©Korça Plus TV
Korçë/ I vodhi me forcë varësen 68-vjeçares në lagjen nr.12, policia arreston një 39-vjeçar3/5/2024
Korçë/I vodhi me forcë në rrugë, varësen që një shtetase mbante në qafë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në mbrëmje, në lagjen nr. 12, Korçë, ku një 68-vjeçareje, i morën me forcë nga qafa, një varëse platini, kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Klodian Meçollari, 39 vjeç, banues në Korçë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. ©Korça Plus TV
|
REKLAMALEXUES AKTUALISHT
|