EPITAFI | Pamje Dron
Pedonalja e mbushur plot e për plot me mijëra besimtarë ortodoksë korçarë dhe jo vetëm ! Vendi i katërt mbetet një objektiv, ndaj çdo ndeshje duhet vijuar me të njëjtën përgjegjësi dhe përqendrim.
Në të tilla kushte, kapiteni i Skënderbeut është i përqendruar vetëm te kjo ndeshje, si një takim radhe shumë i rëndësishëm dhe domethënës. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Dean Liço shprehet se ndeshja kundër Partizanit është një takim që ka vështirësi të madhe, pasi luhet ndaj një ekipi shumë të fortë, që po kalon një moment të mirë. Gjithsesi, kapiteni është i bindur se Skënderbeu, ashtu si në fazat e shkuara, mund të bëjë mirë edhe në këtë ndeshje. “Ndeshja kundër Partizanit është padyshim një betejë e vështirë dhe e rëndësishme për të dyja ekipet në këtë pikë të sezonit. Është një takim, që kërkon angazhimin maksimal dhe ne këtë jemi duke bërë. Jam i bindur se kemi mundësinë që të zhvillojmë një ndeshje të madhe. Partizani është duke kaluar një moment të mirë në këtë kampionat, ndaj duhet që edhe ne të tregojmë maksimumin e forcës tonë për të lënë shenjë në këtë ndeshje. Është gjithçka e hapur për objektivat tanë, prandaj duhet të bëjmë më të mirën. Kemi parasysh faktin që kemi mundur të marrim pikë në transfertë edhe dy faza më parë, ndaj asgjë nuk është e pamundur”, theksoi fillimisht kapiteni i Skënderbeut. “FINAL 4” – Në kushtet kur në tri ndeshjet e fundit të sezonit korçarët janë tërësisht në lojë për një vend që të çon në “Final 4” gjithçka është e hapur dhe mund të konsiderohet si e tillë. Liço nga ana e vet kërkon që të vijojë të ndjekë atë objektiv si një synim që është më se i arritshëm. “Jemi në garë të plotë për atë pozicion. Kur mbeten edhe tri ndeshje nga fundi është e pamundur që të mos e kërkojmë ta arrijmë deri në fund. Do të ishte mëkat të mos e mendonim. ‘Final 4’ është një objektiv i arritshëm, por kërkon angazhimin maksimal të të gjithëve duke filluar nga kjo ndeshje e radhës. Kemi vetëm gjysmë pike diferencë për të kapur atë pozicion që tani mbahet nga Dinamo, ekip me të cilin jemi në barazim pikësh. Mundësitë janë të mëdha dhe të gjithë po e besojmë si objektiv real. Askush nuk na vlerësonte kaq shumë në fillim të sezonit dhe ishin skeptikë për forcën tonë. I treguam të kundërtën, ndaj le të bëjmë edhe tani të njëjtën gjë”, mbylli prononcimin e tij për gazetën kapiteni i Skënderbeut.
Besimtarët ortodoksë, por edhe banorë të tjerë të Korçës kanë marrë pjesë në kryerjen e Udhës së Kryqit apo të lëvizjes së Epitafit të Krishtit. Është ky një rit fetar, që organizohet në mbrëmjen e të premtes së zezë dhe që synon të shprehë dhimbjen e besimtarëve për kryqëzimin e Krishtit.
Udhëtimi i Epitafit në Korçë filloi me grumbullimin e besimtarëve në pesë kishat përkatëse: në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, Kishën e Shën Ilias, Kishën e Mitropolisë, Kishën e Shën Sotirit, dhe Kishën e Shën Thanasit. Mandej të gjithë besimtarët u mblodhën tek sheshi para Katedrales. Prej kësaj të fundit doli Epitafi i Krishtit, i pasuar nga Mitropoliti i Korçës, Voskopojës, Kolonjës dhe Pogradecit Hirësia e tij Imzot Johan Pelushit dhe klerikëve të Dhioqezës së Korçës. - Advertisement - Nën tingujt e vajtimeve dhe këngëve fetare kushtuar këtij momenti, ata kanë ecur në zonën pedonale të qytetit dhe pastaj duke vazhduar në unazën e vogël të qytetit u rikthyen tek Katedralja “Ngjallja e Krishtit”. -U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Z., 33 vjeç, banues në fshatin Arrzë, Devoll, pasi në aksin rrugor “Miras-Bilisht”, në vendin e quajtur “Dëmbravë”, u konstatua duke transportuar me një automjet furgon, dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme.
Sasia e druve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. -U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, dyshohet se i ka vjedhur një bashkëmoshatari të tij, një celular, i cili iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjatë këqyrjes së celularit u konstatuan faqe që shërbenin për vënien e basteve sportive. -U arrestua në flagrancë shtetasi M. Ç., 55 vjeç, banues në Ragusa, Itali, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
-U arrestua në flagrancë shtetasi R. K., 32 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi në kundërshtim me urdhrin e gjykatës, dyshohet se ka dhunuar nënën e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Korçë/ I vodhi me forcë varësen 68-vjeçares në lagjen nr.12, policia arreston një 39-vjeçar3/5/2024
Korçë/I vodhi me forcë në rrugë, varësen që një shtetase mbante në qafë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në mbrëmje, në lagjen nr. 12, Korçë, ku një 68-vjeçareje, i morën me forcë nga qafa, një varëse platini, kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Klodian Meçollari, 39 vjeç, banues në Korçë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Besimtarët ortodoksë vijojnë kremtimet e të "Premtes së Zezë", ditë e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në kryq !
Organizohen ritet në Katedralen e qytetit ! Festa e Pashkës Ortodokse ka sjellë fluks të shtuar në hyrje të pikës kufitare të Kapshticës.
Shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi kanë zgjedhur të kthehen në vendlindje për të festuar Pashkën Ortodokse të dielën më 5 maj. Sipas policisë gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kalimi janë regjistruar një numër i madh në hyrje prej 6258 shtetas dhe një numër më i vogël në dalje prej 2480 shtetas. Sipas informacioneve do të punohet me sportele të alternuara në varësi të fluksit për të shmangur radhët dhe pritjet. Një gjest human nga drejtori i OSHEE Pogradec, Kristi Pilinçi, i cili ka marrë përsipër të paguajë me buxhetin personal faturat e energjisë elektrike.
“Sot kemi të ardhura 17 mijë lek në muaj, por 7 mijë (të reja) shkojnë për qiranë e shtëpisë. Të tjerat ujë drita dhe ushqim. Ilacet e motres s'kam arritur ti blej. Jo bashkia nuk na jep bonus qiraje. Me veshje na ndihmojnë organizatat. Unë kujdesem për motren dhe vëllanë, ju jap ndihme dhe këshilla. Kërkoj të jene të pavarur dhe tia dalin në jete. Të ardhurat janë kempi i motres dhe ndihma ekonomike. Ato janë për qira, uje drita, etc. Ka raste që marr veresi për dyqane, por dhe ato nuk japin kanë një kufi. Kam punuar gjatë veres, por s'kam mundur ta stabilizoj, e kam të vështirë ndaj kam kërkuar ndihmë”thotë ajo. - shprehej para disa ditësh 19-vjeçarja Xhystina Zabzuni. Pas apelit për ndihmë në Report tv, Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli ka parë nga afër gjendjen e vështirë ekonomike e sociale të familjes Zabzuni dhe ka garantuar bonusin e qirasë me vlerë 10 mijë lek në muaj.
Ndërsa për Xhystinën, vajzën e madhe të familjes do të sigurohet një vend pune i sigurt. Edhe pse është 19-vjeçe ajo deklaroi në Report tv se dëshiron të punojë, për të ndihmuar familjen. Për vajzën e dytë të familjes, Nertilën 17-vjece që ka kryer transplant të veshkave do të sigurohet rimbursimi i ilaceve përmes Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, premtoi Xhakolli. “Vajza e madhe eshte e gatshme për të punuar në mënyrë që të shtojë të ardhurat për familjen. Ndërkohë ne si bashki për ti lehtësuar sado pak do të ndërmjetësojmë një vend pune në sektorin privat për vajzën, pagesën e bonusit të qerasë si dhe paketa ushqimore periodike. Po mundohemi të krijojmë një fond banesash sociale për familjet e pastreha dhe në momentin e parë që do të kemi programin, kjo familje do të trajtohet me prioritet”, tha kryebashkiaku. Familja Zabzuni jeton në shtëpi me qira në lagjen “Gani Homçani” të Pogradecit dhe përbëhet nga 4 anëtarë, nëna shurdhmemece dhe e papunë me tre fëmijët jetimë, pasi babai është ndarë nga jeta. Të ardhurat e vetme të kësaj familje janë ndihma ekonomike dhe KEMP-i me vlerë 17 mijë lek në muaj. Dy ditë më parë në Report tv, vajza e madhe e familjes, Xhystina Zabzuni, shprehej: “Motra ka bërë një transplant dhe ka nevojë për trajtim mjekesor. Ilaçet s'kam mundur t’ia marr se ato kushtojnë. Kemi të ardhura 17 mijë lek në muaj, por 7 mijë shkojnë për qiranë e shtëpisë. Ka raste që marr veresi për dyqane”. Jani Kaçi: "Skënderbeu ka më shumë “takat” se Dinamo dhe se Tirana për të shkuar në Final 4 !"2/5/2024
Skënderbeu ka më shumë “takat” se Dinamo dhe se Tirana për të kapur vendin e katërt në fund të kampionatit dhe për të shkuar në “Final 4”.
Ky është gjykimi i legjendës së futbollit korçar, Jani Kaçi. Në një prononcim ekskluziv të dhënë për “Panorama Sport”, ish-portieri i Kombëtares, Skënderbeut dhe Partizanit analizon ecurinë e korçarëve dhe shanset e tyre për të qenë pjesë e 4-shes më të mirë të sezonit. Kaçi bën edhe një prognozë, kur kanë mbetur edhe tri javë nga fundi i kampionatit, duke hedhur edhe një ide mjaft interesante për formulën e sezonit të ardhshëm. Kaçi, edhe 3 javë nga fundi i këtij kampionati. Si mendoni, a mund të shkojë Skënderbeu në “Final 4”? Për mendimin tim, janë tri javë shumë të rëndësishme, ku do të luhet gjithçka sa i takon objektivave të Skënderbeut, nëse do të përfaqësohet në 4 ekipet më të mira të sezonit, apo jo. Duke parë kalendarin, them se do të jenë përcaktuese transfertat në kryeqytet dhe në Shkodër. Por, duke ditur që Skënderbeu këtë sezon ka marrë më shumë pikë në transfertë se në shtëpi, duhet të besojë deri në fund për të qenë pjesë e këtij grupi skuadrash. Janë tri ekipe në garë për një vend, cili është më pranë “Final 4”? Po, diferenca mes tri ekipeve është vetëm një pikë. Luajnë Dinamo, Tirana dhe Skënderbeu dhe të tria do të tentojnë deri në fund të jenë pjesë e kësaj katërsheje. Nëse shohim ecurinë dhe gjendjen momentale të këtyre ekipeve, e them me bindje se Skënderbeu ka më shumë “takat” sesa Tirana dhe Dinamo për të shkuar në “Final 4”. Me përqendrim dhe kujdes në ndeshjet e mbetura, korçarët mund t’ia dalin. Ndeshja kundër Partizanit në kampionat, sa përcaktuese do të jetë për këtë rrugëtim? Të tria ndeshjet e mbetura janë përcaktuese. Partizani vjen me moralin e lartë pas fitores në derbi dhe është një ekip shumë cilësor. Jam i dyzuar për sa i përket zgjedhjes, kur bëhet fjalë për këto dy ekipe, sepse zemra ime është e ndarë mes të dyve. Por do të doja që këtë takim ta fitonte Skënderbeu dhe titullin ta fitonte Partizani, pasi e meriton për atë që ka dhënë këtë sezon. Përfundon ndërtimi i rrjetit të brendshëm të ujësjellësit në fshatin Lozhan i Ri, Njësia Administrative Gorë.
Tashmë banorët e këtij fshati me ujë me cilësi e pa ndërprerje. Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Maliqit Gëzim Topçiu, ku shprehet: “Rrjeti i brendshëm i ujësjellësit Lozhan i Ri -Nj. Ad. Gorë. Nga sot gati finalizimi i një projekti kaq të rëndësishëm për komunitetin e këtij fshati për ujë me cilësi e pa ndërprerje.” Vezët e kuqe të Pashkës janë një prej traditave që zonjat korçare e kanë ruajtur me fanatizëm.
E enjtja i gjen ato duke lyer vezët në ngjyrë të kuqe, një simbolikë e triumfit të jetës mbi vdekjen. Ky ritual nuk ka humbur asnjëherë as në kohën e komunizmit. Në shenjë mbarësie vezët e kuqe të Pashkës shpërndahen te miqtë dhe të njohurit, ndërsa të shtunën në mesnatë të gjithë zgjedhin vezët e tyre dhe nis një garë ku përplasen skajet e vezëve mes njëri- tjetrit derisa të zgjidhet veza më rezistente që është një ogur i mirë. Një i moshuar ka gjetur vdekjen sapo ka dalë nga një lokal në qendër të qytetit.
Sipas policisë, 80-vjeçari ka qenë duke pirë kafe në një lokal ndërsa nuk është ndjerë mirë dhe është çuar drejt banesës së tij. Por për fat të keq nuk ia ka dalë pasi është rrëzuar në tokë vetëm pak metra larg lokalit dhe ja ndërruar jetë. Trupi është dërguar në morg për ekspertizën mjekoligjore, e cila do të përcaktojë shkaqet e vdekjes. -U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 38 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 6, Korçë, ka tentuar të hyjë në banesën e ish-bashkëshortes së tij 34-vjeçare.
Në momentin që kjo shtetase ka njoftuar shërbimet e Policisë, shtetasi E. P. është larguar me vrap dhe i ka rënë nga dora, një mjet prerës (thikë). Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika, ndërsa 34-vjeçarja u pajis me urdhër mbrojteje.
Shitësit në "Panairi i Pranverës", i cili po zhvillohet tek sheshi përpara katedrales, të pa kënaqur me blerjet dhe me Bashkinë Korçë.
"Fitim nuk del, e bëjmë më shumë për festën, por bashkia na kërkon 100 mijë lekë, për 4-5 ditë..." - shprehet një shitës. "I shikojnë, por nuk kanë të blejnë, rrogat janë të ulëta, pensionet nuk i ngrenë..." - shton ai. "Ky vit më dobët se vitet e tjera, nuk ka as njerëz shumë..." - shprehet një shitëse. |
REKLAMALEXUES AKTUALISHT
|