Zgjohet më në fund Bashkia Kolonjë/ Pas publikimit nisin punimet për ndërtimin e digës në fshatin Gjonç.
Media Korça Plus, disa ditë më parë publikoi denoncimin nga avokati korçar Esmerald Xhafa, duke publikuar dhe tenderin i cili kapte vlerën e 23 milon lekëve (të reja) dhe faktikisht nuk ishte kryer asnjë punim. Me sa duket, pas publikimit në media, ka nisur reagimi i menjëherëshem i Bashkisë Kolonjë. "Këto veprime tregojnë që kam patur të drejtë poooooor nuk iu shpëton nga përgjegjësia penale." - shprehet avokati Esmerald Xhafa, duke nënkuptuar që nuk do të tërhiqet nga kallëzimet kundrejt Bashkisë Kolonjë. Çudira nga "Çuçka" në Kolonjë/ 230 milonë lekë për rikonstuksionin e digës së rezervuarit, ndërkohë nuk është bërë asnjë punim/ Duhet të kishte përfunduar brenda 4 muajsh sipas kontratës "Më njoftojnë që Bashkia Kolonjë pas postimeve të mia ka reaguar. Ditën e djeshme edhe pse festë zyrtare: 1)Janë prerë bredhat e mbjellë në rrugën e Rehovës, të cilët ishin tharë. 2)Fadromat kishin shkuar në digë dhe po punonin. Këto veprime tregojnë që kam patur të drejtë poooooor nuk iu shpëton nga përgjegjësia penale. Më kanë dërguar plot informacione të tjera të cilat po i verifikoj, asgjë nuk do më ndalojë deri sa ata të kuptojnë se nuk janë pronarë dhe mund të bëjnë çtë duan me territorin,me pronat,me taksat, me njerëzit por JANË SHËRBËTORË të cilët duhet të kryejnë detyrën sipas ligjit as më shumë as më pak." - shprehet nëpërmjet një postimi avokati Xhafa. -U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. C., 54 vjeç, banues në fshatin Starje, Kolonjë, pasi në afërsi të fshatit Starje, dyshohet se ka djegur me zjarr, një sipërfaqe pyjore me bimësi.
Spektakli rinor "Rin Show", këtë vit jo vetëm konkurim midis shkollave të qytetit, por dhe shkollave nga Pogradeci dhe Kolonja !
"Pogradeci dhe Kolonja i bashkohen këtë vit spektaklit më të madh të talenteve që zhvillohet në Korçë, Rin Show 2024. Urime të gjithë nxënësve pjesëmarrës, për performancat e shkëlqyera dhe talentin e jashtëzakonshëm. Gara e yjeve vijon!" - shprehet nëpërmjet një postimi kryebashkiaku Filo. Burimi: Prapaskena.com
Tre vjet më parë, aktori i humorit Erion Isai tregoi ‘sakrificën e tij’ për interes publik pasi la një pagë rreth 5 mijë euro në televizion për një rrogë 680 mijë lekë të vjetra si kryetar i Bashkisë Kolonjë. Madje Isai tha se e kishte pasur rrogën më të lartë kur ishte 15 vjeç se sa tani si kryetar bashkie. “Unë isha 15 vjeç dhe kam marrë atëherë që ishte fillimi, 850 mijë lekë rrogë në muaj. Tani është e kryetarit të bashkisë rroga më e vogël në jetë, që është 680 mijë lekë të vjetra“, ka rrëfyer Erion Isai. Prapaskena beson se e ka gjetur një nga arsyet e kësaj ‘sakrifice’ të pashembullt për popullin e Kolonjës. Një prej arsyeve është edhe Adriatik Zeqillari, administrator dhe pronar i kompanisë së ndërtimit Zeqillari shpk (L61912024O). Teksa SPAK-ut po ‘i mbarojnë prangat’ për kryebashkiakë, drejtorë dhe ustallarë tenderash, kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, i njohur si Çuçka, ka gjetur Zeqillarin si klient të konsoliduar tashmë, për kanalizimin, vjedhjen dhe ndarjen e parave të tenderave. Bëhet fjalë për shuma të tilla, para të cilave të gjitha rrogat e Erion Isait, janë bakshishe. Nga 25 tendera që kompania Zeqillari ka marrë në total e vetme dhe në bashkëpunim, 10 tendera me vlerë miliona euro i ka marrë pikërisht nga Bashkia e Kolonjës, me firmën e Erion Isait, i cili ka rimodeluar edhe veshët. Përqëndrimi i një kompanie duke fituar tenderat kryesorë në një bashki krijon dyshime të arsyeshme për një skemë klienteliste mes titullarit të autoritetit kontraktor dhe pronarit të komapnisë fituese, me qëllim kontrollin dhe ndarjen e parave publike. Më 10 nëntor 2023, Erion Isai ka firmosur një tender me vlerë rreth 500 mijë euro për Adriatik Zeqillarin, për ndërtim palestre për kompleksin “Shkolla Qëndër Komunitare” për shkollën 9 vjeçare Petro Nini Luarasi dhe Papa Kristo Negovani, Ersekë. Diferanca mes ofertës fituese dhe fondit limit është më pak se 3 milionë lekë. Është një tender i paracaktuar dhe sipas formulës së pashkruar të tarifës së korrupsionit 20-30 %. Në 22 gusht të vitit 2022, Erion Isaj dhe Afriatik Zeqillari kanë bërë një vjedhje spektakolare, duke ndarë 200 mijë euro për pastrimin e një kanali në fshatin Gostivisht. Në tender ka marrë pjesë vetëm kompania Zeqillari. Oferta fituese është sa fondi limit. Kontrata e punimeve ishte vetëm 4 ditë. Për pastrimin e kanalit nuk janë shpenzuar as 10 % të vlerës së tenderit. Paratë janë ndarë mes Adriatik Zeqillarit dhe Erion Isait. Në të njëjtën formë, me pazar në tavolinë, me ofertë fituese sa fondi limit, pa garë ose me garë teatrale, Erion Isai i ka dhënë klientit të tij Adriatik Zeqillari edhe tenderat me vlerë qindra mijë euro për rikonstruksionin e pjesshëm të Bashkisë Kolonjë, vendosje matësash nëpër pallate në Ersekë, rikostruksion për banesë sociale të një godine në Leskovik, rikualifikimin e Rrrugës Pali Prifti në Ersekë, rikostruksion i linjave të ujësjellësit në fshatin Borovë në Ersekë etj. Kur SPAK të marrë në dorë Çuçkën, pyetja e parë që duhet të shtrojnë hetuesit është: Si ka mundësi që la punën në Tiranë për një punë me rrogë 10 herë më të ulët në Ersekë dhe me çfarë parash i shkurtoi dhe palosi veshët? Si e mbulon Çuçka koston e jetesës me 680 mijë lekë rrogë, më pak se sa paga e një kamarieri, duke patur parasysh këstet e kredisë, ushqim dhe veshmbathje, ndërhyrje estetike, dreka e darka, pushime, udhëtime etj. Përgjigja mund të gjendet tek tenderat për Zeqillarin dhe Gentjan Sulën. Skemë korrupsioni me Gentjan Sulën? Katër muaj pasi u bë kryetar me pagë 680 mijë lekë në muaj, Erion Isai bleu apartament te kompleksi “Kodra e Diellit 2”, të oligarkut Gentjan Sula, me vlerë 128 mijë euro. Vlera e deklaruar e apartamentit është sa gjysma e vlerës reale. Në 1 shkurt 2021, Erion Isai firmosi një tender me vlerë 3.3 milionë euro për kompaninë e ndërtimit Agi Kons, për rrjetin shpërndarës të furnizimit me ujë të 14 fshatrave të Kolonjës. Oferta fituese është në kurifirin e fondit limit. Janë skualifikuar të gjithë operatorët e tjerë në garë, përveç fituesit. Pronari i kompanisë fituese Agi Kons është Gentjan Sulaj, një nga ‘aligatorët’ e korrupsionit në Shqipëri dhe Kosovë. Referuar disa raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, kompania Agi Kons rezulton se mashtron me zbatimin e kontratave publike, duke falsifikuar situacione për punime që nuk ekzistojnë. Ka gjasa që kompania e Gentjan Sulës ka mashtruar me zbatimin e kontratës për rrjetin shpërndarës të furnizimit me ujë të 14 fshatrave të Kolonjës. Ndërkaq, Erion Isia nuk është funksionari i vetëm publik që ka marrë apartamente dhe vila të kompleksi i Gentjan Sulës te Kodra e Diellit. Një listë e gjatë me drejtorë dhe kryebashkiakë, të cilët kanë firmosur tendera, leje ndërtimi, ndryshim lejesh dhe favore të tjera për Gentjan Sulën, kanë marrë apartamente dhe vila nga Sula te Kodra e Diellit, në Farkë. Është një nga skemat më të frikshme dhe të trasha të korrupsionit që shumë shpejt do të shfaqet në publik. U referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin:
K. Ç., 21 vjeç, banues në Leskovik, Kolonjë, pasi në aksin rrugor “Leskovik-Përmet”, motomjeti pa targë që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. P. Për pasojë është dëmtuar 21-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën; Kolonjë/ Merr zjarr në ecje një makinë në Qafën e Qarrit, fatmirësisht pa lëndime në njerëz10/4/2024
Nje automjet eshte shkrumbuar ne aksin e vjetër Korçë - Ersekë, në vendin e quajtur Qafa e Qarrit.
Mësohet se nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale dhe personat që udhëtonin nuk kanë marrë dëmtime. Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt teknik i automjetit, i cili ka nisur flakët në ecje. Fatmirësisht nuk evidentohen persona të plagosur. Grupi hetimor ndodhet vendngjarje. Pamjet që të sjellin ndërmend alpet e Zvicrës, në fakt janë disa nga vendodhjet e zonës së Kolonjës.
Peisazhet e fografuara, janë vërtetë të veçanta, ku flora dhe fauna jetojnë në harmoni me njëra tjetrën. Për më tepër ndiqni fotografitë e kësaj zone të mrekullueshme të Shqipërisë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Sh., 59 vjeç, banues në fshatin Mollas, pasi në fshat dyshohet se ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, për të djegur barishte, dhe për pasojë ka shkaktuar ndotje të ajrit, si dhe është dëmtuar rrjeti ujitës i fshatit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. Në qoftë se këtë fundjavë keni planifikuar të jeni në Kolonjë, këto janë sugjerimet tona që ju mund të vizitoni ;
*Muzeu në Ersekë *Fshati Rehovë *Sheleguri *Liqenin Akullnajor në Gramoz *Kalaja e Radanjit *Lixhat e Sarandoporit *Fshati Borovë *Qyteti i Leskovikut *Teqeja e Kreshovës, Qesarakës Me Kryetarin e Bashkisë Kolonjë Erion Isai, vizituam ecurinë e zbatimit të punimeve për projektin e ndërhyrjeve rigjeneruese në blloqet e banimit në Leskovik, financuar nga qeveria nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit me vlerë investimi 32,130,078 lekë me TVSH.
Ky investim është mirëpritur dhe vlerësuar nga banorët, pasi përveçse po i krijon një pamje tjetër estetike qytezës, ndikon drejtpërdrejtë edhe në kostot për ngrohje gjatë periudhës së dimrit. Leskoviku me natyrën e mrekullueshme që e rrethon, ka një potencial jo të vogël për të krijuar premisa dhe impulse të reja që më shumë turistë vendas e të huaj ta vizitojnë në të katër stinët e vitit. - shprehet nëpërmjet një postimi, Prefekti Jole. "Lajthit" kolonjari/ Godet me grushte për motive të dobëta një 43-vjeçare, procedohet nga policia3/4/2024
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. Q., banues në Tiranë, pasi në fshatin Vodicë, Kolonjë, dyshohet se ka goditur me grushte, për motive të dobëta, një 43-vjeçare.
Një investim i kërkuar prej kohësh tanimë ka nisur në Leskovik - termoizolimi i pallateve është puna e radhës e cila do i vijë në ndihmë banorëve, investim ky i Fondit Shqiptar të Zhvillimit në bashkëpunim me Bashkinë Kolonjë
Kolonjë/ Preu një sasi drush në mënyrë të kundërligjshme, policia procedon një 51-vjeçar nga Helmësi18/3/2024
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. N., 51 vjeç, banues në fshatin Helmës, pasi dyshohet se ka prerë një sasi drush, në mënyrë të kundërligjshme.
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., 40 vjeç dhe F. R., 40 vjeç, banues në Ersekë, Kolonjë, pasi në qytetin e Ersekës, automjetet që i drejtonin secili në gjendje të dehur, janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dëme materiale.
Për shkak të përplasjes së automjeteve, këta shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas shtetasi E. M. është larguar nga vendi i aksidentit, pa u kryer veprimet policore. Grupi i motoristëve Ride Albania - Black Bird Riders ka vendosur të bëjë një ndryshim pozitiv në jetën e familjeve në nevojë,ata kanë bërë një donacion, duke siguruar që pakot e ndihmës të arrijnë sa më afër në shtëpitë e atyre që kanë nevojë.
Kjo është një shprehje e vërtetë e dashurisë dhe kujdesit për të tjerët, veprim ky që na frymëzon dhe na bën të ndihemi të privilegjuar për të qenë pjesë e një komuniteti kaq të mirë. Me këtë donacion, ata kanë dhënë më shumë se ushqim dhe furnizime. Ata kanë dhënë shpresë, dashuri dhe një ndjesi të fortë të bashkëpunimit dhe solidaritetit. Në emër të të gjithë komunitetit,Bashkia Kolonjë, Shërbimi Social , falenderojmë grupin e motoristëve për përkushtimin e tyre të pakufishëm dhe për donacionin e tyre të bujshëm për familjet në nevojë. Ju jeni shembulli i vërtetë i solidaritetit njerëzor.Me sakrificat tuaja dhe me zemrat tuaja të mëdha, keni bërë një dallim të vërtetë në jetën e njerëzve të nevojshëm. Shpresojmë që ky veprim i juaj i bujarisë dhe solidaritetit të frymëzojë të tjerët të ndjekin shembullin tuaj. Faleminderit, nga zemra! Shërbimi Social Kolonjë Burimi: Shqiptarja.com Shembja e rrugës se re Korçë-Ersekë, ende pa u inauguruar ka nxitur reagime për cilësinë dhe sigurinë e ndërtimit të saj. Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ ne Report Tv inxhinieri Romeo Nazarko, thotë se është ndryshuar gjurma me qëllim rritjen e kostos së projektit. Duke risjellë në vëmendje, projektin e vitit 2010, Nazarko tha se ndryshimi i tij në vitin 2020, u miratua duke anashkaluar projektin e vitit 2010, ndërsa nuk u dha asnjë argument në lidhje me këtë ndryshim. Sipas inxhinierit, duke parë realizimin e projektit në terren ka konstatuar tre probleme kryesore, së pari teknike, së dyti ekonomike pasi është 5-fishuar vlera dhe së treti shpopullimi i zonës. ‘Ka pasur ndryshime projekti, me projektin fillestar. Me vijë të kuqe kemi projektin e parë në 2010, mbi trasenë e vjetër duke eliminuar kthesat. Është ndryshuar gjurma për të rritur vlerën e projektit. Projekti i dytë është miratuar në 2020 dhe kanë anashkaluar projektin e vitin 2010 pa një vendim mbi nxjerrjen jashtë të këtij projekti. Nga buxheti i shtetit është paguar për projektin e parë dhe sërish në 2020 është një projekt tjetër pa nxjerrë argumente se pse është ndryshuar. Unë jam banor i zonës. Duke parë që nuk përputhej asgjë nga ato që janë në letër me atë në terren dhe më dha një indice që do të sillte probleme të mëdha. Së parti do të sillte probleme teknike. Së dyti problemi ekonomik, pasi është rritur pesëfish vlera e projektit.
Dhe e treta është shpopullimi i zonës, aty është një zonë që njerëzit janë larguar. Shteti nuk duhet të projektojë rrugë që ti largojë banorët nga shtëpitë e banimit.’- tha inxhinieri. Sipas inxhinierit në rastin e shembjes është bërë gabim në projektimin e ujërave nëntokësore, të gjithë Qafës së Qarrit. Inxhinieri paralajmëroi se nëse riparimi vijon që të bëhet me të njëjtën skemë nuk ka garanci, e shtoi se duhet një urë e mirëfilltë e ngjashme si në Selenicë. ‘Ky rast është rasti i një llogaritje të gabuar që në projektim. Nuk janë llogaritur ujërat nëntokësor të gjithë qafës së Qarrit. Mund të mos kenë bërë shpime gjeologjike që janë të parat që duhet të bëhen. Mund të jetë anashkaluar. Unë kam paralajmëruar gjithë projektin. Nëse riparimi vijon me të njëjtën skemë s’ka garanci. Ka nevojë për një urë të mirëfilltë, siç po ndërtohet në fshatin e Selenicës. Po u arnua ka rrezikshmëri. Shihet që nuk ka një fije teli jo më hekuri. Është shumë e rëndë është prishur pa ndërtuar. Mure me rrjetë që shkëputet, ra për shkak të ujërave nëntokësor. ’- tha Nazarko. Inxhinieri bëri me dije se në 2020 ka bërë një kallëzim në SPAK, në lidhje me tre përfaqësues në atë kohë. ‘E kam bërë një denoncim që në vitin 2020 një denoncim në SPAK për tre përfaqësues në atë kohë, por nga 2020 deri në 2023 numri përfaqësues përgjegjës për këtë vepër është rritur. Nuk është bërë asnjë auditim apo raport. Është lejuar të fillohet ndërtimi, pa u dhënë një leje ndërtimi. Është në hetim. Është zonë tektonike donte një studim të mirëfilltë. Monitoron edhe IMT në Kolonjë edhe Korçë. Është vepër kombëtare dhe monitorohet nga ARRSH. Nuk është SPAK-u që kontrollon gjithë Shqipërinë. Nuk ushtrojnë asnjë kontroll pavarësisht se paralajmërohet.’- tha Nazarko. Ndërtimi i rrugës së re Korçë-Erseke që do të shmangte kthesat e Qafës së Qarrit, ka nisur në vitin 2013. Tenderin me vlerë 17 milione euro për lotin e parë e kishte fituar ANK. 4 milione te tjera u shtuan në 2017 për këtë segment. Ndërsa në 2020 nisi puna për lotin e dytë me gjatësi 18 kilometra, ku po punohet aktualisht. Në dy tendera të ndryshëm u dhanë 41 milionë euro dhe serish fituese u shpall ANK-ja. Ndersa ne vitin 2022 me kërkesë të kompanisë, ARRSH-ja shtoi dhe 4 milionë euro te tjera përmes procedurës së modifikimit të kontratës. Për këtë rrugë interurbane me dy korsi, ne total 35 km jane dhënë 66 milionë euro dhe nuk dihet se kur do të perfundojë. Pronari i kompanisë A.N.K rezulton me 100 % të aksioneve Agim Kola, vëllai i ish-deputetit të PS, Ndue Kola, i cili ka përfituar tenderin për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë. Ndërkohë kompania A&E ENGINEERING, është në pronësi të Entela Çanos, me 100% të aksioneve, kompania e së cilës do të bënte mbikqyrjen e punimeve.
Nuk mbarojnë skandalet me punimet e dobëta në rrugën e re Korçë - Ersekë !
Shkatërrohen muret mbajtëse në hyrje të aksit, masivi i dheut bie në rrugë ! Skandali me punimet në rrugën e re Korçë - Ersekë !
Avokati korçar Esmerald Xhafa kallëzon në SPAK firmën A&E Engineering, Autoritetin Rrugor Shqiptar, kompaninë A.N.K dhe Bashkinë Kolonjë, për veprat penale: "Shpërdorimi i detyrës" "Falsifikim i dokumentave" "Korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike"
Kamionët të cilët ishin të ngarkuar me pjesë të urës, e cila po ndërtohet në Selenicë, mbeten "stok" ose e thënë në gjuhën popullore, mbeten "pilaf", pasi nuk mund të vijojnë, deri në zgjidhje të rrugës së shembur dhe nuk mund të ecin prapa !
E për pasojë punimet e mëtejshme në Selenicë do të mbeten pezull deri në zgjidhje të problemit me rrugën e shembur. Skandali me rrugën 65 mln euroshe Korçë - Ersekë me hekur 6 dhe beton "pluhur"... (VIDEOLAJM)18/2/2024
Eksluzive/ Korça Plus raporton !
Skandal me punimet në rrugën e re Korçë - Ersekë, hekuri dhe betoni në cilësinë më të dobët ! Ndiqni videon e mëposhtëme ! |
REKLAMALEXUES AKTUALISHT
|