Shitësit në "Panairi i Pranverës", i cili po zhvillohet tek sheshi përpara katedrales, të pa kënaqur me blerjet dhe me Bashkinë Korçë.
"Fitim nuk del, e bëjmë më shumë për festën, por bashkia na kërkon 100 mijë lekë, për 4-5 ditë..." - shprehet një shitës. "I shikojnë, por nuk kanë të blejnë, rrogat janë të ulëta, pensionet nuk i ngrenë..." - shton ai. "Ky vit më dobët se vitet e tjera, nuk ka as njerëz shumë..." - shprehet një shitëse. E enjtja e madhe e Pashkës në Korçë !/ Vazhdon tradita e blerjes së enëve prej balte (VIDEO)2/5/2024
1 Maji/ Banorët e Maliqit dhe jo vetëm, zgjedhin "Pyllin e Fazanëve", për të bërë piknik (VIDEO)1/5/2024
1 Maji/ Banorët e Maliqit dhe jo vetëm, zgjedhin "Pyllin e Fazanëve", për të bërë piknik !
"Pylli i Fazanëve", është kthyer kohët e fundit në një atraksion turistik për zonën, ndodhet pranë qytetit të Maliqit dhe rreth 20 minuta larg Korçës. Vithkuq - Voskopojë
Pas një pune intensive në terren, sot mundëm në mënyrë të organizuar të realizonim shtegun që kalon thuajse në pyll (shmang rrugën e automjeteve) nga Vithkuqi në Voskopojë. Përpjekja jonë ka qenë e vazhdueshme në gjetjen e fondeve për hapjen dhe shënjimi e këtij shtegu, i cili lidh dy ish-qytete me histori, kulturë, trashëgimi, me vlera në etnografi e shije në kulinari... dy qëndra që i bashkon një natyrë përallore! Shtegu nisi me vizitën në manastirin shekullor të Shën Pjetrit, viziton kanionin e përroit të Qyqes, vazhdon në pyllin me pisha, del në Luginën e Gjergjevicës dhe matan në Voskopojë... Një falenderim për grupin! KRITIKË (këtu marr vesh, e në mos marrsha vesh unë, banorët dinë gjithçka)
Vithkuqi është një nga zonat më të bukura të juglindjes. Padyshim historike. Për të mos folur për banorët mikpritës, për kishat e shumta, për kulinarinë që veç Zoti ka sekretin e bulmetit të tyre, për natyrën e mrekullueshme, për Shtyllën, për Panaritin e për të tjera vende që syri të çlodhet. "Vithkuqi turistik" është termi i ndaluar për t'u përdorur, jo sepse nuk është i tillë por sepse BASHKIA KORÇË nuk ka bërë asgjë për këtë term. Të paktën, në gjykimin tim, ASGJË. 1) Banorët kanë vite që luten; "Na ikin dritat, rrjeti elektrik është i amortizuar, nuk vijnë turistë sepse nuk ka drita, rrinë në errësirë" Ah, një nga operatorët e zonës (janë me gishtat e dorës) tregon shpesh për një histori. "Mora prefektin në telefon (jo këtë që është tani), e sqarova që na ikën dritat. Më tha t'u thoja turistëve të qëndronin me qirinj se dukej më bukur" Ironia vazhdon më tej. Para dy vitesh bëj një lajm të zgjeruar për mungesën e energjisë elektrike në këtë zonë. Nuk u morën me problemin por nga ministria e infrastrukturës i bënin presion administratorit; "Po ti pse jep intervista e thua ato fjalë" 2) Promovimi i zonës. Në qoftë se numri i reklamimeve për Dardhën, Voskopojën, Boboshticën madje edhe me Polenën afrohet me Vithkuqin, do e fshij fare postimin. Për të mos folur për orientimin televiziv në kronikat e kërkuara nga vet institucioni i bashkisë. 3) Futja e Vithkuqit në guidën turistike (atë realen) mungon. Rrugën e bëri TAP-i (Faleminderit Zot) por lobimi ndaj operatorëve turistik, agjencive është 0. Ose po të ketë patur, ka qënë pa rezultat. 4) Ndihma ndaj biznesit lokal. Dje isha në Thanasi. Ju e dini që unë shkruaj çfarë mendoj e çfarë shoh, popullorshe. Ore hëngra u zhdepa. Mish keci, sallatë, patate, 5 lloje bulmetrash. Bëja bukën me gjalpë e nuk ngopesha. Në fund sa pagova? 25 mijë lek të vjetra. "Thanas, ndonjë ndihmë nga Bashkia? Ndonjë lehtësi që të zhvillosh biznesin? Ndonjë dorë drejt turizmit?" -Xhensil, të bëftë mirë byrazer, por ajde të bësh intervista javën tjetër jo vetëm me mua, me gjithë ne që punojmë këtu. 0! 0 ndihmë! 0. Ore nuk dua ndihmë unë, po aman të rregullohen këto dritat se turp pe njerëzve. Thirrja ime ndaj Bashkisë Korçë është që kjo zonë të jetë në vëmendjen më të shtuar nga ky institucion. Punën fantastike të bërë nga ata në fushën e turizmit duhet zgjeruar edhe në këtë zonë. Thirrje ndaj ministres së infrastrukturës dhe energjitikës. Ministre, ishe këtë fundjavë në Korçë. Vithkuqi 25 minuta larg është. Në 1936 në këtë fshat u ndërtua vepra e parë energjitike ministre. Sot aty nuk ka drita. Bëjeni këtë vend, për ata që kanë ngelur! Sot në Panairin "Ditët e Bujqësisë 2024"! organizuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Bashkia Lushnjë.
Bashkia Maliq prezantohet me biznese në fushën e Bimëve Medicinale , Mjaltit, Bulmetit dhe Pijeve. "Aktivitete të domosdoshme për të gjithë ne në shkëmbim eksperience e kontrata mes aktorëve." - shprehet kryebashkiaku Topçiu. Korça nuk është ajo që imagjinoni !
Është një vend që ia vlen të vizitohet, vetëm 2.5 orë nga Selaniku me makinë. Një qytet i gjelbër që po modernizohet dhe po zhvillohet. - shprehet ai nëpërmjet një postimi në profilin e tij. Qëllimi i vizitës së tij në Bashkinë Korçë, ishte vendosja e urave të bashkëpunimit në fushën e shkëmbimeve turistike mes dy vendeve.
Nga: CNA.AL
Turizmi në juglindje çdo vit e më tepër ka pësuar një rritje të lartë të vendeve akomoduese, bujtinave, restoranteve si edhe fluks të vizitorëve vendas e të huaj. Por krahas aseteve turistike që ka ky qark, përfshirë këtu edhe fshatrat turistikë, një zhvillim të madh po marrin edhe asetet kulturore dhe historike. Në bashkinë e Pustecit, ndonëse një bashki e vogël me popullsi minoritare, turizmi po zhvillohet dita ditës, ndërsa sezoni turistik pas pandemisë ka pësuar një hov. Në reportazhin e radhës për shikuesit e CNA TV, do të sjellim një personazh mjaft të veçantë që ka krijuar një muze pikërisht në Pustec. Ai është mësuesi i histori - gjeografisë në shkollën e Liqenasit, Spase Tërpo, i cili e ka kthyer banesën e vjetër të familjes në një muze shumë interesant që përfshin periudha të ndryshme historike dhe nxjerr në pah traditën e zonës. Spase Tërpo prej 17 vitesh ushtron funksionin e mësuesit në zonë, një profesion aq të dashur për të dhe me një pasion shumë të madh për historinë e vendit. Në këtë intervistë ai tregon se si lindi ideja për ta kthyer banesën e gjyshërve të tij në një muze historik, me vlera e tradita të zonës së Pustecit, duke përfshirë qindra objekte e dokumenta të vjetra që prej shekullit të 19 e deri në ditët e sotme. "Unë kam rreth 17 vjet që jam mësues pranë Shkollës së Bashkuar Liqenas ku jap lëndën histori - gjeografi dhe kam punuar pothuajse gjatë gjithë kohës në zonën tonë dhe ideja ime ka ardhur për krijimin e një muzeu të tillë për faktin se familja ime ka qenë një familje e vjetër e zonës, kishin mbledhur shumë gjëra të vjetra sidomos gjyshi dhe gjyshja ime. Duke parë që një ditë edhe zona jonë do zhvillohej sepse turizmi është dega bazë sot ku mund të kemi të ardhura më të larta, vendosa që gjërat ti sistemoj në pjesë të shtëpisë time." Fillimi i këtij projekti kaq interesant ka qenë i vështirë për Spasen dhe për familjarët e tij, të cilët kanë ruajtur prej vitesh objektet e vjetra me aq kujdes. Nëna dhe tezja e tij janë kujdesur që këto objekte të mos dëmtohen dhe sot të jenë pjesë e këtij muzeu për të treguar shumë nga historia e zonës së Pustecit, po ashtu edhe e shtetit shqiptar. "Gjithmonë fillimi është i vështirë por inicimi ishte pikërisht nga disa grupe turistësh që kalonin në zonën time. Në atë kohë gjyshi im jetonte dhe qëndronte jashtë shtëpisë dhe turistët i afroheshin dhe i flisnin. Mendova pse shtëpinë e vjetër mos e kthej në një diçka interesante ku mund të shohin diçka me vlerë që e kemi në zonën tonë. Kështu e nisëm si rrugëtim. Më pas me ndihmën e mamit, tezes i mblodhëm gjërat në fillim, për të parë çfarë kemi e çfarë mungon, dhe sot e kësaj dite vazhdojmë të merremi me këtë punë. Punë e lodhshme është patjetër sepse shumë gjëra nuk mund t’i gjesh, duhet t’i kërkosh nëpër fshatrat e tjera, por mundohemi, disa herë edhe i blejmë." Ndërtesa dykatëshe më herët ka qenë banesa ku jetonin pjesëtarët e familjes Tërpo, e Spasja vendosi që ta ndante në 3 dhoma, secila prej tyre me një qëllim ndryshe. Në dhomën e parë ai ka futur një sërë objektesh duke nisur nga veshjet popullore, veglat e punës, enët e asaj kohe, ndërsa arsyeja e vendosjes së këtyre objekteve brenda një dhome mbetet një nga më të veçantat por edhe më identifikuese për atë kohë. "Ky mini muze përbëhet nga 3 pjesë/dhoma ku fillojmë nga dhoma më e vjetër që i përket fundit të shekullit të 19 dhe fillimit të shekullit 20. E kam improvizuar në një dhomë të veçantë, me të gjitha objektet, sendet, enët, veglat e punës, veshjet e asaj kohe, në një vend për arsye se të parët tanë në atë kohë jetonin në një dhomë dhe mbanin çdo gjë brenda asaj dhome. Bënin bukën, hanin, flinin, laheshin, punonin leshin e të gjitha me rradhë, dhe pikërisht kjo është dhoma e parë ku janë të vendosura pothuajse pjesa më e madhe e objekteve." Spasja thotë se të gjitha gjërat e vendosura brenda kësaj dhome kanë historinë dhe vlerën e tyre, ndaj ai e ka shumë të vështirë ti veçojë. Në këtë dhomë mbizotëron ngjyra e zezë që paraqet politikën agresive në periudhën e pushtimit osman, edhe për faktin se populli i Pustecit nuk e ndërroi besimin gjatë kësaj kohe duke vazhduar të mbanin besimin ortodoks. "Për mendimin tim të gjitha gjërat janë të veçanta. Çdo objekt që gjendet këtu e ka historinë dhe vlerën e saj, prandaj unë nuk e kam ndarë se kush është më e veçanta dhe më ndryshe se objektet e tjera. Çdo njeri që vjen, sidomos të huajt, janë me një entuziazëm të madh për ta parë këtë pjesë dhe mendojnë se kanë shumë vlera. Fundi i shekullit të 19, dhe fillimi i shekullit të 20, kur ne ishim nën pushtimin e perandorisë osmane, dhe siç shihet edhe ngjyra që dominon këtu është e zeza për shkak se edhe në zonën tonë osmanët kanë ndjekur një politikë agresive, me vrasje. Plus ne si zonë nuk e ndërruam besimin, vazhduam të krishterë dhe kjo ishte diçka që bëri që popullsia këtu tek ne të sakrifikohej. Sipas disa të dhënave mendohet se ngjyra e zezë është dominante për këtë fakt." Në dhomën tjetër të muzeut vizitorët ndeshen me një periudhë tjetër historike, ata të komunizmit. Duke qenë një periudhë e gjatë që shqiptarët e kanë jetuar, Spasja thotë se nuk mund të mos e përfshinte në muzeun e tij. Ajo çka të bën përshtypje është fakti se turistët janë mjaft të prirur për të njohur më tepër lidhur me këtë periudhë, duke e krahasuar Shqipërinë me shtete të tjera si Korea e Veriut dhe me shtete të Afrikës. "Pjesa tjetër e muzeut është pjesa ku kemi paraqitur disa mobilje të periudhës së komunizmit por edhe shumë libra të asaj kohe që tregojnë qartë se si jetonim ne në atë kohë dhe çfarë objektesh dhe mobiljesh mbanim në shtëpitë tona. Periudha e komunizmit ka qenë një përiudhë e gjatë që kemi jetuar dhe s'mundej që këtë periudhë mos e përfshija në muze. Është një nga periudhat ku të huajt janë gjithmonë shumë të interesuar dhe duan të dinë shumë, sepse sot e krahasojnë me disa shtete si Korea e Veriut apo shtete të tjera në Afrikë dhe pikërisht për këtë arsye u mundova të gjej librat, veprat e periudhës komuniste, libra te shkruara nga diktatori Enver Hoxha. Interesi është shumë i madh nga të huajt pasi nuk kanë parë dhe nuk kanë dëgjuar shumë për këtë pjesë të historisë së Shqipërisë. Këtu gjejmë radio të vjetra, makina shkrimi, televizor të vjetër Lura, disa dokumenta të familjes time shumë të vjetra, deftesa lirimi, ftesa dasme dhe është një nga pjesët interesante që tërheq vëmendjen e shumë të huajve." Të dyja këto dhoma gjenden në katin e dytë të banesës, ndërsa e veçantë mbetet edhe hyrja në këtë muze. Fotot e hershme që i përkasin viteve 1926, monedha të ndryshme të përdorura gjatë këtyre viteve, si edhe dokumente shumë të vjetra që tregojnë shumë për traditën e kësaj zone, janë vendosur aq bukur në muret dhe ambjentin e ndërtesës. Spase Tërpo tregon se këto detaje janë ruajtur më së miri nga gjyshi i tij, aq i apasionuar pas historisë. "Kjo është pjesa hyrëse e muzeut, ku në këtë pjesë unë kam vendosur disa foto familjare që datojnë nga viti 1926-1927, dhe pothuajse të gjitha fotot i kam vendosur me datën përkatëse për arsye se gjyshi dhe gjyshja ime ishin të interesuar për fotot, e prapa çdo fotoje kanë shkruar edhe datën kur është bërë. Po në këtë pjesë kam vendosur disa monedha të vjetra të kohërave të ndryshme që janë përdorur në vendin tonë si monedha franga zvicerane, monedha turke, të perandorisë osmane, monedha të vjetra drakma greke që janë përdorur në zonën tonë si zonë kufitare. Instrumentet muzikore që janë përdorur në shumë dasma në zonën tonë, madje klarineta është një nga më të vjetrat e përdorura në dasmat tona. Radio e vjetër, album familjar, disa dokumenta të vjetra të gjyshit tim qe ishte mësuesi i parë në gjuhë maqedonase në zonën tonë, pra është pjesa hyrëse e muzeut ku më pas shohim edhe pjesët e tjera që i përmendëm më sipër." Muzeu i mësuesit Tërpo ka 7 vite që është hapur dhe që vijon të punohet edhe sot për ta zgjeruar më tepër si projekt. Të shumtë janë turistët e huaj që zgjedhin të vizitojnë Pustecin dhe pikërisht këtë muze. Qëllimi i mësuesit është të kthejë këtë zonë në destinacion jo vetëm për asetet natyrore, por edhe për ato kulturore. "Kam 7 vite që e kam hapur më seriozisht këtë projekt dhe gjithmonë kam patur vizitorë. Vetëm pjesa e periudhës së pandemisë kishte më pak vizitorë, por faktikisht muzeun e kam bërë për hobi dhe patjetër që janë të mirëpritur vizitorët. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë të huaj, ku dominojnë hollandezët, belgët, anglezë, gjermanë, të cilët janë shumë të interesuar madje ikin me fjalë të mira. Shpresoj që në të ardhmen edhe unë të mundohem të bëj diçka më tepër, ta zgjeroj këtë si projekt sepse duam që zona jonë të kthehet në zonë me vlera të mëdha, jo vetëm natyrore por edhe kulturore dhe të jetë një nga zonat më të vizituara të qarkut të Korçës." Spase Tërpo kujdeset deri në detaj për ruajtjen e vlerave të mëdha që ka zona e Pustecit, e falë bashkëpunimit me banorë të fshatrave në këtë bashki, ai ka mundur të realizojë një nga muzetë më të bukur që ka juglindja. Nëpërmjet këtij reportazhi, CNA TV ju sugjeron që të mos e humbisni mundësinë për ta vizituar nga afër muzeun, ndërsa iu vendos në dispozicion edhe numrin e telefonit të mësuesit Spase Tërpo për të mundësuar vizitën tuaj atje. Në qytetin liqenor të Pogradecit konstatohet e njëjta problematikë, në nisje të sezonit turistik.
Hotelet baret e restorantet vuajnë mungesën e personelit. Shkaku kryesor janë pagat e ulëta dhe fakti se turizmi është një punë sezonale. "Një pjesë e të rinjve shkojnë e punojnë dhe në Maqedoni e në zonën e jugut sepse pagesat janë më të larta dhe kushtet më të mira sesa këtu. Kjo vazhdon në rrethin tonë të Pogradecit, kemi gati 35% mungesë të fuqisë punëtore." Qyteti më i madh në juglindje të vendit vijon të jetë i vizitueshëm nga turistët vendas e të huaj madje edhe gjatë ditëve të javës.
Në Korçë janë te shumë turistët gjermanë të cilët të cilet kanë shfaqur interes edhe për fshatrat turistik të kësaj zone. “Ne ishim në Pogradec, sot jemi në Korçë, erdhëm me autobus për të parë qytetin, u futëm në katedralja. Pamje fantastike, gjithë qyteti është i qetë, Shqipëria ka një klimë fantastike, ushqimet bio dhe të shijshme. Kur të shkoj në Gjermani do të flas mirë për Shqipërinë dhe patjetër që e mendoj të rikthehem.” “Ne kemi disa ditë ne Shqipëri dhe mund të them me plot gojë se qyteti me i bukur është Korça. Çmimet janë shumë të lira dhe do rikthehem padyshim.” “ Është hera jonë e parë në Shqipëri. Moti, njerëzit, mikpritja, pamja, kishat, çmimet, ushqimi, qetësia, duket si parajsë”, janë shprehur turistët. Pjesa më e madhe e turistëve janë të interesuar për paketat disaditore në juglindje të vendit, ku përfshihet qyteti liqenor i Pogradecit, Korça, Parku Kombëtar i Prespës, Voskopoja, Dardha dhe Kolonja. Maliq/ Nis puna për rehabilitimin e rrugës që lidh 2 lagjet e fshatit Kolanec !
"Kolanec Duke punuar për rehabilitimin e rrugës që lidh dy lagjet e fshatit." - shprehet nëpërmjet një postimi kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu. Pamjet që të sjellin ndërmend alpet e Zvicrës, në fakt janë disa nga vendodhjet e zonës së Kolonjës.
Peisazhet e fografuara, janë vërtetë të veçanta, ku flora dhe fauna jetojnë në harmoni me njëra tjetrën. Për më tepër ndiqni fotografitë e kësaj zone të mrekullueshme të Shqipërisë. Modeli i parë në Shqipëri që bën bashkë artin, kulturën dhe inovacionin në një menaxhim të koordinuar që do të hapë dyert ditën e sotme, në godinën e ish-prefekturës në qendër të qytetit, ora 19:00 për artdashësit dhe të rinjtë korçarë.
Në qoftë se këtë fundjavë keni planifikuar të jeni në Kolonjë, këto janë sugjerimet tona që ju mund të vizitoni ;
*Muzeu në Ersekë *Fshati Rehovë *Sheleguri *Liqenin Akullnajor në Gramoz *Kalaja e Radanjit *Lixhat e Sarandoporit *Fshati Borovë *Qyteti i Leskovikut *Teqeja e Kreshovës, Qesarakës Qendra e Artit dhe Inovacionit hap dyert në 6 Prill/ Modeli i parë në Shqipëri që bën bashkë artin, kulturën dhe inovacionin !
Modeli i parë në Shqipëri që bën bashkë artin, kulturën dhe inovacionin në një menaxhim të koordinuar që do të hapë dyert në godinën e ish-prefekturës në qendër të qytetit në 6 prill për artdashësit dhe të rinjtë korçarë. Korça me sytë për rikthimin e turizmit/ Aksion pastrimi "me themeli" në çdo zonë të qytetit3/4/2024
Prej ditësh ka nisur një aksion pastrimi në çdo zonë të qytetit, lagje apo rrugë, si një punë sistematike që do të kthejë vëmendjen nga natyra, turizmi dhe mbi të gjitha shëndeti ynë, ju uroj një ditë të mbarë.
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë është një nga ato destinacione të trashëgimisë kulturore, që nuk duhen humbur !
Mos harroni! E diela e fundit e çdo muaji, është e Diela e Muzeve, ndaj hyrja është FALAS! Në ambientet e bashkisë, u mbajt një takim mes përfaqësuesve të Ambasadës së Francës në Shqipëri dhe përfaqësuesve të një shkolle profesionale në qytetin e Nicës në Francë.
Diskutimi u përqendrua në potenciale bashkëpunime në sektorin e turizmit dhe sidomos në fushën e arsimit, e cila është një nga prioritetet kryesore për të rinjtë tanë. Kisha e Shën Mehillit në Vithkuq, është një monument i trashëgimisë kulturore, ky monument është i llojit "Arkitekturë" dhe është kisha më e madhe e Vithkuqit. Ajo filloi të ndërtohet në vitin 1682 nga Mihaili dhe Gabrieli, me shpenzimet e të krishterëve që jetonin në Vithkuq. Kjo kishë u përfundua në vitin 1728. Kisha përbëhet nga naosi, narteksi dhe hajati. Naosi është i tipit bazilikal, trenefësh me përmasa të brendshme 15.5 me 9.5 metra. Dy radhë kollonash ndajnë nefet nga njëri-tjetri, nga të cilët nefi qendror është më i gjerë dhe më i lartë nga dy anësoret, kollonat lidhen ndërmjet tyre me një sistem harqesh në të dy drejtimet. Nefet gjatësore ndërpriten nga një nef tërthor, duke krijuar në mes një bërthamë të mbuluar me kupolë, lartësia e këtij objekti është rreth 8 metra. Historia e Varrit të Pagëzimit ! Sipas gojëdhënave, në këtë varr janë varrosur gjithë pjesëtarët e familjes Thana, nga lagjja Dukas e Vithkuqit. Kryefamiljari i familjes Thana donte të pagëzonte djalin e porsalindur, prandaj shkoi te prifti i fshatit dhe iu lut që uratat t‘i lëçiste në gjuhën shqipe. Prifti i tha se duhej të kishte miratimin e mitropolitit të Korçës, ishte dimër i acartë dhe foshnja e porsalindur nuk mundi të mbijetonte e vdiq te pragu i kishës. Pas tij vdiqën e ëma dhe gjyshërit dhe më pas babai. Ata i varrosën në një varr të përbashkët, prandaj u quajt “Varri i pagëzimit”. VIDEODardha, Arrëza, Sinica dhe Nikolica, kanë një potencial shumë të madh për zhvillimin e turizmit në qarkun tonë, sidomos atij dimëror, ndaj me mbështetjen e qeverisë nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit po zbatohen dy projekte rrugore në segmentin Sinicë - Dardhë (me gjatësi 5km dhe vlerë financimi 73,067,014 leke me tvsh) dhe në segmentin Nikolicë - Arrëz (me gjatësi 4 km e vlerë financimi 50,827,590 leke me tvsh).
Me Nënprefektin e Devollit Henrik Rusi shkuam për të parë ecurinë e punimeve, të cilat parashikohen të përfundojnë brenda muajit Qershor. Realizimi i këtyre ndërhyrjeve, përveçse do të krijojë akses të lehtësuar për komunitetin e zonës, do të shtojë edhe premisat e një zhvillimi të ri ekonomik e turistik për zonën dhe natyrën e mrekullueshme të këtyre fshatrave, duke e pasuruar akoma më shumë ofertën turistike që ofron qarku ynë. |
REKLAMALEXUES AKTUALISHT
|