Bashkia Devoll në bashkëpunim me UNDP inaguroi sot: "Stacionin Turistik Devoll" në qendër të qytetit Bilisht, i cili do të jetë më tepër se një infopoint.
Ky "stacion turistik " do të krijojë urë lidhjeje mes turistëve që vizitojnë Bashkinë Devoll dhe territorit ku këta turistë mund të gjejnë hapësira për t'u argëtuar dhe shijuar atraksionin turistik dhe kulturor të Devollit. Burimi: Shqiptarja.com
Edhe pse është një ndër zonat me atraksione të shumta turistike në Juglindje, Prespa nuk po sheh fluks turistësh. Vëmendjen më të madhe në zonë e ka marrë Korça dhe Pogradeci, duke lënë pas Qytezën e Pustecit, me vetëm 4 hotele e 65 shtretër. Përgjegjësi i turizmit në bashkinë e Pustecit Llazi Stojan, e sheh pikërisht të mungesa e kapaciteteve pritëse, numrin e ulët të turistëve. Një tjetër problem që ngrenë operatorët turistikë, është mungesa e infrastrukturës dhe e punëtorëve. Llazi Argjiri, pronar hotel thotë se turizmi po njeh njëfarë rritjeje, por jo në nivelet që priten. Bashkia e Prespës është një zonë minoritare maqedonase me bukuri të shumta natyrore, florë e faunë të pasur. Gjithashtu atje gjenden edhe 30 monumente të kulturës bizantine dhe antikitetit. Çudira në Korçë/ Përplaset nga makina duke udhëtuar me biçikletë, policia nxjerr fajtor çiklistin !20/5/2024
Çudira në Korçë/ Përplaset nga makina duke udhëtuar me biçikletë, policia nxjerr fajtor çiklistin !
“Prsh Korca Plus, dua te bej publike aksidentin qe me ndodhi te shtunen, kur nje makine me goditi ne mes te qytetit, me ngriti 3 m ne ajer, dhe fatmiresisht fale Zotit shpetova gjalle. Pardje kthehesha nga nje guide 130 km me biciklete, dhe kur hyj ne qytet, ne ish Valbona, ne Bar Amerika, me godet nje makine dhe me ngre 3 m ne ajer dhe fajtor me bene mua, ne korsi e bicikletes, dhe ne nje vend qe shpejtesia e lejuar eshte 5 km ne ore se ndodhet shkolla. Publikimin dua ta bej se policia rugore me beri mua fajtor, sepse sigurisht i ka marre ndonje lek drejtuesit te mjetit. Disponoj edhe video, po ta shohesh videon do thuash si je gjalle. Pervec revoltimit, dua ta publikoj se neser mund ti ndodhe dikujt tjeter kjo situate…” – shprehet një banor, nëpërmjet një mesazhi të dërguar në redaksinë e televizionit Korça Plus.
Turi i 81-të çiklistik i Shqipërisë/ Incident në afërsi të vijës së finishit në Korçë, rrëzohen disa çiklistë, fatmirësisht pa dëmtime të rënda, ambulanca ndodhet në vendngjarje !
Banorja: "Duhet te mendosh edhe per kafshet e shkreta qe kane mbushur qytetin, ne vend qe t'i helmosh e te çosh shpirtin ne ferr bashke me ata qe e bejne, hap nje qender per t'i grumbulluar."
"Mire ben qe i uron qytetaret e tu,por duhet te mendosh edhe per kafshet e shkreta qe kane mbushur qytetin. Eshte detyra jote ta besh. Ne vend qe t'i helmosh e te çosh shpirtin ne ferr bashke me ata qe e bejne,hap nje qender per t'i grumbulluar. Kerko edhe ndihmen e qytetareve per te kontribuar per ushqimin. E sigurt qe ta japin. Kultura e nje populli duket nga menyra si i trajton kafshet." - shpehet e revoltuar një banore, nëpërmjet një komenti të postuar në profilin e kryebashkiakut Filo. Banori nuk ia përton kryebashkiakut: "Z.Filo nuk je për këtë punë, më shumë dukesh si punonjës i ndonjë shërbimi social...!" (KOMENTI)
Z.Kryetar i Bashkise Korçe Sotiraq Filo ta them sinqerisht se nuk je per kete pune, dhe Ti e di shume mire se nuk mund te besh dot punen e Kryetarit te Bashkise dhe ne veçanti te qytetit te Korçes me nje nivel kulturor, qytetar mbi mesataren e gjithe Shqiperise. "Korça do punen, Korça ka nje fushe pjellore per bujqesi, blektori etj. Korça ka pasuri natyrore etj, etj....Z.Filo nuk je per kete pune, postimet e tua nuk jane ne nivelet e nje Kryetari Bashkie me pergjegjesi te plota, por Ti me shume dukesh si punonjes i ndonje sherbimi social, dhe je dukshem nen nivelin mesatar te intelektualeve qytetare te Korçes dhe qe Korça i ka aset origjinal te saj dhe qe kane kontribuar ne vite ne historine e vendit etj, etj." - shprehet i irrituar një banor, nëpërmjet një komenti në profilin e kryebashkiakut Sotiraq Filo. Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin:
E. B., 27 vjeç, banues në fshatin Kakaç, Maliq, pasi dyshohet se ka kanosur në rrjete sociale, një 22-vjeçare; "Lajthit" 63-vjeçarja nga Pogradeci, kërcënon me thikë një 14-vjeçare, procedohet nga policia20/5/2024
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen:
V. M., 63 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë dhe me një mjet prerës, një 14-vjeçare; Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin T. M., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
"Korca Plus, pershendetje nga Fshati turistik i Boroves ne Kolonje, qe eshte dhe ne listen e 100 fshatrave turistik...
Kjo eshte hakmarrja qe Ben kryetari I bashkise per fshatin që nuk e lejoj te ndertonte park fotovoltaik, Çuçka hamerret me fshatin që ndaloj marrëzinë e tij për ndërtimin e parkut fotovoltaik !" - shprehet nëpërmjet një video-mesazhi një banor të dërguar në redaksinë e televizionit Korça Plus. Mbrëmjen e sotme, në fshatin Zëmblak, Maliq, në banesë, shtetasi T. M., rreth 45 vjeç, duke pastruar armën e gjahut (të cilën e posedonte me leje) dyshohet se arma është shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Burimi: News24
Kjo fundjavë për shkak edhe të rritjes së ndjeshme të temperaturave ka rritur ndjeshëm fluksin e turistëve në qytetin liqenor të Pogradecit. Duke qënë se kjo zonë ka mundësi të pafundme për clodhje në natyrë dhe argëtim është vendi i duhur për turistët nga të gjitha moshat si per ata qe e vizitojne per nje dite ashtu edhe per ata qe preferojne te qendrojne me gjate. Turistët thonë se klima e mirë,natyra,gatimet por edhe çmimet e arsyeshme i bëjnë ata vizitorë besnikë të këtij qyteti. Përveç liqenit, Pogradeci ka edhe shumë bukuri të tjera natyrore, monumente të rëndësishme kulturore e historike që tërheqin vizitorët. Nga Peqini,Fieri,Durrsi dhe qytete të tjera të Shqipërisë ishin vizitorët që kanë shijuar këtë fundjavë për tu rikëthyer gjatë pushimeve të verës. Pogradeci tashmë është shndërruar në një destinacion të rëndësishëm turistik, ku krahas investimeve në infrastrukturë përparësi po marrin investimet në bujtina hoteleri apo edhe biznese turistike për tju përgjigjur kërkesës gjithnjë e në rritje të fluksit të turistëve. Sipas zyrës së informacionit pranë bashkisë Pogradec në qytet operojnë 43 bar restorante,39 Hotele përfshirë 848 dhoma dhe 1.662 shtreter. Gjithashtu në dispozicion të turistëve ka edhe 94 njesi akomoduese qe operojne me booking. Festivali më i madh në rajon, që promovon kulturën ballkanike vjen në edicionin e tij të 6-të me një festë të vërtetë të traditës vetëm në Korçë.
25 maj - Pazari i Vjetër Ora 18:00, Ansamblet nga Ballkani Ora 21:00, Orkestrat nga Ballkani Pika e Kalimit Kufitar të Qafë Thanës është një nga kryesoret në juglindje të vendit nëpërmjet të cilës kalojnë me qindra mijra turistë të huaj nga vende të ndryshme të Europës, por edhe shqiptarë të Kosovës e Maqedonisë së Veriut të cilët zgjedhin për të pushuar në Shqipëri.
Edhe ky sezon veror pritet të shënojë një fluks të lartë të kalimit në këtë pikë dhe për këtë arsye marrja e masave për të përballuar fluksin ka nisur që tani. Në territorin e kësaj dogane janë duke u bërë punime dhe pastrime për të krijuar një imazh sa më pozitiv të pritjes së njerzve, nisur nga fakti se ajo është kontakti i parë i turistëve me vendin tonë, sigurisht që pamja duhet të jetë e bukur dhe e pastër. Janë mbjellë lule, vendosur kosha, pastrime barërash, ndriçim si dhe lyerje të objekteve në këtë territor. Vetë drejtori i pëegjithshëm i doganave Genti Gazheli ka inspektuar këtë pikë kalimi kufitar, ku ndër të tjera kërkoi nga stafi i këtij institucioni që të jenë në lartësinë e detyrës për të mos shkaktuar asnjë vonesë si për turistët edhe për biznesin. Qafë Thana dhe dogana e Maqedonisë së Veriut prej gati 1 viti janë njësuar tashmë dhe të dyja pikat punojnë me një sportel, kjo në kuadër të Open Ballkan dhe lehtësimit të procedurave. Prespa 24 vjet Park Kombëtar, por ende në harresë për sa i përket turizmit !
Bashkia e Pustecit përfshin 9 fshatra dhe rreth 5100 banorë, të cilët kanë një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim në fushën e agroturizmit. Parku vetë ofron shumë mundësi për turizmin natyror, me një territor prej 27,613 hektarë dhe 61 lloje të ndryshme gjitarësh, si dhe 23 lloje peshqish në liqen. Megjithatë, për të shfrytëzuar këtë potencial, nevojitet një përkrahje e mëtejshme dhe investime që do të ndihmojnë në avancimin dhe promovimin e kësaj zone të bukur turistike. Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. V., 37 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, pasi në rrugën "Vithkuq-Korçë" u kap duke transportuar me një automjet furgon, dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme.
Sasia e druve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Devoll/ Ushtroi dhunë ndaj vajzës së tij 16-vjeçare, policia procedon një 40-vjeçar nga fshati Çipan18/5/2024
Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. A., 40 vjeç, banues në fshatin Çipan, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij 16-vjeçare, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin A. J., 34 vjeç, banues në Pogradec, pasi në unazën e qytetit të Pogradecit duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur ka përplasur një automjet tjetër, duke shkaktuar dëme materiale.
Muzetë frymëzojnë përmes eksperiencave që i dhurojnë vizitorëve, si dhe ruajnë identitetin dhe kulturën brenda çdo vepre që ekspozojnë.
Muzeu Kombëtar i Arsimit, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, Muzeu i Fotografisë "Gjon Mili", Shtëpia Muze e piktorit "Vangjush Mio", Muzeu Oriental "Bratko", Muzeu Arkeologjik janë pa diskutim ndër muzetë më unikë në Shqipëri e një pasuri e çmuar me vlera të shumta. Hyrja në të gjitha muzetë e Korçës sot është falas, deri në orën 22:00. Përmes një njoftimi për median Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë sqaroi pozicionin e Zheni Lelit të arrestuar sot.
Nga informacionet paraprake në media, jeni vënë në dijeni për arrestimin e shtetasit Zh.L, ku sipas këtyre mediave ky shtetas ushtron funksionin Shef i IT apo Specialist IT në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. Ju sqarojmë se shtetasi i lartpërmendur është pjesë e strukturës organike të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë me funksion Specialist pranë Zyrës së Shërbimit Pogradec, dhe jo në pozicionet e përmëndura në media. |
REKLAMALEXUES AKTUALISHT
|