Një gjest human nga drejtori i OSHEE Pogradec, Kristi Pilinçi, i cili ka marrë përsipër të paguajë me buxhetin personal faturat e energjisë elektrike.
“Sot kemi të ardhura 17 mijë lek në muaj, por 7 mijë (të reja) shkojnë për qiranë e shtëpisë. Të tjerat ujë drita dhe ushqim. Ilacet e motres s'kam arritur ti blej. Jo bashkia nuk na jep bonus qiraje. Me veshje na ndihmojnë organizatat. Unë kujdesem për motren dhe vëllanë, ju jap ndihme dhe këshilla. Kërkoj të jene të pavarur dhe tia dalin në jete. Të ardhurat janë kempi i motres dhe ndihma ekonomike. Ato janë për qira, uje drita, etc. Ka raste që marr veresi për dyqane, por dhe ato nuk japin kanë një kufi. Kam punuar gjatë veres, por s'kam mundur ta stabilizoj, e kam të vështirë ndaj kam kërkuar ndihmë”thotë ajo. - shprehej para disa ditësh 19-vjeçarja Xhystina Zabzuni. Pas apelit për ndihmë në Report tv, Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli ka parë nga afër gjendjen e vështirë ekonomike e sociale të familjes Zabzuni dhe ka garantuar bonusin e qirasë me vlerë 10 mijë lek në muaj.
Ndërsa për Xhystinën, vajzën e madhe të familjes do të sigurohet një vend pune i sigurt. Edhe pse është 19-vjeçe ajo deklaroi në Report tv se dëshiron të punojë, për të ndihmuar familjen. Për vajzën e dytë të familjes, Nertilën 17-vjece që ka kryer transplant të veshkave do të sigurohet rimbursimi i ilaceve përmes Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, premtoi Xhakolli. “Vajza e madhe eshte e gatshme për të punuar në mënyrë që të shtojë të ardhurat për familjen. Ndërkohë ne si bashki për ti lehtësuar sado pak do të ndërmjetësojmë një vend pune në sektorin privat për vajzën, pagesën e bonusit të qerasë si dhe paketa ushqimore periodike. Po mundohemi të krijojmë një fond banesash sociale për familjet e pastreha dhe në momentin e parë që do të kemi programin, kjo familje do të trajtohet me prioritet”, tha kryebashkiaku. Familja Zabzuni jeton në shtëpi me qira në lagjen “Gani Homçani” të Pogradecit dhe përbëhet nga 4 anëtarë, nëna shurdhmemece dhe e papunë me tre fëmijët jetimë, pasi babai është ndarë nga jeta. Të ardhurat e vetme të kësaj familje janë ndihma ekonomike dhe KEMP-i me vlerë 17 mijë lek në muaj. Dy ditë më parë në Report tv, vajza e madhe e familjes, Xhystina Zabzuni, shprehej: “Motra ka bërë një transplant dhe ka nevojë për trajtim mjekesor. Ilaçet s'kam mundur t’ia marr se ato kushtojnë. Kemi të ardhura 17 mijë lek në muaj, por 7 mijë shkojnë për qiranë e shtëpisë. Ka raste që marr veresi për dyqane”. Përfundon ndërtimi i rrjetit të brendshëm të ujësjellësit në fshatin Lozhan i Ri, Njësia Administrative Gorë.
Tashmë banorët e këtij fshati me ujë me cilësi e pa ndërprerje. Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Maliqit Gëzim Topçiu, ku shprehet: “Rrjeti i brendshëm i ujësjellësit Lozhan i Ri -Nj. Ad. Gorë. Nga sot gati finalizimi i një projekti kaq të rëndësishëm për komunitetin e këtij fshati për ujë me cilësi e pa ndërprerje.”
Shitësit në "Panairi i Pranverës", i cili po zhvillohet tek sheshi përpara katedrales, të pa kënaqur me blerjet dhe me Bashkinë Korçë.
"Fitim nuk del, e bëjmë më shumë për festën, por bashkia na kërkon 100 mijë lekë, për 4-5 ditë..." - shprehet një shitës. "I shikojnë, por nuk kanë të blejnë, rrogat janë të ulëta, pensionet nuk i ngrenë..." - shton ai. "Ky vit më dobët se vitet e tjera, nuk ka as njerëz shumë..." - shprehet një shitëse. Personalisht median e cilësoj si një bashkëpuntore mjaft të mirë për të zgjidhur problematikat e ndryshme që kanë familjet në Pogradec, e që për hir të së vërtetës në bashkinë tonë ka me qindra familje në nevojë.
Edhe pse ne jemi munduar që herë pas here të jemi pranë tyre me paketa ushqimore, sigurisht që ato nuk janë zgjidhja përfundimtare. Sot isha pranë familjes Zabzuni, e cila dy ditë më parë nëpërmjet Report Tv, lëshoi një apel për ndihmë. Më vjen mirë që ndryshe nga shumë familje të tjera, vajza e madhe ishte e gatshme për të punuar në mënyrë që të shtojë të ardhurat për familjen. Ndërkohë ne si bashki për ti lehtësuar sado pak do të ndërmjetësojmë një vend pune në sektorin privat për vajzën, pagesën e bonusit të qerasë si dhe paketa ushqimore periodike. Përfitoj nga rasti të them se ne po mundohemi fort që të krijojmë në fond banesash sociale për familjet e pastreha dhe në momentin e parë që do të kemi programin, kjo familje do të trajtohet me prioritet. Këta fëmijë kanë pasur një gjyshe heroinë e cila nuk jeton më dhe që vazhdimisht sipas mundësisë i kemi ndihmuar më herët, kanë një nënë heroinë që ka dhuruar veshkën për vajzën e vogël dhe tashmë do të kenë prëkrahjen tonë dhe të komunitetit për tu ndihmuar edhe më tej.
E trishtë !/ Fruti-kultura në Korçë drejt zhdukjes !
Tokat e mbjella me mollë braktisen nga fermerët, shkak politikat e gabuara ! Burimi: Shqiptarja.com/ Armand Braho Xhystina Zabzuni është vetëm 19-vjeç, por jeta e ka përballur me shumë vështirësi. Si vajza e madhe e familjes, ajo kujdeset për motrën e sëmurë dhe vëllanë. Nëna e saj, Manjola 38-vjece është shurdhmemece, ndërsa i ati është ndarë nga jeta. Familja me 4 anëtarë jeton në një shtëpi me qira në lagjen “Gani Homçani” të Pogradecit. “Jetojmë me qira. Jam me mamin, motren dhe vellane. Babi ka ndërruar jete. Mami nuk mund të komunikoje. Jam une femija i madh dhe pergjigjem per cdo nevoje te familes. Deri tani zonja e shtëpisë është treguar e mirë se na e ka lënë me cmim te lirë, por do vijë një ditë se do na nxjerr. Na ka thënë që të kërkojmë për shtëpi tjeter, sepse dhe ajo do ta rinovojë. Unë po të kërkoj shtëpi tjeter, skam mundësi ta paguaj”. Xhystina bashkë me motren dhe vëllanë ndjekim shkollën, ndërsa nëna e tyre është e papunë. Si të mos mjaftonte varfëria, përballen dhe me sëmundje. Gjashtë vite më parë, vajza e dytë e familjes, Nertila ka kryer transplantin e veshkës dhe sot ka nevojë për ilaçe. Xhustina na tregon se meraku më i madh është motra, për të cilën nuk siguron dot ilacet. “Motra ka bërë një transplant dhe ka nevojë për trajtim mjekesor. Motra ka 6 vite që është bërë operacion. Vazhdon akoma të kurohet. Para një jave motra ka qenë e shtruar në spital. Tani trajtohet me ilace tensioni dhe ilace për veshkat. Ilacet skam mundur t’ia marr se ato kushtojnë”. Të ardhurat e vetme të familjes Zabzuni në Pogradec janë pensioni i invaliditetit që merr Nertila 17-vjeçe dhe ndihma ekonomike, gjithsej 17 mijë lekë në muaj. Shumë kjo e pamjaftueshme për të siguruar jetesën, pasi 7 mijë lek çdo muaj shkojnë për qiranë. “Sot kemi të ardhura 17 mijë lek në muaj, por 7 mijë (të reja) shkojnë për qiranë e shtëpisë. Të tjerat ujë drita dhe ushqim. Ilacet e motres s'kam arritur ti blej. Jo bashkia nuk na jep bonus qiraje. Me veshje na ndihmojnë organizatat. Unë kujdesem për motren dhe vëllanë, ju jap ndihme dhe këshilla. Kërkoj të jene të pavarur dhe tia dalin në jete. Të ardhurat janë kempi i motres dhe ndihma ekonomike. Ato janë për qira, uje drita, etc. Ka raste që marr veresi për dyqane, por dhe ato nuk japin kanë një kufi. Kam punuar gjatë veres, por s'kam mundur ta stabilizoj, e kam të vështirë ndaj kam kërkuar ndihmë”thotë ajo. Shtëpia me qira është strehe e perkohshme per familjen Zabzuni, ndaj përmes apelit në Report TV, Xhystina kërkon ndihmë nga Bashkia e Pogradecit dhe Ministria e Shëndetësisë e Mirëqenies Sociale. Po kaq një apel e ka dhe për shoqatat e bamirësisë. “Kërkoj ndihmë nga njerezit që të kemi shtëpi tonën dhe të mos rri më me qira se skam mundësi ta paguaj dhe të kem ndihmë mjekesore dhe ilace për motren”. KRONIKA-VIDEOTaksa për profesionet e lira, mbyllen 11 mijë biznese në Shqipëri, nga 30 mijë që janë në total/ Juristët dhe ekonomistët: "Taksë e nxituar, penalizuese dhe antikushtetuese !"
Nga: Renato Civili 11 mijë biznese janë mbyllur vetëm brenda muajit Prill që ka filluar taksa për profesionistët e lirë. 11 mijë, nga rreth 30 mijë që janë në total në Shqipëri. ‘I kemi sytë nga qielli’ më tha një ekonomiste, sepse nuk dimë si të veprojmë nga kjo çoroditje. Një taksë e nxituar, penalizuese dhe antikushtetuese po thonë juristë dhe ekonomistë: 1. E Nxituar - Sepse njerëzit nuk janë informuar për taksën, që ta përfshinin atë brenda tarifave të tyre, dhe të llogarisnin shpenzimet e investimet e tyre të biznesit. 2. Penalizuese - Sepse nuk vlerëson shpenzimet e tyre (30%) këtë vit, por e shtyn këtë vitin që vjen. Por që vitin që vjen shumë mund të jenë mbyllur, për shkak të këtij penalizimi. Ndërkohë që kazinotë e kanë taksën 0% dhe hotelet me 5 yje deri 8%, mendja tatohet 15% deri 23%, sepse mendja për ta shikohet si luks më i madh. 3. Antikushtetuese - Sepse ligji nuk duhet të ketë fuqi prapavepruese. Nuk mund të hyj në fuqi nē 2024 dhe të taksojë në bazë të xhiros së 2022-2023. Kjo taksë do të sjellë më shumë humbje, sesa të ardhura për shtetin. Humbje dhe për iniciativën dhe sipërmarrjen e lirë, të njerëzve të lirë që përpiqen të krijojnë një punë të denjë për veten. Uroj të kemi së shpejti një pezullim të kësaj takse nga Gjykata Kushtetuese. Dhe një reflektim nga qeveria, për të krijuar politika më inkurajuese dhe mbështetëse për njerëzit. Nëse ju duhen profesionistë për këtë, kemi shumë rreth nesh. Ps: Shpërndaje nëse je dakort dhe ti! Vithkuq - Voskopojë
Pas një pune intensive në terren, sot mundëm në mënyrë të organizuar të realizonim shtegun që kalon thuajse në pyll (shmang rrugën e automjeteve) nga Vithkuqi në Voskopojë. Përpjekja jonë ka qenë e vazhdueshme në gjetjen e fondeve për hapjen dhe shënjimi e këtij shtegu, i cili lidh dy ish-qytete me histori, kulturë, trashëgimi, me vlera në etnografi e shije në kulinari... dy qëndra që i bashkon një natyrë përallore! Shtegu nisi me vizitën në manastirin shekullor të Shën Pjetrit, viziton kanionin e përroit të Qyqes, vazhdon në pyllin me pisha, del në Luginën e Gjergjevicës dhe matan në Voskopojë... Një falenderim për grupin! Nga: Armand Braho
Ditën e djeshme pata kënaqësinë të isha pjesë e një tryeze qytetare, ku u diskutuan problemet e Pogradecit. Në këtë tryezë të thirrur nga këshilltari i pavarur Arber Male, u fol më tepër për zhvillimet dhe problematikat që ka kaluar qyteti ynë gjatë kësaj kohe. Personalisht diskutova për censurimin e mediave rajonale dhe zgjidhjene e ofruar mbi ngritjen e mediave alternative, si një nevojë emergjente për transparencë publike. Gjithashtu në fokusin e fjalës sime ishte ngritja e informalitetit sipas të dhënave zyrtare të kohëve të fundit. Ndërkaq roli qytetar në “Dëgjesat Publike” ka qënë pothuaj inekzistent për vendimarrjet e rëndësishme të pushtetit vendor. Shpresoj që gjetjet nga takimi të mund të advokohen në organet e pushtetit lokal dhe më pas të merren masa për zgjidhjen e tyre. Është për t’u vlerësuar fakti që ka një lëvizje dhe depat të hapur qytetar, i cili ka nisur të jetë më prezent në Pogradec, sidomos për çështje me interes të lartë publik. Nga: Arbër Male
Sot bashkë me bashkëqytetarë dhe miq të ftuar organizuam një tryezë diskutimi me në "FOKUS QYTETIN". Me dëshirën e mirë për t'iu gjendur dhe dëgjuar njëri-tjetrin, kuptuam që takime të tilla janë të nevojshme dhe ndërveprimi i rëndësishëm! Falenderoj! Profesor Ervin Gocin një njohës i mirë i hapësirës urbane dhe ndërveprimit të qytetarëve me atë. Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare të cilët kanë vendosur gjithashtu në fokus me partnerët e tyre monitorimin e Bashkisë Pogradec. Profesor Dorian Lekën, i cili theksoi nevojën e fushatave pozitive për ndërgjegjësimin e qytetarëve shoqëruar me kërkesa drejt administratorëve të qytetit. Gazetarit dhe profesorit Armando Braho i cili theksoi njëkohësisht nevojën dhe angazhimin e tij për një media alternative për informimin e bashkëqytetarëve. Studentin Mateo Hyskollari që shprehu nevojën e rritjes së buxhetit për rininë dhe përmirësimin e kuadrit ligjor për moshat e reja. Studentia Elsa Xhindole e cila shprehu nevojën e subvencionimit të transportit të studentëve pogradecarë që udhëtojnë çdo ditë në Korçë për të kryer studimet e larta. Ilir Zgjani, si specialist mjedisi mori pjesë në këtë takim dhe ngriti probleme serioze si: 1- Fryrja e administratës së Drejtorisë së Pyjores! 2- Ulja e nivelit të sigurisë për zonat e konsideruara të mbrojtura! Takime të tjera do pasojnë për të dhënë së bashku kontributin tonë për Pogradecin! Maliq/ Ushtroi dhunë ndaj vajzës së saj 14-vjeçare, policia procedon një 35-vjeçare nga Podgoria28/4/2024
-U referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen N. P., 35 vjeçe, banuese në fshatin Podgorie, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj 14 vjeçe, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. -U arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 50 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll, me probleme të shëndetit mendor, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Banorët e Maliqit në hall të madh/ Vetëm një qendër shëndetësore dhe 2 mjekë që punojnë vetëm paradite !
Maliqi është një ndër qytetet pa spital në Qarkun e Korçës. Banorët e këtij qyteti dhe fshatrave të tij janë të detyruar të shkojnë për raste urgjente dhe ekzaminime mjekësore specialistike në Spitalin Rajonal në Korçë. Edhe pse qendra shëndetësore në Maliq ofron një shërbim infermieror 24 orë dhe dy mjekë që punojnë vetëm në turnin e parë, ky shërbim duket i pamjaftueshëm për banorët, pasi në këtë qendër trajtohen vetëm rastet e lehta që kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Banorët thonë se kjo situatë ka rritur kostot e tyre, pasi për çdo rast duhet të udhëtojnë në spitalin e Korçës ndërsa të tjerë thonë se Maliqi duhet të ketë një spital të plotë me mjekë dhe logjistikë. Ndërkaq, popullsia e Maliqit është më shumë se 60 mijë banorë. Ndërkohë, qendra shëndetësore është në një proces restaurimi, dhe shërbimet momentalisht jepen në një godinë provizore e cila dikur është përdorur për qëllime shëndetësore. Maliq/ Fondi Shqiptar i Zhvillimit po i ndryshon pamjen Drithasit me zbatimin e projektit/ Topçiu: "Puna sa ka nisur !"
Në Drithas Lart, aty ku Fondi Shqiptar i Zhvillimit po i ndryshon pamjen me zbatimin e projektit “Sistemim kapot i pallateve” -Faza e I-rë. Banorët duhet të vazhdojnë të lirojnë hapësirat publike që janë të të gjithëve. Puna sa ka nisur ! - shprehet nëpërmjet një postimi kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu. Ofrimi i Arsimit dhe Formimit Profesional, si zgjedhja më e mirë dhe rruga me e sigurt dhe e shpejtë e integrimit të të dënuarve dhe paraburgosurve në tregun e punës, vijon të mbetet një nga prioritetet që ka çdo institucion penitenciar me qëllim uljen e recidivizmit.
Bashkëpunimi institucional me Drejtorinë Rajonale të Formimit Profesional Publik Korçe e cila do të mundësojë ofrimin e kursit të kuzhinës për 15 te denuar dhe paraburgosur për një periudhë 4 mujore. -U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi me automjetin që drejtonte, dyshohet se ka dëmtuar derën e pediatrisë të spitalit Korçë dhe më pas është larguar.
U zhvillua dje në bashki një “workshop” rajonal mbi barazinë gjinore e përfshirjen sociale me punonjës të bashkëpunimit zviceran nga vendet e Ballkanit Perëndimor e më gjerë, si dhe partnerë zbatues të Programit të Kombeve të Bashkuara “Askush të Mos Mbetet Pas”, të financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
Gjatë këtij takimi u diskutua për modelin e suksesshëm të Shërbimeve Sociale në Bashkinë Korçë, si dhe arritjet e sfidat e këtyre shërbimeve. Maliq/ Investimi në kanalin e Vërçunit në ujëmbledhësin e Podgories, do të lehtësojë punën për vaditjen e 500 hektarëve tokë bujqësore !
Korçë/ Rikthehet pas shumë vitesh "kolla e mirë", 8 fëmijë të shtruar në Pediatri nga kjo sëmundje24/4/2024
Burimi: Top Channel
Në Pediatrinë e Korçës së fundi janë regjistruar 8 raste të fëmijëve të prekur nga sëmundja që njihet si kolla e mirë. Sëmundja është shfaqur pas shumë vitesh ndërsa fëmijët e prekur janë të moshës 1 muaj deri në 2 vjeç. Sipas shefit të pediatrisë Robert Rado 4 prej rasteve janë mbajtur të shtruar në spital si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore ndërsa shkak për rikthimin e sëmundjes pas kaq vitesh sipas tij, mbetet mungesa e vaksinimit ose zgjedhja e vaksinave që blihen nga jashtë nga prindërit të cilat janë joqelizore dhe kanë nivel më të ulët mbrojtje. Sipas mjekut vetëm një prej rasteve, ku fëmija ka qenë i pa vaksinuar është dërguar drejt Tiranës ndërsa ai apelon që prindërit të vaksinojnë rregullisht fëmijët, pasi kolla e mirë paraqet rrezik për shëndetin e fëmijëve. |
REKLAMALEXUES AKTUALISHT
|