Besimtarët ortodoksë, por edhe banorë të tjerë të Korçës kanë marrë pjesë në kryerjen e Udhës së Kryqit apo të lëvizjes së Epitafit të Krishtit. Është ky një rit fetar, që organizohet në mbrëmjen e të premtes së zezë dhe që synon të shprehë dhimbjen e besimtarëve për kryqëzimin e Krishtit.
Udhëtimi i Epitafit në Korçë filloi me grumbullimin e besimtarëve në pesë kishat përkatëse: në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, Kishën e Shën Ilias, Kishën e Mitropolisë, Kishën e Shën Sotirit, dhe Kishën e Shën Thanasit. Mandej të gjithë besimtarët u mblodhën tek sheshi para Katedrales. Prej kësaj të fundit doli Epitafi i Krishtit, i pasuar nga Mitropoliti i Korçës, Voskopojës, Kolonjës dhe Pogradecit Hirësia e tij Imzot Johan Pelushit dhe klerikëve të Dhioqezës së Korçës. - Advertisement - Nën tingujt e vajtimeve dhe këngëve fetare kushtuar këtij momenti, ata kanë ecur në zonën pedonale të qytetit dhe pastaj duke vazhduar në unazën e vogël të qytetit u rikthyen tek Katedralja “Ngjallja e Krishtit”. -U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Z., 33 vjeç, banues në fshatin Arrzë, Devoll, pasi në aksin rrugor “Miras-Bilisht”, në vendin e quajtur “Dëmbravë”, u konstatua duke transportuar me një automjet furgon, dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme.
Sasia e druve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. -U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, dyshohet se i ka vjedhur një bashkëmoshatari të tij, një celular, i cili iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjatë këqyrjes së celularit u konstatuan faqe që shërbenin për vënien e basteve sportive. -U arrestua në flagrancë shtetasi M. Ç., 55 vjeç, banues në Ragusa, Itali, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
-U arrestua në flagrancë shtetasi R. K., 32 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi në kundërshtim me urdhrin e gjykatës, dyshohet se ka dhunuar nënën e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Korçë/ I vodhi me forcë varësen 68-vjeçares në lagjen nr.12, policia arreston një 39-vjeçar3/5/2024
Korçë/I vodhi me forcë në rrugë, varësen që një shtetase mbante në qafë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në mbrëmje, në lagjen nr. 12, Korçë, ku një 68-vjeçareje, i morën me forcë nga qafa, një varëse platini, kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Klodian Meçollari, 39 vjeç, banues në Korçë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Besimtarët ortodoksë vijojnë kremtimet e të "Premtes së Zezë", ditë e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në kryq !
Organizohen ritet në Katedralen e qytetit ! Festa e Pashkës Ortodokse ka sjellë fluks të shtuar në hyrje të pikës kufitare të Kapshticës.
Shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi kanë zgjedhur të kthehen në vendlindje për të festuar Pashkën Ortodokse të dielën më 5 maj. Sipas policisë gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kalimi janë regjistruar një numër i madh në hyrje prej 6258 shtetas dhe një numër më i vogël në dalje prej 2480 shtetas. Sipas informacioneve do të punohet me sportele të alternuara në varësi të fluksit për të shmangur radhët dhe pritjet. Një gjest human nga drejtori i OSHEE Pogradec, Kristi Pilinçi, i cili ka marrë përsipër të paguajë me buxhetin personal faturat e energjisë elektrike.
“Sot kemi të ardhura 17 mijë lek në muaj, por 7 mijë (të reja) shkojnë për qiranë e shtëpisë. Të tjerat ujë drita dhe ushqim. Ilacet e motres s'kam arritur ti blej. Jo bashkia nuk na jep bonus qiraje. Me veshje na ndihmojnë organizatat. Unë kujdesem për motren dhe vëllanë, ju jap ndihme dhe këshilla. Kërkoj të jene të pavarur dhe tia dalin në jete. Të ardhurat janë kempi i motres dhe ndihma ekonomike. Ato janë për qira, uje drita, etc. Ka raste që marr veresi për dyqane, por dhe ato nuk japin kanë një kufi. Kam punuar gjatë veres, por s'kam mundur ta stabilizoj, e kam të vështirë ndaj kam kërkuar ndihmë”thotë ajo. - shprehej para disa ditësh 19-vjeçarja Xhystina Zabzuni. Pas apelit për ndihmë në Report tv, Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli ka parë nga afër gjendjen e vështirë ekonomike e sociale të familjes Zabzuni dhe ka garantuar bonusin e qirasë me vlerë 10 mijë lek në muaj.
Ndërsa për Xhystinën, vajzën e madhe të familjes do të sigurohet një vend pune i sigurt. Edhe pse është 19-vjeçe ajo deklaroi në Report tv se dëshiron të punojë, për të ndihmuar familjen. Për vajzën e dytë të familjes, Nertilën 17-vjece që ka kryer transplant të veshkave do të sigurohet rimbursimi i ilaceve përmes Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, premtoi Xhakolli. “Vajza e madhe eshte e gatshme për të punuar në mënyrë që të shtojë të ardhurat për familjen. Ndërkohë ne si bashki për ti lehtësuar sado pak do të ndërmjetësojmë një vend pune në sektorin privat për vajzën, pagesën e bonusit të qerasë si dhe paketa ushqimore periodike. Po mundohemi të krijojmë një fond banesash sociale për familjet e pastreha dhe në momentin e parë që do të kemi programin, kjo familje do të trajtohet me prioritet”, tha kryebashkiaku. Familja Zabzuni jeton në shtëpi me qira në lagjen “Gani Homçani” të Pogradecit dhe përbëhet nga 4 anëtarë, nëna shurdhmemece dhe e papunë me tre fëmijët jetimë, pasi babai është ndarë nga jeta. Të ardhurat e vetme të kësaj familje janë ndihma ekonomike dhe KEMP-i me vlerë 17 mijë lek në muaj. Dy ditë më parë në Report tv, vajza e madhe e familjes, Xhystina Zabzuni, shprehej: “Motra ka bërë një transplant dhe ka nevojë për trajtim mjekesor. Ilaçet s'kam mundur t’ia marr se ato kushtojnë. Kemi të ardhura 17 mijë lek në muaj, por 7 mijë shkojnë për qiranë e shtëpisë. Ka raste që marr veresi për dyqane”. Përfundon ndërtimi i rrjetit të brendshëm të ujësjellësit në fshatin Lozhan i Ri, Njësia Administrative Gorë.
Tashmë banorët e këtij fshati me ujë me cilësi e pa ndërprerje. Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Maliqit Gëzim Topçiu, ku shprehet: “Rrjeti i brendshëm i ujësjellësit Lozhan i Ri -Nj. Ad. Gorë. Nga sot gati finalizimi i një projekti kaq të rëndësishëm për komunitetin e këtij fshati për ujë me cilësi e pa ndërprerje.” Vezët e kuqe të Pashkës janë një prej traditave që zonjat korçare e kanë ruajtur me fanatizëm.
E enjtja i gjen ato duke lyer vezët në ngjyrë të kuqe, një simbolikë e triumfit të jetës mbi vdekjen. Ky ritual nuk ka humbur asnjëherë as në kohën e komunizmit. Në shenjë mbarësie vezët e kuqe të Pashkës shpërndahen te miqtë dhe të njohurit, ndërsa të shtunën në mesnatë të gjithë zgjedhin vezët e tyre dhe nis një garë ku përplasen skajet e vezëve mes njëri- tjetrit derisa të zgjidhet veza më rezistente që është një ogur i mirë. Një i moshuar ka gjetur vdekjen sapo ka dalë nga një lokal në qendër të qytetit.
Sipas policisë, 80-vjeçari ka qenë duke pirë kafe në një lokal ndërsa nuk është ndjerë mirë dhe është çuar drejt banesës së tij. Por për fat të keq nuk ia ka dalë pasi është rrëzuar në tokë vetëm pak metra larg lokalit dhe ja ndërruar jetë. Trupi është dërguar në morg për ekspertizën mjekoligjore, e cila do të përcaktojë shkaqet e vdekjes. -U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 38 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 6, Korçë, ka tentuar të hyjë në banesën e ish-bashkëshortes së tij 34-vjeçare.
Në momentin që kjo shtetase ka njoftuar shërbimet e Policisë, shtetasi E. P. është larguar me vrap dhe i ka rënë nga dora, një mjet prerës (thikë). Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika, ndërsa 34-vjeçarja u pajis me urdhër mbrojteje.
Shitësit në "Panairi i Pranverës", i cili po zhvillohet tek sheshi përpara katedrales, të pa kënaqur me blerjet dhe me Bashkinë Korçë.
"Fitim nuk del, e bëjmë më shumë për festën, por bashkia na kërkon 100 mijë lekë, për 4-5 ditë..." - shprehet një shitës. "I shikojnë, por nuk kanë të blejnë, rrogat janë të ulëta, pensionet nuk i ngrenë..." - shton ai. "Ky vit më dobët se vitet e tjera, nuk ka as njerëz shumë..." - shprehet një shitëse. E enjtja e madhe e Pashkës në Korçë !/ Vazhdon tradita e blerjes së enëve prej balte (VIDEO)2/5/2024
Zgjohet më në fund Bashkia Kolonjë/ Pas publikimit nisin punimet për ndërtimin e digës në fshatin Gjonç.
Media Korça Plus, disa ditë më parë publikoi denoncimin nga avokati korçar Esmerald Xhafa, duke publikuar dhe tenderin i cili kapte vlerën e 23 milon lekëve (të reja) dhe faktikisht nuk ishte kryer asnjë punim. Me sa duket, pas publikimit në media, ka nisur reagimi i menjëherëshem i Bashkisë Kolonjë. "Këto veprime tregojnë që kam patur të drejtë poooooor nuk iu shpëton nga përgjegjësia penale." - shprehet avokati Esmerald Xhafa, duke nënkuptuar që nuk do të tërhiqet nga kallëzimet kundrejt Bashkisë Kolonjë. Çudira nga "Çuçka" në Kolonjë/ 230 milonë lekë për rikonstuksionin e digës së rezervuarit, ndërkohë nuk është bërë asnjë punim/ Duhet të kishte përfunduar brenda 4 muajsh sipas kontratës "Më njoftojnë që Bashkia Kolonjë pas postimeve të mia ka reaguar. Ditën e djeshme edhe pse festë zyrtare: 1)Janë prerë bredhat e mbjellë në rrugën e Rehovës, të cilët ishin tharë. 2)Fadromat kishin shkuar në digë dhe po punonin. Këto veprime tregojnë që kam patur të drejtë poooooor nuk iu shpëton nga përgjegjësia penale. Më kanë dërguar plot informacione të tjera të cilat po i verifikoj, asgjë nuk do më ndalojë deri sa ata të kuptojnë se nuk janë pronarë dhe mund të bëjnë çtë duan me territorin,me pronat,me taksat, me njerëzit por JANË SHËRBËTORË të cilët duhet të kryejnë detyrën sipas ligjit as më shumë as më pak." - shprehet nëpërmjet një postimi avokati Xhafa. Në redaksinë e Pogradecipress.al ka mbërritur në denoncim nga një banor i Mokrës, i cili tregon se në këtë zonë motorsekat po shfarrosin pyet.
Ai shton se nuk po bëhet asgjë për të ndaluar këtë masakër, që sipas tij dihet nga autoritetet por me qëllim këto të fundit po heshtin. Vetëm pak ditë më parë në një tryezë qytetarë të zhvilluar në Pogradec, u denoncua fakti që drejtoria e pyjores në Bashkinë e Pogradecit, ka edhe një hërë punonjës mbi numrin fiks të organikës, por përsëri duket se këta inspektorë nuk po ndalojnë masakrën mjedisore në zonën e Mokrës. Shoqëruar me denoncimin banori i zonës ka paraqitur edhe fotografi të shkrepura që tregojnë masivët e lëndës drusore të prerë. Ka hije dyshimi që kjo çështje mund të jetë e lidhur me kompani të personave me funksione publike apo miq të tyre. Nuk dihet pse dhe Komisariati i Pogradecit, ende nuk ka nisur një hetim në lidhje me këto raste, apo ende nuk ka ndaluar ndonjë person, pasi kamionat me lëndë drusore janë pothuaj të përditshëm që zbresin në zonat e Pogradecit e vende të tjera. 1 Maji/ Banorët e Maliqit dhe jo vetëm, zgjedhin "Pyllin e Fazanëve", për të bërë piknik (VIDEO)1/5/2024
1 Maji/ Banorët e Maliqit dhe jo vetëm, zgjedhin "Pyllin e Fazanëve", për të bërë piknik !
"Pylli i Fazanëve", është kthyer kohët e fundit në një atraksion turistik për zonën, ndodhet pranë qytetit të Maliqit dhe rreth 20 minuta larg Korçës. |
REKLAMALEXUES AKTUALISHT
|