Një investim i kërkuar prej kohësh tanimë ka nisur në Leskovik - termoizolimi i pallateve është puna e radhës e cila do i vijë në ndihmë banorëve, investim ky i Fondit Shqiptar të Zhvillimit në bashkëpunim me Bashkinë Kolonjë
Kolonjë/ Preu një sasi drush në mënyrë të kundërligjshme, policia procedon një 51-vjeçar nga Helmësi18/3/2024
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. N., 51 vjeç, banues në fshatin Helmës, pasi dyshohet se ka prerë një sasi drush, në mënyrë të kundërligjshme.
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., 40 vjeç dhe F. R., 40 vjeç, banues në Ersekë, Kolonjë, pasi në qytetin e Ersekës, automjetet që i drejtonin secili në gjendje të dehur, janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dëme materiale.
Për shkak të përplasjes së automjeteve, këta shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas shtetasi E. M. është larguar nga vendi i aksidentit, pa u kryer veprimet policore. Grupi i motoristëve Ride Albania - Black Bird Riders ka vendosur të bëjë një ndryshim pozitiv në jetën e familjeve në nevojë,ata kanë bërë një donacion, duke siguruar që pakot e ndihmës të arrijnë sa më afër në shtëpitë e atyre që kanë nevojë.
Kjo është një shprehje e vërtetë e dashurisë dhe kujdesit për të tjerët, veprim ky që na frymëzon dhe na bën të ndihemi të privilegjuar për të qenë pjesë e një komuniteti kaq të mirë. Me këtë donacion, ata kanë dhënë më shumë se ushqim dhe furnizime. Ata kanë dhënë shpresë, dashuri dhe një ndjesi të fortë të bashkëpunimit dhe solidaritetit. Në emër të të gjithë komunitetit,Bashkia Kolonjë, Shërbimi Social , falenderojmë grupin e motoristëve për përkushtimin e tyre të pakufishëm dhe për donacionin e tyre të bujshëm për familjet në nevojë. Ju jeni shembulli i vërtetë i solidaritetit njerëzor.Me sakrificat tuaja dhe me zemrat tuaja të mëdha, keni bërë një dallim të vërtetë në jetën e njerëzve të nevojshëm. Shpresojmë që ky veprim i juaj i bujarisë dhe solidaritetit të frymëzojë të tjerët të ndjekin shembullin tuaj. Faleminderit, nga zemra! Shërbimi Social Kolonjë Burimi: Shqiptarja.com Shembja e rrugës se re Korçë-Ersekë, ende pa u inauguruar ka nxitur reagime për cilësinë dhe sigurinë e ndërtimit të saj. Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ ne Report Tv inxhinieri Romeo Nazarko, thotë se është ndryshuar gjurma me qëllim rritjen e kostos së projektit. Duke risjellë në vëmendje, projektin e vitit 2010, Nazarko tha se ndryshimi i tij në vitin 2020, u miratua duke anashkaluar projektin e vitit 2010, ndërsa nuk u dha asnjë argument në lidhje me këtë ndryshim. Sipas inxhinierit, duke parë realizimin e projektit në terren ka konstatuar tre probleme kryesore, së pari teknike, së dyti ekonomike pasi është 5-fishuar vlera dhe së treti shpopullimi i zonës. ‘Ka pasur ndryshime projekti, me projektin fillestar. Me vijë të kuqe kemi projektin e parë në 2010, mbi trasenë e vjetër duke eliminuar kthesat. Është ndryshuar gjurma për të rritur vlerën e projektit. Projekti i dytë është miratuar në 2020 dhe kanë anashkaluar projektin e vitin 2010 pa një vendim mbi nxjerrjen jashtë të këtij projekti. Nga buxheti i shtetit është paguar për projektin e parë dhe sërish në 2020 është një projekt tjetër pa nxjerrë argumente se pse është ndryshuar. Unë jam banor i zonës. Duke parë që nuk përputhej asgjë nga ato që janë në letër me atë në terren dhe më dha një indice që do të sillte probleme të mëdha. Së parti do të sillte probleme teknike. Së dyti problemi ekonomik, pasi është rritur pesëfish vlera e projektit.
Dhe e treta është shpopullimi i zonës, aty është një zonë që njerëzit janë larguar. Shteti nuk duhet të projektojë rrugë që ti largojë banorët nga shtëpitë e banimit.’- tha inxhinieri. Sipas inxhinierit në rastin e shembjes është bërë gabim në projektimin e ujërave nëntokësore, të gjithë Qafës së Qarrit. Inxhinieri paralajmëroi se nëse riparimi vijon që të bëhet me të njëjtën skemë nuk ka garanci, e shtoi se duhet një urë e mirëfilltë e ngjashme si në Selenicë. ‘Ky rast është rasti i një llogaritje të gabuar që në projektim. Nuk janë llogaritur ujërat nëntokësor të gjithë qafës së Qarrit. Mund të mos kenë bërë shpime gjeologjike që janë të parat që duhet të bëhen. Mund të jetë anashkaluar. Unë kam paralajmëruar gjithë projektin. Nëse riparimi vijon me të njëjtën skemë s’ka garanci. Ka nevojë për një urë të mirëfilltë, siç po ndërtohet në fshatin e Selenicës. Po u arnua ka rrezikshmëri. Shihet që nuk ka një fije teli jo më hekuri. Është shumë e rëndë është prishur pa ndërtuar. Mure me rrjetë që shkëputet, ra për shkak të ujërave nëntokësor. ’- tha Nazarko. Inxhinieri bëri me dije se në 2020 ka bërë një kallëzim në SPAK, në lidhje me tre përfaqësues në atë kohë. ‘E kam bërë një denoncim që në vitin 2020 një denoncim në SPAK për tre përfaqësues në atë kohë, por nga 2020 deri në 2023 numri përfaqësues përgjegjës për këtë vepër është rritur. Nuk është bërë asnjë auditim apo raport. Është lejuar të fillohet ndërtimi, pa u dhënë një leje ndërtimi. Është në hetim. Është zonë tektonike donte një studim të mirëfilltë. Monitoron edhe IMT në Kolonjë edhe Korçë. Është vepër kombëtare dhe monitorohet nga ARRSH. Nuk është SPAK-u që kontrollon gjithë Shqipërinë. Nuk ushtrojnë asnjë kontroll pavarësisht se paralajmërohet.’- tha Nazarko. Ndërtimi i rrugës së re Korçë-Erseke që do të shmangte kthesat e Qafës së Qarrit, ka nisur në vitin 2013. Tenderin me vlerë 17 milione euro për lotin e parë e kishte fituar ANK. 4 milione te tjera u shtuan në 2017 për këtë segment. Ndërsa në 2020 nisi puna për lotin e dytë me gjatësi 18 kilometra, ku po punohet aktualisht. Në dy tendera të ndryshëm u dhanë 41 milionë euro dhe serish fituese u shpall ANK-ja. Ndersa ne vitin 2022 me kërkesë të kompanisë, ARRSH-ja shtoi dhe 4 milionë euro te tjera përmes procedurës së modifikimit të kontratës. Për këtë rrugë interurbane me dy korsi, ne total 35 km jane dhënë 66 milionë euro dhe nuk dihet se kur do të perfundojë. Pronari i kompanisë A.N.K rezulton me 100 % të aksioneve Agim Kola, vëllai i ish-deputetit të PS, Ndue Kola, i cili ka përfituar tenderin për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë. Ndërkohë kompania A&E ENGINEERING, është në pronësi të Entela Çanos, me 100% të aksioneve, kompania e së cilës do të bënte mbikqyrjen e punimeve.
Nuk mbarojnë skandalet me punimet e dobëta në rrugën e re Korçë - Ersekë !
Shkatërrohen muret mbajtëse në hyrje të aksit, masivi i dheut bie në rrugë ! Skandali me punimet në rrugën e re Korçë - Ersekë !
Avokati korçar Esmerald Xhafa kallëzon në SPAK firmën A&E Engineering, Autoritetin Rrugor Shqiptar, kompaninë A.N.K dhe Bashkinë Kolonjë, për veprat penale: "Shpërdorimi i detyrës" "Falsifikim i dokumentave" "Korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike"
Kamionët të cilët ishin të ngarkuar me pjesë të urës, e cila po ndërtohet në Selenicë, mbeten "stok" ose e thënë në gjuhën popullore, mbeten "pilaf", pasi nuk mund të vijojnë, deri në zgjidhje të rrugës së shembur dhe nuk mund të ecin prapa !
E për pasojë punimet e mëtejshme në Selenicë do të mbeten pezull deri në zgjidhje të problemit me rrugën e shembur. Skandali me rrugën 65 mln euroshe Korçë - Ersekë me hekur 6 dhe beton "pluhur"... (VIDEOLAJM)18/2/2024
Eksluzive/ Korça Plus raporton !
Skandal me punimet në rrugën e re Korçë - Ersekë, hekuri dhe betoni në cilësinë më të dobët ! Ndiqni videon e mëposhtëme ! Nga: Eduart Bardhushi
Teatër miq teatër.../ Rruga "legjendare" Korçë - Ersekë, për të cilën kanë nisur punimet, që prej vitit 2011, vazhdon të na surprizojë...! Sot, rreth orës 14:00, është shembur një pjesë e rrugës në Qafën e Qarrit, jo më larg se 5 ditë më parë, në redaksinë e televizonit Korça Plus, mbërritën pamje, ku dukej qartë që rruga ishte rrënuar totalisht dhe ishte gati në shembje, pooor vetëm ditën e djeshme u kujtuan, për të ndaluar qarkullimin në atë aks rruge ! 𝗞𝗢𝗦𝗧𝗢𝗝𝗔 𝗘 𝗜𝗡𝗩𝗘𝗦𝗧𝗜𝗠𝗜𝗧 𝟲𝟬 𝗠𝗜𝗟𝗜𝗢𝗡 𝗘𝗨𝗥𝗢 ! SPAK, duhet të fillojë menjëherë hetimet, për cilesinë e rruges ku çdo ditë kalojnë qindra persona e mjete. Sipas faqes "Kolonjarët", bëhet me dije se në momentin e shembjes, në rradhë për të kaluar ishin 3 kamiona me peshë deri në 70 ton, të cilët mbanin pjesë nga ura që po ndërtohet në Selenicë... Fat i madh që shembja nuk “perpiu” askënd dhe kjo vjedhje e madhe kaloi pa jetë të humbura ! Nga: Eleina Qirici
Skandal Një "çorbë" korrupsioni, vjedhjeje, paaftësie, aferash, denigrimi të banorëve të Bashkisë Kolonjë dhe banorëve të Qarkut Korçë, me investimin në aksin rrugor nacional Korçë - Ersekë. Rruga ndërtohet, por shfaq dëmtime ende pa u përdorur, rrëzohen muret anësore të rrugës, në disa segmente të saj dhe në ura shfaqen çedime, çarje, plasaritje. E shikoni si lihen rrugët rrugëve nga Rilindja? Kjo është Qeveria "portokalli", me zemër mavi dhe me tipare të theksuara antishqiptare. Afro 10 vite dhe Korça nuk është lidhur ende me Ersekën. Rilindja e pedonaleve, qeverisja e trotuarit, që as i bie ndër mend që në Kolonjë jetojnë njerëz, që në Kolonjë ka fëmijë dhe pleq, tregtarë dhe fermerë. Një Bashki që ka një pedonale dhe një shesh bosh, sepse të gjithë kanë ikur dhe po ikin. Kolonja nuk ka më njerëz. Kolonja është pothuajse e zbrazur. Kjo është "vepra" e Rilindjes. Kush do e paguajë këtë dëm kolosal financiar të këtij investimi të dobët që mesa duket nuk është supervizuar në asnjë ditë të ndërtimit të tij? Kush e mban përgjegjësinë? Apo do të fusin prapë duart në fondet e shqiptarëve (të shtetit) që të paguajnë dëmin? Institucionet dhe shteti duhet të vënë alarmin për këtë situatë të papranueshme, në thelb abuzive dhe që dëmton rëndë ekonominë në Rajon dhe jetën e të gjithëve. "Përtej Pedonales" shokë socialistë. Jo vetëm për-pará, ktheni kokën prapa dhe përmbushni detyrimet, se nuk do të vonojë ora kur do ju vendosë populli PËRPARA. Ky segment rrugor është prezantuar si një vepër e re publike me rëndësi të madhe nga qeveria, e cila do të reduktojë kohën e udhëtimit nga Korça në Ersekë për 20 minuta.
Megjithatë, pjesa e këtij aksi rrugor është prekur nga dëmtimet, pavarësisht shumëmiliona eurove të investuara në ndërtimin e tij. Denoncimet nga opozita tregojnë se kostoja e ndërtimit të këtij segmenti rrugor është e lartë, duke arritur deri në 20 milionë euro për vetëm 4 kilometra rrugë. Punimet e kryera me cilësi të dobët kanë sjellë uljen e nivelit të rrugës, duke paraqitur rrezik për drejtuesit e mjeteve. Si rezultat, në këtë të premte është vendosur bllokim i qarkullimit të mjeteve në këtë segment rrugor. Rruga tashmë ka deformime, duke përfshirë ulje dhe ngritje në gjithë segmentin e saj. Gjithashtu, pjesët e mureve të betonit për mbrojtjen e skarpateve janë dëmtuar, duke shkaktuar rrëshqitje të shpeshta të materialeve në rrugë dhe rrezik për drejtuesit e mjeteve. "Kjo stallë nuk u vendos dje atje.
Madje këta zyrtarët e Bashkisë Kolonjë, atje drekojnë dhe darkojnë zakonisht. Ishte në kundërshtim me ligjin,dakort mo zbatoni ligjin dhe prisheni, por kaq me ngut e kishit sa nuk prisnit të ikte dimri. Kjo është një hakmarrje e shpifur, e ulët për shkak se nuk pranuan që një biznesmen nga Korça të ndërtonte një park për prodhimin e energjisë elektrike me panele Fotovoltaike. Kjo tregon se edhe mund tiu rrëzojnë nga froni një ditë. Unë jam me Hotel Restorant Borova." - shprehet ai nëpërmjet një postimi.
"Akademia e Çobenëve" nis nga Kolonja !
IMT pranë Bashkisë Kolonjë, shkon të prishë rrethimin poshtë një ure që shërbente për të mbajtur bagëtitë, një fermeri të zonës. Më komike se vetë situata është fakti i inspektorit të IMT, i cili është filmuar dhe shpalos dukshëm dhe lehtësisht mungesën e ngritjes dhe formimit arsimor.... Nga: Armand Braho
Kolonja ka nevojë të menjëhershme për akademinë e çobenëve, sepse janë hapur vende të lira në administratën e Bashkisë! Një situatë e papreçedentë ka ndodhur sot në Kolonjë, ku IMT pranë kësaj bashkie ka vajtur t’i prishi rrethimin poshtë një ure që shërbente për të mbajtur bagëtitë, një fermeri të zonës. Deri këtu nuk përfshihem dot, por situata ka të bëjë me një hakmarrje të hapur të komikut Erjon Isai kundrejt fermerit dhe biznesmenit të zonës, të paktën kështu raportohet nga terreni. Edhe për këtë nuk dua të kem një koment, por më komike se vetë situata është fakti i inspektorit të IMT, i cili është filmuar dhe shpalos dukshëm dhe lehtësisht mungesën e ngritjes dhe formimit arsimor. Dua të shkoj më tej duke thënë se ligjërisht Bashkia Kolonjë është në shkelje të hapur me dokumentacionin e përgatitur, bëhet fjalë për një letër me shkrim dore, pa protokoll, pa vulë dhe pa sigël zytrare, që i’u dha poseduesit të bagëtive pikërisht si “fletëdëshmitë për pagesë kur të mbarojë lufta”. Në këto kushte kur kemi të bëjmë me një situatë tallëse, ku janë shkelur ligjet e shtetit Shqiptar në formën e paraqitjes së dokumentacionit, duhet të ketë menjëhërë një reagim deri në ndjekje penale për përfaqësuesit e këtij institucioni për dokumentacionin e përgatitur. Akademia e Çobenëve duhet të funksionojë sa më shpejt, sepse bashkia e Kolonjës ka vende të lira për inspektorë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. X., 53 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i një firme për nxjerrjen, përpunimin dhe tregtimin e qymyrit bituminoz, pasi u kap në afërsi të fshatit Qinam, duke marrë inerte me mjet të rëndë ekskavator, në kundërshtim me ligjin.
Kolonjë/ Policia kap "peshkun e madh", procedon një 34-vjeçar nga fshati Psar për ndotje të ajrit9/2/2024
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 34 vjeç, banues në fshatin Psar, Kolonjë, pasi në fshat, dyshohet se ka djegur një sipërfaqe me bar të thatë dhe për pasojë ka shkaktuar ndotje të ajrit.
Kolonja me tradita e kulturë mjaft të veçantë, ka nxjerrë figura mjaft të shquara historike ndër vite, jo vetëm në periudhë lufte, por edhe në aspektin artistik.
CNA TV sjell një reportazh shumë interesant për klarinetistin e mirënjohur Aleks Xhelili, një vlerë e shtuar e kësaj zone, që po lë gjurmë në muzikën popullore. Ai sot është ndër muzikantët shqiptarë më të njohur, pjesëmarrës në shumë koncerte e aktivitete kulturore të zhvilluara në Shqipëri dhe jashtë vendit, ndërsa ushtron profesionin e mësuesit të klarinetës në shkollën e muzikës “Tefta Tashko Koço” në Korçë. Mjeshtri i klarinetës me shumë kënaqësi ka pranuar të jetë pjesë e reportazheve tona, duke treguar shumë rreth jetës së tij artistike. Fillimisht, ai ka treguar pikënisjen e lidhjes së tij me instrumentin e klarinetës dhe muzikën popullore. “Unë si Leksi nuk kam ndonjë histori të veçantë nga njerëzit e tjerë, kam një histori të thjeshtë. Klarinetën e kam filluar në moshën 14-vjeçare, por muzikën e kam filluar në moshën 5-vjeçare. Deri në moshën 14 vjeç unë studioja për fizarmonikë, më pas fillova me klarinetë, mbarova shkollën e muzikës “Tefta Tashko Koço” në vitet 1982. Më pas mbarova Universitetin e Arteve dhe në 1988 jam diplomuar dhe mbaj titullin klarinetist. Që atëherë, debutimi im ka qenë jo vetëm brenda rrethit tim, por edhe në Korçë, ku momentalisht jam mësues i klasës së klarinetës që përgatis nxënës që debutojnë nëpër skena, për tregun muzikor. Jam gjithashtu aktiv në koncerte, mes dy botëve, edhe muzikës klasike edhe asaj popullore. Njëkohësisht jam aktiv në prodhimin e CD-ve, valleve, këngëve popullore, me këngëtarë të njohur, si Ermira Babaliu, Vaske Curri që kam bërë 3 albume.” Thuajse 60 vjeç, por me një pasion aq të madh sa mosha nuk ka aspak rëndësi. Lidhja e tij shpirtërore me klarinetën është e papërshkrueshme. “Lidhja ime sa vjen e forcohet më shumë me klarinetën, unë sot po shkoj 60 vjeç, dhe nëse s’luaj dot të paktën 2 orë në ditë, unë ndiej një boshllëk të madh. Sa i përket mësimit të instrumentit, nuk është ndonjë gjë shumë e vështirë që të mos e mësosh. Por, çdo instrument do talent, punë, vullnet, që të mësohet, edhe klarineta po të njëjtat parime kërkon. Mua s’më kanë munguar as vullneti, as talenti e as puna, sidomos puna që kam arritur deri këtu në tregun muzikor.” Prej vitit 2001 Aleksi ushtron profesionin e mësuesit në Korçë, ku shprehet se ka përgatitur dhjetëra nxënës të apasionuar ndaj klarinetës, e që me shumë krenari ai thotë se ia ka dalë t’i bëjë artistë të tregut muzikor në Shqipëri. “Që prej vitit 2001 unë kam marrë klasën e klarinetës në shkollën e muzikës në Korçë. Kam përgatitur dhjetëra nxënës, me krenari i përmend emrat, që nga Gani Shahinasi, Nexhildo Sula, Bruno Purbollari, Mikelian Killo, Gjergji Ibrahimi, Tomi Xhelili, e shumë të tjerë që debutojnë dhe janë shumë aktivë dhe në tregun muzikor. Për sa i përket përqafimit të muzikës popullore, brezi i ri e duan, dhe duhet të dish si t’ua injektosh.” Muzika popullore dhe madje edhe ajo klasike, është pjesa e pandarë e jetës së Xhelilit. Ndërsa e pyesim se cilën do të zgjidhte mes të dyja zhanreve, Aleksi duke qeshur tregon se muzika popullore është në shpirtin e tij. E kjo për faktin se e ka trashëguar nga familja, duke theksuar edhe vlerat e mëdha të folklorit kolonjar. “Për të thënë të dyja nuk mund ta them dot, se dukem si një fëmijë që e pyesin ‘kë do më shumë, mamin apo babin?’, por mua më pëlqen më shumë muzika popullore. E kam në shpirt, e kam nga familja, xhaxhai, dajot, jam rritur me muzikë popullore. Kolonja ka veçanti në folklorin e saj, ndikojnë edhe dy faktorë të tjerë, si fakti që rrethohet nga dy zona me traditë mjaft të madhe muzikore siç janë Korça dhe Leskoviku. Njëkohësisht nga më i miri merr, mëson dhe edukohesh. Kolonja ka një folklor tepër të pasur, dhe e arta e këtij folklori nuk janë sazet, por folklori historik, për arsye se ka duruar e ka parë shumë dhimbje e histori. Kurse sa u përket sazeve, këtu ka ardhur një klarinetist, Vangjel Poda Janushi, i cili është nderi i qytetit tonë, artist i merituar, një mjeshtër i klarinetës dhe violinës. Me talentin e tij ai ndërtoi sazet dhe la gjurmë, të njëjtën gjë po vazhdoj edhe unë sot, duke garuar me Leskovikun dhe Korçën.” Gjatë gjithë karrierës së tij shumëvjeçare, Aleks Xhelili është nderuar me shumë tituj, një nga më kryesorët e të veçantët për të është pikërisht titulli “Virtuozi i Festivalit”. Normalisht që aktivitetet në Shqipëri janë pjesë e karrierës së mjeshtrit, por të shumta janë edhe aktivitetet në Evropë, Amerikë e Kanada, të cilat do të mbesin gjatë në kujtesën e tij. Emocione të forta, ndjesi të papërshkrueshme, punë e sakrificë shumë e madhe, që për Aleksin ia kanë vlejtur ta bëjnë shumë të preferuar për publikun. Ai tregon një nga kujtimet më të bukura në Spanjë, ku i gjithë publiku ka thirrur në kor “Viva Albania”. “Kam marrë pjesë që prej 1988 e deri më sot, në të gjitha festivalet kombëtare të Gjirokastrës, dhe kudo jam nderuar me çmime, derisa kam marrë edhe titullin “Virtuozi i festivalit”. Krahas kësaj, gjithë takimet kombëtare të sazeve, orkestrimeve popullore, të gjitha përveç një festivali që kam qenë në juri, nuk kam garuar. Koncerte të muzikës qytetare, klasike, koncerte të muzikës të dhomës, brendapërbrenda Shqipërisë, dhe shumë festivale në Turqi, Greqi, Bullgari, Maqedoni, Rumani, Itali, Holandë, Portugali, Francë, Spanjë, Amerikë, Australi, Kanada. Më fal se harrova edhe Londrën. Më e veçanta është në Palma de Mallorca, në koncertin final e fillonim ne që ishim me A, Albania. Dhe momenti qe, që regjisori i shfaqjes, i madhi Dhimitër Orgocka, e ndërtoi shfaqjen që ta filloja unë me klarinetë solo, me vallen e famshme të Osman Takës. Rreth 14 sekonda e filloja unë, dola në skenë para 40 mijë vetave në një stadium, ku bëjnë gara me dema, dhe sa fillova të luaja klarinetë, hapet një flamur i madh dhe një turmë njerëzish që thirrën “Viva Albania”. Aty mora zemër dhe më ka ngelur në kujtesë, është një nga koncertet më mbresëlënëse.” Krijimtaria e Aleks Xhelilit nuk lidhet vetëm me klarinetën dhe muzikën popullore, por edhe me krijimin e CD-ve në tregun muzikor, e këtu vlen të theksohet se Aleksi ka qenë ndër të parët në këtë aspekt. Ai tregon disa nga albumet që ka finalizuar me këngëtarë të shquar shqiptarë, ndërsa nuk lë pa përmendur Josif Mingën, si idhullin dhe ndihmesën e tij me të madhe në jetë. “Unë tani përgatitem sepse këtë vit mbush 60 vjeç, dhe dua të bëj një koncert të bukur, me të gjithë krijimtarinë time, por konsulenti dhe mendimtari, si ta them drejtuesi im është profesori i madh Josif Minga, që unë e falënderoj se më rri gjithmonë pranë, dhe nuk më lë të bëj hapa gabim. Pavarësisht se unë kam qenë nxënësi i parë i tij, dhe mbetem nxënës për atë, por gjithsesi ne po punojmë shumë bukur së bashku. Për momentin po punojmë për një kaba të bukur. Unë jam ndër të parët që kam marrë pjesë në tregun muzikor me CD, albumin e parë e kam bërë me krijimtarinë time, me valle e këngë dasmash nga krahina e jugut. Kam bërë tri albume me Vaskë Currin, 1 album me Refjane Maksutin, një këngëtare shumë e mirë, 1 album me Ermira Babaliun, 2 albume me Robert Tralon që është miku im, edhe disa debutues të rinj që nuk kanë shumë emër të madh, por që janë në treg.” Aleks Xhelili, mjeshtri i klarinetës, është shembulli më i mirë i punës dhe sakrificave të mëdha që një artist mund të bëjë për veten e tij, e mbi të gjitha për të lënë këtë profesion të bukur në duart e të rinjve. Klarinetisti kolonjar mund të konsiderohet si artisti më i shquar i kësaj zone, që fal çdo ditë e me shumë, ndjesi e emocione nga instrumenti i klarinetës./ CNA -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 30.01.2024, në fshatin Mollas, Kolonjë, për motive pronësie dyshohet se ka kanosur me fjalë dhe ka shqetësuar nëpërmjet telefonit, një 54-vjeçar.
Kolonjë/ Dhunoi fizikisht bashkëshorten e tij, policia procedon një 57-vjeçar nga Leskoviku28/1/2024
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. P., 57 vjeç, banues në Leskovik, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
|
REKLAMALEXUES AKTUALISHT
|