janë mjaft të prirur për të njohur më tepër lidhur me këtë periudhë, duke e krahasuar Shqipërinë me shtete të tjera si Korea e Veriut dhe me shtete të Afrikës. "Pjesa tjetër e muzeut është pjesa ku kemi paraqitur disa mobilje të periudhës së komunizmit por edhe shumë libra të asaj kohe që tregojnë qartë se si jetonim ne në atë kohë dhe çfarë objektesh dhe mobiljesh mbanim në shtëpitë tona. Periudha e komunizmit ka qenë një përiudhë e gjatë që kemi jetuar dhe s'mundej që këtë periudhë mos e përfshija në muze. Është një nga periudhat ku të huajt janë gjithmonë shumë të interesuar dhe duan të dinë shumë, sepse sot e krahasojnë me disa shtete si Korea e Veriut apo shtete të tjera në Afrikë dhe pikërisht për këtë arsye u mundova të gjej librat, veprat e periudhës komuniste, libra te shkruara nga diktatori Enver Hoxha. Interesi është shumë i madh nga të huajt pasi nuk kanë parë dhe nuk kanë dëgjuar shumë për këtë pjesë të historisë së Shqipërisë. Këtu gjejmë radio të vjetra, makina shkrimi, televizor të vjetër Lura, disa dokumenta të familjes time shumë të vjetra, deftesa lirimi, ftesa dasme dhe është një nga pjesët interesante që tërheq vëmendjen e shumë të huajve." Të dyja këto dhoma gjenden në katin e dytë të banesës, ndërsa e veçantë mbetet edhe hyrja në këtë muze. Fotot e hershme që i përkasin viteve 1926, monedha të ndryshme të përdorura gjatë këtyre viteve, si edhe dokumente shumë të vjetra që tregojnë shumë për traditën e kësaj zone, janë vendosur aq bukur në muret dhe ambjentin e ndërtesës. Spase Tërpo tregon se këto detaje janë ruajtur më së miri nga gjyshi i tij, aq i apasionuar pas historisë. "Kjo është pjesa hyrëse e muzeut, ku në këtë pjesë unë kam vendosur disa foto familjare që datojnë nga viti 1926-1927, dhe pothuajse të gjitha fotot i kam vendosur me datën përkatëse për arsye se gjyshi dhe gjyshja ime ishin të interesuar për fotot, e prapa çdo fotoje kanë shkruar edhe datën kur është bërë. Po në këtë pjesë kam vendosur disa monedha të vjetra të kohërave të ndryshme që janë përdorur në vendin tonë si monedha franga zvicerane, monedha turke, të perandorisë osmane, monedha të vjetra drakma greke që janë përdorur në zonën tonë si zonë kufitare. Instrumentet muzikore që janë përdorur në shumë dasma në zonën tonë, madje klarineta është një nga më të vjetrat e përdorura në dasmat tona. Radio e vjetër, album familjar, disa dokumenta të vjetra të gjyshit tim qe ishte mësuesi i parë në gjuhë maqedonase në zonën tonë, pra është pjesa hyrëse e muzeut ku më pas shohim edhe pjesët e tjera që i përmendëm më sipër." Muzeu i mësuesit Tërpo ka 7 vite që është hapur dhe që vijon të punohet edhe sot për ta zgjeruar më tepër si projekt. Të shumtë janë turistët e huaj që zgjedhin të vizitojnë Pustecin dhe pikërisht këtë muze. Qëllimi i mësuesit është të kthejë këtë zonë në destinacion jo vetëm për asetet natyrore, por edhe për ato kulturore. "Kam 7 vite që e kam hapur më seriozisht këtë projekt dhe gjithmonë kam patur vizitorë. Vetëm pjesa e periudhës së pandemisë kishte më pak vizitorë, por faktikisht muzeun e kam bërë për hobi dhe patjetër që janë të mirëpritur vizitorët. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë të huaj, ku dominojnë hollandezët, belgët, anglezë, gjermanë, të cilët janë shumë të interesuar madje ikin me fjalë të mira. Shpresoj që në të ardhmen edhe unë të mundohem të bëj diçka më tepër, ta zgjeroj këtë si projekt sepse duam që zona jonë të kthehet në zonë me vlera të mëdha, jo vetëm natyrore por edhe kulturore dhe të jetë një nga zonat më të vizituara të qarkut të Korçës." Spase Tërpo kujdeset deri në detaj për ruajtjen e vlerave të mëdha që ka zona e Pustecit, e falë bashkëpunimit me banorë të fshatrave në këtë bashki, ai ka mundur të realizojë një nga muzetë më të bukur që ka juglindja. Nëpërmjet këtij reportazhi, CNA TV ju sugjeron që të mos e humbisni mundësinë për ta vizituar nga afër muzeun, ndërsa iu vendos në dispozicion edhe numrin e telefonit të mësuesit Spase Tërpo për të mundësuar vizitën tuaj atje. Në skenën e teatrit të Korçës, një formacion i veçantë muzikor që mban emrin Lefter Furxhi ka sjellë koncertin e parë.
Për herë të parë artistë profesionistë e amatorë, një pjesë prej të cilëve me aftësi të kufizuara në shikim, u bënë bashkë në këtë grup muzikor duke sjellë një interpretim emocionues të këngëve korçare por edhe të tjera performanca. Teksa në skenë kishin instrumentet e artistit emrin e të cilit mban ky formacion, dëshmuan se muzika kapërcen çdo pengesë fizike ndërsa ndanë emocionet e këtij koncerti. Kjo iniciativë e veçantë synon mbështetjen e personave të talentuar me aftësi të kufizuar ne shikim dhe vazhdimësinë e këtij formacioni. Romët janë pjesë shoqërisë shqiptare që nga shekulli i 14-të dhe kanë krijuar komunitete të qëndrueshme nëpër qytete dhe fshatra të vendit. Pavarësisht diskriminit dhe sfidave të shumta, romët kanë ruajtur traditat, gjuhën dhe kulturën e tyre, duke u bërë pjesë e rëndësishme në diversitetin e kulturave në Shqipëri.
Pavarësisht përpjekjeve, romët ende vazhdojnë të përballen me diskriminim, probleme të mëdha sociale e ekonomike, nivel të ulët arsimi dhe papunësi. Modeli i parë në Shqipëri që bën bashkë artin, kulturën dhe inovacionin në një menaxhim të koordinuar që do të hapë dyert ditën e sotme, në godinën e ish-prefekturës në qendër të qytetit, ora 19:00 për artdashësit dhe të rinjtë korçarë.
Fshati Velitërnë ka rreth 1070 banorë, ndodhet në Bashkinë e Maliqit, Njësia Administrative Pirg.
Banorët e këtij fshati, merren kryesisht me bujqësi e blektori, ku në fushat e fshatit prodhojnë produkte të freskëta dhe bio. Që në hyrje të fshatit, të lind ndjesia e një fshati harmonik dhe me njerëz punëtorë. Harmonia fetare është ndër pikat më të forta të popullit shqiptar dhe këtë harmoni, e gjejmë më së miri në fshatin Velitërnë, ku Kisha dhe xhamia, "bashkëjetojnë" me njëra-tjetrën. Syrja Hmzallari, kryetari i fshatit, na tregon se në këtë fshat, një i krishterë, që hedh lek në kishë, patjetër shkon dhe hedh lek në xhami dhe e anasjellta, ku një mysliman që hedh lek në xhami, patjetër shkon dhe hedh lek në kishë. Rituale të ndryshme fetare respektohen në shenjë harmonie dhe respekti për fetë. Syrja Hamzallari tregon gjithashtu se që në kohet e krijimit të fshatit banorët kanë qenë në harmoni me njëri-tjetrin. Kudret Pera, një ndër banorët më të vjetër të këtij fshati na tregon historinë e pazakontë të këtij fshati, duke na sjellë edhe shembuj të ndryshëm te harmonisë fetare që ekziston në këtë fshat. Ai na tregon gjithashtu për historitë e martesave mes të krishterëve dhe muslimanëve. Syrja Hamzallari gjithashtu na tregon edhe menyren e vendosjes së kishave në këtë zonë duke formuar kështu ne formë ajrore një kryq me njëra-tjetrën. Madje, ai është i hapur që në zonën ku janë vendosur kisha dhe xhamia, janë të kënaqur dhe mirëpresin çdo fe tjetër, që të ngrejënë godinën e tyre të kultit. Kudret Pera, si ndër më të vjetërit e fshatit Velitërnë, jep mesazhin e rëndesishëm, duke cituar disa fjalë të shkrimtarit të madh Pashko Vasa: "“Feja e shqiptarit asht shqiptaria !" Qendra e Artit dhe Inovacionit hap dyert në 6 Prill/ Modeli i parë në Shqipëri që bën bashkë artin, kulturën dhe inovacionin !
Modeli i parë në Shqipëri që bën bashkë artin, kulturën dhe inovacionin në një menaxhim të koordinuar që do të hapë dyert në godinën e ish-prefekturës në qendër të qytetit në 6 prill për artdashësit dhe të rinjtë korçarë. Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë është një nga ato destinacione të trashëgimisë kulturore, që nuk duhen humbur !
Mos harroni! E diela e fundit e çdo muaji, është e Diela e Muzeve, ndaj hyrja është FALAS! Ndërmarrja e Shërbimeve Publike ka filluar punën për shtrimin me kalldrëm të Rrugës “Misto Mame”, Lagjja 7 në Korçë.
Ruajmë traditën dhe tregojmë kujdes të veçantë në mirëmbajtjen e rrugicave me kalldrëm sepse ato janë një vlerë e çmuar në lagjet historike të Korçës. - shprehet kryebashkiaku Filo. Pata kënaqësinë të prisja sot në zyrë me kërkesë të saj, Ministren e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, znj. Bisera Kostadinovska Stojçevska dhe delegacionin që e shoqëronte.
Ndamë së bashku mendime për intensifikimin e bashkëpunimit, të fokusuar në rajonin tonë ku jetojnë edhe pakicat e Maqedonisë së Veriut, për bashkinë e Pustecit, komuniteti maqedonas i së cilës, është një urë marrëdhëniesh e bashkëpunimi me Republikën e Maqedonisë së Veriut. I shpreha zonjës Ministre se institucioni i Prefekturës ka qenë e do të vijojë të jetë një aktor institucional aktiv për të intensifikuar përpjekjet lidhur me krijimin e nismave dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta ndërkufitare, në interes të gjithë rajonit dhe komuniteteve respektive. - shprehet nëpërmjet një postimi Prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole. Faza e parë/ "Qendra Komunitare Kulturore Maliq", fiton fizionominë dhe madhështinë e munguar prej 7 vitesh.
Nis "Rin Show", spektakli më i madh rinor në Korçë !
Për herë të parë në këtë format kaq të veçantë dhe të dashur për nxënësit, në këtë sezon do të bashkohen në gjimnazistët e gjithë Qarkut të Korçës. Suksese të gjithëve ! |
REKLAMALEXUES AKTUALISHT
|