©Korça Plus TV
Kolonjë/ Merr zjarr në ecje një makinë në Qafën e Qarrit, fatmirësisht pa lëndime në njerëz10/4/2024
Nje automjet eshte shkrumbuar ne aksin e vjetër Korçë - Ersekë, në vendin e quajtur Qafa e Qarrit.
Mësohet se nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale dhe personat që udhëtonin nuk kanë marrë dëmtime. Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt teknik i automjetit, i cili ka nisur flakët në ecje. Fatmirësisht nuk evidentohen persona të plagosur. Grupi hetimor ndodhet vendngjarje. ©Korça Plus TV
|
REKLAMALEXUES AKTUALISHT
|