Grupet më të brishta në Qarkun e Korçës janë lënë në harresë nga partia në pushtet. Pjesa më e madhe jetojnë në kushte të mjerueshme.
Kategoritë e Paraplegjikëve, Tetraplegjikëve pra invalidëve sot marin 7.000 mijë lek të reja pra një shumë të papërfillshme në krahasim me koston e jetesës që rritet dita ditës. Gjithashtu disa kategori të tjera vurnerable të shoqërise si Pensionistët dhe Përfituesit e Ndihmave Ekonomike luftojnë për të mbijetuar në këtë vend por pesimizmi i tyre është në rritje. PSD në Qarkun E Korçës ka në fokus Politika sociale që synojnë të parandalojnë, të mënjanojnë ose të lehtësojnë situatat e varfërisë dhe problemet sociale, në nivel individual ose kolektiv. Pra është një parti që favorizon mirëqenien e grupeve më të brishta të Shoqërisë. Në qarkun e Korçës por edhe më gjerë zëri i këtyre grupeve nuk dëgjohet nga partitë e mëdha, prandaj ne si PSD do jemi zëri i këtyre grupeve dhe i çdo qytetari që ka zgjedhur të jetojë në këtë vënd ! - shprehet nëpërmjet një deklarate, Sekretari i Përgjithshëm i PSD dega Korçë, Juljan Beqirllari. Burimi: Shqiptarja.com
Sot një litër qumësht lope shitet me 50 lek në Maliq të Korçës. Më pak se një shishe ujë! Rënie ka pësuar dhe qumështi i deles, që po shitet me 120 lek për liter, ndërsa një vit më parë ishte me 140 lek për litër. Çmimin e diktojnë baxhot, ndërsa blegtorët janë të pafuqishëm për të gjetur tregje të reja. Blegtorët që takuam në fushat e Maliqit thanë se po falimentojnë këtë vit, për shkak të rënies drastike të çmimit të qumeshtit. Ankohen se nuk mbulojnë dot as shpenzimet për ushqimin blegtoral. Kanë ngritur zërin ne protesta, por asnjë zgjidhje nuk kanë marrë. “Qumështi është shumë i lirë. Me 50 lek po e heqim, ndërsa një litër ujë është 70 lek. Do ua japim atyre që e marrin me aq sa e kërkojnë. Ca t’i bëjmë? Ta derdhim, është gjynah?! Kam lope e dhen. Kam një stallë. Kam 100 e ca dele. Kemi aplikuar për subvencione, por te shohim. Qumështi i deles shitet me 120 lekë/litër. Ka qenë më shumë një vit më parë, qumshti i deles ka qenë me 140 lek/litër kurse i lopës me 70 lek/litër”, sivjet ka rënë me 50 lek”, tha një blegtor. “Qumështin e deles me 120 lek/litër na e marrin, ndersa vjet ishte me 140 lekë/liter. Nuk ke ku të ankohesh. Ka shumë vështirësi se nuk del gjë. Me të keq mundohemi. Nuk ke ku të punosh, të paktën këtu e ke punën tënde”, tha një tjetër fermer. “Shumë shumë keq, po e japim qumështin e lopës me 55-60 lekë/litër. Ca e shesim e ca e mbajmë për vete. Marrim 300 lek fitim në ditë. Asnjë ndihmë nga shteti”, tha nje tjetër blegtor. Blegtorët e vegjël nuk marrin as subvecione, ndaj janë më të goditurit nga ndryshimi i çmimeve apo tregtia e pandershme. Skema kombëtare e mbështetjes në bujqësi, parashikon pagesa për fermeret me tufa te medha deri në100 krere bagëti si dhe për ata që kanë me shume se 10 krere lope. “Subvencione nuk të japin. Duhet të kesh 100 kokë dhen për të marrë para nga shteti. Unë kam 5 dhen dhe 11 lopë. Lopët i bëra, tani të shohim po më dhanë. Qumështin e lopës e shes me 55 lekë dhe të deles 120 lekë. Lopët duan tagji, jonxhë, nuk e përballojmë dot koston me këtë çmim. Marrim tokat lirë me qira dhe kemi zetorët tonë. Po t'i blesh nuk vlen. Ne kërkojmë ta shesim më shtrenjtë qumështin, por s’na dëgjon njeri”. “Qumshtin e deles e shesim me 120 lekë/litër. Vjet ishte 140 lekë/litër, sivjet e bënë me 120 lekë. Aq e vështirë sa nuk ka ku vete. Që në 7 të mëngjesit e deri në 11 të darkës me këto merremi. Subvencione nuk japin se duhet të kesh mbi 100 krerë”, tregoi një tjetër. Mungesa e subvencioneve ka sjellë rënie të numrit të bagëtive, jo vetëm në Maliq por në gjithë qarkun e Korçës. Të dhënat e Drejtorisë së Bujqësisë për vitin 2023 tregojnë se në total janë 217 mijë krerë bagëti të imta, ndërkohë që para 4 vitesh qarku juglindor kishte 300 mijë krerë. Burimi: BalkanWeb
Blegtorët në zonën e Maliqit po përballen me vështirësi për shkak të uljes së çmimit të qumështit nga përpunuesit. Blegtorët pohojnë se baxhot e ulën këtë vit në 120 lekë çmimin për një litër qumësht nga 140 lekë që ishte një vit më parë për bagëtitë e imta, ndërsa sa i përket qumështit të lopës sot shitet 55 lekë/ litër. Blegtorët thonë se ky sektor nuk mbështetet mjaftueshëm nga shteti, pasi vit pas viti çmimi i qumështit, prodhimi i i tij dhe pakësimi i numrit të krerëve të bagëtive të imëta sa vjen e ulet. Sipas tyre subvencionet nuk e mbështetin blegtorin shqiptar, ndërsa nga të dhënat rezulton se në tregun vendas është shtuar sasia e qumështit të importuar, duke lënë pas prodhimin vendas, çka çon në uljen e çmimit të qumështit. Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm ka vendosur të paraqesë një ankesë penale në SPAK kundër drejtores së Drejtorisë së Tatimeve në Korçë, akuzuar për shpërdorim detyre.
Kryetari i shoqatës, Albert Nasto, ka njoftuar publikisht se në emër të organizatës së tij do të ndërmarrë veprime ligjore kundër drejtoreshës së kësaj dege, Daniela Liço. "'Ju bëj të ditur se do të ketë kallzim penal në SPAK për shpërdorim detyre ndaj drejtores së tatimeve në Korçë. Një thirrje kam edhe për ministrin e Financave sepse këtu në degën e tatimeve Korçë gjendja është alarmante dhe punët kanë zënë shumë pluhur dhe po lulëzon informaliteti"- tha Nasto në një deklaratë për mediat. Nasto shpreh shqetësimin e tij për faktin që Daniela Liço është në pozitën e drejtoreshës së komanduar për më shumë se pesë vjet, ndërsa ligji lejon një periudhë të tillë vetëm një vit. Sipas tij, kjo situatë është e paligjshme dhe nuk përputhet me rregullat e vendosura. "Ne kemi një nivel të lartë të informalitetit, rreth 40% në bizneset e zonës së Korçës, duke sjellë pasoja të rënda për ekonominë dhe financat publike. Është koha që kjo gjendje të adresohet seriozisht dhe të ndërmerren masa për të luftuar këtë fenomen," shtoi Nasto.
Bizneset në qytetin liqenor të Pogradecit mbeten pa punonjës !/ "Puntorët ikin në jug ose jashtë..." - shprehet një biznesmen.
Kronikë nga kolegët e Pogradeci Press. Ankesat e punonjësve shqiptarë/ Korça, Qarku i tretë në vend ku bizneset vonojnë pagat e punonjësve15/4/2024
Burimi: TV KLAN
Mosdhënia e pagave në kohë, mos pagesat e sigurimeve shoqërore apo të ditëve të festave janë ankesat më të mëdha të punonjësve shqiptarë që punojnë në shtet apo dhe në privat. Sipas raportit të Inspektoratit Shtetëror të Punës, për vitin 2023 janë depozituar në total 800 ankesa/kërkesa prej të cilave, 82.5 % janë ankesa/denoncime nga punëmarrës dhe 17.5% janë kërkesa për informim dhe sqarime ligjore, tregues i transparencës institucionale dhe besimit në informacion. Numri më i madh i denoncimeve të adresuara dhe të trajtuara nga ISHPSHSH janë ankesat për shkelje të të drejtave dhe mospërmbushje të detyrimeve të punëdhënësve kundrejt punëmarrësve. Këto ankesa përfshijnë mospagesën për punë të kryer në ditët e festave zyrtare, ditë të pushimit javor, punë të kryer në orë shtesë, moslidhje kontrate pune, dhe çështje të ngjashme. Numri më i madh i denoncimeve të trajtuara i përkasin Tiranës më 64 % e ndjekur nga Drejtoria Rajoni Vlorë me 8%, Rajoni Korçë 4%, Rajoni Shkodër 3%, Rajoni Gjirokastër 1%, Rajoni Dibër 1% . Në qytetin liqenor të Pogradecit konstatohet e njëjta problematikë, në nisje të sezonit turistik.
Hotelet baret e restorantet vuajnë mungesën e personelit. Shkaku kryesor janë pagat e ulëta dhe fakti se turizmi është një punë sezonale. "Një pjesë e të rinjve shkojnë e punojnë dhe në Maqedoni e në zonën e jugut sepse pagesat janë më të larta dhe kushtet më të mira sesa këtu. Kjo vazhdon në rrethin tonë të Pogradecit, kemi gati 35% mungesë të fuqisë punëtore." Bashkia Maliq fituese e projektit të Kombeve të Bashkuara “Askush të mos mbetet pas” -Leave no one gehind-LNB2, financuar nga Swiss Development & Cooperation Embassy of Switzerland in Albania.
Edhe një shërbim tjetër i shtohet Bashkisë Maliq për komunitetet në nevojë për një periudhë 12-mujore. Marrveshja nënëshkruhet në prezencë të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj.Albana Koçiu dhe Ambasadores së Zvicrës në Shqipëri znj.Ruth Huber . Detaje të reja janë zbardhur nga pezullimi 4 zyrtarëve të bashkisë së Korçës të cilët akuzohen për shpërdrim detyre sa i takon llogaritjes së paligjshme të taksave për ndërtime të caktuara duke i shkaktuar shteti një dëm prej 30 milionë lekësh.
Top Channel mëson se Prokuroria ka gjetur shkelje në procedurën e lejeve të ndërtimit për 20 subjekte. Zyrtarët e pezulluar, për qëllime përfitimi kanë dhënë leje ndërtimi për objekte të deklaruar për banim ndërkohë që ato janë shfrytëzuar për tregti. Taksa e ndikimit në infrastrukturë për objektet e banimit është 3% e vlerës së investimit ndërkohë që për objektet e shërbimit dhe tregtisë, kj taksë është 8% e vlerës së investimit. Linja hekurudhore e korridorit VIII, që fillon në Durrës dhe përfundon në Pogradec do të jetë elektrike. Hekurudha Shqiptare ka hapur tenderin me fond limit 450 mijë euro, për projektimin e elektrifikimit të kësaj linje, ndërkohë që afati i fundit i pranimit të ofertve është data 3 qershor 2024.
Procedura është hapur në faqen e prokurimeve publike të Bashkimit Evropian, teksa projekti financohet përmes një granti nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas të dhënave të publikuara, konsulenti do të duhet të kryejë matje në terren ndërmjet Durrësit dhe Pogradecit, duke bashkëpunuar me entin prokurues dhe autoritetet përkatëse kombëtare dhe vendore. Ndërkohë që, projekti do të duhet të jetë gati brenda 12 muajsh nga nënshkrimi i kontratës. Për këtë linjë hekurudhore pak kohë më parë dhe Banka Evropiane e Investimeve njoftoi se po ofron mbështetje teknike për përgatitjen e projektit në segmentet Durrës – Rrogozhinë dhe Rrogozhinë – Pogradec. Po ashtu, pak kohë më parë për segmentin nga Durrësi, në Rrogozhinë Komisioni Europian akordoi një grant prej 62 milionë euro, teksa vlera totale e investimit përllogaritet në 120.5 mln euro. Linja hekurudhore e projektit të rehabilitimit ndjek atë ekzistuese dhe pas përfundimit të punimeve parashikohet që trenat të kenë një shpejtësi 120 kilometra/orë. Korridorit VIII hekurudhor nis nga Durrësi në Pogradec, ku lidhet me Maqedoninë e Veriut, në fshatin Lin. Pak kohë më parë ky korridor u përfshi në rrjetin kryesor të transporit transeuropian, i njohur si TEN T, duke i dhënë prioritet financimit të tij. Scan Nga: Eduart Bardhushi
Nisi dhe në Korçë ! Hajde "me këmbë të mbarë", e tërhiqeni zvarrë dhe për të tjerët se ka shumë... LEXO DHE: Skandali në Bashkinë Korçë/ 2 drejtorë mes 4 zyrtarëve të pezulluar/ 30 milionë lekë dëm për shtetin (EMRAT) Favorizuan ndërtues të komplekseve luksoze duke iu llogaritur më pak taksa, pezullohen nga detyra 4 zyrtarë të Bashkisë Korçë, më e bukura është se 2 prej zyrtarëve ishin drejtorë në bashkinë e qytetit ! 300 milionë lekë (të vjetra) dëm ekonomik për shtetin...mbajmë ne mbajmë... Gazetarja Zisi: "Dosja '4D' e Bashkisë Korçë/ 30 mln lekë dëm, abuzimi si gjithmonë bëhet pas shpinës së Filos..."
Zhaneta Lubonja Ermal Gjermani Olvas Petro dhe Soniel Prifti,janë proçeduar për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi. Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, me vendimin e datës 26.03.2024, ka caktuar këto masa sigurie për 4 shtetasit, sepse dyshohet se kanë shpërdoruar detyrat për të favorizuar subjekte të ndryshme, për mospagimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja. Nga hetimet rezulton se kjo paligjshmëri iu ka sjellë subjekteve përfitime të padrejta monetare dhe i ka sjellë shtetit dëm ekonomik me vlerë mbi 30 milionë lekë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. Bëhet fjalë për: Zhanet Lubonjën, Drejtore e Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Bashkia Korçë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
Eerman Gjermanin, Përgjegjës i Sektorit pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Bashkia Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Olvas Petro, specialist i Buxhetit, si dhe në cilësinë e specialistit të përllogaritjes së taksës së ndikimit të infrastrukturës, Bashkia Korçë, i dyshuar per kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Soniel Prifti, Drejtor i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal. Katër zyrtarët akuzohen se kanë llogaritur në mënyrë të paligjshme taksën për ndikimin që kanë në infrastrukturë këto ndërtime luksi në lagje të ndryshme të qytetit me qëllim përfitimin personal. Për pasojë ndaj tyre, është caktuar edhe masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Nga hetimet rezulton se kjo paligjshmëri iu ka sjellë subjekteve përfitime të padrejta monetare dhe i ka sjellë shtetit dëm ekonomik me vlerë mbi 30 milionë lekë. Vijojnë aplikimet për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2024 në të gjitha Njësitë Administrative.
Fermerët vijojnë të aplikojnë, për të ulur koston e prodhimit duke përfituar nga skema kompensimin e naftës e investime të tjera sipas sektorit. Aplikimet do të vijojnë deri më datë 19 prill. Myftinia e Zonës Korçë, më dt. 17-18 mars 2024, në javën e parë të Muajit të Bekuar të Ramazanit, falë bashkëpunimit të frytshëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” ju erdhi në ndihmë 185 familjeve besimtare dhe atyre me vështirësi ekonomike për qarkun e Korçës.
Në ambjentet e Myftinisë së Zonës Korçë u bë shpërndarja e pakove me ushqime për imamët, familje me vështirësi ekonomike, jetimët, besimtarët e xhamive të qytetit dhe në zonat përreth. Pakot ushqimore ishin të bollshme, rreth 70 kg. secila për person. Falenderojmë Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe Ambasadën e Arabisë Saudite për këtë bashkëpunim kaq të frytshëm që bëri të mundur realizimin e kësaj bamirësie në Muajin e Ramazanit”. - thuhet në postimin e Myftinisë Korçë. Tek të gjitha Njësitë Administrative të Bashkisë Korçë, aplikimet për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2024 po vazhdojnë të rriten.
Fermerët në Njësinë Administrative Mollaj e Bulgarec po paraqesin aplikime në numër të madh për të përfituar nga kjo skemë, duke synuar të zvogëlojnë shpenzimet e prodhimit dhe përfituar nga kompensimet për naftën dhe investimet në sektorin e tyre. Sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Pogradec është dërguar me urgjencë një projektvendim për shitjen e 100% të aksioneve të ekipit të KF Pogradecit.
Në projektvendim shkruhet: Keshilli Bashkiak Pogradec, ne mbledhjen e tij te dates____/03/2024, me propozim te Kryetarit të Bashkise, ne mbeshtetje te nenit 113, pika 2 te ligjit nr. 8417, date 21.10.1998 "Kushtetuta e Republikes se Shqiperise", te ndryshuar; nenit 8.pika 2, nenit 9. pika 1, nenpika 1.1, shkronja „b", nenpika 1.2,shkronja „a", nenit 54 germa .,e" te ligjit nr.139/2015 "Per Veteqeverisjen Vendore", i ndryshuar; ligjit nr.9901, date14.4.2008 "Per tregtaret dhe shoqerite tregtare", te ndryshuartigjit nr. 9874, dt. 14.0 2.2008 "Per ankandin publik", i ndryshuar NKM me nr. 1719, dt.17.12.2008 "Per miratimin e rregullave te ankandit publik", i ndryshuar; VKB nr.29, date 01.03.2019 "Per miratimin e statutit te shoqerise Pogradeci F.K "sh.a.", pas shqyrtimit te relacionit te paraqitur nga Kryetari i Bashkise se Pogradecit VENDOSI: 1. Dhënien e pëlqimit për fillimin e procedurave për shpalljen për shitje të 100% të aksioneve që Bashkia Pogradec zotëron si aksionere e vetme në Shoqerinë Klubi i Futbollit "Pogradeci" me NIPT (NIUS) M03707601D. 2. Çmimi minimal i shitjes se 100% te kuotave eshte 5.684.000 (pesëmilion e gjashtëqind e tetëdhjet e katër mijë) Leke (sipas aktiti të vlerësimit të ekspertëve kontabël). 3. Forma e shitjes së aksioneve që zotërohen nga Bashkia Pogradec në Shoqerinë Klubi i Futbollit "Pogradeci", të bëhet nëpërmjet proçedurës konkuruese: Procedurë e HapurStandard e Ankandit, sipas dokumenteve standarde tip të ankandit, bashkengjitur këtij vendim i shtojca 1. 4. Miratimi i kushteve të veçanta të kontratës së shitjes sipas shtojcës 2 bashkangjitur. 5. Proçedura e ankandit për shitjen e 100% te aksioneve, që zoteron Bashkia Pogradec, të nise me vlerën 5.684.000(pesëmilion e gjashtëqind e tetëdhjet e katër mijë) leke. 6. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Kryetari i Bashkisë dhe administrata. 7. Ky vendim hyn në fuqi 10 ditë pas shpalljes. Prej ditës së sotme fillojnë aplikimet për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2024.
Çdo fermer, blegtor e bletar mund të aplikojë për mbështetje përmes portalit e-Albania deri më datë 19 prill. Mbështetje për tufën bazë të matrikulluar ! Pagesa në vlerën deri në 10 000(dhjetë mijë) lek për krerë lopë për tufën bazë të matrikulluar, për fermer me jo më pak se 10 krerë. Për pjesën mbi 50 krerë masa e përfitimi zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose SHBB. Mbështetje për tufën bazë të matrikulluar Pagesa në vlerën deri në 1 200 ( njëmijë e dyqin) lek për krerë për tufën bazë të matrikulluar, për fermerë me jo më pak se 100 krerë dele ose dhi. Për pjesën mbi 300 krerë masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose SHBB. Mbrështimi i bletarisë në vlerën deri në 1 000 lekë për zgjua për aplikant me jo më pak se 50 zgjoje, masa e përfitimit zvogëlohet me 50% për pjesën e aplikantëve me mbi 150 zgjoje, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose SHBB. Pagesë për kultivimin e bimëve mjekësore e aromatike në vlerën 30 000 lekë/ha, për fermerë me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 ha. Për sipërfaqe mbi 10 ha masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose SHBB. Nafta do të shpërndahet nëpërmjet pagesës në lekë për ha, për fermerë më sipërfaqe më të mëdha se 1 ha. Fermerët me sipërfaqe më të mëdha se 10 ha, do të përfitojnë 50% të masës së financimit për çdo ha mbi tavan. Mbështetje për fara/fidanë dhe impute të tjera Mbështetja për fermat organike Certifikimi GLOBAL GAP Dokumentat që duhen për aplikim: NIPT i fermerit (aktiv) Certifikatë pronësie (+ hartë treguese + kartelë) ose AMTP (Tapi e tokës ) ose Kontratë Qiramarrje me të gjithë elementët tregues (kontratat të noterizuara ose të vërtetuara nga Administratori i Njësisë Vendore). Kartë Identiteti ose Pasaportë Vërtetim për Nr.Llogari bankare Prioritet për të gjitha masat do të kenë grupet e fermerëve. Aplikimet për mbështetjen me naftë kryhen pranë zyrave të Njësive Administrative dhe pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor Korçë. Të gjitha aplikimet për skemat e tjera do të kryhen tek Agro-Pika. Devoll/Goditet 1 rast i kontrabandës me mallra ushqimore.
Goditja si rezultat i bashkëpunimit të Seksionit të Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Korçë, AMP Korçë-Elbasan dhe Komisariatit të Policisë Devoll. Sekuestrohen 530 kg produkt ushqimor që dyshohet se është kontrabanduar nga Greqia, për t’u shitur në Shqipëri. Arrestohet 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, të cilët u kapën duke transportuar këtë sasi, të ndarë në kuti. Në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kontrabandimit me mallra, informalitetit, si dhe falë inteligjencës policore dhe bashkëpunimit të specialistëve për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar të DVP Korçë, AMP Korçë-Elbasan dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, u godit një tjetër rast. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Sh., 28 vjeç dhe u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. Xh., 28 vjeç, të dy banues në fshatin Vidohovë, Devoll. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, në aksin rrugor "Miras-Bilisht" në afërsi të fshatit Kuç, Devoll, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip "Mitsubishi", me drejtues shtetasin A. Sh., dhe pasagjer shtetasin A. Xh., gjetën 530 kg produkt ushqimor (fruta të thata), i cili dyshohet të jetë kontrabanduar nga Greqia. Sasia e produktit ishte e ndarë në kuti, me mbishkrime në gjuhët greke dhe angleze, dhe ishte e papajisur me fatura blerjeje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. Tregu dhe Shitjet e Pronave në Korçë !
A do rriten apo do ulen çmimet e pronave në qytetin e Korçës? Drejtuesi i agjencisë së pasurive të paluajtshme “LIVING”, Xhevair Dervishi, shprehet se çmimet do të vazhdojnë të rriten, pasi kërkesa për blerje është e lartë dhe se ndërtime të reja aktualisht nuk ka aq shumë sa të plotësojnë kërkesat e klientëve! Në qytetin e Korçës vihet re një rritje e çmimeve të pronave në këto 3 vitet e fundit. Rritja do të vazhdojë dhe gjatë vitit 2024, pasi kërkesa për blerje është e lartë dhe kostot e ndërtimit sa vijnë dhe rriten. Në rast se keni në plan të investoni në pasuri të paluajtshme është momenti i duhur, pasi gjatë viteve në vazhdim do të ketë rritje të çmimeve dhe lokacioni i pronës do të jetë akoma dhe më larg qëndrës apo zonave në zhvillim! Po marrim një shëmbull, për një nga zonat më të preferuara të momentit, tek Terminali i ri, Korçë, nqs deri para 2 vitesh, një apartament shitej me çmim 450 euro/m² ,sot çmimi në atë zonë ka shkuar 650 euro/m². Pra brenda 2 vitesh është rritur me 200 euro për m². Sipas drejtuesit të agjencisë “LIVING”, kostoja e ndërtimit në apartamentet dhe objektet e reja është më e lartë për shkak të cilësisë më të mirë të ndërtimeve që ndërtuesit po bëjnë. Po vendosen materiale tepër cilësore dhe facilitete të cilat deri para 4 apo 5 vitesh nuk ofroheshin. Cilësia e lartë e ndërtimeve ka ndikuar te rritja e kostove. Shtim të kostove ka pasur edhe nga rritja e çmimit të truallit, apo edhe të shpenzimeve të tjera administrative të ndërtuesve”. Kush po blen apartamente ? Apartamentet ose Vilat e shtrenjta në Korçë po blihen nga emigrantë që jetojnë jashtë vendit, njerëz të konsoliduar në profesionet e tyre apo edhe të huaj, që kërkojnë të investojnë në Korçë! Komplekset po preferohen gjithnjë dhe më shumë nga blerësit e apartamenteve sipas Z. Dervishi,për shkak të faciliteteve që ofrojnë. Gjithashtu kërkesë të shtuar ka pasur edhe për vila në lagjet karakteristike të Korçës! Xhevair Dervishi CEO - LIVING Premium Real Estate |
REKLAMALEXUES AKTUALISHT
|